JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( I )

TEODOR-KARECOShkruan : Dr. Teodor  KARECO

SI U EVIDENTUAN TE VRARET NE LUFTEN PARTIZANE PAS IKJES SE GJERMANEVE DHE UZURPIMIT TE PUSHTETIT NGA KOMUNISTET .

Thelle ne ndërgjegje e ndjej se mora përsipër nje bare te rende per te dhene nje ndihmese, sado te vogel, ne saktësimin e mjaft problemeve te Historise se Shqiperise qe lidhen me Luften e Dyte Boterore, me Luften Nacionalclirimtare, me deshmoret partizane te rene ne lufte e te tjera probleme te kesaj natyre.

Jam perpjekur per te gjetur disa hallka apo nyje qe lidhen me disa “instrumenta” qe shpegojne nje pjese te dukurive te vërtetuara ne kohen e luftes per Historine e Shqiperise. Duke vene theksin ne ndreqjen apo korrigjimin e mjaft te dhenave, statistikave, dogmave, qe si rrjedhoje e propagandës shpifëse komuniste kane marre te drejtën e qytetarisë deri ne shkallen e se “vërtetave absolute”, qëllimi im i mire eshte te shkruiajme nje histori te vertete. E vërteta dhe vetem e vërteta eshte endra ime ne kete studim qe do paraqitet ne formën e librit. Edukata qe kam marre, gjykimi qe kam patur dhe qe e rruaj dhe sot eshte nderimi i vazhdueshëm i Luftes Nacionalclirimtare qe ndikoi ne shpejtimin e largimit te ushtrive fashiste italiane dhe gjermane nga Shqiperia, ne ndihmesen qe ju dha forcave aleate dhe antifashiste ne kete lufte, ne kushtet qe u krijuan pas lufte per ndalimin e copëtimit te Shqiperise. Ne vazhdim te këtij gjykimi nderoj pjesëmarrësit ne kete lufte, popullin e thjeshte qe ne kushte shume te vështira u hodh pa ndrojtje ne lufte kunder armikut, duke rruajtur kështu traditat me te mira te Shqiptarit ne shekuj. Domosdo, respektin me te madh e rruaj per ata qe dhanë jetën per te siguruar lirinë nga pushtuesit fashiste e naziste, per deshmoret qe rane per idealet me te larta te nje populli – lirinë, demokracinë, përparimin.

Mund qe ne menyre te natyreshme te linde pyetja: kur ke keto mendime pse kërkon te rishikohen shume shifra te stezmadhuara e jashtë realitetit, pse duhen përmbysur dogmat e rrënjosura thelle ne popull edhe pse, nje pjese e tyre u bene te tilla ne saje te shpëlarjes se trurit qe kreu ideologjia komuniste? Përgjigja ime eshte: Pse kam respekt per sa përmenda prandaj kërkoj qe te vihet ne vend e vërteta. Trimëritë e popullit tone, sakrificat, krenaria e te tjera si keto nuk mund te mbahen gjalle me mashtrime, me genjeshtra, me numra te shpikur. Kaq sa eshte bere e ve ne vendin e nderit Luften Nacionalclirimtare, i ve ne pjadestalin e historisë shekullore deshmoret e rene ne lufte. Shqiperia eshte nje vend i vogel, ne përpjesëtim me madhësinë, dmth sipërfaqen, numrin e popullsisë, mundësinë ekonomike, shkallen e emancipimit ne kohe e te tjera te kësaj natyre – do te duhet te bëjmë edhe vlerësimin e ndihmeses ne ate lufte. Duhet te hedhim poshte megalomaninë komuniste se ne jemi nder vendet e para qe sakrifikuam ne lufte, qe dhame me shume deshmore, qe nxorrem nga luftimi me shume armiq (natyrisht ne përpjesëtim me popullsinë). Ne Shqiperi u be ajo lufte qe u be, per ne ishte e lavdishme dhe heroike, ajo i dha frytet e veta pozitive.

Atëherë te hedhim poshte dogmat qe prekin krenarinë tone, te hedhim poshte mashtrimet e shifrat e gabuara. Ne jemi ata qe jemi, jemi Shqiptare, e treguam qe jemi te tille ne Luften Nacionalclirimtare, e treguam edhe kur permbysem dikataturen rreth pese vjeçare te komunizmit. Per te bere keto ndreqje dhe korrigjime jam mbështetur ne dokumentacionin e kohes, ne dokumentat qe ka Arkivi i Shtetit per numrion e te rënëve ne lufte. Objekti im eshte krijimi i nje tabloje te plote per numrin e deshmoreve qe per 60-70 vjet, deri ne ditët tona jepet rreth 10 here me e larte se numri real e faktik. Dhe kete e arrita vetem nëpërmjet te përpunimit te nje mali me dokumenta. Tani ndergjegja me prehet e qete se jo 28 mije sikunder pretendonte historiografia komuniste, por vetem 3500 jane deshmoret e rene ne luften per çlirim. Dhe, do pranuar se ky numër përfshin si te renet ne luften kunder gjermaneve, gjermano-ballisteve dhe italianeve por, edhe te renet ne luften civile, ne luften vëllavrasës ku shqiptari vrau shqiptarin. Duke analizuar te dhenat e përpunuara, nje analize e kujdeseshme nxjerr ne pah edhe nje varg problemesh te kohes. Nder te tjera hidhet poshte shpifja se nga gjermanet vrane ne lufte 28 mije deshmore, te korrigjuar me pas nga autoritetet komuniste ne 17800. Ne fakt ne Shqiperi, duke perfshire edhe luftimet ne tokat shqip folese te Jugosllavise, jane vrare dhe kane rene deshmore ne luftime me gjermanet 1514 vete.

