Jo gjurme mbi gjurme…

IDA-NURCE14Nga : Ida  NURCE

Edhe sot si cdo dite pershkove te njejtat rruge. Kercite ne po te njejtet gure. Pe te njejtat pjese te nje apo tjeter trotuari. Kalove te njejtat vija te bardha e prite ne po te njejtat semafore. Por nuk i shkele dot te njejtat gjurme. Te tjera ishin vene mbi to. Nga dikush tjeter, qe ti ndoshta as nuk e njeh.
U mundove te lije nje gjurme me te mire se dje, por nuk e gjeje dot te djeshmen qe ta krahasoje me te sotshmen.
C’ben ne kete fragment jetesor? C’shenja deshiron te shabllonizosh? Deshiron te krahasohesh me ate takon, qe ka ngelur e “murosur’ ne asfalt aty, ku sa here kalon te ben thirrje per ta nxjerre nga shkeljet e qytetareve te vrazhde?
Kalo aty, por buzeqeshi asaj! Ajo po vuan ne heshtje. Afroju te varferit, por mos e percmo! Ai dikur ishte me i pasur se ti. Shikoje sakatin, por mos e shaj! Ai dikur vraponte me shume se ti. Mendo se je endrra e te gjithe ketyre qe takove! Por ti nuk sheh endrra? Te vjen inat ? Nuk mund t’i shohesh, nese dita jote eshte rutine. Nuk mund ti shohesh nese nuk ke bere dicka te vecante sot. Andaj dil atje plot energji dhe me euforik se kurre! Buzeqeshi botes ne sy! Nuk do kesh me krize endrrash, por do lundrosh ne male me lule. Nuk do kesh me thjesht nate ne te zeze, por filmat me te medhenj do luhen mendjen tende. Se thone qe c’ben diten e reflekton naten ne enderr, prandaj fli i qete! Kriza e endrrave do zhduket, boten do pushtosh, nese buzeqeshje dhuron dhe dashuri transmeton!

Shkruani nje pergjigje