Përkujtohet në Nju Jork, përvjetori i 39 i vdekjes së Abaz Kupit

perkujtimi-640x426Nga : Beqir  SINA

Me një pelegrinazh përkujtimor, që është mbajtur tek varri i tij, në varrezat publike “Maple Grove Cementry” në Keë Gradens (Queens), është kujtuar 39 -vjetori i vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit. Morën pjesë udhëheqësit e Partisë Lëvizja e Legalitetit, drejtues, historianë dhe veprimtarë të komunitetit. Ata evokuan kujtimin e heroit tonë kombëtar Abaz Kupin, duke e konceptuar kësaj radhe këtë veprimtari, edhe si një konferencë hisorike në kujtim të Abaz Kupit. Abaz Kupit u verësua sidomos që në krye të trupave të Mbretit Zog, bëri rezitencën parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen Shqipërisë, më 7 prill 1939 dhe si themelues i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, në SHBA. Në këtë solemnitet përkujtimor, morën pjesë dhjetëra vetë: mbretërorë, legalistë, demokratët, drejtues të komunitetit, anëtarë të familjes Kupi, miq dhe dashamirës. U fillua me hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë si dhe një minutë heshtje, për të kujtuar me nderim dhe respekt të gjithë të rënët , për liri, pavarësi e demokraci. Folësi kryesor ishte kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit, për Nju Jork, me rrethe, zoti Hakik Mena. Ai e ka percaktuar Abaz Kupin, gjatë fjalës së tij si një patriot dhe mbretëror i flakt – “një model i asaj tha Mena- “se si ai e deshti aq shumë Atdheun e tij – dhe e mbrojti atë – në momentet më të vështira të rezistencës së saj nga pushtimi – Pa, këto veti të spikatuara, nënvizojë Mena, figura e tij – as që do të ishte e kompletuar ndonjëherë”. “Gjeneral Abaz Kupi, është komandat dhe prijës i frocave nacionaliste në rezitencën historike të shqiptarëve, për të kundërshtuar pushtim fashist dhe daljen në mbrotjen e Atdheut me armë në dorë për të mbrojtur kështu, edhe interesat tona kombëtare – Aqsa, ai tashmë ka hyrë aq natyrshëm në analet e historisë e Shqipërisë – (asaj post-komuniste bëhet fjalë), si një prijës e gjeneral me shumë vepra në shërbim të adheut dhe kombit të tij” , tha Mena- kreu i legalistëve shqiptarë në SHBA .

Shkruani nje pergjigje