Nobel-i dhe “letërsia çnjerëzore” e Kadaresë

NEBILNga : Nebil  ÇIKA

Kadare shkrimtari i madh shqiptar i komunizmit nuk arriti edhe kësaj radhe te çmimi Nobel për letërsinë . Komisioni në Stockholm , që vendosi ta marrë dikush tjetër, mbase nuk e ka pasur kurrë në mendje Kadarenë për një çmim të tillë. Kam idenë se lufta për Nobelin e Kadaresë bëhet më shumë këtu se sa në Oslo . Janë “dishepujt ” e Kadaresë, kryesisht shkrimtarë e artistë të dështuar apo pseudo-intelektualë me të kaluar të dyshimta personale, që përbejnë një rreth të terë “kryqtarësh” që nga kafenetë e Tiranës zhvillojnë çdo vit “betejën” e tyre për ti dhënë Nobelin Kadaresë.

Në radhë me këtë tufë kryetarësh të lajthitur vihet edhe media e cila me shumë sa hallin e Nobel-it të Kadaresë ka hallin e spekulimit që mund ti shtojë disi shitjet apo audiencën e sajë . Shkruajnë , shajnë debatojnë shpesh here në një beteje pa palë e pa kuptim, të ngjashme me betejat donkishoteske me mullinjtë e erës te Servantesit , sajojnë lista e renditje të shkrimtarëve në garë për çmimin Nobel (një fakt që historikisht është mbajtur sekret nga Akademia Suedeze ) ku Kadarenë e radhitin gjithnjë o të dytin o të tretin ngaqë nuk ka vende te tilla se ka vetëm një çmim Nobel . Situata bëhet sarkastike por tragjikomikja ndodh gjithnjë pas shpalljes se fituesit , ku sigurisht asnjëherë nuk është Kadare . Pas kësaj vijnë komentet. “Kryqtarët” e dëshpëruar nisin analizat e justifikimet. Sulmohen e shahen të gjitha ata që mendojnë me zë të lartë që Kadare do ta marrë apo nuk e meriton çmimin Nobel madje edhe vete Akademia Suedeze . “Hapu dhe të futesh” ! Me mire te mos ndodhesh këto ditë në Tiranë. Në rrethet e “dishepujve” ka rënë zia. Me mirë të kishte rënë “ebola” apo të mos kishim marrë statusin e vendit kandidat ne BE se sa “humbëm” Nobelin.  Ka pasur këto dy dytë pas “ djegies” , për të disatën herë , të Kadaresë nga Suedezët “e poshtër” komente nga më të çuditshëm e nga më qesharakët për këtë situatë ( vajmedet) do të thoshte Lul Basha) post -Nobeliste . Me tërhoqi vëmendjen një forum për këtë çështje ne një gazetë, nga më konformistet , në vend ku shkrimtarë e pseudo te tillë jepnin arsyet e tyre për “gjëmën” e “humbjes” se çmimit Nobel nga Kadare. Një pjesë e mirë e tyre ishin pjesë e “dishepujve apo kryqëzatës” pro Kadare por kishte edhe serioz , si Visar Zhiti . Nuk e përmend Visarin për shkak, se sa herë shkruaj ndonjë gjë , jo aq të mirë, për Kadarenë në media më botojnë të nesërmen ndonjë shkrim pozitiv te tij për të si kundërpërgjigje, por për faktin se kishte artikuluar një argument që ja vlen ta diskutojmë. Visari sillte përvojën e tij para shumë vitesh , në një rasat tjetër të nominimit të Kadaresë, kur një gazetar i “Coriere dela Sera” i kishte thënë se “ çmimi nuk i jepet një shkrimtari por një vendi , ju nuk jeni ende gati “ .  Jam shumë dakord me Visarin dhe mendoj që problemi i Kadresë me çmimin është pikërisht ky . Kam idenë që z. Zhiti i ka ndodhe kjo dikur, menjëherë pas rënies së komunizmit , ku me gjithë mend Shqipëria , ajo Shqipëri që përfaqëson Kadare, nuk ishte e gatshme për një çmim si ky . Kur flasim për përfaqësim të vendit nga një shkrimtar e kemi parasysh atë si përfaqësues të letërsisë të këtij vendi dhe Kadare është pa dyshim përfaqësuesi me i spikatur i letërsisë se saj kohe , realizmit socialist, ashtu siç ishte, ta zëmë, Shefqet Peçi përfaqësues i