PROVOKIMI I NDYRË ME VISAR ZHITIN !

NEBILNga : Nebil  ÇIKA

Presidenti i Republikës,Bujar-Nishani ka bere publike dje sjellje skandaloze te Ministrit  të Jashtme  me institucionin kryesor të shtetit qe shkonte deri ne detaje kaq banale sa  fshehja e ftesave qe miqtë e partnere ndërkombëtar dërgonin për kreun e shtetit duke përdoruar sigurisht fugen zyrtare ,. Ministrinë e Punëve të Jashtme, Nuk besoj se gjendet praktike e tille komunikimi midis institucioneve te një shteti as ne vendin me primitiv te botes e jo me ne një vend anëtar i NATO-s dhe pothuaj kandidat për ne BE siç është formalisht Shqipëria.

Sjellja përçmuese e qeverisë Rama ndaj Presidentit të Republikës nuk eshte një risi pasi dihet se gjeja e pare qe beri qeveria Rama vetëm pak minuta pas betimit te Presidenti Nishani ishte heqja e portretit te tij nga te gjitha zyrat e administratës shtetërore qe varen prej saje për te vazhduar me vone me heqjen e kompetencave  dhe  rrëzimin ne kuvend te të gjitha dekreteve te tij. Nuk besoj se  mund te gjendet tjetër institucion i kësaj natyre ne botë nen presion kaq te madh sa ndodhet kreu i shtetit shqiptar nga qeveria e vendit te tij, Por ndërsa lufta e qeverise me Presidentit ne politikën e brendshme mund të justifikohet disi nga qeveria qe e konsideron Presidentin si kundërshtar politik, aplikimi i sajë në politikën e jashtme është pa dyshim një turp i madh për vendin dhe faqe e zezë për qeverinë. Ne cilin vend perëndimor,anëtar të NATO apo BE ministri i jashtëm do te ishte ende në punë në se do të zbulohej se fshihte ftesat ndërkombëtare te kryetarit të shtetit përveç se në Shqipëri. Shqipëria vazhdon të jetë rast i veçantë  dhe  si gjithnjë e veçanta  e sajë është e keqja qe vazhdon te  na ndjek si mallkim qe nga viti 1944 e këtej. Presidenti beri mire qe e denoncoi publikisht këtë skandal por nuk besoj qe denoncimi i tij te ketë ndonjë pasoje për ministrin Bushati pasi nuk mund te pritet kjo nga një qeveri ka q e pa përgjegjshme qe fsheh edhe ftesat zyrtare te kreut të shtetit.

