“Burri i Xhemiles”

drejtimi-veliajt…si mashtrues ordiner, me sloganin e hajnisë në drejtimin e duhur

Nga : Sejdi  PEKA

Karakteri i njeriut merr udhë që në moshën e hershme të njeriut. Nuk është për t’u çuditur se në adoleshencën e tij në fillim vitet ‘90, Erion Veliaj ka qenë një mashtrues në rrugët e Tiranës me një grup rrugaçësh që gënjenin njerëzit në qendër të Tiranës, me ata 3 kartonat me lojën “fiton kush fiton”. Kartonat lëviznin me shpejtësinë e një prestigjatori, saqë personi që kishte hedhur paratë për të gjetur pullën se ku ishte fshehur, asnjëherë nuk e gjente, vetëm në rastet kur vetë Erioni bënte lëshimin për të joshur njerëzit e tjerë të linin paratë në këtë lojë mashtruese. Nga këtu, rrjedh edhe kuptimi i slloganit “në drejtimin e duhur”, se nga mundet të orientohet njeriu sipas konceptit të tij. Në drejtimin e duhur mendon se shkon edhe mashtruesi edhe hajduti edhe keqbërësi, në arsyetimin e tij mendon se është në drejtimin e duhur. Por, problemi është se çfarë mendojnë të tjerët? Këtë po na tregonte një person që e kishte patur Erionin banor të lagjes. Edhe sot kur e shikon përpara njerëzve Erion Velinë, duke lëvizur duart sa majtas djathtas, të bën përshtypjen e një prestigjatori në një skenë cirku. Dhe pa ndaluar askërkund në karrierën e këtij njeriu dhe as në të kaluarën e tij, vetëm me këtë fakt, është me të vërtetë fatkeqësi për qytetarët e Tiranës që të zgjedhin si Kryetar Bashkie një mashtrues ordiner, ose e thënë më saktë një hajdut ordiner.

Në botën e qytetëruar, konsiderohet si faji më i rëndë, përpjekja për t’i fshehur lodrat një fëmije, që ai pastaj të përpiqet t’i gjejë ato se ku janë fshehur, se edukohet si hajdut në fëmijërinë e tij dhe në vazhdim. Dhe me të vërtetë, në profesionin e hajdutërisë, Erion Veliaj u shqua publikisht në drejtimin e të ashtuquajturës Lëvizja “Mjaft”. Se si dhe nga mbiu në rrugët e Tiranës me disa vajza dhe djem të rinj, dikush me çitjane, të tjerë me veshë të shpuar, që shkruanin “Mjaft” në muret e ndërtesave dhe kudo, një dorë të përgjakur me pesë gishtërinj. Dorë të përgjakur që i kemi parë vetëm në filmat horror, kur viktimat, duke vdekur mbaheshin mureve, duke lënë gjurmë të përgjakur me gishtërinj. Pasi abuzoi dhe vodhi pa kandar fondet e akorduara nga disa donacione të huaja në Tiranë shumë të dyshimta, duke bërë skena dhe orgji në “rrugën e Elbasanit” me vajza të veshura me çitjane e muzikë shurdhuese deri në orët e mëngjesit. Në fund të këtij prologu, Erioni e la “Mjaft”-in, pasi vodhi edhe serverin e kompjuterit me të dhënat e donaconeve të huaja. Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009, Erioni i “Mjaft”-it, formoi një parti politike që e u quajt “G99”.

Po si u përzgjodh ky emër për një forcë politike që do të lëshonte performancën e saj në demokracinë shqiptare me këtë emër edhe kjo mbetet enigmë. Duke folur për një njeri shumë të ndyrë në karakter, shqiptarët në breza e kanë quajtur “është 99”.U mbush Tirana me parulla dhe sllogane se “G99 do të fitojë”. Por në vazhdim dikush kishte shkruar (i kërkoj falje lexuesit për shprehjen) “një mut”. Dhe me të vërtetë Erjoni në këto zgjedhje doli “me këpucë të kuqe”. Atij si kandidat për deputet dhe “G99”, populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë i dha një ….Por “99” Erjon e gjeti shpejt strehën, duke hyrë në poturet e Edi Ramës “me një dashuri platonike” që u kurorëzua me pushime “si muaji mjalti” në hotelet më të shtrenjta mijëra  dollarëshe në të katër anët e globit. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Ilir Metës me zgjedhjet e vjedhura të 23 qeshorit 2013, Erjoni i Edi Ramës la pa mend edhe socialistët më të thekur kur u zgjodh si ministër i Mirëqënies Sociale. Pak ditë kaluan dhe do të ndahej me lot në sy nga Edi Rama dhe do të bënte një dasmë miliona euro në Kalanë e Gjirokastrës me mijëra të ftuar “me paratë që ja kishte dhënë mamaja”.