Riperseris se, keto dhe dogma e shifra te tjera qe do te duhet te korrigjohen nuk e zbehin vlerën e Luftes Nacionalclirimtare, as sakrificat qe bene duke dhene jetën deshmoret, ata do te mbeten te paharruar ne breza. Duke studjuar kete problem me eshte ngulitur ne mendje nje diskutim i Profesor Skender Luarasit ne Kuvendin Popullor ne korrik te vitit 1946, pikërisht atëherë kur nisi edhe mashtrimi i madh per fryrjen e numrit te deshmoreve. Me irone e tij karakteriatike apo, ndoshta nuk ishte i informuar per numrat e sakta tha se “Populli shqiptar, ne eshte se eshte i varfër ne pasuri lendore, po nuk e ka lene vehten te varfërohet ne vyrtutet e tij”. Per fat te keq komunizmi hodhi poshte nje varg virtytesh te popullit shqiptar, mashtrimin e genjeshtren e ngriti ne system. Pikërisht, per te vene ne vend keto vyrtyte te shquara te popullit shqiptar une po perpiqem te jap ndihmesen time modeste. Koha ka bere te veten, Shqiperia ne saje te përpjekjeve qe ka bere, eshte anetare e Kombeve te Bashkuara, merr pjese ne nje varg organizmash nderkombetare, eshte anetare e NATOS, ka përmbysur komunizmin, madje ishin komunistet ne radhet e para te atyret qe bene kete përmbysje. Natyrshëm lind pyetja – pse mos përmbysim edhe dogmat e mashtrimet e komunizmit? Une gjykoj se ka ardhur dita qe edhe kjo detyre duhet kryer. Mua me ra bara te bej disa korrigjime sa i takon te rënëve partizane ne lufte.

Jo rastësisht përmend te deshmoret partizane. Kete e bej sepse qe te jesh objektiv do te duhet te shkruash edhe per te renet nacionaliste qe, nuk jane te pakte. Per fat te keq une kam dokumenta vetem per deshmoret partizane. Eshte detyre e historiografise qe ta ndreqe edhe ate problem. Ata qe rane ne lufte kunder fashizmit dhe nazizmit kane te njëjtat ndere e lavdime, qofshin te përfshira ne formacionet e drejtuara nga komunistet apo nacionalistet. Une kërkoj falje per pamundësinë time qe nuk u morra edhe me ate problem po kaq madhor.

Regjistrimi i dëmeve dhe viktimave te luftës

Qe gjate luftës, d.m.th. pa u çliruar ende vendi, me dhunën dhe vrasjet ne luftën civile, me terrorizmin e papare as nga forcat naziste ne ikje, komunistet e ndjenin veten fitimtare. Ne këto rrethana nuk mund te mos bënin edhe përpjekje paraprake për para prirjen e problemeve qe do te dilnin pas vendosjes se asaj qe do te quhej diktature e proletariatit. Krahas masave për ndarjen spontane te tokës ne përkrahësit e luftës, për marrjen me dhune te saj nga pronaret e ligjshëm, krahas reprezaljeve kundër çdo njeriu qe quhej armik, një nder problemet qe duhej zgjidhur ishte edhe problemi i evidentimit te dëmeve te luftës dhe, rrjedhimisht te viktimave te shkaktuara nga ajo lufte. Kjo e fundit, d.m.th. përcaktimi i dëmeve te luftës dhe evidentimit te viktimave ishte jetike për komunistet ne fuqi. Nga numrat qe do te jepeshin varej shume njohja e shtetit te ri si pjesëtarë e aleancës antifashiste, njohja diplomatike e shtetit, pjesëmarrja ne organizmat ndërkombëtare qe do te vendosnin për fatet e te humburve ne lufte dhe për “pjesën” e “kulaçit” qe do te përfitonin ngadhimtaret.

Mbi te gjitha, ne një vend te varfër dhe me dëme lufte nga pushtuesit dhe nga lufta e stërmundueshme civile, ne një vend ku ishin ndërprere te gjitha lidhjet ekonomike, vend me mijëra te panjohura qe e prisnin, me një udhëheqje te drejtuar nga njërës “mediokër” si Enver Hoxha, duheshin patjetër te gjendeshin rruge e mjete me te lehta. Dhe nder to natyrisht ishte loja qe do te duhej te behej me reparacionet e luftës, d.m.th. – sa do te duhej te “zhvaste” Shqipëria nga ajo pjese qe u përcaktua nga fuqitë e mëdha qe do te paguhej nga Gjermania dhe shtetet humbëse ndaj fitimtareve. Kuptohet këtu “shkëlqeu” mjeshtëri i “mashtrimeve” ai qe ishte Kryekomandant i ushtrisë partizane te udhëhequr nga komunistet, Kryeministri i caktuar nga një Kongres i njëanshëm si ai i Përmetit, ai qe me vone do te behej njeriu me i urryer për shqiptaret dhe Shqipërinë – Enver Hoxha.

