Opozita dhe divorci i hamendësuar Rama-Meta

RAMA-META15Nga : Nebil  ÇIKA

“Si dhelpra pas koqeve te dashit“, keshtu mund te konsiderohet shpresa qe po manifeston nje pjese e opozites dhe e opinionit publik per ndryshimet ne politike, si pasoje e nje divorci sa te perfolur aq edhe te deshiruar Rama-Meta. Ne kushtet kur situata politike, ekonomike e shoqerore eshte shume e renduar, ndryshimet ne politike shihen si e vetmja menyre per te kthyer shpresen dhe besimin se “ne kete vend edhe mund te jetohet“, qe po e perjeton sot shumica e shqiptareve. Sigurisht qeveria eshte pergjegjesja kryesore e gjendjes se renduar ne vend, por mungesa e shpreses e ben pergjegjesine edhe me te gjere. Vendi po perjeton nje situate te deshperuar qe shprehet me se miri ne largimet masive drejt Evropes, shifra qe ia kalojne edhe vendeve ne konflikte te armatosura. Nuk eshte aspak normale qe nje vend antar i NATO-s dhe kandidat per ne BE te perjetoje nje gjendje si kjo qe po perjeton Shqiperia e drejtuar nga ish komunistet e qeverise Rama-Meta. Nevoja per nje zgjidhje e ndryshim te shpejte eshte emergjente, nderkohe qe shpresa per kete ndryshim duket e vaket dhe menyra si pritet ndryshimi nuk duket se premton ndonje gje te hajrit. Rama e Meta mund te kene qindra arsye per t’u ndare me njeri-tjetrin, por keto arsye nuk duken politike, e per me teper morale, gje qe edhe nese ndodh, nuk premton ndonje ndryshim ne jeten e shumices se shqiptareve, viktimat kryesore te kesaj qeversjeje nga me te deshtuarat, nga 1992 e deri me sot.

Shqiptaret kane qindra arsye per te kerkuar largimin e kesaj qeverie e mazhorance, qe nga premtimet e pambajtura te fushates se 2013-es, deshtimeve ne ekonomi, shtetin poliicor, mosrespektimin e institucioneve te pavarura, papunesine, eksodin masiv, etj., por ajo qe pengon nje rebelim masiv eshte mungesa e alternatives qe do ta zevendesonte ate. Per kete, pergjegjese eshte padyshim opozita. Zgjedhjet lokale te zhvilluara ne qershor deshmuan se opozita nuk e ka fituar ende besimin e publikut, e me sa duket, kjo gje do te marre edhe me shume kohe. Opozita eshte e para qe nuk mund dhe nuk duhet te prese te perfitoje nga divorci i hamendesuar Rama- Meta, edhe sikur te ndodhe neser, pasi matematikisht kjo nuk do te sillte asnje rezultat ne ndryshimin e qeverisjes. Rama, me koalicionin e gjere pas kalimit me te te PDIU-se, i ka numrat per te qeverisur i vetem deri ne 2017, madje mund ta forcoje situaten duke marre a blere deputete te tjere nga opozita, apo LSI, persa kohe “merkatoja politike” eshte e hapur ne politiken shqiptare. Fakti qe Rama mund ta mbaje pushtetin me vota qe iu dhane opozites ne 2013, eshte nje nga arsyet pse kjo opozite nuk perben ende nje alteranative te besueshme per shqiptaret.

Opozita nuk duhet te shpresoje tek divorci apo tek aleanca me njeren apo tjeren pale, per te realizuar deryren e saje politike e elektorale, siç kane deklaruar shume zera ne dhe rreth PD-se. Nje nga arsyet pse opozita i humbi zgjedhjet ne 2013 ishte aleanca e saje me LSI-ne, sa e panatyrshme politikisht aq edhe e pamoralshme elektoralisht, gje qe iu perkthye ne vote, si ne 2013 ashtu edhe ne 2015. Me pak fjale, ishte mungesa e moralit politik dhe kapercimit te kufirit te lejuar te koalicionit ideologjik midis te majtes e te djathtes, ajo qe solli zhgenjimin e elektoratit te djathte me PD-ne, gje qe ajo e vuan edhe sot, e qe eshte problemi me i madh politik e elektoral i saj. Opozita nuk mund dhe nuk duhet ta prese nga divorci Rama- Meta ngritjen e saje politike. Ndihma me e madhe qe ata i kane dhene opozites eshte keqqeverisja, gje qe ne zgjedhet e 21 qershorit nuk arriti ta shfrytezonte dot per shume arsye, por sigurisht per faj te saje. Sipas te gjitha gjasave, pushteti pothuaj absolut qe qeveria Rama- Meta siguruan pas zgjedhjeve lokale pritet ta rendoje edhe me teper gjendjen ne vend dhe pergjegjesine e qeverise per te. Kjo automatikisht rrit pakenqesine popullore ndaj kesaj qeverie, e cila mund te perkthehet se shpejti ne revolte. Por, a eshte e pergatitur opozita te perfitoje nga kjo situate? Përmenda me lart qe situata ne vend eshte e deshperuar, qe ndryshon shume nga pakenaqesia ndaj nje qeverisjeje te keqe si kjo e jona. Deshperimi, me shume se nga gjendja e veshtire, vjen nga mungesa e shpreses qe eshte kryekeput pergjegjesi e opozites.

