Sikur të reagonim edhe ndaj Ramës si ndaj Platinisë ?!

rama-ne-maminas-1Nga : Nebil  ÇIKA

Reagimi  ndaj vendimit kundër Shqipërisë te komisionit te disiplinës se UEFA për ndeshjen Serbi- Shqipëri ishte një mrekulli. Pa thirrje politike , pa organizim të planifikuar, qindra mijëra shqiptare kanë reaguar fort sipas mënyrave të tyre kundër  sjelljes  raciste të Serbisë edhe të qeverise evropiane të futbollit UEFA . Efekti ka qenë gjithashtu i madh . Falë tij media botërore  ka reaguar pozitivisht duke e bërë çështje te ditës padrejtësinë  e UEFA dhe shefit te sajë Platini. Besoj se pas kësaj  apeli do ta ketë te vështirë ta mbrojë vendimin e disiplinës por sido që të ndodhë opinioni botëror e di qe shqiptarët kanë të drejtë. Kjo është ne radhë të parë fitoren e qytetareve shqiptar që në mungese të një reagimi serioz  nga qeveria  e tyre arritët të fitojnë të paktën betejën në opinionin publik  me Serbinë dhe UEFA-n . Ky moment nuk rriti vetëm ndjenjën patriotike te shqiptareve ,siç është konstatuar me të drejtë por rrezoi pretendimin e përsëritur qe shqiptaret nuk reagojnë ndaj padrejtësive . Por fare po ndodh që nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë për padrejtësitë , shkeljen e të drejtave , korrupsionit abuzimit me pushtetin ,rritjes se çmimeve, papunësisë , varfërisë etje si ndaj vendimit të pa drejtë të UEFA-s dhe reagimit të Platinisë .

Pa dashur ty hyj në hak interesave kombëtare dhe rëndësisë specifike të tyre  konstatoj me keqardhje se kur është puna për interesa me pragmatike  si te drejtat qytetare dhe ekonomi e tyre shqiptarët pothuaj nuk reagojnë. Ndoshta për shkak të mungesës se traditës demokratike  apo frikës na qeveria qe ende nuk na ka dale , reagimi ndaj fenomeneve politike e shoqërore te brendshme është i vaket për te mos thëne se nuk ekziston. Këto ditë po pranohet hapur nga qeveria  rritja drastike te çmimit të energjisë , asaj elektrike dhe naftës duke paralajmëruar një rritje te përgjithshme të çmimeve pasi çdo gjë është e lidhur me energjinë. Por jo vetëm kaq. Ne këtë pak më shumë se një vit qeverisje  janë harruar apo janë rrëzuar  pothuaj të gjitha premtimet e bujshme te qeverisë  para së gjithash dy me të bujshmet , shëndetësia dhe legalizimet falas . Shqipëria ehte bërë kantier i prishjeve të ndërtimeve me dhe pa leje, ku miliona euro të qytetarëve të thjeshtë viktima të mosfunksionimit apo korrupsionit të shtetit  u vihen kazmat e ruspat sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Pushimet nga puna kanë prekur shumicën e administratores ndërkohe qe reformat e planifikuar pritet të shkurtojnë edhe mijëra vende të tjera. Investimet publike janë pothuaj zero ndërkohë që borxhi i shtetit ndaj  kompanive që u premtua se do të zgjidhej , madje edhe u morën kredi te m?dha për këtë, duket se është harruar fare. Ka edhe shumë të tjera por edhe këto që thamë janë pamje e pastër e situatës se dëshpëruar  e kritike qe po kalon vendi , arsye madhore kjo për të reaguar ne se  duam  te  jetojmë si n qytetarë normal te Evropës pjese e se cilës pretendojmë se jemi.

Por çfarë po ndodh qe nuk po reagojmë. Jam i bindur që bota po çuditet me reagimin tone ndaj UEFA dhe Platinisë . Ndoshta këtë mungese reagimi nga ana  jonë si popull  e komb ndaj shkeljes së të drejtave themelore dhe interesave jetike si ekonomia , puna ,siguria publike e private  etje si këto, kanë ndikuar disi në vendimin kundër të UEFA që mbase nuk ka llogaritur reagim nga ne as në këtë rast. Si  të arrijmë ta kuptojmë , si popull e komb , se edhe këto që po na shkel e mohon qeveria e shteti jonë janë , interesa kombëtare.  Në se do shkojmë me logjiken q? serbet janë armiqtë tanë,  në interes te tyre nuk është vetme humbja e tre pikëve në futboll. Madje më me interes për ta janë këto për të cilat ne nuk reagojmë. Sa me të varfër të jemi ne aq me mirë është për ata. Më mire për ata është kur ne jemi të pa sigurt , pa punë, pa shtet ligjor , pa  demokraci, pa prona , pa zhvillim ekonomik e prodhim vendas , me çmime pa përballueshme , korrupsion , abuzim te pushtetit me  pronat publike , me qytetarët etje. Te gjitha këto shkojnë ne favor te armiqve tanë kombëtar kudo që mund të ndodhen ata. Sa me dobët e me keq të jenë shqiptarët aq më mirë janë armiqtë tanë. Në këtë logjikë kushdo që punon për të na varfëruar,dobësuar e denigruar si komb e popull është  i njëjti armik kombëtar, pavarësisht ç’emër ka , ç’fare gjuhe flet e kupton ,  ku ndodhet , në Beograd, UEFA apo në Tiranë. Efektet e reagimit ndaj UEFA  e Platinisë flasin shumë. Ato na tregojnë se reagimi ndaj padrejtësive është jo vetem i munduar por edhe e vetmja rrugë në se duam ti ndalim ato . Mendoni se ku do kishim mbërritur në se do të kishim reaguar me të njëjtën forcë edhe kundër padrejtësive të qeverisë që janë shumë më shumë se një që na beri UEFA .  Nuk mund te pretendojmë  të mos na trajtojnë  me dy standarde ne UEFA e kudo ne Evropë, kur ne vetë aplikojmë dy standarde në reagimin tonë. Tjetër për një padrejtësinë që na bëri UEFA dhe Mishel Platini dhe tjetër për ato që na bën çdo dite qeveria dhe Edi Rama.

Shkruani nje pergjigje