Ne Shqipërinë e viteve 1944-1945 apo 1946 nuk ishte vështire te grumbulloheshin te dhëna te stërmadhuara për demet e luftës. Vërtet kishte një rrenim te përgjithshëm, vete Shqipëria ishte një vend shume i prapambetur. Propaganda u be ne mënyre te tille sikur u be “deti kos” dhe o burra te marrim “lugën” e te rrëmbejmë sa me shume. Këtu natyrisht ndikonte edhe shkalla e njohjes, shkalla sipërore qe komunistet donin te përfitonin për te mbijetuar. Vete krye gënjeshtari dhe krye mashtruesi Enver Hoxha u step disi nga te dhënat statistikore te ardhura ne qendër. Vete “nxënësit”, komunistet e bazës e kishin tejkaluar “ustane”, dërguan te dhëna për humbjet qe ne shume raste tejkalonin edhe fuqinë ekonomike te vendit. Ne prill te vitit 1945 ne emër te Kryeministrit Enver Hoxha ju dërgua një shkrese Këshillit Ekonomik ku thuhej se ne përfundim te studimit te kërkuar “rezulton se njoftimet e ardhura kane shume te meta dhe se vlerësimi i dëmeve ishte tepër i larte, mbasi s’ishte parapa shqyrtimi i tyre nga entet e shtetit”.[1] Gjithsesi, për te qene brenda urdhëroheshin qe te bëheshin “përmirësime”, “qofshin edhe te vogla”.[2] Me ketë porosia ishte qe te behej ndonjë ndryshim i vogël, ndonjë retushim, për te “qene brenda”. Si u veprua? Kuptohet qe nuk ju be asnjë ndryshim te dhënave paraprake te vitit 1945. Ato madje vite me vone, aty nga mesi i viteve ’70 u shumëfishuan dhe u bene me te sofistikuara.[3] Ketë po e argumentoj me listat e vitit 1945 qe kryeministria ja dërgonte si te rishqyrtuara Këshillit Ekonomik ne Tirane ne vitin 1946.[4] Ne fakt duhej te vërtetohej e kundërta, Këshilli Ekonomik duhej tja dërgonte Kryeministrisë listat. Por me qe ishte problem delikat u përqendrua ne atë institucion. Listat, megjithëse janë formuluar ne vitin 1945, përmblidhen si te rishqyrtuara ne vitin 1946.Po flasim vetëm për viktimat e luftës, demet janë problem tjetër, ndoshta do te kemi kohe ti trajtojmë ne një rast te dyte, kuptohet po na u dha mundësia. Gjithsesi komunistet e sa ardhur ne pushtet, ndoshta te konsultuar apo urdhëruar nga jugosllavet, sikundër ishte zakoni i kohës, nuk u mjaftuan vetëm me shkresa. Megjithëse puna thuajse ishte kryer, me datën 23 qershor 1945, me vendimin e qeverise nr. 16 u kërkua te “behej regjistrimi i dameve te luftës ne tanë Shqipërinë.”[5] Te japim te dhënat e viktimave ushtarake sipas formularëve te përpiluar ne vitin 1945 si me sipër për Prefekturën e Durrësit, te Elbasanit dhe te Kukësit si dhe përmbledhjen e tyre te bere ne vitin 1946.

Pasqyre përmbledhëse e viktimave te luftës për Prefekturat Durrës, Elbasan dhe Kukës, krahasuar me përmbledhjen si vend.

Prefekturat dhe N/prefekturat Sipas listave te Prefekturave ne vitin 1945[1] Sipas listave përmbledhëse për vendin ne vitin 1946[2]
Prefektura Durrës:
N/Prefektura: Qendër Durrës 5
N/Prefektura: Kavaje 0
N/Prefektura: Shijak 9
N/Prefektura: Kruje 10
Shuma 24 24
Prefektura Elbasan:
N/Prefektura: Qendër 65
N/Prefektura: Gostimë 46
N/Prefektura:   Librazhd 41
N/Prefektura: Gramsh 19
N/Prefektura: Peqin 0
Shuma 171 171
Prefektura Kukës:
N/Prefektura: Qendër Kukës 16
N/Prefektura:   Tropoje 0
N/Prefektura:   Lume (Bicaj) 23
Shuma 39 39

Te dhënat vërtetojnë se statistikat për te rënët ne lufte, nënkupto nga radhët e partizaneve, nuk ndryshuan as ne qendër dhe as ne baze. Duket ishte një problem shume delikat dhe me përgjegjësi. Gjithsesi shifrat përmbledhëse ishin shume, shume larg atyre shifrave qe do pretendonte muaj me vone diktatori i sa ardhur ne fuqi. Ndoshta i shpëtoi syrit te tij, apo ende se kishte krijuar akoma idenë se cila do ishte shifra e formuluar për gënjeshtrën e radhës? Kjo është mbuluar ne var bashke me miliona te tjera te këqija e krime qe ka bere. Këto te dhëna janë shume me afër realitetit te dëshmoreve partizane ne Luftën e Dyte Botërore. Përfshihen këtu natyrisht te rënët ne luftën çlirimtare kundër fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane, por, njëherësh përfshihen dhe ata qe ranë me idealet komuniste ne luftën e papare civile, ku shqiptari vrau shqiptarin. Si do te quhen këta te rene partizane te drejtuar nga komunistet? Vetëm te rene për çlirimin jo, ata ranë për idealet komuniste, qe një rend fashisto-nazistt, te zëvendësohej me një rend edhe me te egër sikundër ishte komunizmi. Ne vitin 1946, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare kishte ne dore një statistike te përmbledhur nen emërtimin “Viktima te luftës”. Ne te jepeshin përveç viktimave ushtarake edhe viktimat civile si dhe te burgosurit dhe te internuarit politike. Madje kategoria e viktimave ishte e klasifikuar edhe sa ishin te vrarët, te gjymtuarit dhe te plagosurit. Te gjitha këto jepeshin pas një pune te kujdesshme edhe te ndara sipas Prefekturave. Nga shembulli qe dhamë supozohet qe këto te dhëna te ishin edhe për çdo nënprefekture. Nga kjo pasqyre për interesin e studimit tone po japim vetëm te vrarët qe rridhnin nga radhët e ushtrisë partizane.

