JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( II )

TEODOR-KARECOShkruan : Dr. Teodor  KARECO

Diskutime te pafryteshme dhe te demeshme per numrin e deshmoreve partizane. Synimi – perjetesimi i supermashtrimit dhe gënjeshtrës per 28 mije deshmoreve partizane.

Ne dy dekada e gjysem qe Shqiperia postkomoniste po perjeton demokracine e lirine po behen diskutime marramendese nder te tjera edhe per numrin e deshmoreve partizane. Eshte pjekur mendimi i pergjithshem se shifrat e dhena nga Enver Hoxha dhe Partia Komuniste ne fuqi ishin dhe mbeten te falcifikuara ne menyre siperore.

Por, ajo qe me bie ne sy eshte vetem fakti sa evidentohet pasaktesia. Nuk jane bere perpjekje per te dhene nje shifer te sakte dhe, per me teper te korigjohet realisht historia e Shqiperise, te pastrohet ajo nga shifrat mashtruse qe ulin vlerat e popullit liridashes dhe luftarak shqiptar. Diskutime e diskutime pambarim. Duket se te gjitha palet synojne vetem te krijojne nje tymnaje apo mjergull. Asnjera pale nuk ka vullnetin shkencor, pa le ate politik qe pasi gjen “semundjen”, pra genjeshtren, te gjeje edhe ilacin perkates per ta “sheruar” dukurine e shëmtuar, per te dhene shifra te sakta. Thuajse te gjithe ata qe jane marre me problemin e numrit te deshmoreve partizane: politikane, shkencetare apo njeres te medias vetem sa e kane coroditur opinionin publik shqiptar, kane lene ende nje tymnaje, nje mosdije te qellimeshme, nje rreth vicioz.I permbahem me ndergjegje pohimit te Luigj Gurakuqit kur thoshte se “Nje popull qe i mbron burrat e vet, dhe e ben kujtimin e tyre te pavdekshem si ne faqet e historise ashtu edhe ne rasat e monumentet, ai popull ka ndjesi, ai popull ka ndergjegje”.  Por, ne rastin tone qe te mbrohen “burrat” duhet te njihen vertete dhe saktesisht ata qe luftuan heroikisht per clirimin e vendit. Shqiptari nuk e ka patur dhe as qe e ka per zakon te perulet dhe te nderoje shpirtera inekzistente, njeres qe nuk jane shfaqur ndonjehere ne token shqiptare. Shqiptari nuk eshte popull pagan, ai sot beson ne te vertetat, ne ato qe kane ndodhur apo po ndodhin. Nderon deri ne masen superiore ata qe sollen lirine e demokracine, ashtu sikunder dhe denon trathetaret e armiqte reale dhe jo te shpifur. Ne jete, ne praktike, ndeshen ekstremitete nga me te skajeshmet. Njera pale argumenton se te vraret dhe demet ne njeres jane shume me te medha se ato qe paraqet Enver Hoxha dhe historiografia e zyrtarizuar. Ne kete grupim perfshihen ata qe kane shkruar Historine e Luftes Nacional Clirimtare. Ne studimin e botuar pretendohet “per 7,3% te vrare dhe te gjymtuar nga okupatori.”[1]  Te njëjtin qëndrim mban edhe profesorati fondumentalist komunist qe morri përsipër shkrimin e “Histoise se Shqiperise III”.[2] Me kete autoret do te thone se ne Shqiperi ka patur mbi 78 mije te vrare dhe te gjymtuar. Pra kaluan dhe sterkaluan edhe Komandantin e tyre “legjendar per mashtrimet” qe jepte vetem 40,600 te tille ne kongresin e Partise Komuniste. Keta jane jo thjeshte nostalgjike dhe fondumentaliste komuniste, ata jane njeheresh te vetethene “shkencetare” te paguar per te shkruar nen diktat. Shumefishimi i numrit te te reneve dhe te demtuarve e bente me te besueshem nga organizmat nderkombetare per te pranuar shifrat zyrtare te shtetit shqiptar, megjithese, sikunder permendem edhe ato te shumefishta me realitetin shqiptar.

Por, te demeshme jane edhe konkluzionet e pales tjeter qe, ndonese  hedhin poshte shifrat e sterzmadhuara te Enver Hoxhes, genjeshtrat dhe mashtrimin e tij, japin shifra diku me hamendje, diku te vjela nga dokumenta jo te plota e rastesore, diku te mbeshtetur ne imagjinaten. Asnje nga keta, me argumenta nuk ka thene: ndal me genjeshtra, numri i deshmoreve partizane mbeshtetur ne dokumenta e regjistra eshte ky.Rendesi ka fakti se ende pa u rrezuar  koraca komuniste e komunizmit ne Shqiperi, ende ne kohen e se quajturës diktature e proletariatit, ne rruge shkencore, jashtë propagandës, u bene përpjekje per te korrigjuar nje “tabu” te paprekeshme sikundër ishte numeri i deshmoreve partizane. Keshtu ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te botuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise ne vitin 1985 shenohen 2191 deshmore. Ky ishte nje kapërcim i madh per kohen dhe vendin ku u shpall kjo shifër. Por do thene se as kjo shifër dhe as ajo e dhene  Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 2008 qe shënonte  2.397 deshmore nuk ishin te sakta, megjithëse i afroheshin se tepërmi te vërtetës dhe hidhnin poshtë, brenda te njëjtit sistem qe i krijoi, shifrat marramendëse dhe te papranueshme per 28 mije deshmore te sajuar nga Enver Hoxha. Këto shifra, megjithëse afër, nuk barazohen as me te dhënat e raportuara ne Komitetin Qendror te Partise Komuniste Shqiptare ne vitin 1946 se ne Shqiperi ishin evidentuar 2.519 viktima ushtarake[3] qe nënkuptonte te rrene nga radhët e partizaneve. Te rënët nga radhët e nacionalisteve nuk përfshiheshin ne kete klasifikim, ata quheshin thjeshte dhe vetëm “armiq”. Gjithsesi do pranuar se me shkrimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar u hodh hapi i pare i përmbysjes se shifrave mashtruese qe dukeshin sikur kishin marre vlerën absolute te pandryshueshmërisë ne shekuj. Megjithëse botimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar nga nje autoritet zyrtar shkencor, madje edhe partiak, sikundër ishte Akademia e Shkencave, e jepte qarte se deshmoret e rene partizane ne numër janë me pak se 1/10 e 28 mije deshmoreve te shpallur nga komunistet, përsëri ndeshen shifra kontradiktore, here ne zbritje dhe here ne zmadhim te numrit te deshmoreve. Pse behet kjo? Pergjigjen le ta japin vete autoret, ku i ka cuar ndergjegja e tyre pro apo kunder komuniste.

