Mjere qytetari kur ligjin e ben gomari…..

drejtimi-duhurShkruan : Erion  RUMI

……nisem sot per ne pune ne oren 8 te mengjesit .  Marr vesh sa arrij atje qe per te 5 here per kete vit une vidhem ne magazinen ku une punoj…Pasi ka mberritur policia dhe mbasi per te 5 here kane marre shenjat e gishtave dhe mbasi me kane thene qe kot lodhesh se nuk e gjejme dot se je ne lagje te keqe ……mbushur vetem me verior …..Mendohem se a kishte te drejte apo e kishte gabim diktatori…per uren e milotit …..Mendohem pasi kemi mesuar nga historia se malesori eshte i beses….dhe miku eshte ne besen e tij . Ku jane keta malesore……..!? Pasi mbarova pune me policet te magazina nisem per ne shtepi , rruges me del nje polic dhe me thote ke 5 gjoba pa paguar afro 5000 te reja dhe me duhet te te bllokoj mjetin ….Asnje gjobe me firmen time , gjoba te vendosura per 2 muaj nga penxherja e banjos se policit apo nga celulari gruas . Veri gjobe ketij maskarait …Sa turp …I them me mirsjellje urdhero dokumentat dhe patenten dhe celesat per 5 minuta i paguaj dhe vi te sjell mandatin …Me plot fodullek me thote urdhrat nuk i ben as ti as une por shefi….Makina duhet te shkoje ne piken e bllokimit , mu duk cudi qe per 5000 lek te reja duhet ta coje makinen ne piken e bllokimit ….U nisem per ne Vaqarr me policin Edmond Haxhiaj, ishte ora 10 , fusim makinen ne nje parking privat ne mes te fushes se Vaqarrit  dhe nisem ne kembe se autobuza nuk kalojne por as taksi nuk ka …..Mbas 35 minutash arrij ne Kombinat ne kembe ……Pasi marr autobuzin nisem per ne Kinostudio per te bere pagesen e gjobave…mbasi rri 2 ore ne rradhe dhe mbasi degjoj shume njerez te irrituar per te njeten arsye , ngushellohem me faktin qe nuk qenkam i vetem …. Dhe me faktin qe me Saliun kemi qene me mire i them nje malesori ….Ne si qytetare te Tiranes njelloj ngelem si me Salen si me Edin……Iken tropojanet erdhen tepelenasit….Iken ouuuu erdhen ejjjjjjj…Pasi hypa dhe zbrita 3 here neper zyra dhe mbasi pagova dhe parkingun te banka Raifaizen u ktheva perseri ne komisariat dhe prita 2 ore deri ne oren 4 mbasdite per te dale emri per zbllokimn e makines,e gjithe procedura me mori kohe 6 ore dhe 5 zyra dhe nga 5000 pagova 10800 lek.nuk e kam as te leket as te gjobat por e gjithe dita mua me iku sa ne vaqarr te kinostudio……Me fal zoti minister i brendshem reforma juaj eshte kjo ….Turp se je dhe mosha ime , turp per ato polic qe vendosni , turp qe thone kishim 8 vjet pa pune sot jemi ne te gjithe ose nga Skrapari ose nga Tepelena . Me kuptoni nuk kam gje me keta por si do me shpjegoj mua reformen ky fshatar…..qe me thote s’ke c’ben na duroni reformat kudo jane te dhimbshme……. Turp per ate kryeminister qe i ka hyp vetja ne qejf…Turp per te gjithe politikanet e ketj vendi qe nuk del nje burre te thote po ne jemi keta zgjebarak dhe nuk keni c’te beni turp…turp…Njerez te merzitur, njerez te irrituar , njerez te pa pune te pa shprese , njerez qe duan te largohen…. Mos valle kete doni ……?! E pra mallkuar qofshit te gjithe ju qe e bete kete popull te vuaj deri ne kete mjerim …….Urrejta e ketij populli do te bjere pa meshire tek ju….Uroj qe qe i gjithe populli me 21 qeshor mos shkoj fare ne votim qe te merrni vesh kush jeni , kush keni qene dhe kush do te vini …Keni filluar te na puthni dhe duart …..neper takime me popullin por kemi gjera te tjera ne …..Jo vetem ato duar …..e di qe do thoni qe eshte i PD-se por jo jam nje qytetar qe kam 20 vjet qe nuk votoj se me vjen ndot nga te gjithe ju qelbesira .Kush do e bej kete popull te qeshi,te gezoj, te punoj ,shpresoj…..Kush ……Vetem fytyra te lodhura te ngrysura …..Deri kur ……? Une do te mundohem perdite te tregoj peripecite qe heqim cdo dite ….Neser kam nje rast me nje te moshuar qe prokurori i tha paske 4 shtepija dhe e tu dhimbskan leket ndersa gjyqtari i thote ; E ha dhe kot xhaxhi por leviz jep ndoje lek se kemi kalamanj per te rritur….Nuk them se jane vetem keta te sotmit, edhe ata ishin njelloj ishin…..Por ne si popull si do ja bejme….!? Sepse ligjin e ben i forti , gomari dhe kusari…….

Shkruani nje pergjigje