PD-ja u shet Himarën grekëve

himaraPartia Socialiste në Himarë akuzon PD-në se po shet u “shet” Himarën grekëve. Ne një mbledhje zhvilluar sot PS lokale ka diskutuar mbi një marrëveshje pothuaj te mbyllur midis PD-se dhe PBDNJ për Bashkinë e Himarës . Sipas saj PD ka renë dakord te mbështet PBDNJ ne Himarë dhe ne dy bashkitë e minoritetit grek ne Dropull dhe Vurg . Nga burime te sigurta PS ka mësuar se PD do te dale ne Himarë me një kandidaturë qe nuk ka dale nga strukturat e PD por është propozim i drejtpërdrejt i Omonia-s dhe PBDNJ .

Pritet qe nesër ne datën 1 maj PD të zyrtarizojë kandidaten e saje Lefteri Prifti ish shefe e financës ne administratën e bashkisë kur drejtohej nga Vasil Bollano . Prifti ishte kandidate edhe ne garën brenda PS-së por strukturat e saj e rrëzuan kandidaturën dhe vendosen te garojnë me Jorgo Goron kryetarin aktual te bashkisë Himarë. Ajo u mbështet në garën brenda PS nga Damian Gjiknuri pasi i shoqi i saj, një aktivist i njohur i Omonias, është kushëri i pare i ministrit socialist me origjine nga kjo zone, ndërkohë qe i përzgjedhuri i PS z.Goro u mbështet nga deputeti Koço Kokedhima . Emri i saj doli serish kur PBDNJ dhe Omonia ja vunë si kusht PD-se për bashkëpunimin gjë që me sa duket është pranuar nga partia me e madhe e opozitës.

Burime te PS ne Himarë thane se “shitja” qe PD i ka bere Himarës ne këtë bashkonim me greket e PBDNJ ka detyruar dyshimin e strategjisë së fushatës. Pritet qe PS te beje një fushatë te forte nacionaliste gjë që favorizon dukshme pas kësaj marrëveshje te PD-se me PBDNJ . Lajmi i përhapur ne Himarë nga vete kandidatja e imponuar e PD-së ka ngjallur reagim edhe dëshpërim ne strukturat e PD-se te cilat ndjehen të tradhtuara nga krerët e tyre ne Tiranë. PD shihej si favorite e fitores se bashkisë Himarë e favorizuar kjo edhe nga ndarja e re territoriale ku bashkise aktuale i janë bashkuar dy komuna Vranishti dhe Lukova ku PBDNJ ka ndikim te pa përfillshëm elektoral . Ne këto kushte “shitja” që PD po i bën Himarës tek greket behet edhe me e dyshimte ndërkohe qe i jep PS-se shanse te mëdha për ta fituar bashkinë . Mbledhja e sotme e PS-se ka përcaktuar edhe bazën propagandistike te fushues e cila do te jete tërësisht nacionaliste dhe e mbështetur mbi dy akte, “tradhtare” sipas tyre te PD . “Shitja aktuale te greket e Bashkisë së Himarës dhe marrëveshja për kufirin detar ne kohen e qeverisjes se PD e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese” , akuzë kjo e përsëritur nga PS-se personalisht ndaj lidershipit aktual te PD Lulëzim Basha ! Vlen për tu përmendur fakti se te katër kandidatura qe pritet te garojnë ne Himarë janë pasuar me pasaporta dhe shtetësi greke .

Shkruani nje pergjigje