Mua si person, si shqiptar, njeri qe i jam kushtuar te vërtetave dhe vetëm te vërtetave te historisë se vendit tim (per pjesën qe lidhen me ekonominë), me ben përshtypje nje fakt mjaft serioz:Brenda kupolës se Akademise se Shkencave te Shqiperise dy institucione te rëndësishme te saj mbajnë qëndrime diametralisht te kundërta:Grupi i shkencetareve qe u morr me botimin e fjalorit enciklopedik shqiptar nga viti 1985 dhe ne ribotimin ne vitin 2008 pasqyron respektivisht 2191 dhe 2397 deshmore partizane;Grupi i te quajturve shkencetare qe u mor me botimin e “Historia e Shqiperise III”, botim i Institutit te Historise te Akademise se Shkencave te RPS te Shqiperise ne vitin 1984, qëndron ne te njëjtin “istikam” me qëndrimin zyrtar komunisto-enverist, evidenton 28 mije deshmore.[4] Madje kur u be ribotimi i vitit 2008 i “Historia e Popullit Shqiptar IV” vazhduesist e historiografisë komuniste per te treguar sa besnike janë ndaj mashtrimeve enveriste, sa fondumentaliste janë per te mbajtur gjalle ideologjinë e përmbysur komuniste – shkojnë edhe me tej e risin, sikundër kemi përmendur numrin e te rënëve. Përvec “28 mije deshmore te rene ne luftime”[5] me okupatoret, ata pretendojnë se  ka edhe “disa mijëra te tjerë te vrare ose te zhdukur ne rrethana te tjera, te krijuara per shkak te luftes”.[6] Qëndrim tjetër ne mbështetje te zmadhimit te këtij numri mban nje fare Doktori i quajtur Hasan Luci. Ai nënvizon se “u derdh gjaku i 28 mije yje te pashuar te kombit tone, vec atyre qe ranë ne trojet shqiptare, jashtë kufijve administrative”. Nuk i kuptoj disa qe kane grada e tituj shkencore, si marrin guximin te shtojnë numra pa as llogjiken me te vogël, pa përdorur aparatin shkencor e, ne radhe te pare dokumenta te besuara te kohës? Sado kriptokomunist te jesh, nuk e mbron dot ideologjinë e përmbysur me “sajesa”, me “shpikje numrash”. Jetojme ne kohe moderne, qëndrimet monstruoze janë gjithmonë te dënueshme. Ata partizane qe janë vrare ne Jugosllavi ne përpjekje me gjermanet janë perfshire ne shumëfish ne numrat e dhene nga Enver Hoxha., dhe, jo vetëm ata, por edhe ata qe ranë ne lufte me nacionalistet shqiptare ne ato troje, ne procesin e shndrimit te luftes civile nga Shqiperia edhe ne trojet ku jetojnë shqiptare, pra, ne luftën civile mbareshqiptare. Per te rruajtur me cdo kusht numri e falcifikuar te 28 mije deshmoreve behen dëshmi qe “nuk i mban asnjë kandar” logjik. Nje fare Dritan Hila duke pranuar se “Shqiperia la ne fushën e betejës  mbi katër mije luftetare dhe bashke me civilet janë 28 mije jete te humbura”[7]. Njëlloj merite e tij eshte se ka kuptuar se nuk mund te kete me shume se katër mije te vrare ne luftën partizane. Por, dëshira per te mbrojtur te pambrojturën e ben qe te pranoje se janë 28 mije te vrare, por bashke me civilet. Duhet te jesh krejt jashtë llogjikes me minimale te pranosh se 24 mije janë vrare nga radhët e civileve (28000 – 4000). Mbrojtësit e ideologjisë komuniste dallohen per mungesën e logjikes, per përpjekjet per te çoroditur njerëzit qe, ne fund te fund te mbetet ne tavoline dhe ne memorjen e historisë numri i predikuar dhe falcifikuar nga Enver Hoxha. Te besh nje shërbim te tille duke vene ne pikëpyetje intelektin tend ne kete periudhe qe jetojmë nuk e di se çfarë emri t’i ve. Sherbetoret e komunizmit te rezuar e te diskredituar jo vetëm ne Shqiperi por ne gjithë boten, përpiqen te gjejnë rruge e argumenta nga me te ndryshmet per te mbrojtur ustane e tyre – Enver Hoxhen. Ne nje shkrim arrihet sa te shpiken shifra te tilla qe ne pamje te pare sikur reduktojnë te vrarët ne lufte por qe mbrojnë numrin e përgjithshëm te te vrarëve. Keshtu ne “albanians.gr” shkruhet: “Numri i Deshmoreve te Atdheut – Disa shifra:…9470 deshmore te vrare ne luftim kundër pushtuesve nazifashiste; 6436 te pushkatuar nga nazifashistet e bashkepunetoret e tyre; 13200 te ekzekutuar nga nazifashistet ne kampet e përqendrimit ne Gjermani, Itali, Prishtine etj.”[8]  Me marifet, shume marifet, sajohen numra te tilla, pa me te voglën fantazi, pa le saktësi, qe çojnë diçka se me shume se 28 mije deshmore. Çfarë janë këta mashtrues te kohës, cilët përfaqësojnë, çfarë synime kane – komunizmi vdiq per mos u ngjallur me kurren e kurës, përfitime ekonomike nga këto mashtrime nuk mund te kete. Cpritet valle? Te mbahet ne gjendje te trullosur nje komb i tere, te largohet nga njohja e se vërtetës? Ndoshta Akademia e Shkencave e Shqiperise, duke pare këto devijime serioze ne përkeqësim te te vërtetave historike, nuk ka pranuar qe botimi te behej ne emrin e saj. Ndoshta u dizilizionua nga botimi i vëllimit III te kësaj historie, ku u duk haptazi se ne te pas mbi 20 vjet jo vetëm qe nuk ishin bere ndryshime serioze por ishte bere thjeshte riprodhim i botimit te mëparshëm. Pra, nje hajdutllek xhepash. Rasti me skandaloz eshte ai i mashtruesit Kristo Frasheri.

