Një lidership të ri!

LIDERNga : Arsim  KASTRATI

Nje grupim politik të ri  dhe një lider politik  tjetër dore,  nga këta që i kemi sot a ka mundësi  të dalin nga populli i Kosovës në ditët e sodit? A është e mundur kjo dhe pse?! Për shkak të ngecjes turpëruese  të shtetkonsolidimit dhe të demokracisë të shkaktuar  nga partitë politike eksistuese dhe lidershipi i tyre.

Liderët apo  klanet e caktuara udhëheqin me metoda skajshmërisht jodemokratike partitë e tyre e shumica  e antarësisë sillet si argat i dëgjueshëm që për asgjë s’ja  prishë lidershipit të pazëvendsueshëm , ndërsa të gjithë së bashku e kanë paralizuar jetën demokratike në Kosovë dhe janë tmerrësisht indiferent  karshi  problemeve dhe rreziqeve që mund t’i kanosen popullit të Republikës së Kosovës. Dhe një pyetje tjetër akoma që do të duhej ti paraprinte të parës: a ka komoditet shteti i ri i kosovës të rri në vend dhe të shkoj te mbrapa në shpërputhje me shpresën historike të popullit të saj të shumëvuajtur?! Sigurisht që JO!

Ate që e kërkon tiulli i lartshënuar, shqipëtarët e Kosovës e kanë bërë në fundshekullin e kaluar e mbase jo për të vetmën herë, duke formuar  nga radhët e intelektualëve më eminent të asaj kohe  iniciativën politike me emrin e njohur “ Alternativa Kosovare”, duke i zëvendësuar në këtë mënyrë pseudoudhëheqësit politik kosovar të cilët asokohe nuk ishin në gjendje t’a udhëheqnin popullin nëpër vështirësi të mëdha, drejt çlirimit politikoterritorial dhe ndërtimit të shtetit të pavarur.

Njësoj sikur atëherë le të vijë koha për njerëz të rinjë në politikën tonë, le të vijë koha e një elite   të re politike, një elite të vërtetë, të ndërgjegjëshme dhe intelektuale në vend të kësaj eksistuese, e cila nuk mundë të cilësohet ndryshe pos si pseudoelitë. Kjo “elitë” politike e sodit  për ditë e më shumë po duket ashiqare se nuk bënë asgjë tjetër  pos që ëndërron e përpiqet vetëm për pozita e privilegje të ndryshme. Dikush mundë të thot se tjetër gjendje është sot e tjetër  ka qenë ajo e viteve 90-të të shekullit të kaluar dhe janë të tjerë udhëheqës politik këta të sodit krahasuar me ata të asaj kohe; por nuk besoj që mundë të mohohet konstatimi i mungesës së ndërgjegjies patriotike dhe seriozitetit të veprimit/mosveprimit politik të politikanëve të sodit, nëse i vlerësojmë të bëmat dhe jo fjalët e tyre.

Këta politikan aktual që i ka kosova aq shumë janë përhumbur në luftën për pushtet sa që kanë harruar faktin që shteti i tyre ende nuk është i pranuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Europës, sikur kanë harruar apo nuk e dinë që shteti i tyre është vendi më i prapambetur në Europë, që shteti i tyre nuk është në gjendje t’a mbrojë popullin e vet nga rreziku që mund t’i kanoset. E rreziku e ka emrin Serbi, që po blen armë të reja të cilat ka shumë dëshirë shumë t’i provoj në Kosovë, madje këtë nuk e fshehë fare dhe e proklamon haptazi  nëpër web portalet  zyrtare të saj.Dëshirën e madhe për të na/ vrarë e prerë, që të na zhdukin/ e kanë bërë edhe këngë të preferuar që e këndojnë nëpër arena sportive, dhe  këtë dëshirë të tyre të zjarrtë e panë dhe e përjetuan për pak çaste edhe vëllëzërit tanë nga Shqipëria londineze në ndeshjen futbollistike të para disa ditëve në Beograd.

Edhe Vladimir Putini i cili i vizitoi një ditë pas ndeshjes në fjalë diçka do t’i ket porositur, sigurisht asgjë për të mirën tonë. Dhe tani kur i shikon liderët dhe partitë politike të Kosovës nga kjo perspektivë, të duken sikur ajo plaka që krihej e krihej ndërsa fshati digjej!Zoti na ruajt! Parti, lëvizje e nisma të reja me akter politik të rinjë e të vjetër, jo që nuk ka pasur në Kosovën e pasluftës , por të gjitha ato kanë dështuar të zgjojnë entuziazëm në popull dhe nuk kanë sjellë impulse pozitive politikbërëse. A ka sot Republika e Kosovës, veprimtar politik dhe intelektual si ata të Alternativës së fundëshekullit të kaluar që dalin guximshëm dhe ndërgjegjëshëm ne skenën politike për të bërë punë të hajrit, për ta quar vendin përpara?

Shkruani nje pergjigje