Kë te besojmë? Rama thotë se ka 3 milion lekë, OSBE-ja 200 milionë euro !

raporti_i_osbeNga : Nebil  ÇIKA

Një raport për  përdorim te brendshëm  i OSBE –se ka tronditura themelet e kësaj te fundit me shume se çdo proteste apo lëvizje kundër nga brenda. Gjera qe ne  fakt  ishin përfolur e përgjithësisht  diheshin nga shumica e shqiptarëve po qe me sa duket  nuk i kane shpëtuar as te huajve e veçanërisht  OSBE-së organizues ndërkombëtare më me ndikim e me  pushtet ne Shqipëri . Qe nga viti 1991 e këtej te gjithë pushtet ne Shqipëri janë certifikuar ose jo pikërisht  nga  raportet e vendimet e kësaj organizate. OSBE është e vetmja organizate Evropiane anëtarë  dhe financues te se cilës janë edhe SHBA  gje qe e bën rendësin e saje te  madhe e te veçante pasi  vendimet e saje  përfaqësojnë  automatikisht vendimin e pothuaj gjithë vendeve perëndimore   euroatlantike  e me gjere. Nga ana tjetër mundësitë e saje për te hetuar e mbledhur informacion janë shume te mëdha ne se kemi parasysh aftësitë dhe mundësitë  e shteteve anëtare e drejtuese të saje. Ne se ka raport e vendim qe politik  shqiptare  deri tani nuk e ka kundërshtuar dot  janë ato te OSBE .Organizata ka qenë kredibile në Shqipëri  prandaj edhe ky raport i brendshëm i sajë që ka rrjedhur ne media  perceptohet shume serioz  nga publiku dhe ka tronditur e futur ethet politikës shqiptare sidomos asaj pjese qe i është përmendur  emri ne këtë raport . Informacioni i botuar është tronditës  për opinionin publik për shkak te seriozitetit te institucionit prej te cilit ai del. Besueshmëria behet edhe me e madhe po te kemi parasysh qe OSBE  ka përgatitur një raport për përdorimi të brendshëm  pra për veten e vet te cilën nuk ka asnjë arsye ta gënjejë , përkundrazi . Ne kemi besuar dhe kemi pranuar edhe raportet publike te saje  te kushtëzuara  nga gjuha diplomatike dhe interesa te tjera dhe nuk kemi asnjë arsye perse te mos e besojmë dhe  pranojmë edhe këtë.

Sigurisht qe raporti ka sjelle probleme për një pjesë tonën kryesisht qeverinë , politiken dhe  nje pjese te medies qe është prekura nga ky raport po pasojat qe ai pritet te ketë ne opinion publik dhe elektorat  qe përbejnë edhe merakun me te madh te tyre. Por edhe sikur te mos ishte autoriteti i OSBE-së gjërat qe thuhen ne raport janë krejtësisht te njohura  e te verifikueshme lehtësisht . Për  ta verifikuar  këtë mjafton qe shqiptaret ti bëjnë vetes një  pyetje te thjeshte: Cilën besojnë  konstatimin e OSBE-se qe kryeministri ka 200 milionë euro pasuri  apo pretendimit dhe deklarimit zyrtar e publik  te Ramës se ka vetëm 3 milionë lekë të vjetra ?!  Vetëm përgjigja dhe perceptimi publik  i kësaj  përgjigje mjafton për te besuar  e papranuar raportin kofidencial te OSBE.         Por siç thash një pjese e  jona është prekur nga ky raport prandaj kane reaguar ashpër shpesh here  edhe duke poshtëruar vete dhe punën e tyre  ndaj OSBE.  Koço Kokëdhima  ndoshta me i akuzuari nga  raporti i OSBE-se si përfaqësuesi i mafias  ruse ne Shqipëri   përdori një gjuhe tipike ,marksiste leniniste ndaj organizatës duke na  kthyer  ne vitet 1970 kur  Shqipëri komuniste denonconte  OSBE e njohur atëherë si KSBE dhe ishte i vetmi  vend evropian qe  nuk pranoi ftesën për anëtarësim . Lexova dhe  po dëgjoj gazetare te dhe afër qeverisë qe kane ndërmarre një fushate diskredimi  publik,mi te raportit te OSBE. Njeri prej tyre  pretendonte se raporti ishte i pa papranueshëm  pasi OSBE nuk e ka objekt te punës te shohin me çfarë merren , vjedhin e bëjnë politikanet, Një tjetër na solli zorre ne gryke duke shkelur edhe mbi veten me pretendimin se media shqiptare  gënjente dhe nuk mund te merrej si pike referimi nga  raporti i OSBE. Me pak fjale ka një përpjekje te dëshpëruar për te zhvleftësuar raportin  e OSBE-se mbi  skandalet e politikës shqiptare veçanërisht  qeverise e mazhoranës  gjë që më duket një mision i pa mundur . Ka një logjike qe kundërshtarët  e raportit te OSBE, nuk e llogarisin ne reagimet e tyre. Ne se raporti rrëzohet  dhe OSBE diskreditohet  rrezohen dhe diskreditohen çdo raport tjetër i tyre përfshi edhe ato te zgjedhjeve  te konsideruara deri tani si certifikata demokratike e  rezultatit te tyre. Ne se OSBE gënjen ne raportin konfidencaial perse te mos e ketë bere një gje te tille edhe ne atë zyrtar e publik për zgjedhjet ne Shqipëri . Shqipëria , politika  qeveria , media  dhe publiku nuk mund te kenë dy standarde te trajtimit apo perceptimit ndaj OSBE , te mire kur ajo na garanton pushtetin dhe te keq  kur konstaton vjedhje , shkelje ligji , korrupsion , pasuri e lidhje  te pa ligjshme e aktivitete kriminale te politikane e qeveritareve tanë. Ne këto kushte qeveria  ka vetem dy rruge o te pranoje raportin dhe te përgjigjet për ,mëkatet e publikuar ne te ose  te lere pushtetin pasi legjitimiteti i tij ka rene pasi  legjitimiteti i tij është mbështetur në raporte të përgatitur  nga te njëjtët  njerëz qe përgatiten edhe  raportin konfidencial  me skandalet e politikane tanë . Cudia po ndodh edhe me faktin se te zemëruar nga OSBE duhet te jene  shqiptaret e thjeshte e te ndershëm te cilët kane te gjethe te drejtën ti bërtasin OSBE-se ne fytyre : Por kur e dije qe ishin kaq mëkatare pse na le ti besonim e ti votonim  !

Shkruani nje pergjigje