Megjithëse botimi i kësaj historie nuk del nen emrin e Akademise se Shkencave por te nje grupi historianesh perfshire nje nga historiografet e sotëm  te devotshëm komuniste si Paskal Milo, gjykoj se pas botimit te nje numri te ndryshëm deshmoresh, 10 here me te vogël nga Akademia e Shkencave te Shqiperise ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, nuk i lejohej këtij grupimi historianesh, disa prej te cilëve gjykoj se janë objektive, te japin ne ditën e sotme 28 mije deshmore dhe, per me tepër ta sterrisin ate me disa dhjetra te tjerë te rene ne kushte te ndryshme. Minimumi i nje botimi shkencor eshte te mbahet qëndrim kritik, sidomos ndaj nje botimi serioz te Akademise se Shkencave te Shqiperise. Gjykoj se ndryshimi i numrit te deshmoreve, paraqitja reale e këtij numri, nuk eshte thjeshte dhe vetëm qëllimi i historiografeve fondumentaliste komuniste. Ndryshimi apo jo i këtij numri i frikëson këta pseudohistoriane se mund te coje edhe ne rivlerësimin e luftes, nevleresimin e saj, ne kontributin e komunisteve ne kete lufte. Profesor e Doktor  Xhelal Gjecovi shprehet hapur dhe me bindje se ndryshimi i shifrave, behet fjale per numrin e deshmoreve, “nuk mund te ndryshojnë vlerësimet mbi luftën, nuk mund te minimizojnë e aq me pak te ndryshojnë vlerat e saj, pasi ato nuk janë çështje shifrash e numrash.”[9] Këto janë qëndrime thjeshtësuese e minimizuese per dukurinë qe diskutojmë. Natyrisht fakti se ne Shqiperi gjate luftes se Dyte Boterore janë vrare dhjete here me pak sesa janë deklaruar se, mbi 50 per qind e tyre nuk  janë vrare ne luftën kundër okupatorit, eshte tregues shume domethënës. Kjo do te thotë se vlerësimi per luftën, kontributin, trimëritë dhe bëmat partizane ishin dhe janë 20 here me te vogla. Nuk eshte njëlloj sikundër thuhej 28 mije deshmore, kryesisht te vrare nga gjermanet, te zbresë nga vete komunistet ne kohen  kur Enver Hoxha ishte gjalle ne 17.8oo dhe tani shohim te jene vetëm rreth 1500. Gjithmonë ka mates te kapeshme per te vlerësuar nje lufte, nje përpjekje. Ne rastin tone treguesi i dukshëm, me i kapshëm dhe me i rëndësishëm janë te rënët ne lufte, pastaj vine shkatërrimet nga lufta e te tjera si këto. Këtu duhet ta shohim edhe friken apo stepjen e politikaneve apo te historiografive komuniste – ata duan me cdo kusht dhe mjet te rruajne e te lartësojnë “lavdinë”, “heroizmin” e komunisteve ne lufte. Per ate pjese qe eshte reale, eshte fakt historik – nuk mund te kundërshtohet. Problemi shtrohet te jemi realiste dhe mos i hiperbolizojmë faktet dhe dukuritë e vërtetuara ne jete. Eshte e kuptueshme qe apologjetët dhe bytheputhesit e komunizmit te shembur do te trumbetojnë lavdinë ne shkalle siperore te luftes partizane. Profesorë te tille si Ksenofon Krisafi nuk mund te mos trumbetojnë se “Historia e luftes se popullit shqiptar eshte me shume se e lavdishme dhe nuk ka nevoje per kozmetike”[10]. Per këta fondumentaliste te komunizmit te shembur, pavarësisht sa deshmore kane rene, sa ka ndikuar lufta e bere me shume si shenje e shembjes se nazizmit, vlerësimi per te nuk mund te ndryshoje, ajo eshte bere nga Enver Hoxha, ai qe e coi Shqiperine dhe shqiptaret ne buze te greminës. Te besh pohime te tilla ne shekullin qe jetojmë te lirisë e demokracisë se enderuar me se paku eshte nje krim qe behet kundër popullit shqiptar. Ne shtyp, madje edhe ne botime serioze  vërehet nje dukuri pozitive: nuk i besohet me shifrës se shpikur dhe te manipuluar per interesa te kohës, por edhe te mbijetesës per 28 mije deshmore. Sikundër e pame vete Akademia e Shkencave ka bere përpjekje per zvogëlim dhjete here te shifrës qe, i afrohet realitetit. Vete historianet komuniste vene ne dyshim ne tekstet e historisë shifrat e deklaruara per deshmoret. Ne këto diskutime te zjarrta dhe me shume rendesi per historinë e Shqiperise përzihen, si gjithmonë edhe sharlatanë si puna e Blendi Fevziut. Pasi përmblodhi pa shume mund disa materiale intervistash dhe pa vjelur arkivat shkroi nje libër surugato per diktatorin Enver Hoxha, me pretendimin e biografisë. Jo vetëm na paraqiti nje biografi “pacaure” apo “lecke”, vazhdon te mashtroje opinionin publik duke dhene shifrën e deshmoreve. Si i pa cipe qe eshte pretendon se ka nje dokument zyrtar te vitit 1946 se numri i deshmoreve ishte 1141. Kjo eshte nje shifër tepër e zvogëluar, qofte edhe per mungesën e evidencave te kohës. Une kam paraqitur me lart nje tabele statistikore te atij viti qe numëronte 2519 viktima ushtarake[11]. Këta njërës te medias janë te thirur qe te njohin publikun e tyre me te vërtetat per dukuritë qe ata trajtojnë. Gënjeshtra, sidomos ne kete rast eshte shume e dënueshme. Nuk eshte e rastit këtu te ndalem te rasti Fevziu, por ata duke zotëruar dhe mashtruar me medjan behen shume te rrezikshëm dhe diktojnë ne shtrembërimin e se vërtetës historike. Edhe duke dhene shifra shume te vogla, te sajuara, pa u mbështetur ne dokumentacionin  arkivor, ata sjellin dem shume te madh, ata janë mbartës se “krimit” ne fushe te falsifikimit te historisë. Vetem te rene deshmore komuniste (duke perfshire edhe te vdekurit), ne dokumentat e hollësishme te përpiluara ne vitin 1946 ishin 1057 te tille. (Per te mos zene shume vend ne libër po jap vetëm faqen e pare dhe te fundit: faqja 113 dhe 121 e dokumentit).[12] Po te shtojmë edhe 60 kandidate partie  dhe 257 te rinj komuniste te vrare te deklaruar ne evidencat e  vitit 1946 te Komitetit Qendror te Partise Komuniste,[13] gjithsej te rënët e këtyre kategorive japin shifrën 1374 deshmore. Pra, vetëm te rënët nga radhët e komunisteve, kandidateve per komuniste dhe te rinjve komuniste janë me shume se shifra mashtrues e Bledi Fevziut,atij qe e heq veten si gazetar, por qe, ne fakt eshte nder dizinformuasit me banale te kohës qe po jetojmë.