Por mungesa e seriozitetit, papërgjegjshmëria dhe djallëzia e  atyre që qeverisin këtë vend nuk ka kufi. Ne se ka provokim me te ndryrë dhe pune me te poshtër edhe nga  fshehja e postes se Presidentit ishte propozimi, midis shumë emrave te tjerë për ambasadoren vende te ndryshme, edhe i shkrimtarit dhe politikanit të njohur Visar Ziti për Ambasador i Shqipërisë në Vatikan dhe bërja publike nga vete ministria e “refuzimit” nga presidenti vetëm te emrit te tij. Nishani ne konference për shtyp sqaroi qe nuk kishte gje me Zhitin , por me ministrin dhe mënyrën se si ai kërkon te vendos ambasadoret. Nishani nuk foli për provokim edhe pse jam i sigurt qe e ka  kuptuar atë. Provokimi djallëzor i ministrit te Jashtëm apo me mire te themi i qeverise ne rastin e kandidaturës se z. Zhiti është tashmë i qarte. Me një lëvizje te llogaritur dyshja Rama- Bushati kanë provokuar një incident kombëtar dhe ndërkombëtarë. Kane provokuar se pari z. Zhiti  ne nje moment shume te vështire te jetës se tij . Ai ka vetëm pak kohe qe ka humbur djalin e vetëm fatkeqësia me e madhe qe mund ti ndodh një njeriu. Duke përdoruar këtë moment te vështirë të z. Zhiti por edhe statusin e tij si  ish i   burgosur politik i komunizmit , politikan dhe ministër i qeverise demokratike nuk ka asnjë gjase qe  Visari te jete i preferuar i PS-se ne mënyre te veçante i dyshes Rama- Bushati.  Duke futur emrin e tij ne listën e kandidaturave për ambasador ata kane dashur te diskretitoje refuzimet e Presidentit për emra të tjerë, miq te tyre , gje qe synon ti jap refuzimit te presidentit formën e një lufte politike dhe jo një veprimi korrekt me ligjin .Besoj se  Presidenti e vlerëson z. Zhiti me shume se propozuesi i tij për shume e shume arsye. Ka një handikap ne këtë propozim. Qeveria e konsideron Presidentin si kundërshtar  politik ( njeriu i  SHQUP-it)  qe është edhe arsyetimi politik  i mos respektimit te vazhdueshëm te autoritetit dhe kompetencave te tij . ne se do ndjekim këtë logjikë edhe Visari është “ njeri i SHQUP-it” . Ai ka qene kandidat për deputet dhe ministri i qeverisjes se PD-së ashtu si edhe Nishani, pse ky është i preferuar për një post kaq te rendeishmem sa ambasadori ne Vatikan dhje ky tjetri president jo.  Qeveria e ka dituar qe z. Nishani nuk  do ta toleronte, qoftë edhe për Zhitin formën se si qeveria mundohet ti imponohet me ambasadorët pasi ne se do qe ndjekur rruga normale e  konsultimeve paraprake besoj se  z. Zhiti nuk do ishte refuzuar te paktën si figure politike e njerëzore, do ishte gjetur një zgjidhje. Por qartësisht ai është përzgjedhur për tu përdorur si provokim diabolik. Nuk e di ne se është pyetur apo jo z. Zhiti për këtë propozim, gje qe mendoj se po, por gjithsesi çdo kush do ta kishte pranuar një nder kaq te madh sa ambasadori ne Vatikan . Visari nuk ,mund te hidhte fall qe qeveria as nuk do ta diskutonte paraprakisht emrin e tij me Presidentin. Pas sqarimit edhe besoj se e ka kuptuar qe emri i tij është përdoruar për provokim.