Paratë paskan qenë të tilla dhe pa fund, se Erioni bëri edhe një dasmë tjetër në Tiranë”, dasmë sheikësh”, ku kërciti vera dhe shampanja, ndërkohë njerëzit e varfër që prisnin ndihmën e Erionit për copën e bukës, lëshonin mallkime pa kufi. Paratë e mamasë “tepruan” përsëri, duke blerë një vilë me mijëra e mijëra euro në Tiranë! E ky popull që t’i këndon letrat në xhep e ka fajin, që nuk han barë si në kohën e Enverit! Tani kur e shikon Erionin në fushatën elektorale duke gënjyer “sy me sy” njerëzit se paska bërë hatanë në këtë ministri të (keq qënjes sociale), bindesh se mashtruesi ka bërë hapa përpara vetëm në gënjeshtrat pa kufi. -Unë dhe Rama do ta bëjmë Tiranën-ulurinë, sikur nuk ka qenë Rama për 11 vite rrjesht Kryetar Bashkie në Tiranë dhe e betonizoi Tiranën me hajni të pa kufishme. Nga ana tjetër në kohën e këtij ministri Velo famëkeq, përkundrazi varfëria dhe papunësia është thelluar trishtueshëm, është thelluar mjerimi i njerëzve. Të kujtojmë Migjenin se kafshatë që se kapërdinë dot është mjerimi/kafshatë që të mbetet në fyt dhe të zë trishtimi. Në kohën e këtij ministri famëkeq, shqiptarët janë përfshirë në një eksod masiv, ku shpresa ka humbur. Europa e shqetësuar për këtë katrahurë dhe Edi Rama me Erionin e tij të dashur bëjnë darka përrallore me orgji pa kufi. Për çfarë reforme në pensione bëhet fjalë, kur pensionet nuk janë rritur asnjë qindarkë, nga ana tjetër çmimet kanë thyer rekorde në shkallën rajonale. Mosha e pensionit është rritur në atë shkallë saqë rrallë kush e pret moshën për të gëzuar pensionin në moshën e tretë 70-vjeçare.

Erioni u kujdes që t’u hiqte kafshatën e bukës lart më shumë se 20.000 familjeve në Shqipëri, pasi sejmenët e tij konstatuan si kriter “nëse një familje ka një tavolinë, karrike dhe një televizor, i hiqet ndihma ekonomike”. Po një televizor të vjetër e gjen diku sot të hedhur në anë të rrugës nga ata që vijnë nga Europa me kile. Çfarë çmendurie apo krimi i ideuar nga mendje të sëmura dhe të papërgjegjshme! Po a ka gjë më të tmerrshme për një prind që të shkojë në mbrëmje në familje dhe të gjejë fëmijët pa bukë. Një kandidat i një force politike, në një emision në TV na bëri për t’u çuditur, “kur një person ju ka betuar se nuk kishte bukë për të ngrënë atë ditë në familje”. Po si ky janë me mijëra e me mijëra vetëm në Tiranë që Erioni, pasi u hoqi kafshatën e fundit të gojës, tani u kërkon votën për Kryetar Bashkie. Se Erioni qenka bërë tjetër! Jo vetëm që nuk është bërë tjetër, por është bërë “profesionist” si hajdut dhe mashtrues ordiner. Pa emocione të natyrave të ndryshme të bindjeve politike, si qytetar, si shqiptar, si njeri i një familjeje që ka bërë sakrifica në breza në emër të lirisë, nuk do të më bënte dora kurrë, do t’a konsideroja si trathti ndaj atyre pararendësve tanë, ndaj vuajtjeve, gjakut të derdhur, varreve të tyre që nuk gjenden, të votoja për një hajdut ordiner.