Per nostalgjiket dhe fondumentalistet komuniste dhe postkomuniste ka disa “kufij” qe edhe “logjika” e tyre, nëse kane natyrisht logjike, do t’i detyroje te hedhin poshtë “numrin fantazem” te 28 mije deshmoreve partizane te rene ne lufte.

Per te gjykuar sesa fallco dhe mashtruese njëherësh eshte shifra e dhene per 28 mije deshmore nga Enver Hoxha dhe pasuesit nostalgjike te tij ka disa kufij qe, edhe ne mungese te logjikes me elementare, te detyrojnë te ndrosh mendim, te behesh me realist, te hedhesh poshtë shifra te tilla te deklaruara qe jo vetëm nuk e nderojnë por edhe e poshtërojnë Shqiperine dhe Shqiptaret. Pse duhet te gënjejmë e mashtrojmë ende kur kemi nje mal dokumentash qe vërtetojnë te kundërtën? Cilat janë disa kufij qe logjikisht e praktikisht nuk mund te kapërcehen?

Se pari, per te nderuar deshmoret partizane te rene ne lufte, Partia Komuniste Shqiptare, me pas PPSH, Qeveria e Republikes Popullore te Shqiperise morren nje varg masash duke krijuar varreza te veçanta per deshmoret ne disa qendra rrethesh, sidomos ne qytete. Nga shtypi del se ishin projektuar rreth 4 mije vare deshmoresh, per te cilat u dhanë fondet përkatëse. Ne fakt ato u ngritën dhe janë shndruar ne vende te shenjta kujtimi per ata qe dhanë jetën per çlirimin e vendit. Natyrisht këtu përfshihen si ata qe dhanë jetën kundër ushtrive pushtuese fashiste e naziste ashtu edhe ata qe dhanë jetën ne luftën civile qe, praktikisht ndikuan qe Shqiperia nga sundimi nazisto-fashist te nenshtrojhej nga komunizmi gjakatar.Këtu nuk diskutojmë per kete te fundit. Thjeshte dhe vetëm bëjmë fjale se gjate rreth 20 vjete u dhanë fonde per 4 mije varreza deshmoresh. Nuk i vura vehtes detyre qe te numëroj se sa eshte numri i sakte i tyre. Kuptohet se eshte me i vogël se numri i dhene.Gjithmonë institucionet komuniste, partiake dhe shteterore, c’eshte e vërteta janë përpjekur qe te grumbullojnë ne varrezat kolektive te deshmoreve ata te rene qe nuk i dihej vari, apo ishin varrosur ne rrethana te ndryshme jashtë këtyre vareve kolektive. Ne nje letër qe Drejtoria e Pergjitheshme e Eknonomise Komunale i dërgonte me 30 prill te vitit 1977 Prokop Murres ne Komitetin Qendror te PPSH, raportonte se “Deri tani, sipas te dhënave qe kemi marre nga rrethet, janë gjetur eshtrat e 583 deshmoreve qe janë te pa vendosura ne varrezat e deshmoreve”.[14] Këta deshmore u evidentuan sipas këtyre qendrave:[15]

Gramsh……………..27 deshmore

Tepelene…………..70 deshmore

Lushnje……………..70 deshmore

Berat…………………83 deshmore

Korce………………..55 deshmore

Fier…………………..44 deshmore

Mirdite……………..31 deshmore

Diber………………..20 deshmore

Skrapar……………..74 deshmore

Tirane (varrezat e deshmoreve Peze)…rreth 120 deshmore.

Per këto u dhanë dhe fondet përkatëse. Tani te vime te problemi yne. Megjithe kujdesin e partisë dhe te shtetit komunist, gjate gjithë periudhës qe ushtruan pushtein dhe diktatutren e proletariatit, megjithe respektin qe ata kishin dhe dëshirën qe ky numër te ishte sa me i madh, përsëri ata nuk e kapërcyen numrin e 4 mije deshmoreve. (ne kete numër kuptohet përfshihen edhe te rënët nga vitit 1912, te rënët ne luftën e Vlores ne vitin 1920 si dhe te rënët e pas luftës). Pse pretendohet per me shume dhe kush pretendon? Pse me gënjeshtra do te “mbrohen” “fitoret” komuniste ne lufte? Jo, dhe vetëm jo. Jini te aresyeshem zotërinj, bindjuni fakteve, dokumentave, behuni realiste se ata qe ranë janë para syve tanë, prehen me nderim ne varrezat e deshmoreve. Ne te kundërtën bëjmë pyetjen: nëse do pranohet shifra e falcifikuar e mashtruese per 28 mije deshmore, atëherë, ku janë trupat e 24 mije deshmoreve qe ju pretendoni? Komunizmi i la ata ne hije, nuk i nderon, po familjaret e tyre si mund te pranojnë qe te mos kenë nje varr per njeriun e tyre te dashur. Kuptohet se as kane ekzistuar dhe as qe ekzistojnë emra. Kjo eshte aresyeja qe ata nuk renditen perballe syve tanë ne varrezat e deshmoreve. Ata ende mbeten si “numra” te falcifikuar.