Ne keto kushte, opozita duhet te shkundet, te refelektoje e te behet gati per te marre pergjegjesite qe i takojne qe te ekzistoje edhe me tej, si force politike serioze dhe kandidate per pushtet. Kjo opozite nuk duket e tille, perkundrazi. Pas zgjedhjeve lokale ajo ngjan e shpartalluar, pa vizion te qarte, dhe mbi te gjitha, pa ndonje deshire te dukshme per te ndryshuar. Te njejtat fytyra politike, te njejtat argumente e justifikime, bejne qe ajo te shihet me mosbesim nga publiku dhe veçanerisht elektorati i djathte. Shpresa te sherri Rama-Meta, apo tek ideja se nje dite shqiptaret do te merziten nga kjo qeveri e do te votojne opoziten, me ngjan si nje disfatizem total. Debati i brendeshm i lindur pas zgjedhjeve duket banal, joparimor, jopolitik dhe veçanerish imoral. Duket sikur palet kerkojne t’ia ngecin pergjegjesine e zgjedhjeve njera-tjetres gje per te cilen jane pergjegjes te gjithe, edhe ata qe drejtuan partine e zgjedhjet, por edhe ata qe bene sehir apo nuk folen e vepruan ne kohe, para furtunes. Sigurisht qe opozita nuk mund te perqendrohet vetem me nje analize te aspektit teknik te zgjedhjeve te 21 qershorit, siç eshte deklaruar nga drejtues e politikane te saj. Shkaqet e humbjes jane me te shumta e me thelbesore sesa llogaritjet elektorale apo bilanci teknik i humbjes. Thelbi i saj ishte dhe mbetet mosbesimi i elektoratit veçanerisht atij te djathte tek kjo opozite. Problemi eshte filozofik, politik e kryesisht i perfaqesimit ne burimet njerezore. Me pak fjale, kjo opozite ne gjendjen qe eshte nuk e perfaqeson dot te djathten elektorale dhe thelbi i humbjes eshte pikerisht abstenimi i saje ne zgjedhje. Ky mosbesim nuk lindi sot as para dy vitesh, por sigurisht u prit qe nga lidershipi i ri pas doreheqjes se Berishes te beheshin pikerisht keto ndryshime, gje qe me sa duket nuk ndodhen, dhe ja rezulati. Sot, kur gjerat jane me te qarta se kurre, mundesia per ndryshim ende ekziston jo vetem si alternative pushteti, por si e vetmja ne dispozicion per ekzistencen e metejshme te PD-se si alternative elektorale e djathte. Basha ka shume gjera per te rakorduar me elektoratin, si filozofine politike, programin, dhe mbi te gjitha, perfaqesimin politik e elektoral. Me situaten qe ka sot ne strukturat drejtuese, grup parlamentar, pushtet vendor, etj., veshtire se mund ta pretendoje dot kete. Prandaj kembengul qe ai e ka te nevojshme t’u vertetoje militanteve te tij, elektoratit dhe partnereve ideologjike nderkombetare, se partia qe drejton eshte e djathte serioze e parimore dhe se vete ai eshte nje politikan i tille. Detyra e tij eshte sa e thjeshte aq edhe e veshtire, por jo e pamunduar: Te beje nje opozite te djathte.

Si perfundim, dua te theksoj se e vetmja qe nuk mund te shpresoje tek nje divorc Rama-Meta per te perfituar politikisht eshte opozita. Ajo gabon nese mendon se PS-ja mund te marre te njejten kosto qe mori PD-ja nga koalicioni me LSI-ne. PD-ja me ate koalicion “kaperceu ylberin”, ndersa PS e LSI jane pjese e te njejtes filozofi e trashegimi politike, mbrojne te njejtat grupe interesi e ndajne votat e te njejtit elektorat. Kercitja e ketij koalicioni eshte teknik, per intesa jopolitike dhe teresisht amorale. Ndersa kercitja e koalicionit PD-LSI ishte ideologjike, politike dhe mbi te gjitha morale, prandaj kostoja elektorale e PD-se ishte dhe eshte kaq e madhe. Fakti qe sot Rama i ben karshillek Metes duke perdoruar votat e te djathtes qe PD-ja ia mori elektorit te saj e ia fali PDIU-se apo aleateve te tjere qe sot jane ne koalicion me ish komunistet e qeverise, eshte arsyeja me e forte pse opozita duhet t’i siguroje me dinjitet e korrektesi politike votat e saje te pushtetit, nje mundesi qe e ka shperdoruar ne menyren me harbute te mundshme disa here, qe nga 1992-shi deri me sot.

Shkruani nje pergjigje