Te vrarët nga radhët e ushtrisë partizane gjate Luftës se Dyte Botërore.[3]

Prefektura: Te vrare nga radhët e ushtrisë partizane
Berat 359
Durrës 24
Elbasan 171
Gjirokastër 646
Korçe 435
Kukës 39
Peshkopi 113
Shkodër 15
Tirane 176
Vlore 491
Shuma 2.519

Kjo statistike zyrtare ishte me kilometra larg asaj qe kërkonte Enver Hoxha për te treguar madhështinë si udhëheqës, bëmat e bëra dhe te pabëra. Si mund te pranonte një njeri si Enver Hoxha se fitoi luftën me 2.519 dëshmore? Për me tepër rreth gjysma e tyre te vrare për ambiciet e tij personale për pushtet duke shfrytëzuar ideologjinë komuniste?Nuk kemi ndonjë dëshmi te kohës se kujt i mbeti përgjegjësia. Një gjë dimë me siguri qe këto te dhëna shume afër te vërtetës, po te mbajmë parasysh se kush duhej quajtur dëshmor ne luftën partizane, ne ato muaj te vitit 1946 u dhjetëfishuan. Gjithsesi gjykoj se këto te dhëna te hartuara me kujdes vetëm për te rënët ne lufte, jo për demet e luftës, do te duan ndonjë saktësim. Ishte kohe pas lufte, ne administrata kishte njërës te ardhur nga mali, pa shkolle, pa përvoje. Është plotësisht e kuptueshme ndonjë pasaktësi, kur, ende nuk kishin dale ligje te sakta, kur evidencat mbaheshin shkel e shko. Kjo me shtyu qe duke pranuar si me afër realitetit shifrën 2.519 te rene dëshmore ne luftën partizane, te përpiqem te gjej dokumentacionin e nevojshëm për te bere ndonjë korrigjim apo saktësim. Ketë pune nuk e bëra thjeshte për ketë qellim. Ne radhe te pare synimi im ka qene dhe mbetet te hedh poshtë me argumente një nder mashtrimet e mëdha te Enver Hoxhës, sistemit komunist dhe te historiografisë komuniste, duke përfshire pseudo historianë qe ende përpiqen te mbajnë gjalle ato gënjeshtra e mashtrime për një shifër inekzistente për 28.000 dëshmore.

Supermashtrimi komunist i Enver Hoxhes duke genjyer me deklarimin e 28.000 deshmoreve partizane: ne Kuvendin Popullor, ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe ne Kongresin e I-re te Partise Komuniste Shqiptare.

Duhet pranuar se perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, largimi i Gjermaneve nga Shqiperia pati mjaft rrjedhoja pozitive. Lufta qe u be, shkaterrimet reale te pesuara, te vraret per kauzen e perbashket bene ne radhe te pare qe vendi te fitonte lirine e enderuar nga okupatori gjerman. Megjithse ishte “liri” e kerkuar dhe e fituar, ende populli shqiptar, pervec disa liderve nacionaliste, nuk e ndjente shijen e nje pushtimi tjeter, edhe me te eger, pushtimit komunist. Gjithsesi largimi i gjermaneve dhe marrja e pushtetit ne dore nga partizanet te udhehequr nga komunistet, megjithse ne rrugen e luftes se eger civile, e pati nje ndikim pozitiv. Krijimi i nje qeverie me shqiptare ndikoi pozitivisht ne mos ndarrjen e kufijve te Shqiperise. Duke patur nje “zot” qe vepronte ne emer te popullit shqiptar, ndonese duke e shtypur e sakatuar ate popull, edhe perfaqesuesit e fuqive te medha u stepen ne premtimet per rindarrjen e kufijve te Shqiperise, ne favor te shteteve fqinj, sidomos te atyre jugore.Shteti i ri shqiptar kishte te drejte te bashkohej me fuqite qe luftuan ne menyre te perbashket   per kapitullimin e gjermanise naziste. Edhe gjate luftes ndihma e dhene nga anglo-amerikanet jepte shpresa te medha. Perfundimi i luftes, nuk i justifikoi keto shpresa. Shqiperia megjithëse pa te drejte ishte ende ne “gjendje lufte” me Greqine, luften clirimtare e kishte kthyer ne lufte vellavrasese midis vete shqiptareve ku fitimtaret vrisnin e masakronin te mundurit, luften e komunisteve e kishin drejtuar dhe udhehequr perfaqesues te jugosllavise, gjate gjithe viteve te luftes u evidentua rruga “teroriste” e komunisteve e te tjera te kesaj natyre. Nga ana tjeter Shqiperia komuniste kishte vene dore mbi pasurite, investimet dhe burimet financiare te shtetit dhe shtetasve italiane. E njejta dukuri u vertetua edhe per shtete dhe shtetas te tjere te huaj. Kjo vinte ndesh me te drejten nderkombetare.Kjo bente qe ende Shqiperia dhe shqiptaret te mos fitonin menjehere besimin e fuqive te  medha ngadhenjyese Luftes se Dyte Boterore.

Por, Shqiperia ndodhej ne gjendje te mjerueshme. Dhe kjo jo vetem e thjeshte nga shkaterimet jo te pakta te shkaktuara gjat luftes, por, per shkak se edhe vete ekonomia shqiptare ishte shume e prapambetur. Mbi te gjitha mungonin burimet financiare, mjetet materiale per rimekembjen dhe cuarjen perpara te ekonomise e te tjera si keto. Ne dy vitet e para, dmth ne vitin 1945 dhe vitin 1946 pushtetin komunist e mbajten ne kembe ndihmat e UNRA-s dhe mjetet financiare e materiale te grumbulluar me force nga klasat e permbysura te tregetareve dhe industrialeve nepermjet te famekeqit “Tatim i Jashtezakonshem mbi fitimet e luftes”. Por, udheheqja komuniste e nuhaste se nuk mund te shkohej me tej ne kete rruge, keto burime e kishin nje fund, ndihmat e UNRA-s e kishin nje afat. Nderkohe theksojme se ne keto vite as qe mund te mendohej ndonje ndihme nga Jugosllavia qe kishte problemet e veta. Kaq me pak mund te mendohej ndonje ndihme nga Bashkimi Sovjetik i sa dale nga lufta i raskapitur. Edhe nje perpjekje qe u be per ndihme me drithe nga Bashkimi Sovjetik per popullin shqiptar qe po “vdiste” per buke, ajo ndihme u ofrua me kusht qe te paguhej me “ar ne dore”. U perdor keshtu arri i grabitur nga ata qe u permbysen.

