Kreu i legalistëve Gjana – takohet me kongresistin Eliot Engel

Sulejman-Gjana-Engel1-600x800Nga : Beqir  SINA

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, zoti Sulejman Gjana, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë disa ditore, për të marrë pjesë në një konferencë për bashkëjetesën e besimeve të ndryshme fetare, në Kombet e Bashkuara, ka shfrytëzuar vizitën e tij, për të zhvilluar disa takime, me lider të komunitetit shqiptar, kongresistin Engel dhe një intervistë e dhënë me Zërin e Amerikës, dhe shtypin shqiptaro amerikan.
Kryetari, Gjana, gjatë kësaj vizite, mori pjesë në një sërë aktivitetesh të mbajtura me rastin e Pavarësisë së Kosovës, të organizuara nga bashkësia shqiptare. Vizita e kreut të legalistëve, në Shtetet e Bashkuara, koincidoi në të njëjtën kohë, kur shqiptarët e Amerikës, kremtuan në mënyrë madhështore,17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dhe ai ishte i ftuar nderi në dy kremtimit më të mëdha në Nju Jork, kremtimin e Vatrës dhe atë të organizuar nga asamblesiti i Njujorkut, zoti Mark Gjonaj. Në axhendën e tij ditën e Martë, 24 Shkurt, kreu i legalistëve Gjana – pati një takim si është shprehur ai interesant dhe të përzemërt me mikun e popullit dhe kombit tonë shqiptar, Kongresmenin Eliot Engel, takim që u zhvillua në zyrën e Tij në Kongresin Amerikan – Capitol Hill Washington D.C..

“Jam i lumtur, deklaroi Gjana, mbas këtij takimi, që mu dha mundësia që në emër të gjithë legalistëve dhe kombëtaristëve shqiptarë ta falënderoj Kongresmenin Engel, për kontributin e Tij për demokratizimin e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë kauzave te PLL e mbretërorëve shqiptar. Mbasi, gjatë takimit shkëmbyem mendime dhe ndamë shqetësimet tona të përbashkëta lidhur me situatën në Shqipëri, Kosovë dhe rajon” thotë kryetari i PLL zoti Sulejman Gjana. Sipas tij, historikisht PLL dhe SHBA, kanë ndarë dhe mbrojtur në mënyrë të përbashkët vlerat universale të Lirisë dhe Demokracisë, si dhe kanë bashkërenduar veprimet e tyre në shërbim të këtyre vlerave. Gjatë takimit me Kongresmenin Engel dhe shumë miq të tjerë në Washington – u shpreh bindja se në të ardhmen lidhjet tona do të përforcohen edhe më shumë, tha Gjana. Ndërkohë, në kuadër të vizitës së tij, disa familje të njohura mbretërore, në Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektikët, Uashington, shtruan darkë nderi për Kryetarin e PLL zotin Sulejman Gjana.

Mbrëmë, ai ishte i ftuar në pritjen e dhënë nga zoti Musli Mulosmanaj, dhe z. Harry Bajraktari, në lokalin “Sam’s Place Restaurant” në Nju Jork, me pronarë zotin Maxhun Biberaj. Darkë, në të cilën morën pjesë, veprimtari dhe biznesmeni shqiptar, Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, veterani legalist Nderc Gjergji, mbretërorët Hamit Zenuni, Musli dhe Sami Mulosmani, dhe kryetari i degës së PLL, për SHBA dhe Kanada, zoti Hakik Mena. Në emër të mikëpritësve, zotit Bajraktari dhe Mulosmani, mirëseardhjen – ja ka uruar veterani legalistë, zoti Musli Mulosmani, i cili, ka folur me këtë rast me krenari për kontributin e madh që dhanë ndër vite partitotët dhe atdhetarët në mërgim. Me këtë rast, veprimtari dhe Biznesmeni , Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, mbasi përgëzojë, kryetarin e legalistëve zotin Gjana, për lidershipin e tij, në krye të kësaj partie, tha ndër të tjera, duke folur për çështjen shqiptare, – “se ne jemi gjenerata më fatlume, që po përjetojmë këto ditë – Shqipëria e lirë dhe demokratike, në Nato, dhe, aspirante për në Bashkimin Europian. Kosova, e lirë dhe e pavarur, mbas atij okupimi shekullor, të egër sllavo -komunist, të Serbisë. Kurse, çështja shqiptare në viset shqiptare, fatmirësisht, ka ecur përpara, tha Bajraktari, duke kujtuar se të parët tanë, kanë ëndërruar për qindra vjetë, dhe ja vjen një ditë, që sot ne u bëmë dëshmitar të këtyre ditëve të bukura – për të gjithë shqiptarët, megjithse, duhet pranuar, shtoi ai se nuk kemi arritur gjithëçka, sepse kemi edhe më shumë për të bërë”, tha Bajraktari.

Më pas, zoti Bajraktari, ka vlerësuar në mënyrë të veçantë, kontributin e madh të familjes Mulosmani, dhe bashkëluftërave të saj, duke përmendur figura të shquara të patriotizmit në diasporë, në dobi të çështjes kombëtare, “të cilat, tha ai u bënë burim frymëzimi edhe për brezat tanë, qysh me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, luftën kundra komunizmit e sllavo komunizmit, deri në çlirimin, lirnë dhe pavarësinë e Kosovës”. Kështu, pas shkëmbimit të dhuratave, kreu i legalistëve Gjana – nderojë me një mirënjohje anëtarin e Senatit të PLL, zotin Musli Mulosmani – me një çertifikat “Mirënjohje” me motivacionin :”Për angazhimin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Partisë “Lëvizja e Legalitetit”,Familjes Mbretërore, Çështjes Kombëtare, kauzave tona në kohëra të vështira”. Veprimtari dhe Biznesmeni, i njohur zoti Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, i dhurojë në shenjë respekti Kryetarit të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, zoti Sulejman Gjana, një paket me libra; foto albumin biografik -”Albanian American Success Stories”, ku H.Bajraktari është vetë pjesë e këtij libri, të parë voluminoz dhe luksoz(hard cover) – me pjestarë të tjerë të suksesshëm të komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, Bajraktari, dhurojë edhe monografinë e librit të publicistit Muhamet Mjeku “A life between Kosova and America with Harry Bajraktar’s family”, -”Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës me familjen Harry Bajraktarin”, dhe librin e shkruar nga vetë, ai – dhe dalur këto ditë në qarkullim “Një çerek Shekulli për Çështjen e Kosovës në Washington” autor Harry Bajraktari.

Shkruani nje pergjigje