Kur injoranca kthehet ne udherrefyes !

enida-bozhekuShkruan : Enida  BOZHEKU

Gjate javeve te fundit te pergatitjes se ligjit te ri per Arsimin e Larte, debatet mbi miratimin e tij u intensifikuan me nje vrull dhe pathos maramendesh. Ajo qe u vu re ishte sesi mendja e shqiptareve u “nda me dysh”. Nga njera ane intelektual elitare, krenari per kedo individ qe beson ne forcen e dijes dhe shkences, ngriten zerin e tyre edhe pse te mbytur, per te kundershtuar nje reforme qe nga ana kushtetuese duket te ngjalle dyshime jo indiferente, dhe nga ana tjeter qendrojne nje numer parlamentaresh me formim akademik te dyshimtè, ku mjafton nje analize siperfaqesore e aftesive te tyre argumentuse per te kuptuar qe jemi ne nje ndeshje mes “dijes dhe injorances”.

Ne kuadrin e personazheve elitare, kush pati guximin e pa mposhtur te ngrihet pertej frikes se shtypjes ishte Prof. Artan Fuga, nje filozof, shkencetare dhe erudit, diamant i cmuar i kombit tone. Ai, gjate rrugetimit te tij mbi kundershtin e ketij ligji, i cili qe ne nenet e pare duket te fryje era antikushtetueshmeri dhe politik klientelare favorizuse grupesh interesi, vuri pikat mbi “i” duke evidentuar sesi ky ligj do te shkaterronte dhe degjeneronte arsimin e lodhur shqiptar. Debatet e forta kundershtuese nga individ partiak, shpesh here intelektualisht te dobet dhe jo ne lartesin argumentuese te profesorit, shpalosen talentin e tyre me te mire, ate te fyerjes gratis per te mposhtur forcen e dijes.

Por ja qe panvarsisht miratimit te ligjit per Arsimin e Larte nga Parlamenti i “Cudirave dhe i Antikultures”, zeri i Prof. Fuges duket sikur po prek mendjet te cilat ndjekin shembullin e tij, ate te shprehjes se fjales se lire. Prof. Fuga, ne kundershtim me arlekinet me diploma te politkaneve parlamentare tane, eshte i vetmi ze qe sot po buçet kunder padrejtesise, eshte i vetmi ze real i meritokracise. Ajo cka te ben pershtypje ne zallomahin e krijuar ne ambjentet e mejhanes ku vozisin psudo politkanet eshte permbuzja dhe denigrimi qe keta individ po tentojne ti bejne nje personaliteti si Prof. Fuga, i cili me punen e tij nderon nje komb brenda dhe jashte trojeve.

Eksperienca e punes se Prof. Fuges, keshillat e tij dhe delegimi atij te krijimit te nje Komisioni me profesore dhe mendje ndritur do te kish qene rruga me e drejte per ti dhene jete dhe peshe arsimit te shkaterruar Shqiptare. Reforma ne arsim nuk mund te behej nga disa individ qe me shume njnhen per implikimet e tyre klienteliste – interesaxhije personale, sesa per aftesi te spikatura dije, pune dhe vlerash. Ja pse refortma ne arsim eshte nje deshtim i trurit, ajo nuk eshte krijuar dhe analizuar ne rrang elite, por eshte terhequr zvarre tavolinash te individeve te cilet shkencen e quajne turp, punen e quajne angari, dhe dijen antivlere. Zeri i Prof. Fuges se bashku me zerin e shume intelektualeve te tjere mund te kish bere ndryshimin.

Nese vertet Rilindja me ministrne me Master nga Universiteti UFO, dhe pa grade shkencore, do te kish dashur te bente “revolucionin kulturor shqiptar, edhe pse te vonuar”, do te duhej te kishin thirrur ne gjirin e tyre bij te shqipes. Ata profesore qe kombi jone i ka eksportuar rrugeve te botes, dhe qe na perfaqesojne denjesisht ne institucionet me prestigjose boterore, qofshin ato Harvard, Yale, Cambrige, Sorbone e me gjere, mjafton ketu te permendim emra si Prof. A. Fuga. Prof. J. Mehilli, Prof. A Kabashi, Prof. Dr. Sh. Rama, Dr. V. Karanxha, etj, te cilet me forcen e sakrifices se djerses dhe mundit, dashurise per shkencen dhe arsimin, vertet mund te kishin sjell ndryshimin. Por jo, politika e injorances perbuzese, e akademikeve pa tre klase shkolle, mbizoteron. Ata jane udherrefyesit e injorances te ngritur ne kult dhe shkaterrimtare te vlerave. Sot ligji u miratua, por une uroj dhe shpresoj se ende nder dejet e brezave te rritur me ushqimin e dijes te flakeroj forca e zjarrit prometean. Shtatori do te jete bango e proves, jo per pedagoget e korruptuar, qitap – shperndares ku nder to fshihen parate e korrupsionit, por e atyre pedagogeve qe ende kane dicka per te dhene nga vetja dhe per te mbetur ne histori. Une besoj tek forca e dijes, besoj tek Revolucioni i mendjes. Une besoj tek zgjimi i rinise. “Cohu Rini, thoja kanges qe di ti!” Thuaj jo, degradimit te vlerave te tua intelektuale! Te gjithe bashke ne krah te Prof. Fuges, ne mund t’i bejm at ate heshtin te turperuar.

Shkruani nje pergjigje