Ne kete menyre nje qeveri mburavece, qe kishte premtuar shume e qe, nuk mund te bente asgje me mjetet e brendeshme qe kishte ne dore e qe po shteroheshin dita dites, e vetmja rruge mbetej ndihma nderkombetare. Ishte koha qe do te jepeshin reparacione per fituesit duke ua marre burimet materiale e financiare shteteve humbese. E quaj te aresyeshme qe Shqiperia e inkuadruar ne krah te aleateve te medhenj ne luften kunder nazizmit, kishte gjithe te drejtat qe, ne perputhje me demet te merrte ate qe i takonte. Nga komunistet ne fuqi u kuptua se “hisja” per Shqiperine ne “kulacin” e reparacioneve qe do te ndaheshin do te ishte shume, shume e vogel. Ajo nuk i ndihmonte komunistet shqiptare te mbeteshin ne fuqi.

Pikerisht ketu u shqua “pelivanlleku” i mashtruesit dhe bixhozxhiut qe ishte ne krye te komunisteve dhe te vendit – Enver Hoxha. Ai pergatiste terrenin per supermashtrimin e shekullit, sikur ne Shqiperi demet materiale dhe ne njerez ishin me te medha, madje edhe ndaj shteteve qe mbajten peshen e Luftes se Dyte Boterore – Bashkimit Sovjetik, Anglise dhe Amerikes. Kujtojme se orientimi u dha qe keto deme materiale dhe ne njerez te ishin sa dhjetefishi i shifrave reale. Keshtu do te sensibilizohej bota dhe, pse jo do ta meshironte Shqiperine dhe shqiptaret. Kuptohet qe kjo nuk ishte rruga e vertete qe kane ndjekur shqiptaret ne shekuj. Por komunistet nuk kane skrupuj, per ta “qellimi e justifikon mjetin”. Keshtu filloi parapergatitja publike e institucionale per te dhene ne popull dhe ne opinionin publik nderkombetar shifra te sajuara sa me te medha, sa me “tronditese”, sa me meshiruese. Here u dhane 28.000 deshmore partizane te vrare dhe, here tjeter 40.000. Kulmin diskutimi dhe shpallja zyrtare e ketyre shifrave e arriti ne mbledhjen e jashtezakoneshme te Kuvendit Popullor te dates 23 korrik te vitit 1946, kur po diskutohej rezoluta qe nje grup deputetesh kerkonin t’i dergohej Konferences se Paqes ne Paris. Fjalen e mori i pari N/kolonel Pellumb Dishnica i cili si shume diskutante te tjere kembenguli qe Konferenca e Paqes te pranoje Shqiperine me te drejta te plota e te barabarta me kombet e tjera ne ate konference. Per t’a bere me te pranueshme dhe sidomos “te pakundershtueshme[4] kerkesen Dishnica tha se “kemi kockat e me shume se 40.000 deshmoreve qe dhane jeten per lirine e vendit te tyre, dhe per kauzen e antifashizmit e te demokracise”.[5] Nje shifer e tille ishte jashte cdo imagjinate, qofte edhe te semure. Kjo deshmonte se ishin vrare ne lufte rreth 1,5 here sa ishte vete ushtria partizane. Kaq te paafte dhe frikacake ishin partizanet tane qe te vriteshin ne mase te tille? Kjo e cburreronte ushtrine partizane dhe, jo vetem ate por edhe popullin shqiptar. Mbase kjo nuk i pelqeu dhe pjesemarresve ne salle. Ndoshta dikush beri me shenje apo udhezoi qe te zvogelohej disi “bishti i madh i dhelpres” ne tregimet e gjuetarit genjeshtar. Dhe, vertet keshtu ndodhi. Ne diskutimin e vet Profesor Kadri Baboci e “moderoi” disi shifren e mesiperme duke shtruar pyetjen: “apo mos nuk ishte mjaft si kontribut per popullin shqiptar 40.000 te vrare e te plagosur”[6]. Shifra u modifikua nga 40.000 deshmore u be deshmore dhe te plagosur. Megjithese asnje nga keto shifra nuk i afrohet se vertetes se pamohueshme, perseri brenda pak minutash ato u ndryshuan ne menyre qe te genjehej, por brenda disa limiteve qe gjykonte, nese kishte gjykim nje medioker – Enver Hoxha. Thuajse ne te gjitha diskutimet u rruajt e njejta shifer me modifikime te vogla. Ne rezulicionin e derguar Presidiumit te Konferences se paqes nga Kuvendi Popullor i Shqiperise thuhej se : “Ne fushat e betejes kundra fashisteve italiane dhe gjermane 40.600 bij tane u vrane dhe u plagosen, 10.000 te tjere u burgosen, u internuan ne kampet e perqendrmit t’italianeve dhe gjermaneve..”[7] Kesaj shifre, ndoshta te rekomanduar nga vete ay ne Kuvendin Popullor, me ndonje modifikim te vogel shkoqites i permbahet edhe kryemashtruesi Enver Hoxha ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Partise Komuniste Shqiptare ne Kongresin e I-re te saj. Nder te tjera ai konfirmoi se “Populli yne i vogel i dha luftes 28.000 deshmore ushtarake dhe civile, 4.000 invalide qind per qind dhe 8.600 te tjere 50%.”[8] Kjo shifer e sajuar, pjelle e nje kuvendi te sunduar e te nenshtruar nga komunistet, mori te drejten e qytetarise apo u vulos nga Kongresi i Partise Komuniste. Propaganda komuniste i fryu kaq shume ketyre shifrave sa megjithse ishte genjeshtra me e madhe e shekullit u rrenjos dhe madje u kthye ne bindje ne njeres qe perqafuan idealet komuniste. Kjo perfshiu dhe historiane apo pseudohistoriane deri ne ditet e sotme. Ne mbledhjen e Kuvendit Popullor qe permendem Baba Fejzo Dervishi arriti deri aty sa te deklaronte se “Shqiperia… e dha kontributin e saj me shume se kushdo tjeter: ajo kontribuoje aq shume ne luften antifashiste sa sikur te ish nje popull me milione e milione njerez”[9]??? Me tej vazhdon se “Po te hedhin nje sy mbi token shqiptare do te shohim se ajo e gjitha eshte gur e hi!”[10] Organizatoret e mbledhjes se Kuvendit Popullor e shoqeruar me nje propagande marramendese, kuptohet shoqeruar me supermashtrime me shifrat, synonin te ndikonin ne organizmat nderkombetare qe te pranohej qeveria komuniste ne Konferencen e Paqes ne Paris si hap i pare. Synimi ishte qe duke genjyer e mashtruar, ashtu sikunder u mashtruan ne fakt shume shtetare, politikane e shkencetare te huaj, te arrinin te ngulitnin idene se Shqiperia ishte vendi qe pesoi demet me te medha per fryme te popullsise ne Luften e Dyte Boterore. Kjo ide, mbeshtetur ne statistikat mashtruese te dhena nga shteti shqiptar, u pasqyrua ne shume shkrime e botime, ne shume statistika te organizmave te ndryshme nderkombetare.

