Ne SH.B.A me ata qe mbajne gjalle filozofine Legaliste

legaliteti-usaNga : Sulejman  GJANA

Vizita e javës së kaluar në SHBA kishte një rendësi të veçantë për PLL. Gjatë asaj vizite u takuam me zyrtarë amerikanë, krijuam kontakte të reja, morëm pjesë në disa konferenca ku paraqitem vlerat dhe bindjet tona, biseduam për shumë projekte, patëm takime me komunitetin shqiptar në SHBA, morëm pjesë në përkujtimet e 7-vjetorit te Pavarësisë te Kosovës, si edhe dhamë disa intervista. Por mbi të gjitha u takuam dhe biseduam me legalistët e vjetër dhe të rinj në SHBA.

Kam marre pjese ne disa mbledhje dhe dreka e darka pune me legalistët në SHBA të cilat për mua ishin raste te çmuara e që më shtuan frymëzimin dhe optimizmin për madhështinë dhe aktualitetin e filozofisë legaliste e që sot materializohet në programin e Partisë Lëvizja e Legalitetit. Shpesh herë e kam theksuar se Etërit Themelues (founding fathers) të Legalitetit kanë qenë në SHBA dhe kjo vizitë ma përforcoi këtë bindje. Sot, brezi i ri që drejton degën tonë në SHBA është trashëgues mëse i denjë i themeluesve të Legalitetit. Programi dhe axhenda e takimeve që u organizuan me rastin e vizitës time të pare si kryetar i PLL ishte mjaft e ngjeshur, e një niveli të lartë, që duhet marrë si shembull e që më ka lënë një përshtypje të thellë për përkushtimin e organizatorëve dhe pozitën e tyre në komunitetin shqiptar e më gjerë, të cilat janë shenja të dukshme të reputacionit vetjak dhe prejardhjes së tyre të fisshme.

Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Kryetarin e Degës tonë në SHBA, z.Hakik Mena, nën-kryetarin z. Ahmet Hoti dhe anëtarët e kryesisë zz. Tomorr Selmani, Sokol Kupi, Isuf Kurti si dhe z. Ilir Kola-Gjomarkaj dhe Gazmend Lita për takimet që organizuan me legalistët dhe simpatizantët tanë në New York dhe Hartford (CT). Gjatë vizitës time në SHBA pata kënaqësinë të takoj përsëri veteranët e nderuar të Legalitetit si zz. Musli Mulosmanaj, Ndrec Gjergji, Nderim Kupi, Guri Durollari, Muharrem Xhidollari e shumë të tjerë. Darka e Degës së PLL që shtroi z. Sokol Kupi ishte një moment i rëndësishëm për të shkëmbyer mendime dhe reflektuar për qëndrimet tona politike në të ardhmen. Po ashtu, në një drekë pune të organizuar nga z. Gazmend Lita na u dha mundësia që të analizojmë situatën globale të shqiptareve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze. Darka që organizoi z. Ilir Gjomarkaj na dha mundësi të shpalosim programin tonë para një grupi simpatizantësh të PLL në Hartford. Ndërsa darka e shtruar nga z. Musli Mulosmanaj dhe z. Hajdar-Harry Bajraktari ishte një rast për të analizuar bashkëpunimin e mëtejshëm të PLL me partneret amerikanë. Gjatë një vizite tek z. Idajet Bushka në Waterbury (CT) pata kënaqësinë që në emër të PLL t’i dorëzoj këtij veterani legalist një mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tij historik në shërbim të Legalitetit dhe Mbretit. Falënderoj përzemërsisht Kryesinë e Degës tonë dhe të gjithë legalistët në SHBA që benë të mundur që kjo vizitë të mbetet e paharrueshme për mua dhe mjaft e dobishme për PLL.

Shkruani nje pergjigje