Si u organizua kryengritja antikomuniste e Postribës

jup-kazaz-terrori-komunistShtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore.
Shtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore. Në malet e veriut, ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj., në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës. Në malet e Dukagjinit vepronin forcat e Nik Sokolit, Ndue Palit etj., po kështu në Shllak etj. Në Postribë situata ishte në shpërthim. Filluan të zhvilloheshin mbledhjet e para, me qëllim pjesëmarrjen sa më të gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morën pjesë Osman Haxhia, Abas Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raci, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946. Më datën 07.09.1946 një autoritet tjetër, qytetar shkodran, organizon mbledhjen në kullën e Man Hotit, për të njoftuar shokët për mbledhjen e Postribës.

Organizimi i kryengritjes

Në pritje të datës së caktuar, njerëz të sigurimit komunist kishin depërtuar në radhët e kryengritësve. Më datën 09.09.1946 filloi kryengritja. Asaj i parapriu aksioni i prerjes së telave të ndërlidhjes Shkodër-Tiranë, nga Hamza Trieshti me shokë. Ishte vendosur që grumbullimi i kryengritësve të bëhet në orën 2 të 9 shtatorit në Stom Golem, ku do të bëhet organizimi dhe përgatitja për fillimin e sulmit, sapo të fillonte të zbardhte drita. Kryengritësit synonin që me veprime të shpejta, të koordinuara me forcat e zonave të tjera të Gurit të Zi, të fshatit Oblik, të ndihmuar nga forcat brenda qytetit të krijonin një situatë të pasigurtë për forcat qeveritare. Kryengritës nga Oblika e Anës së Malit dhe Guri i Zi, nuk arritën të kalonin urat. Qyteti nuk ndihmoi kryengritësit, përveç ndonjë përjashtimi, sepse qytetarët nuk arritën të merrnin armët që ishin premtuar deri në orën 24 të natës, mungonte informacioni dhe organizimi. Sulmi u përqendrua në tri drejtime: kundër kazermave të ushtrisë në Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte Degën e Punëve të Brendshme që të paralizonte veprimet e këtij organi. Sulmi filloi, sipas dëshmive të Abdullah Sahitit, dënuar me burgim të përjetshëm në orët e para të mëngjesit. Me tri të shtëna pushke, nisi sulmin mbi kazermat e ushtrisë në Rus. Luftimet në këto kazerma u zhvilluan të ashpra deri në ndeshje trup me trup, sepse një pjesë e kryengritësve nuk kishte armë. Luftimet zgjatën rreth një orë e gjysmë. Nëpër lagjet e qytetit, patriotë si Qazim Rroji, u përpoqën të ngrinin popullin në kryengritje, por organizimi jo i mirë bëri që përkrahja e tij të ishte e vaktë. Deri në atë moment ishin vrarë rreth 12 kryengritës dhe plagosur me dhjetëra të tjerë, por një pjesë e kryengritësve, kishin arritur të depërtonin deri në lagjen “Rus”, te Doganët e rinj. Nga terrori komunist, 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq . Forcat qeveritare, duke pasur epërsi numerike dhe armatimi, në mbështetje edhe nga forcat e reja të ardhura nga Tirana arritën që nga pozicioni mbrojtës të kalojnë në sulm. Udhëheqësit e kryengritjes Osman Haxhia, Idriz Tahiri, Jakub Dani, etj., qenë shembuj burrërie. Kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin. Tërheqja qe e organizuar dhe e thellë. Gjatë tërheqjes mbeti i vrarë Elez Bazi, Nuz Salja. Osman Hyseni plagoset rëndë, lidhet pas një makine dhe tërhiqet zvarrë deri te Ura e Mesit. Në fshatin Krebaj, të bregut të Bunës, bie heroikisht me armë në dorë Rasim Gjyrezi. Filloi terrori i egër komunist. 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq. Çdo ditë para popullit vriteshin e torturoheshin me dhjetëra kryengritës. Repartet ndëshkimore komuniste, kalonin nga fshati në fshat dhe pushkatimet, burgosjet, internimet, djegiet, plaçkitjet, torturat s’kishin të mbaruar. Nga viti në vit, për të thyer rezistencën, shpirtin antikomunist e demokrat të postribasve organizoheshin presione të vazhdueshme. Por asgjë nuk i mposhtte postriborët. Ato qëndruan si gjithmonë krenarë e të pamposhtur. Nga viti në vit burgoseshin e internoheshin me dhjetëra postriborë. Uria dhe varfëria bënin kurdinë. Por sa mposhtej mali apo përkulej, aq mposhtej dhe përkulej postribori. Ai priste një ditë që të shpërthente përsëri, më fuqishëm se kurrë shpirti liridashës, demokrat, antikomunist i postriborëve. Në lëvizjet e para demokratike të vitit 1990-1991, ato janë në rreshtat e para të protestuesve. Me qindra e qindra bëhen anëtarë të PD, marrin pjesë në epopenë e 2 prillit 1991, me qindra e mijëra i japin votën PD dhe fitorja erdhi më 1992.

Shkruani nje pergjigje