VETERANËT E GËNJESHTRAVE

enver_297772349Nga : Agim  HAMITI

Një llogari e thjeshtë: kush ka qenë 18 vjeç në vitin 1943 (në moshë ligjore për të hyrë nën armë), sot është plot 90 vjeç. Pra, që të jesh veteran i luftës, e cila solli robërinë komuniste në Shqipëri, aktualisht duhet të kesh moshën 90 vjeç e lartë.
Sipas vendimit të mëposhtëm të çqeverisë Rama, Shqipëria paska sot 6600 «veteranë» të luftës robëruese. Vetëkuptohet që ata nuk janë të së njëjtës datëlindje: sipas teorisë së probabilitetit, të paktën 50 prej tyre duhet t’i kenë kaluar të 100-at. Sikur përralla e 6600 veteranëve të ishte e vërtetë, Shqipëria, me më pak se katër milionë banorë e 50 shtetas mbi 100 vjeç, do të hynte me siguri në librin Guinness të rekordeve botërorë më të spikatur. Por, mjerisht, Shqipëria mban rekordin botëror të mashtrimeve e të krimeve në raport me popullsinë prej 71 vjetësh. Në këtë krizë të thellë, kur shteti shqiptar po mbytet në borxhe me përqindje të lartë për të paguar administratën, vetëm një qeveri e papërgjegjshme mund ta ngrejë me 15,6 % njëherësh pensionin e veteranëve të gënjeshtrave, të cilët gjithmonë kanë qenë të privilegjuar në shoqërinë e terrorizuar shqiptare. Ndërsa pensionistëve hallexhinj, që mezi mbajnë frymën gjallë me qindarkat që u jepen, qeveria ua rriti pensionin njëmbëdhjetë herë më pak se «veteranëve»: vetëm 1,4 %.

Shkruani nje pergjigje