Osmani: Kuvendi i papërgjegjshëm

VJOSAKuvendi nuk po informohet për Gjykatën Speciale. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që ligjvënësit kosovar të jenë të informuar për negociatat që po zhvillohen në Bruksel, në lidhje më formimin e Gjykatës Speciale.

Ajo tha se ekziston një grup, që përfshin tri institucione: presidenca, qeveria dhe përfaqësuesit e gjykatave, i cili është pjesë e konsultave për formimin e Gjykatës Speciale, ndërsa, sipas saj, është e pakuptueshme, sesi institucioni që e ka vulën në këtë proces, nuk po informohet rreth informacioneve për Gjykatën.

“Dihet se këtu është vendi (Kuvendi i Kosovës) ku do të merret vendimi përfundimtar për Gjykatën Speciale. Ndërsa, dihet mirë se herëve të kaluara Kuvendi, për çështje tjera, është informuar pesë në 12. Nuk është e drejtë që deputetët të mos kenë dijeni për negociatat që po bëhen për një çështje të tillë.

Nga ajo që jemi njoftuar ne si deputet, nëpërmjet mediave, në juridiksionin e kësaj gjykate nuk do të përfshihen shumica e vrasjeve të pasluftës. Në anën tjetër, në raportin e Clint Wiliamsionit, flitet për të gjitha vrasjet e pasluftës. Gjykata Speciale, nuk duhet të bëjë drejtësi selektive, por të merret me raportin në përgjithësi. Nëse ato fshihen nga juridiksioni i Gjykatës (vrasjet e pasluftës), kjo gjë nuk do të duhej injorohej nga delegacioni i Kosovës”, ka thënë Osmani.

 

Shkruani nje pergjigje