Si qytetar, jam mjaft i zemëruar edhe në ata socialistë që aspirojnë për një Parti Socialiste Europiane, se si është e mundur të pranojnë kandidaturën e Erion Velisë, të lëshojnë votën dhe kontributin e tyre që Tiranën t’a drejtonte në drejtimin e gabuar një njeri që nuk mendon për njerëzit, nuk mendon për Shqipërinë, që nuk ka përgjegjësinë qytetare dhe as mundësinë  intelektuale të formimit patriotik dhe atdhetar, por mendon si të vjedhë dhe të pasurohet nëpërmjet politikës. Janë mjaft për t’u çuditur katapultat e Erion Velisë, se si u fut në vorbullën e politikës në Shqipëri dhe zuri elitën e Partisë Socialiste, duke spostuar dhe lënë në hije emra të njohur dhe kontribues me vlera të kësaj force politike. Sigurisht, që katapultën e komandoi “Xhemilja”. Nga ana tjetër është fatkeqësi për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë që t’a drejtojë “në drejtimin e duhur” një njeri që vetë lideri historik e Partisë Socialiste, Fatos Nano e ka quajtur publikisht si “burri i Xhemiles”. Se kush është “Xhemilja”, tani të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar; është personi që apriori, pa miratimin e asnjë strukture të Partisë Socialiste vendosi “Erionin e tij të dashur” si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ishte për t’u çuditur se sapo “Xhemilja” u ul në karriken e Kryeministrit pas zgjedhjeve të vjedhura dhe të manipuluara të 23 qeshorit 2013, të parin në klikën e tij rrjeshtoi Erion Velinë si ministër i Mirëqënies Sociale.

Nuk kisha ndërmend që të bëj krahasimin me Dr.Halim Kosovën, nuk krahasohen nata me ditën. Por ja që para disa ditësh kam qenë në inaugurimin e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë. Takova shumë të njohur, por në mes tyre mikun tim të vjetër, ish- Komandantin e Brigadës 126 të UÇK. Më pyeti se si po i shkon fushata elektorale Dr.Halim Kosovës. Nuk e di –vazhdoj –se si mundet t’i shpërblej mirënjohjen time atij njeriu fisnik. Uli kokën dhe pashë se ai burrë trim kishte shumë emocione. Dhe me të vërtetë, para disa vitesh, luftëtari i dalluar i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës, me shumë plagë në trup që i kishte shpëtuar vdekjes në luftë me agresorët serb, erdhi në Tiranë se kishte një hall. Më mori në telefon. Tixhën (nusen) e kam me kancer dhe më kanë adresuar në Tiranë që t’a operoj, por shpresat kanë humbur. Më erdhi shumë keq. U takuam dhe shkuam në Spitalin Onkologjik, ku duke parë analizat dhe skanerët e ndryshëm, mjekët u bindën që t’a operojnë. Dr. Prof. Kadareja, edhe ky një mik i imi i vjetër, njëri nga nismëtarët e formimit të Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në përmbysjen e regjimit komunist, më këshilloi që më parë t’a shikonte rastin Dr. Kosova. Shkuam menjëherë në spital. Gruaja e mjerë ishte bërë si meiti, duke pritur me ankth vdekjen. Po më dhimben fëmijët, dhe qante. Kur doli nga vizita, ishte bërë njeri tjetër. Nuk ke asgjë moj vajzë më tha doktori! E pritëm doktorin për t’u sqaruar. Jo,-na tha Dr. Kosova. Nusja nuk të ka asgjë. Me një mjekim të thjeshtë çdo gjë do të kalojë, për këtë të garantoj. Gëzimi ishte i papërshkruar.

Në sytë e atij burri që nuk ishin parë lot në luftë të tmerrshme kundër agresorëve serb, kur plagët rridhnin currila gjaku, tani përlotej nga gëzimi, gëzimi që i dha një shkencëtar, një njeri human si Dr. Halimi. Dhe doktori nuk e dinte fare se i kishte bërë nderë një njeriu që meritonte shumë, që kishte bërë shumë sakrifica për lirinë e pavarësinë e Kosovës, për vendin ku kanë lindur pararendësit e Dr. Halimit. Doktori na dha dorën me një “mirupafshim” të zakonshëm. Ishte sigurisht një ditë rutinë e Dr. Halimit, si qindra ditë pune intensive në shërbim të njerëzve, të luftës për jetën dhe kundër vdekjes. Është ky vetëm një rast. Dr. Halimin e njeh gjithë Shqipëria, por Doktori nuk ka mundësi që t’i njohë të gjithë. Por ata e njohin si shkencëtar, njeri human, të ndershëm, menaxher i shkëlqyer, me virtytet më të mira që Zoti e edukata familjare i dhuron një njeriu të mirë. Partia Demokratike ka bërë zgjedhjen më të mençur se ai do të bëjë më të mirën për Tiranën. Populli i Tiranës në mirënjohje të thellë për këto virtyte dhe besim në punën e tij të palodhur, do t’a votojnë masivisht Halim Kosovën.

Shkruani nje pergjigje