Se dyti, ne kohen kur ne pushtet ishin komunistet, per te lartësuar e përjetësuar “bëmat” e tyre ne lufte,  gje qe ishte e drejta e tyre, kane shkruar vëllime te tera me libra ku përshkruhej jeta per cdo dëshmor. Te drejtuar nga shkrimtari dhe pjesëmarrësi ne lufte Resul Bedo, ne vargun e botimeve “Yje te pashuar” u shkruan rreth 20 libra. Por, fatkeqësisht, me gjithë mobilizimin e nje ushtrie te tere per te “zbuluar” deshmore,  numri i tyre ne këto libra nuk i kapërceu 2800 deshmore. Dhe do pranuar se këtu përfshihen edhe njerëz te vrare jo ne lufte, ne menyre rastesore dhe te tjera te kësaj natyre. Ne nje shkrim Zoti Ramiz Lushaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendres Shqiptare te Studimeve Amerikane e Britanike ne Tirane, shkruan se “..nuk gjeten me shume se 2800 personazhe… per t’i shpallur “deshmore”, ndonëse çereku kishin vdekur ne krevat nga sëmundjet, ishin viktima te rastit, te gjendur ne vendin e gabuar e ne momentin e gabuar, pra pa arme ne dore dhe aspak ne formacione luftuese, apo ishin jetëhumbur ne aksionet per rindërtimin e vendit pas luftës..”.[16] Përjetësimi ne këto libra te “Yje te pashuar” ishte nder përpjekjet madhore te komunisteve per te përjetësuar ato qe i quajnë “fitore madheshtore”. Por, fakti qe gjithë puna kërkuese e hulumtuese, shume here edhe egzagjeruar, nuk coi ne me shume se 2800 deshmore qe duhej shkruar e qe përgjithësisht quheshin te tille. Edhe me ndonjë shtese te vogël per te “pa zbuluarit”, shifra 2800 deshmore eshte jo vetëm me afër se vërtetës por, edhe nje kufi qe përjashton mashtrimin e madh per 28 mije deshmore.

Se treti, ne vitin 1945 dhe 1946 u be nje pune shume e madhe per evidentimin e deshmoreve me qëllimin qe te ndihmoheshin familjet e tyre ne nevoje pas lufte.  Kjo pune u be, sikundër do ta shpegojme me poshtë, ne rruge ligjore e shteterore, me përgjegjësi te shkalles se larte sepse kishte te bënte edhe me shpenzime financiare nga buxheti i shtetit. Do thene se kjo pune u krye disi me ritme te shpejta, per t’ju përgjigjur kërkesave te kohës. Nga kjo pune voluminoze, por, edhe rigoroze, ne masën qe mund te pranohet si e tille, ne raportet qe dërgohen nga Ministria e Financave organeve me te larta te partisë dhe te shtetit ne muajin nëntor 1946,  evidentohen këto te dhëna: Liste e familjeve te deshmoreve, e invalidëve te luftës N.CL. dhe te patrioteve te rilindjes kombetare qe janë shpërblye deri ne fund te tetorit te vitit 1946.[17]

Kategoria Numri i deshmoreve, invalidëve dhe patrioteve te Rilindjes Kombetare Numeri gjithsej
Familje deshmoresh
Me shpërblim te permuejshem 2157
Ne paradhenie 139
Shuma 2396
Invalid   
     a.Me shpërblim te permuejshem
96  
b.Ne paradhenie 52  
Shuma 148
Patriot te Rilindjes Kombetare  
     a.Me shpërblim te permuejshem
35  
        b.Ne paradhenie 17  
                Shuma 52
Shuma e pergjitheshme 2496
Ceshtje qe janë ne shqyrtim te komisionit ose ne pritje te plotësimit te dokumentave
Familje deshmoresh afro… 300
Invalide… 100
Familje patriotesh afro…. 50
Gjithsej 450

Edhe nga ky dokument me nje rendesi te vecantre per problemin qe shqyrtojmë deri ne fund te tetorit 1946 ishin evidentuar  2396 deshmore dhe pritej qe, deri ne fund te vitit 1946 te plotësoheshin dokumentat edhe per rreth 300 deshmore te tjerë. Pra, deshmoret e evidentuar sipas te gjitha rregullave ligjore te vendosura ne ate kohe nuk e kalonin shumen e 2696. Edhe kjo eshte nje shifër referuese me pranë se vërtetës, megjithëse jo e vërteta. Por gjithsesi eshte nje kufi qe lejon pas saktësimeve te shtohen 500 apo 1000 deshmore me shume, por, kursesi me tepër. Kjo shifër përjashton ne menyre te prere, do te thosha absolute ate qe rreferohet nga elita komuniste per 28 mije deshmore. Ne se do te pranohet lind pyetja: mire u evidentuan dhe u shpërblyen familjet e 2696 familjeve, po diferenca, dmth mbi 25 mije familje deshmoresh (28000-2696) si u lanë pa u shpërblyer kur populli shqiptar ishte ne vuajtje e mjerim? Natyrisht kjo dukuri eshte e pa pranueshme, jashtë cdo logjike elementare. Ky eshte nje arsyetim qe përmbys supermashtrimin enveristo-komunist per 28 mije deshmore te sajuar.