Provokimi i dyte i behet kreut te shtetit. E para atij i çohen kandidatura po e pyetur, nje gje  as e pa ligjshme aq edhe fyese. E dyta atij i  futet ne liste  një kandidature  politikisht e djathte, ish i përndjekur dhe  shkrimtari me i mirë i gjallë i vendit. Refuzimi i tij , pa arsye ligjore, e ve Presidentin përballe te djathtës dhe ish te përndjekurve politike përfaqësues politik e gjenetik i te cilave Visari është ,duam apo nuk duam. Se treti  ata për here te pare ne historinë e shtetit shqiptar propozojnë për ambasador ne Vatikan një  mysliman  duke ndryshuar një tradite, rregull e  taktike diplomatike qe ka funksionuar ,me se miri  për sa kohe shteti ynë ka pasuar marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë pasi për 50 vjet paraardhësit politik e gjenetik te dyshes Rama- Bushati i ndërprenë me një lumë gjaku ato. Ne se presidenti do te dekretonte qofte edhe vetëm z. Zhiti marrëdhëniet e tij me Vatikanin  dhe Kishën Katolike Shqiptare do ishin vene ne ngec për mos te thënë në konflikt. Dihet që emrat e ambasadoreve diskutohen me pare midis qeverive dhe nuk më rezulton qe qeveria shqiptare ta ketë fole  me pare e jo me te ketë marre  miratimin nga Vatikani për kandidaturën e Zhitit. Ne këto kushte qëndrimi i presidentit duket korrekt dhe i ka djegur ne dore një karte nga me djallëzoret te provokimit te vazhdueshëm me shume se politik te qeverise ndaj institucionit dhe personit të Tij . Provokimi i trete  shkon ndaj Vatikanit dhe kishës katolike shqiptare. E para gje qe me ra ndërmend kur dëgjova lajmin e qeverise për kandidaturën e djegur nga presidenti te z. Ziti ishte : Po ky nuk është katolik ! Jo se ka ndonjë gjë feja ne këtë mes por flasim për diplomaci ku shfrytëzohet çdo detaj ne te mire te punës .Fatmirësisht Shqipëria  ka një pjese te konsiderueshme te popullsisë te fesë katolike nga e cila mund te zgjedhësh ,me dhjetëra diplomatë cilësorë pa  shkuar ne siturat te sforcuar si ky provokim me Zhitin. Përplasja  e mundshme me Selinë e Shenjtë u shmang fale reagimit te presidentit por me kishën katolike nuk duket se po ndodh kështu. Sekretari i Përgjithshëm  i  Konferencës Ipeshkvnore George Frendo, autoriteti me i larte i kishës katolike në Shqipëri reagoi  kundër kandidaturës së Zhitit gje qe siç tha ne media e ka bere edhe zyrtarisht në qeveri ne Presidencë. Duke pasur parasysh hierarkinë  e forte te kësaj feje  nuk besoj se te ketë reaguar pa pyetur Vatikanin gje qe do te thotë se provokimi i qeverise  ka krijuar një problem ndërkombëtar. Provokimi pa asnjë arsye i Selisë së Shenjtë përben një krim në politiken e jashtme shqiptare duke pasuar parasysh  marrëdhëniet e shkëlqyera  dhe kontributin e Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptaret. Çfarë priste qeveri shqiptare qe Papa te refuzonte letrat kredenciale. Nuk është normale veçanërisht diplomaci ta provokosh e  ta çosh mikun te muri  duke e detyruar te reagojë keq. A mund ti behet Papës një provokim i tillë. Vetëm mendja djallëzore e logjika komuniste e Ramës dhe Bushatit mund ta mendoj në një gjë të tillë.

Si përfundim  dua te theksoj që veprimi i Presidentit te paktën për rastin ne fjale ka qene korrekt  , ligjërisht , politikisht dhe moralisht. Besoj qe edhe te provokuarit e tjerë Vatikani dhe kosha katolike shqiptare ta kenë kuptuar që ka pak apo aspak ndryshim midis etërve që hodhën në ere kishat  e vranë klerikët dhe bijve qe provokojnë me te njëjtën ligësi një mardhje pothuaj të shenjtë për interesa perverse të pushtetit. Për Visar Zhitin, jam i sigurt se është i qarte e i njeh më mirë se  kushdo tjetër nga palët e  provokuar terit dhe bijtë pasi e ka provuar ne shine ligësinë dhe djallëzinë e tyre  kriminale , historike e gjenetike . Pavarësisht se mund ta këtë pranuar propozimin nuk mendoj se ai ka besuar seriozisht tek dashamirësia apo vlerësimi  i djemve te atyre qe varnin e pushkatonin koleget dhe mite e tij  poetë, shkrimtarë , intelektuale, klerikë e te tjerë  kundërshtare te komunizmit. Mendoj që ky provokim, nga më të rëndët në historinë e diplomacisë shqiptare te mos kalojë sikur nuk ka ndodhur gjë. Shpresoj shume ne reagimin e pjese se përgjegjshme politike e shoqërore por edhe te komunitetit ndërkombëtar i cili ka rastin ta shohë edhe një herë se me çfarë  ka te beje ne rastin e qeverisë shqiptare.

PS. I kërkoj ndjese mikut tim te dashur Visar Zhiti për dhimbjen qe mund ti kem sjellë duke i kujtuar fatkeqësinë e tij të madhe ne këtë shënim , duke shpresuar shumë të më kuptojë e të më falë !

Shkruani nje pergjigje