Keto statistika te falcifikuara dhe te manipuluara ndikuan edhe ne bindjet e intelektualeve shqiptare te dëgjuar, deputete te Kuvendit Popullor. Profesor Skender Luarasi, njeri i pakompromentueshem ngrinte ne parim problemin se “Populli shqiptar, ne eshte se eshte i varfer ne pasuri lendore, po nuk e ka lene vehte te varferohet ne virtutet e tij”.[11] Eshte e vertete i nderuari Profesor, historia e verteton thenien t’uaj lapidare. Por, sikunder e vertetove edhe vete ne vitet qe rodhen dolen komuniste batakcinj qe i permbysen virtytet me te mira te shqiptarit, trasheguar ne shekuj. Ndoshta Profesor Skenderi kishte bindje, si njeri i drejte qe ishte se shifrat ishin te drejta. Ndoshta edhe bente ironi kur shprehej ne dikutimin e tij se “Edhe ne nuk kerkojme prej njerezve qe kane ne duar fatet e shteteve, vec se te jene te ndercem kundrejt se drejtes t’one”.[12] Problemi shtrohet se sa te ndershem mund te jene shtetet e verteta demokratike qe me shekuj e kane treguar drejtesine e tyre, kur i paraqiten shifra dhe kerkesa maramendese me nje mendjemadhesi te pafaleshme? Shifrat qe u dhane ne Kuvendin Popullor dhe u “vulosen” ne Kongresin e I-re te komunisteve ne vitin 1948 morren te drejten e njohjes absolute, u bene te padiskutueshme dhe te pakontenstueshme.

Ne te gjitha librat per historine e Shqiperise dhe te shqiptareve, ne studimet per Luften e Dyte Boterore, ne Historine e Partise Komuniste Shqiptare e te tjera, deri ne diten e sotme, numri i fallcifikuar i 28.000 deshmoreve mbeti tabu. Jo vetem kaq. Historiane besnike te historiogtafise komuniste perpiqen te kalojne edhe kryeustane e tyre Enver Hoxha, duke modifikuar numrat qe kane vulen e tij, me synim qe ta rrisnin me tej shifren e fallcifikuar te 28.000 deshmoreve. Nder ta, Profesor Xhelal Gjecovi qe eshte marre me shume me kete pjese te historise, ne librin “Historia e Shqiperise III’ botim i vitit 1984 rrithekson se “vetem te rene pati 28.000”.[13] Kjo shifer e fallcifikuar ishte dhene ne dhjetra apo qindra botime, edhe Profesori veshtire se e ndronte nese i “dhimbsej koka”. Per fat te keq kete e kane bere me qindra studjues, perfshire edhe mua ne ate periudhe shume te veshtire te jetes. Tjeter problem eshte per shkrimet ne periudhen post-komuniste. Mbas viteve ’90, me gjithe veshtiresite e problemet e tranzicionit, te pakten shkencetaret, studjuesit, ne kete rast historianet, i kishin te gjitha shanset dhe mundesite per te shkruar per te verteten dhe vetem te verteten objektive mbeshtetur ne dokumentacionit egzistues.