Se katerti, ne ditët e sotme pranohet ne te gjitha diskutimet se disa institucione te shtetit shqiptar kane te evidentuar 4636 deshmore. Duket se kjo shifër eshte me afër realitetit, dokumentat janë analizuar e aprovuar apo disaprovuar disa here, kane kaluar ne shume hallka te hierarkisë shteterore e partiake. Por, gjithsesi eshte nje numër qe përfaqëson deshmoret e rene qe me shpalljen e pavarësisë, me luftën e Vlores, me te rënët e pas luftës ne procesin e luftës se klasave, madje edhe te rënët ne mbi dy dekada te vendosjes se demokracise . Pra kjo shifër do zvogëluar te themi me 500 apo 1000. Megjithe ndryshimet qe mund te behen, nje logjike e ftohte dhe e pranueshme te con ne konkluzionin se numri 28 mije deshmore eshte krejtësisht i papranueshëm, ata qe mbeten me fanatizmin e mbrojtjes se nje gënjeshtra te paprecedent, nuk mund te cilësohen veçse shtrembërues me dashje te historisë se luftës clirimtare.

C’ thonë dokumentat e Komisionit te shpërblimit te familjeve  te deshmoreve pranë Ministrise se Financave, perbere nga komuniste  e ushtarake te besuar te regjimit per numrin  e deshmoreve partizane.

Nga rregjimi komunist i përmbysur zotërojmë sot nje varg dokumentash autentike te rruajtura ne Arkivin Qendror Shteteror qe dëshmojnë ne menyre te pakundërshtueshme numrin e sakte, apo thene me mire, numerin përafërsisht te sakte[18] te deshmoreve partizane te rene ne luftën per çlirimin e vendit nga ushtritë fashiste e naziste si dhe ne luftën e ashpër civile ku shqiptari vrau shqiptarin. Me rendesi te pakundërshtueshme janë  dokumentat ekzistuese per evidentimin e deshmoreve  dhe te familjeve te tyre per efekt te ndihmës ekonomike (do ta shpegojme me hollësi me poshtë).Fillimisht, qeveria gjykoi se do te ishte me dobi krijimi i nje komisioni per pensionet. Kuptohet se ky komision do te kishte te bënte ne radhe te pare me pensionet e deshmoreve te rene ne lufte. Me vendimin numër 19, date 23 qershor 1945[19] u krijua komisioni i Pensioneve si vijon:

Hasan Pulo…Nen Kryetar i K.A.N.C……Kryetar

Major Pupo Shyti, përfaqësues i Ministrise se Luftes dhe mbrojtjes Kombetare, anëtar

Dr. Pandeli Martiniani, përfaqësues i Ministrise se Drejtesise….anetar.

Kahreman Ylli, përfaqësues i Ministrise se Financave…anetar

Lluka Joanidhi, Shef-drejtues i Zyres se Pensioneve…anetar.

Eshte e kuptueshme qe ky komision nuk mund te kishte jete te gjate. Ende Shqiperia ne vitet qe diskutojmë nuk kishte burime te mjafta financiare per nje sistem te garantuar pensionesh. Nderkohe nje pjese e familjeve, femijte, djem e vajza, burat e  te cilave ishin vrare ne lufte, vuanin per mjetet me te domosdoshme te jetesës. Ne fakt ne gjendje te tille te mjeruar ishte gjithë populli shqiptar ne ato vite. Akoma me e rende behej gjendja per familjet qe kishin humbur jo vetëm te dashurit e tyre por njëherësh krahët e punës qe i mbanin gjalle me punën e djersen e tyre. Nuk kaluan as katër muaj nga ky vendim kur koha diktonte ndryshime. Diktatura e vendosur nuk mund te garantonte pensione, qofte edhe per njerëzit e rene e qe sollën komunistet ne pushtet. Edhe përpara ishin bere përpjekje per ndonjë ndihme sporadike te familjeve te deshmoreve me lehtësi ne shitjen e cigareve, ndihmës sociale per te ngrene ushqim ne kazanët e përbashkëta etj. Te gjitha këto ishin zgjidhje te pjeseshme. U mendua se kategoria e familjeve te deshmoreve duhej ndihmuar me mjete financiare per te përballuar jetën.  Qysh me 28 gusht 1945, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar miratoi ligjin numër 109 “Mbi shpërblimin e familjeve te deshmoreve dhe invalidëve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare”. Eshte kjo aresyeja qe komunistet ne fuqi u detyruan te ngrene nje institucion te ri:  Komisionin per shqyrtimin e dokumentave dhe caktimin e shpërblimeve te deshmoreve, invalidëve te luftës dhe patrioteve te Rilindjes. Ky komision me përfaqësues te hierarkisë partiake e shteterore te niveleve relativisht te larta u ngrit pranë Ministrise se Financave. Vendimi 36 per krijimin e këtij komisioni u mor nga qeveria me 26 tetor 1945. Ne te bënin pjese:[20]

Siri Shapllo, kryetar, i deleguar i Kryesise se Keshillit Antifashist

N/Kolonel Beqir Balluku, anëtar, i deleguar i Ministrise se Luftes

N/Kolonel Sadik Bocaj, anëtar, i deleguar i Ministrise se Luftes

Cin Capeli, anëtar, i deleguar i Ministrise se Financave

Skender Hajro, anëtar, i deleguar i Ministrise se Asistences Sociale

Ngritja e këtij komisioni solli ndryshime te qenësishme jo vetëm per ndihmën ekonomike financiare te familjeve te mjeruara te deshmoreve por, edhe per dokumentacionin zyrtar, ligjor, relativisht te sakte te vete numrit te deshmoreve. Deri ne ato vite, duke përfituar edhe nga mashtrimet komuniste per sterfryrjen e numrit te deshmoreve, edhe njerëz pa kontribute përpiqeshin ta quanin njeriun e tyre “dëshmor”. E vërteta eshte se me krijimin e këtij komisioni ne nivel te larte pranë Ministrise se Financave, po vihej disi rregull, disipline, u rriten kërkesat.Komisioni merrte informacione nga Ministria e Luftes dhe e Mbrojtjes kombetare, nga njesite e ndryshme ushtarake ne qendër dhe ne baze. Te dhënat shkonin per ballafaqim, mendim e plotësim ne organizmat e pushtetit lokal, deri ne ate te fshatit. Behej pra nje ballafaqim i përgjithshëm dhe i hollësishëm. Natyrisht cdo hallke kishte problemet dhe mangësitë e veta. Përderisa veprohej nga njërës te administratës apo te zgjedhur me lidhjet e shumëfishta, nuk mund te mos kishte edhe ndonjë pasaktësi rrjedhur nga akraballëqet. Megjithatë kjo ishte nder zgjidhjet me te mira, me te plota dhe me te sakta.

