Një vëzhgim i shpejtë për ‘djathtistët’ që gjuajnë me të majtën

cim-pekaNga : Clirim PEKA

D.m.th nuk bejne kurre gol, vetem zhurme. Idrizi: Kush na jep 5 (pese) bashki shkojme me ta. 2 (dy) i dha Rama, iku me vrap. Njeren po ja marrin socialistet e Rrogozhines pa filluar gara.

Ndoka: PD eshte kaotike, jemi te hapur per aleance me vagonin e Rames. Por Rama i ka caktuar kandidatet edhe ne Qarkun e Lezhes. Pra edhe “djathtisti” Ndoka, me te majten vetem zhurme do bej. Por me qesharaku nder te gjithe keta, eshte ai qe gjithmone ka qene i tille. Te cilin nuk e kishim vene re se ishte i tille, pasi Berisha i merrte vendimet per te, e dukej i mencur.

Madje dhe serioz. Ne momentin qe vendimet duhet ti marre vete, sic po ndodh, eshte katandisur ne nje lypes i rendomte jo me per partine e tij. Pasi si parti Rama nuk i la asnje zone te lire. Por nje lypes modest per veten e tij. Asnje nuk mund te na thote se cfare mori “moderni djathtist” Topi nga aleanca me Ramen. Pervecse dy kafeve me Ramen ne “Sheraton” dhe ndonje rubinet ne administrat ku duhet te kete rrjedhje per Bamirin.

Se fundi, surpriza te vjen nga nuk e pret. Jam gazetari qe kam kontestuar dhe atakuar me shume se kushdo Kreshnik Spahiun. Por, kur ai me shume se te gjithe te vegjlit e Rames mund te perfitonte nga nje aleance me te ne 2013, refuzoi. Dhe akoma deri me sot, Rama qe e donte aq shume ne koalicion, nuk pergenjeshtron dot pretendimin e Spahiut per refuzimin e koalicionit.

Qe nuk mund te ishte ne nje koalicion me “grekun” Dule, e “hajdutin” Meta. Te njejten gje beri dhe dje. Nuk hyri ne nje gare qe sipas tij eshte mbyllur ne tavoline nga Rama-Meta-Dule-Idrizi e “topet” e vagonit te majte pa zgjedhje. Vetem me forcen e kartonave te Kuvendit te 2013. E thoshte dhe Blushi sot. Rilindasit po fituan njeher nuk bejne zgjedhje me. Dhe keta te mesipermit keshtu po bejne. Meqe fituam zgjedhjet politike, keto lokale nuk po i bejme. Po bejme sikur i bejme. Por po i ndajme zonat sic duam ne ne Kuvend .

Shkruani nje pergjigje