luftës partizane , etje me radhë. Pra Kadarenë bota e sheh si përfaqësues të letërsisë shqiptare për kohen kur ai ka arritjet me të mëdha si shkrimtar, atë të komunizmit pra, realizmin socialist. Nuk ka asnjë vepër të shkruar pas rënies së komunizmit prej tij që të ketë qenë referencë në propozimet e tij për çmimin Nobel . Gjenerali i Ushtrisë se Vdekur , Dimri i Madh etje vepra të Kadaresë që kanë shoqëruar propozimet për Nobel janë të gjitha , realizëm socialist . Tani vjen pyetja që i bëj Visarit dhe gjithë të tjerëve te përfshirë ne këtë debat: A e meriton letërsia shqiptare e realizmit socialist çmimin Nobel ?! Është dikush me thotë p….o?! E shihni te gjithë biem dakord që letërsia komuniste shqiptare nuk meriton nderim , por përçmim . Ajo ishte për 50 vite ambalazhi apo me mirë të themi letra higjenike e diktaturës, shpesh herë edhe pararoja e krimeve të sajë. Disa kohe me parë, Çelo Hoxha, ribotoi në “Standard “ një shkrim të Kadaresë botuar në “Drita” më duket në vitin 1973 me titull , “Letërsia çnjerëzore” ku autori nuk linte gjë pa thënë për Nobelin dhe nobelistët borgjez . Nuk i vë faj për të. Mbase nuk ka qenë fare shkrimi i tij por i ka venë emrin . Dikur në një intervistë , Besnik Mustafaj, me ka thënë se Kadare , Agolli dhe disa të tjerë “kapo” të letërsisë komuniste ishin të abonuar ( edhe pse zyrtarisht ndalohej) në gazetat e revistat letrare sovjetike që u vinin edhe pas ndërprerjes ideologjike të marrëdhënieve diplomatike me BS .Shumë prej kritikave të tyre për shkrimtaret e mëdhenj të perëndimin përfshi edhe nobelistët ishin thjeshtë përkthime të kritikëve sovjetikë. Nuk ka letërsi në botë që më shumë se kushdo e meriton epitetin “ letërsi çnjerëzore” , se sa letërsi shqiptare e realizmit socialist , letërsi me të cilën nuk e merr dot çmimin Nobel , se nuk do të kishte më kuptim Nobeli pastaj .  E vlerësoj shumë përcaktimi e gazetarit italian thënë Zhitit : “Ju nuk jeni gati për çmimin Nobel “ . Pra letërsi jonë atëherë nuk ishte gati , nuk e meritonte çmimin Nobël . As përfaqësuesit e sajë . Sigurisht qe Shqipëria post komuniste ka një letërsi tjetër. Me vështirësi , por që po krijon fytyrën e sajë. Problemi është prezantimi e përfaqësimi i saj ndërkombëtar . Akoma me Kadarenë?! Propozoni një here dikë tjetër! Qoftë edhe për të parë ndryshimin, qëndrimin e të huajave, vlerësimin e saje për të . Visar Zhitin, apo ndonjë tjetër ! Nuk ka kuptim te trokasësh me te njëjtin gur në një dere që nuk të hapet kurrë. Dera nuk ndryshon e nuk ndryshon , ndryshoni gurin, të trokiturën .  Siç folëm , Nobeli i Kadaresë është pothuaj një mision i pa mundur . Halli i “dishepujve dhe kryqtarëve “ të tij me shume se te Kadareja është te vetja e tyre . Rehabilitimi nëpërmjet çmimit Nobel e letërsisë se realizmit socialist do të ishte një fitore, së pari për ta . Shumica e tyre i takojnë , si shkrimtarë apo edhe si lexues asaj letërsie. Ky izolim tek e shkuara , ky rreth vicioz rreth Kadaresë, duke përjashtuar çdo alternative tjetër përfaqësimi ndërkombëtar te letërsisë shqiptare, është një pengmarrje e mirëfillte e letërsisë aktuale shqiptare. Ka ardhur koha që Shqipëria të fillojë seriozisht shkëputjen nga e kaluara. Letërsisë i takon hapi i parë. Shkrimtaret kanë qenë dhe mbeten pararoja të popujve e shoqërive ata e krijojnë vetë kohën e tyre . Kadare dhe të tjerë të realizmit socialist e bënë kohën e tyre .

Shkruani nje pergjigje