Komisioni merte ne shqyrtim jo vetëm listat ne tërësi, por, ato lista qe kishin kaluar ne “siten” e verifikimit dhe riverifikimit. Nuk ishin te pakta rastet qe komisioni vendoste edhe ne kundërshtim me te dhënat e ardhura, pra, bënte saktësimin përfundimtar, i vinte “vulën” si te thuash se kush mund te përfshihej ne radhët e deshmoreve. Ne përputhje me kete status jepej edhe ndihma ekonomike.Komisioni shqyrtonte nje per nje te dhënat per cdo dëshmor dhe familjen e tij, merte vendimin përkatës dhe ja dërgonte kete vendim Ministrise se Financave. Mbeshtetur ne vendimet e komisjonit per deshmoret, Ministri i Finacave nxirte dekret per secilin dëshmor (familjes se tij) per masën e shpërblimit. Pra per ata qe ishin realisht deshmore ne Arkivin e Shtetit rruhen ende dokumentat. Kur ishte fjala per argumentimin financiar te shpenzimeve edhe shteti komunist tregonte kujdes te vecante. Eshte kjo aresyeja qe pikërisht mbështetur ne këto dokumenta rigorozisht te kontrollueshme dhe te sakta per aq sa e lejonte koha, duke i përmbledhur ato te nxjerrim përfundimet per mashtrimet komuniste. Ka nje kontradikte : nga njëra ane Partia Komuniste kishte te dhëna te plota per numrin e deshmoreve, nga ana tjetër jepte dëshmi te rreme per konsum kryesisht te jashtëm, pa përjashtuar ate te brendshëm per dhjetëfishin e te rënëve ne lufte. (Shih kopjen e letrës përcjellëse per Ministrine e Financave si dhe kopjen e vendimit numër 59, date 12.3.1946 te Komisionit per shpërblimin e familjeve te Deshmoreve, Invalideve te Luftes N.C. dhe Patrioteve te Rilindjes Kombetare). Sikundër shifet nga kopja e origjinalit te vendimit te mësipërm te Komisjonit te shpërblimit te familjeve te deshmoreve, krahas emrit te dëshmorit përcaktohet dhe vendlindja apo vend banimi i tij, numeri i pjesetareve te familjes qe përfitojnë ndihma etj. Ne shume raste jepen edhe te dhëna te tjera te hollësishme. Gjithsesi ne dokumentacionin shoqërues ne forme listash te dërguara nga organet e pushtetit lokal dhe organizmat ushtarake jepen edhe te dhëna te tjera, aty-ketu edhe te cunguara, te paplotësuara, jo te sakta per date lindjen e deshmoreve, vendin e vrasjes, ne beteje me cilët armiq eshte vrare e te tjera. Pra, dokumentacioni plotesues megjithëse disi i hallakatur, egziston.Por, nënvizojmë se ne fund te fundit dokumentat e komisjonit përkatës per numrin e deshmoreve janë relativisht te plota dhe te sakta. Ato ne fund te fundit janë dokument me rendesi vendimtare qe hedhin poshtë pa as me te voglin ngurrim mashtrimin per 28 mije deshmore. Ne pranverën e vitit 1946, komisioni i kryesuar nga Zoti Siri Shapllo u zëvendësua me nje komision krejt te ri  te kryesuar nga Zoti Arif Gjyli, deputet i Kuvendit Popullor. Komisioni perbehej si vijon:

Arif Gjyli, Kryetar, anëtar i Kuvendit Popullor

Major Spiro Shalesi, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare

Kapiten i I-re Petref Pumo, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare

Cin Capeli, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Financave

Per te vazhduar gjykimin sesi vepronte komisioni po japim shkresën përcjellëse dhe kopjen e vendimit numër 79 date 27 prill 1946. Ky komision ka refuzuar edhe shume kërkesa per ndihme financiare me argumentet se familjet e deshmoreve kane qene ne gjendje te mire ekonomike. Ajo qe na intereson ne eshte edhe dukuria se ky komision ka refuzuar disa kërkesa meqë nga materiali i shqyrtuar vërtetonte se emri i paraqitur nuk konsiderohej me termat e kohës si dëshmor. Ne pranverën e vitit 1947 komisioni i mësipërm u zëvendësua nga nje komision i ri i kryesuar Sami Baholli, Sekretar i Kuvendit Popullor. Ja si ishte përbërja e këtij komisioni:

Sami Baholli, Kryetar, përfaqësues i Kuvendit Popullor

Kapiten Aleko Rapo, anëtar përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare

Kapiten Tase Cori,  anëtar përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare dhe i shoqatës Bashkimi i Invalideve