Shume ndryshime u bene, shume historiografe nisen te shkruanin ne menyre objektive. Pati prej tyre, madje ka edhe ne ditet tona, qe nuk “kane lojtur nga istikami i mashtrimeve komuniste”. Kjo sidomos per disa te paverteta qe kishin mare “vulen” e te vertetave absolute sikunder ishte numri i falcifikuar i 28.000 deshmoreve partizane. Nder ta pa permendur ketu kryemashtruesin e historise Kristo Frasherin, disa qe ende e quajne veten historiane, do ndalem te Profesor Xhelal Gjecovi. Ne botimin e vitit 2008 te “Historia e Popullit Shqiptar IV” nenvizon se “Ne bilancin e luftes, te bere menjehere pas lufte rezultojne 28 mije deshmore te rene ne luftime me ushtrite okupatore, fashiste e naziste dhe disa mijera te tjere te vrare ose vdekur ne rrethana te tjera”[14]. Keta historiografe komuniste te pandreqshem cojne me tej edhe mashtrimet e vete kryemashtruesit Enver Hoxha. Enver Hoxha ne Kongresin e I-re te Partise Komuniste permendte “28.000 deshmore ushtarake dhe civile”. Profesori yne i nderuar, sepse vertet e konsideroj te nderuar si njeri, por i pasheruar si historiograf komunist e con me tej mashtrimin e ish ustait dhe udheheqesit te vet shpirteror: ai permend “28 mije deshmore te rene ne luftime me ushtrite okupatore..” Nuk perfshihen ne kete numer te renet civile qe deklaronte Enver Hoxha. Ne te kunderten shifres se 28 mije deshmoreve ai i shton edhe “disa mijera te tjere te vrare ose vdekur ne rrethana te tjera”.[15] E verteta eshte nuk arrij te kuptoj se pse duhen rifallcifikuar shifrat? C’fare interesa te reja ka. Une nuk di ndonje vec per te bere me vete me shume nostalgjike te shoqerise komuniste te hedhur ne koshin e plehrave te historise. Une e kuptoj se sa ishte gjalle Enver Hoxha gjithnje mbetej “shpresa” per te marre ndonje “kocke” nga shifra e fallcifikuar e 28 mije deshmoreve, sot kush pyet per ato “kapardisje” me numra te sterfryre? Gjykoj se asnje. Ne vitin 1975 gazeta prestigjioze gjermano-perendimore “Zydojce Caitung” shkruante se “Tirana kerkon pagesen per 28.000 te vrare”.[16]

Komunistet ne fuqi ne Tirane e ndjene se ne ditet moderne ishte veshtire te genjeje shtete te tilla si Gjermania, vecanerisht ajo perendimore. U perpoqen hallexhinjte komuniste te benin ndonje “ndreqje” apo “riparim”. Per t’u dukur me te pranueshem i zbriten 28 mije deshmoreve 10 mije deshmore, duke pretenduar se pjesa tjeter ishte vrare nga okupatoret italiane. Ne nje material studimor qe Ministria e Financave beri ne shkurt te vitit 1977 thuhej se “okupacioni gjerman shkaktoi 17.800 te vrare nga 28.000 qe ishte numri i pergjithshem gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore…”[17] Komunistet shqiptare te kryemashtruesit Enver Hoxha e pesuan si struci “duke futur koken ne dhe i mbetet trupi jashte”. Keshtu duke u perpjekur thuajse ta pergjysmojne “bishtin e dhelpres te vrare ne gjueti” u zbuluan krejtesisht ndaj opinionit publik boteror dhe ndaj shqiptareve te ndershem, jo komuniste nortalgjike. Sipas te dhenave te mesiperme, te derguara ne menyre diplomatike ne nje shtet te fuqishem te hemisferit perendimor, del qartazi se diferenca nga 28 mije deshmore te rene gjithsej, po te zbrite pjesa e vrare nga gjermmanet, del se nga ushtrite italiane jane vrare 10.200 ushtare partizane. Dihet qe partizanet nuk jane shquar ne ndonje lufte me emer kunder ushtrive fashiste italiane. Nga ana tjeter vete ushtrite partizane deri nga mesi i vitit 1943, kohe ne te cilen kapitulloi italia fashiste, levizte nga 2 mije deri 4 mije partizane. Edhe nje femije e kupton se “trupi i strucit” mbeti jashte, diskrediton ata qe I nxorren para opinionit publik shifra te tilla te stermadhuara. Diskrediton ne ditet e sotme edhe ata qe e rendisin veten ne histori shkrues, qofte edhe me mentalitet komunist. Mund te behen interpretime ideologjike por, ne asnje menyre nuk lejohet nje historian te perdore shifra te fallcifikuara per te arritur qellimin e synuar.

Ky fakt, kur komunistet ne fuqi u perpoqen te bejne ndonje “korrigjim” te detyruar per te perfituar ndonje “lemoshe” si dhe presionet mbarekombetare dhe kerkesat per te verteten e numrit te deshmoreve partizane I detyruan historiografet komuniste te mermeritin me zor se jane bere edhe gabime. Jo vetem qe nuk pranojne hapur dhe pa hezitim se shifra per 28 mije deshmore eshte mashtrim, I papranueshem ne ditet e sotme per te qendruar ne rreshtat e historise se vendit, por, ne te kunderten gjejne justifikime. Nje nder to eshte fakti se ky “mashtrim” i bere nga komunistet shqiptare te Enver Hoxhes nuk eshte i vetmi, “edhe te tjeret kane vepruar ne te njejten menyre”. Ne nuk gjykojme te tjeret ne radhe te pare. Nga ana tjeter megjithse dukuria e fryrjes se shifrave eshte vertetuar edhe ne vende te tjera, vecanerisht ato fqinje, zmadhimi ne asnje rast nuk eshte bere duke i rritur ato ne dhjete fish. Eshte krejt i papranueshem qendrimi I zotit Xhelal Gjecovi kur shkruan ne botimin e fundit te “Historia e Popullit Shqiptar III” te vitit 2008 se “Shifrat e mesiperme, te perpunuara fill pas lufte, per deshmoret e pergjithesisht per demet e pesuara, sikurse bene edhe vendet e tjera pjesemarrese ne lufte, mbeten te pandryshuara gjate gjithe viteve te regjimit komunist. Ato konsideroheshin thuajse zyrtare, per rrjedhoje edhe te pranuara brenda e jashte vendit. Me permbysjen e sistemit komunist, te dhenat e mesiperme, sidomos numri I deshmoreve u kontenstua e u vu ne dyshim…Debatet, te ndihmojne sigurisht, ne sqarimin e saktesimin e gjerave, ne rastin konkret te numrit te deshmoreve”[18].

