Nuk mbahen kuqezinjtë

Ktiffoofoffoombëtarja e Shqipërisë ka dështuar të arkëtojë pikë të plota përballë Danimarkës në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2016. Në takimin e vlefshëm për Grupin I që u zhvillua në Elbasan Arena, kuqezinjtë patën epërsinë deri në dhjetë minutat e fundit të sfidës, mirëpo nuk u mbajtën deri në fund, ashtu që u desh të kënaqeshin me një pikë.

Ekipi vendas e filloi vrullshëm takimin duke rrezikuar portën kundërshtare, mirëpo me kalimin e minutave mysafirët e balancuan ndeshjen. Në fraksionin e parë, nuk pati shumë raste shënimi nga të dyja palët, megjithatë shqiptarët ia dolën të shënojnë. Ermir Lenjani ishte futbollisti që u tregua fatal për danezët me një goditje që u ndal në rrjet në minutën e 38-të. Mysfairët u angazhuan në gjysmën e dytë duke bërë presion drejt portës së Berishës, ndërkohë që Shqipëria bënte lojë defensive.

Cana shpëtoi një gol të sigurt duke e përplasur topin në shtyllë, ndërkohë që Lenjani dhe të tjerët rrezikuan në anën tjetër të portës. Mirëpo, atëherë kur nevojitej përqendrimi më i madh i vendasve, portieri dhe mbrojtja bënë një gabim, të cilin e shfrytëzuan danezët dhe pas një depërtimi të Bendtner, Lasse Vibe e barazoi rezultatin (81’). Pas dy xhirove të para, Shqipëria ka katër pikë, po aq sa Danimarka dhe këto dy përfaqësuese ndajnë kreun e grupit.

Shkruani nje pergjigje