Cin Capeli, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Financave

E vërteta eshte se puna me e madhe per evidentimin e deshmoreve dhe, rrjedhimisht per t’u dhene ndonjë ndihme nje pjese te familjeve te tyre u krye gjate vitit 1946. Gjate viteve 1947 dhe pjesërisht 1948, janë bere vetëm disa ndreqje, rregullime, saktësime te statusit te dëshmorit dhe, mbi te gjitha janë shtyre per nje fare kohe periudhat e dhënies se ndihmave, janë konvertuar shpërblimet nga franga shqiptare te vjetra ne franga shqiptare te reja dhe mandej ne leke. Me kete dua te shpreh bindjen se baze ne përcaktimin e numrit te deshmoreve janë marre vendimet e Komisionit te Shperblimit te deshmoreve, invalidëve dhe Patrioteve te Rilindjes Kombetare te vitit 1945-1946. Vendimet e te njëjtit komision per vitet 1947 jane përdorur ne ate mase qe plotësonte ndonjë boshllëk. Mbështetur ne emrat e përfshira ne vendimet përkatëse te komisionit, vendime qe i japim ne menyre te hollesiushme ne pjesën e dyte te këtij libri kemi arritur ne përfundimin se numri i atyre qe u quajtën deshmore partizane ne vitet 1945-1948 jane 2758. Gjithsesi, sikundër permendem edhe vendimet e komisionit te shpërblimit te familjeve te deshmoreve nuk janë krejtësisht te plota, ka aty këtu ndonjë dokument qe mungon ne Arkivin e Shtetit, ka dokumenta qe per shkak te kohës janë bere te palexueshme. Sikundër permendem emrat dhe mbiemrat ne disa raste janë jo te sakta, diku si mbiemër eshte vene emri i babait, diku tjetër emri i fshatit. Këto dhe te tjera dukuri te kësaj natyre nuk mund te mos cenojnë saktësinë e te dhënave. Per te zbutur disi kete boshllëk, me synimin qe t’i afrohemi sa me pranë se vërtetës kemi përdorur edhe te gjithë dokumentacionin tjetër qe rruhet ne Arkivin e Shtetit e qe lidhet me statistika per deshmoret partizane.Ne praktike eshte zhvilluar nje korespondence e gjere midis hallkave te ndryshme te Partise Komuniste, hallkave te ndryshme te shtetit shqiptar, organizmave ushtarake e te tjera. Eshte nje varg i gjere dokumentash, i plotësuar me synime te caktuara. Edhe ky dokumentacion tepër i gjere ka mangësitë e veta, jo gjithmonë janë pasqyruar, per mungese njohjeje, shume te dhëna te kërkuara. Mbi te gjitha, nje pjese e atyre qe pretendohen si deshmore ne këto lista, sikundër do ta shohim me poshtë, janë kundërshtuar nga komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmore, duke i hequr statusin e dëshmorit. U desh nje kohe e gjate qe te përpunoheshin këto te dhëna kaotike. Megjithatë puna disa vjeçare i dha frytet e veta. Duke u ballafaquar emrat e thuajse gjithë listave, gjykoj se ne numrin e deshmoreve qe dolën nga përmbledhja e te gjitha vendimeve, te shtohen edhe 684 deshmore partizane te nxjerre nga listat krahasuese. Këta te fundit kuptohet qe nuk përfshihen ne  përmbledhjen e bere te gjitha vendimeve ekzistuese. Perfundimisht sipas llogaritjeve qe kam kryer, numri i deshmoreve partizane te deklaruar ne vitet qe po diskutojmë ka qene si vijon:

Numri i deshmoreve partizane qe ka dale nga mbledhja e te gjitha  vendimeve te marra nga Komisioni i shpërblimit te familjeve

te deshmoreve……………………………………………………………………………………  2.758

Numri i deshmoreve partizane te nxjerre nga listat e ndryshme te

kohës , por qe nuk janë perfshire ne vendimet qe disponohen nga

komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve………………………………..      684

Numri gjithsej i deshmoreve partizane…………………………………3.442

Nga sa jam përpjekur ta njoh gjendjen, nisur nga synimi i mire per te paraqitur te verteten dhe vetëm te verteten, gjykoj se edhe ne listat e paraqitura ka probleme, kërkohen saktësime te tjera, pune këmbëngulëse jo vetëm nga historianet por edhe nga organizmat shteterore. Ne fund te fundit intuita shkencore me thotë, nga sa e njoh ne tërësi problemin, se ne kete numër do te duhet te shtohen edhe rreth 400-500 emra te tjerë deshmoresh. Kete konkluzion e arrita duke qene i ndërgjegjshëm se ne dokumentacionin e kohës ka mjaft pasaktësi, lëshime,  mos përputhje.

Gjithsesi bindja ime e palëkundur eshte se këto dokumenta përmbysin njëherë e përgjithmonë pretendimet e komunizmit te rrezuar dhe diktatorit Enver Hoxha se Shqiperia ka dhene 28 mije deshmore partizane. Ky eshte nje kapitull qe, do te duhet te mbyllet nje here e per gjithmonë qe do ta pastroje historinë e lavdishme te popullit shqiptar nga gënjeshtrat dhe mashtrimet disa dhjetëra vjeçare.

[1] Historia e Luftes, Vellimi I, faqe 7.

[2] Historia e Shqiperise III”, botim I Institutit te Historise se Akademise se Shekncave te RPS te Shqiperise, Tirane 1984, faqe 640.

[3] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 159.

[4] Historia e Shqiperise III”, botim I Institutit te Historise se Akademise se Shekncave te RPS te Shqiperise, Tirane 1984, faqe 640.

[5] Historia e Popullit Shqiptar IV”, Botimet Toena, viti 2008, faqa 128.

[6] Po aty.

[7] Gazeta Ballkan Web, 17 korrik 2012

[8] www.albanians.gr/mendime….date 8-8-2012.

[9] Historia e Popullit Shqiptar IV”, Botimet Toena, viti 2008, faqa 128.

[10] Ksenofon Krisafi, Diplomaci pas lufte, Botimet “Dita 2000”, Tirane 2009, faqe 75.

[11] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 159.

[12] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 113 dhe 121.

[13] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 113 -134.

[14] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1977, dosja 790, faqe 3.

[15] Po aty. Shenim: edhe ne kete rast shifrat e permbledhura nuk perputhen me ato te qyteteve qe kishin varreza deshmoresh. Ndoshta meqe numri I deshmoreve qe te do vendosej ne varrezat e deshmoreve ne Peze, jepej me perafersi.

[16] Ramiz Lushaj, shkrim ne “Gazeta Shqiptare”. Shenim: une nuk jam dakord me shprehjen e autorit kur flet per “cerekun” si jo te rene ne lufte. Kjo kategori ekziston, por jo ne nivel kaq te larte.

[17] AQSH, Fondi 505, viti 1946, dosja 278, f. 69.

[18] Shenim: edhe ne keto dokuemnta ka disa pasaktesi qe lidhen me konceptin se kush quhej deshmor, me parregullsite ne emrat e mbiemrat e te tjera te ketij lloji.

[19] Shih kopjen e vendimit te Keshillit Minestrial.

[20] Shih kopjen e vendimit te Keshillit Minestrial.

– vijon –

Shkruani nje pergjigje