Lind pyetja kur lindin keto dyshime qe tashme kane fituar te drejten e qytetarise ne mbare popullin shqiptar pse nuk u perpoqe zoti Profesor te gjeje numrin e vertete te partizaneve te dhene me dokumenta nga arkivat por na jep 28 mije deshmore dhe duke shtuar disa mijera te tjere te rene ne kushte te tjera? Me sa duket sepse nuk leviz nga barikada e historianit te palekundur e fundamentalist komunist duke pranar nga njera ane se “mashtrimi” eshte bere, duhet t’i qendrojme me besnikeri asaj qe na ka mesuar kryemashtruesi Enver Hoxha. Nga ana tjeter i qendron argumentit qesharak sipas argumentave tuaja se ato “konsideroheshin thuajse zyrtare, per rrjedhoje te pranuara brenda e jashte vendit”. U permbys nje system i tere, nje ideologji komuniste u hodh posht ne radhe te pare nga vete komunistet, pse te mos ndrojne disa shifra te “shpifura”, jashte realitetit, jashte evidences dokumentare? Une nuk shoh asnje aresye vec nostalgjise per te kaluaren, vec paburrerise per te thene te verteten per nje problem qe eshte i mjirenjohur. Ne ditet e sotme me e rende, krejt e pajustifikuar, madje shume e demeshme eshte qendrimi i disa zoterinjve me tituj e grada shkencore, qe edhe pse jo kopetente ne fushe te historise, perpiqen qe shifrat e shpikura e mashtrimit per numrin e deshmoreve tja veshin dikujt tjeter jo Partise Komuniste Shqiptare, as Enver Hoxhes jo e jo, as edhe historiografeve komuniste. Cudine e radhes e ben Profesor Doktori Aurel Plasari. As me shume e as me pak, pa as me te voglin brerrje te ndergjegjes shkruan: “sterhollimi i diskutive per shifren e deshmoreve, kinse qenkish e sajuar nga historianet e Enver Hoxhes. Ja ku po i qetesoj duke u thene se eshte, perkundrazi, shifer e prodhuar nga propaganda e qeverise kuislinge nen pushtimin gjerman nga organi i saj zyrtar “Bashkimi i Kombit”. Kam ketu mbi tryeze fotokopjen dhe mund ta lexoni ne editorialin e dates 22 tetor 1944 me titull “Mjaft me!” “Sipas nje statistike, qe kur shkeli italia ne vendin tone, me 7 prill 1939 e gjer me sot, jane vrare ne veprime luftarake kundra okupatorit ose per pasoje te luftes qe prej te huajve eshte zhvilluar ne tokat tona, njezetetetemije shqiptare”.

Zoti Profesor, shifra 28 mije deshmore nuk eshte “kinse e sajuar nga historianet e Enver Hoxhes”. Kjo eshte shifer e dale nga diskutimet e deputeteve te Kuvendit Popullor, eshte shifer e dhene nga Enver Hoxha ne Konferencen e Paqes ne Paris, shifer e dhene po nga Hoxha ne Kongresin e I-re te PKSH, shifer e permendur me dhjetera here ne botimet, studimet, materialet dhe diskutimet ne konferencat nderkombetare. Eshte nje shifer supermashtruese qe e nxorri Shqiperine me demet me te medha nder shtetet qe luftuan fashizmin e nazizmin.Pra ketu nuk ka asgje per te vene ne dyshim. Ne dyshim eshte fakti pse ju mbani kete qendrim. Njeheresh si studjues qe jeni, jo ne fushe te historise, duhet te keni llogjiken me minimale per te kuptuar se komunistet shqiptare deklarojne 28 mije deshmore partizane. Gazeta e kohes se luftes flet per shqiptare te vrare, duke perfshire edhe ata te luftes midis Italise dhe Greqise. Po te vemi me logjiken tuaj Profesor ku do ta fusnim thenien e Kryeministrit grek ne Konferencen e Paqes ne Paris qe I qunte 28 mije deshmoret qe deklaronte Shqiperia “si vorioepirote te veteflijuar per bashkimin e atdheut te tyre”?[19]

[1] AQSH, fondi 490, viti 1945, dosja 329, f.86, 106 dhe 212.

[2] A, QSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, fleta 159. Shenim: Permbledhja qe do ta japim te plote me pas eshte document I rruajtur ne Arkiven e Komitetit Qendror te PPSH.

[3] A, QSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, fleta 159.

[4] AQSH, Fondi 489,   viti 1946, dosja 16, faqa 72.

[5] Po aty.

[6] Po aty, faqe 74

[7] Po aty, faqe 81-82., botim I vitit 1950, faqe 109.

[8] Enver Hoxha, Raport ne Kongresin e I-re te PKSH

[9] AQSH, Fondi 489,   viti 1946, dosja 16, faqa 79.

[10] Po aty.

[11] Po aty, faqe 74.

[12] Po aty, faqe 75.

[13] Historia e Shqiperise III, botim I vitit 1984, faqe 640.

[14] Historia e Popullit Shqiptar IV, botim I vitit 2008 nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, faqe 128. Kapitull i shkruar nga Profesor Doktor Xhelal Gjecovi.

[15] Po aty.

[16] Zydojce Caitung, gazete gjermano-perendimore, date 28 gusht 1975.

[17] AMPJ, Fondi Reparacionet nga Gjermania, dosja numer 17, viti 1977.

[18] Historia e Popullit Shqiptar IV, botim i vitit 2008 nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, faqe 128. Kapitull i shkruar nga Profesor Doktor Xhelal Gjecovi.

[19] Gazeta Panorama, date 18 gusht 2012: deshmi I Myftar Tares, ish drejtues i sigurimit famekeq te shtetit shqiptar, shoqerues i Enver Hoxhes ne Konferencen e Paqes ne Paris.

– vijon –

Shkruani nje pergjigje