Marredheniet me Beogradin jo si “sfida” personale

pllPLL i konsideron marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe me të gjithë shtetet fqinjë si të rëndësishme dhe vlerëson se çdo investim për normalizimin e tyre është i mirëpritur, sidomos në kushtet e projektit europian të vendeve të rajonit dhe të rolit qëndror që Shqipëria mund të luaje në këtë drejtim.

Jemi të ndërgjegjshëm për problemet serioze që egzistojnë ndërmjet dy shteteve për faj të serbëve dhe njohim realitetin e mentalitetit ende aktual të palës serbe ku dominon ekstremizmi, folklorizmi, kzenofobia dhe urrejtja, dhe ku klasa politike është akoma e orientuar nga Moska por që pret përfitime nga BE. Klasë politike kjo, skllave e mentaliteteve të vjetra por që i shfrytëzon për mbijetesën e saj politike. Për këto arsye kemi paralajmeruar më kohë se vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd duhet të mendohej mirë dhe kemi kërkuar që kjo vizitë të shtyhej. Por z. Rama e konsideroi vizitën në Beograd si sfidë personale dhe sajdisje të partnerëve tanë ndërkombetar duke e projektuar dhe kryer këtë vizitë për ta shfrytëzuar politikisht në Shqipëri, Kosovë dhe Europe.

Sot, të gjithë e kuptuan se vizita e kryeministrit Rama nuk i stabilizoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Tensioni ishte i dukshëm dhe reagimet ishin të ashpra. Si rrejdhojë, nuk mund të themi se marrëdhëniet midis dy shteteve sot janë më të mira se sa ishin dje.Ndonëse nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje domethënëse ekonomike apo tregtare dhe se diplomatikisht Serbia shfaqi edhe shkelje protokollare të rënda, kërkojmë nga kryeministri Rama një transparencë të plotë lidhur me takimin “kokë më kokë” që zhvilloi me homologun e vet serb dhe me diskutimet me rëndësi strategjike që janë zhvilluar.

Për PLL, z. Rama dhe përkrahësit e tij nuk duhet të krenohen se thanë në Beograd disa fjalë për Kosovën dhe të përdorin një skenë teatrale për llogari politike, propagandë apo nacionalizëm arkaik, pasi qëndrimi i shtetit shqiptar lidhur me Kosovën është i njohur dhe i deklaruar publikisht siç është edhe në simbiozë me atë të Komunitetit ndërkombetar. Përkundrazi, PLL gjykon se z. Rama duhet të japë sqarime përse nuk tha asnjë fjalë për gjenocidin serb ndaj Shqiptarëve, krimet e luftës, të zhdukurit/humburit shqiptarë, apo ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë.

Shkruani nje pergjigje