POLITIKA…SI AKSIDENT!

komediaNga : Marjana  BULKU

Edhe pse nuk dua të shkruaj për politikën duket se nuk e shmang dot .Jo pak herë në jetën time ”ma ka zënë rrugën”edhe pse jam përpjekur ti jap jetë nga nderi,dinjiteti, pervoja e marrë nga shkollat dhe raportet me njerëzit që jeta më ka dhuruar.Ajo tashmë është shndërruar në një mjet pa zot hedhur për konsum.Jo pak herë kam preferuar ti ”afrohem” asaj përmes disa formateve që shkollat perëndimore ofrojnë,i qasem përmes letërsisë së angazhuar, pikturës ,,,edhe pse ajo është karrikaturë ,por papritur kuptoj se ajo qenka shndërruar në sport, në një lloj sporti që akoma nuk ka as rregulla e as platformë,as strategji ku cdo aksident i mundshëm mund të jetë një lloj kërcënimi jete.Në fakt politika ajo që duhet të shtrojë ”rrugët ” nga ku kalon jeta jonë është shndërruar në tokë të minuar, në bunker, në mister , në aksident nga ku priten vetëm pasoja ndërkohë kur Bismark e konsideronte atë art i zgjidhjes. Po e quaj aksident më mirë (jo rastësisht),,,sepse të gjithë tashmë e kemi parasysh momentin kur ai ndodh ,,,por pasojat i shohim më vonë edhe pse ndodh që mund edhe të mos i shohim kurrë kur ky aksident ka gjymtuar mendjen.Cfarë e udhëheq ekonominë??? Po arsimin, drejtësinë? Ne po shohim shpërthimet si prej eksplozivi në cdo aspekt dhe jo vetëm në ndërtimet me leje/pa leje,pastaj zhurmën që krijohet për ta , debatet pro dhe kundër , shfaqjet se po ndërtojmë gjithpjesmarrjen ku fjalët nuk kanë as forcë dhe as mundësi të shërojnë pasojat që aksidenti politik ka shkaktuar. Biznese të rrënuara, djersë e cuar dëm, ëndrra e projekte gjithashtu , nuk po them para,por vepra të lena peng i aksidenteve politike dhe politikanëve aksidentalë.Trashëgimnija jonë politike është sa e varfër aq dhe e pasur, sa e njohur aq dhe e panjohur ,por ajo ekziston dhe nuk mund tia leme aksidentit politik dhe atë ta shkulë nga themelet në aksidentin-pritë e rradhës.Trashëgimnija jonë ekonomike e ndërtuar me mund dhe djersë është në duar politikash sezonale. Modelet e krijuara po përmbysen para syve tanë si ikonat e shenjta në vitin 67 duke mallkuar të ardhmen pa të ardhme. Duket si luftë për të ndërtuar cfarë? -Ndonjë perandori ?! Duket si një rrugë që nuk të con askund. Si një fat i paracaktuar që të përmbys në mënyrë fatale… Edhe pse nuk dua të flas për politikën …po e bëj sepse nuk dua që përgojimi i saj të jetë ”axhetacione -propaganda ” e dikurshme që kryqëzonte jetë, njerëz , fate .Sipas një raporti të OKB -së vetëm 57 % e popullsisë së botës mund të quhen plotësisht demokratike nga ku lind dilema ime nëse një popull gëzon demokracinë a është kjo meritë e tij apo e liderëve që zgjedh?! Politika jonë duket si një aksident ku populli tifoz, viktimizohet, deformohet ,anohet ,duke shkaktuar një kaos jo vetëm politik por dhe shoqëror ,kulturor, që madje ndërhyn edhe në cdo qelizë jete. Dilemë e madhe ; ta refuzosh këtë lloj aksidenti politik, apo ti nënshtrohesh atij ! Duket sikur ka kthyer përmbys edhe bazat mbi të cilat u ndërtuan sistemet politike . Kur Sartori etimologjikisht shprehej …”Demokraci = Demos + Popull+kratis= sundim, pushtet” keqpërdorimi vazhdon , regjimet keqpërdorin konceptet si ajo kafshata e hedhur në turmën e uritur … Nuk e di nëse populli është i etur për demokraci apo nuk ia njeh aspak konturet asaj, si tërësi të drejtash por edhe përgjegjësish nga ku rregulli është djep i cdo lirije.Unë nuk e di se kush i drejton fatet e vendit tonë , edhe pse thellë -thellë mendoj se sejcili duhet të drejtojë jetën e tij, fatin e tij në mënyrë jo aksidentale, as të nënshtruar deri në verbëri kulturore, ekonomike, politike.Askush nuk mund të jetë dhurues i të mirave tona, nuk duhet të jetë,përndryshe prirjet autoritare janë aty, si metastaza të vjetra regjimesh të padrejta që na përndjekin. Ata që drejtuan shkencën duket se duhet ta drejtojnë edhe politikën si jo aksident.Dikur Ajnshtajni fliste për ”antropologji globale”si një sistem vlerash civile ,qytetare, morale dhe juridike…Ishte viti 1947…Ishte vetëm një përpjekje gjeniu drejt qëndrueshmërisë globale. Antropologjia e shumicës në demokraci është e lidhur ngushtë me atë individuale që nuk duhet mbytur kur i shërben jetës ( tri pyetjet e Erisa Zykajt )…që politika aksident të mos përmbysë liri, të drejta ,përgjegjësi, detyra … Edhe pse termi ” aksident” shkakton frikë parandalimi i tij në politikë është i mundshëm, është njerëzor .Si ta shpëtojmë politikën aksident nga pasojat që vazhdojnë të kërcënojnë ardhmërinë ?

Shkruani nje pergjigje