LIBËRBOTUESIT SHQIPTARË

libri_566_755483191Shkruan : Kliton  NESTURI

Para disa ditësh pata rastin të lexoja librin e një autori shqiptar, krijimtaria e të cilit vazhdimisht më është dukur interesante. Vepra e tij më e fundit, ishte botuar në një prej shtëpive botuese të Tiranës, e cila ka jo pak emër në botën letrare shqiptare. Por, për hir të së vërtetës, nisa të zhgënjehesha qysh në faqet e para. Kjo jo sepse autori kishte shkruajtur keq. Tema e ngjarjeve ishte interesante. Edhe kompozicioni letrar i veprës po ashtu. Duke e vështruar veprën në thellësi, ajo që më zhgënjeu në këtë rast ishte puna e botuesit, i cili thuajse nuk kishte bërë asgjë nga ato që duhet të bëjë një shtëpi botuese. Sinqerisht u ndjeva keq. Ngurrova që ta merrja autorin në telefon dhe t’i thosha mendimin tim,pasi e ndieja se ai do të ngrinte supet duke u shfajësuar dhe i turpëruar disi. Nuk e mora në telefon, pasi duke u vënë veten në rolin e autorit, është e rëndë kur tjetri, qoftë edhe një mik shumë i mirë, të thotë me keqardhje se botimi i këtij libri, artistikisht mund të konsiderohet i dështuar. Duhet të jesh shumë i fortë dhe i ndërgjegjshëm për ta pranuar këtë. Me siguri,ai tashmë po e merr mesazhin tim. Por ky rast nuk është i vetmi në jetën tonë letrare, sidomos kohëve të fundit. Fatkeqësisht gjatë gjithë këtyre viteve kam konstatuar mjaft
raste të tilla, kur autori bie nën “presionin” e emrit të botuesit dhe zhgënjehet nga puna ai bën me veprën. Në Shqipëri janë të regjistruara 185 shtëpi botuese, që mesatarisht i bie një botues në njëqind epesëdhjetë e një kilometra/katror, por vetëm shumë pak prej tyrekryejnë një punë serioze dhe korrekte me librat e autorëve shqiptarë,duke i kaluar ata në filtra botimi: shumë pak shtëpi botuese dinë tëpërzgjedhin autorët dhe veprat, dhe të bëjnë me to një punë vërtet cilësore, e cila fillon që me konstatimin e vlerave letrare, punën emirëfilltë redaksionale, redaktimin, korrektimin, rishikimin,faqosjen, gjetjen dhe vendosjen e kopertinës së përshtatshme, botimin,promocionin dhe shpërndarjen e librit. Vetëm pak shtëpi botuese shqiptare, thuajse sa gishtat e dorës, dinë të përzgjedhin autorët shqiptarë dhe të kujdesen për ta duke i quajtur me të drejtë si pjesë të tyre, duke aplikuar kështu të vetmen metodologji që aplikon çdoshtëpie botuese të mirëfilltë në botë. 

Nuk dua të hedh baltë mbi askënd, por realiteti i botimeve të autorëveshqiptarë është dëshmitari më i fortë. Shumica e botuesve në Shqipëri,pavarësisht se janë të regjistruar si “shtëpi botuese”, nuk janë veçsedisa libërbotues individual, të cilët janë vetë botues, menaxher,redaktorë, korrektorë, faqosës, etj. E rëndësishme për këtë soj ështëqë dikush të joshet dhe të trokasë për të botuar me siglën e tyre. Ligji shqiptar ua garanton botuesve të drejtën e dhënies së ISBN.Vlera letrare për këta librabotues, të shpërndarë në të katër anët eShqipërisë, nuk ka shumë rëndësi dhe mediokriteti mbulohet thjesht medisa like e lajka në rrjetet sociale apo në tavolina. Joshja më emadhe që u bëhet autorëve, prej tyre janë kostot e lira dhe ndonjë vendosje e mundshme e librit të tyre në stendat e panaireve. Kaqmjafton për t’a joshur fillimisht autorin, i cili kërkon të shpalos mesazhin dhe ambicien tij kudo. Sa i përket punës me redaktimin dhe botimin e librit, shpesh, ajo ose kryhet shkarazi, ose pranohet njëredaktim nga persona “të jashtëm” prej shtëpive botuese, ose nuk kryhet fare. Madje, ka ndodhur që edhe shtëpi botuese me emër e kanëkaluar në shtyp romanin e ndonjë autori shqiptar krejtësisht të paredaktuar dhe të pa korrektuar. Për të mbuluar këtë dobësi,justifikimet gjenden gjithmonë në majë të gjuhës. Kjo “lëvizje” e cila bëhet në “nder për të ulur koston e librit”, është ajo që më së shumti dëmton një autor dhe veprën e tij, pasi nëse lexuesi zhgënjehet njëherë, është e vështirë që ai të rifitohet sërish. Këta librabotues,abuzojnë më pas edhe me kopertinat, duke vendosur mbi vepra imazhe,ngjyra dhe gërma që nuk kanë asnjë lidhje me harmoninë dhe estetikën e librit. Po të shohim me kujdes, shpesh kopertinat e librave tëautorëve shqiptarë kanë imazhe të lodhura, të vjedhura nga diku dhe tëpërpunuar pa shije. Ky mentalitet i tejkaluar sërish dëmton autorin.Në lidhje me promocionin dhe shpërndarjen e librave, libërbotuesit ualënë barrën vetë autorëve, të cilët më pas ose do enden nëpër libraridhe shpërndarës të ndryshëm duke u ofruar nëpërmjet njohjeve, ose do imbajnë librat në shtëpi, në pritje se mos dikush vjen për t’ua blerë.Më e tmerrshmja, është kua ata mësyjnë drejt shkollave, për t’uashitur me detyrim fëmijëve si “lexime jashtëshkollore”. Por le të kthehemi edhe njëherë tek librabotuesit. Është e drejta e gjithkujt të hapë një biznes dhe me të të sigurojë jetën e tij. Por është e patolerueshme që ky soj të abuzojë në emër të vlerave për artin dhe letërsinë. Ky lloj biznesi ka bërë sot që edhe panairi i librit në Tiranë, të shihet jo me syrin e një aktiviteti të veçantë ku promovohen vlera të vërteta, por si një treg ku shiten gjithfarësh, madje edhe këpucë dhe rroba të vjetra. Janë pikërisht këta librabotues që duke ushqyer tregun me mediokritetet e tyre kanë krijuar mosbesimtë lexuesit tek autorët e vërtetë shqiptarë, një besim që nuk fitohetlehtë, pavarësish edhe zhurmës mediatike apo shtrirje në rrjetet ebujshëm sociale. Personalisht nuk jam kurrë për masa dhe veprime radikale, sidomos nëfushën e botimeve dhe të artit, pasi çdo lëvizje ndaj njerëzve që enden në këtë vorbull ka edhe një kosto sociale, sado minore, por nukmund të vazhdohet që të heshtet përpara këtij realiteti, i cili më së tepërmi dëmton seriozisht autorët dhe lexuesit shqiptar. Fatkeqësisht,librashitësit shqiptarë janë dhe mbeten armiqtë e vërtetë të vlerave dhe kulturës shqiptare ku ata pretendojnë se militojnë.

Shkruani nje pergjigje