Pergjimet, farse apo skandal?!

spiun-kotNga : Nebil  ÇIKA

Çështja e përgjimit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit po shkon zyrtarisht drejt drejtë mbylljes ende pa sqaruar opinioni publik që duhet thënë se është tronditur nga publikimi i një fakti të tillë dhe debatin mbi të. Është politika ajo që e hapi debatin dhe po ajo tenton ta mbyllë pa i dhënë ndonjë sqarim publikut duke e renduar edhe me situatën .

Ilir Meta, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, që besohet të jetë edhe burimi i daljes se lajmit për përgjimet, iu shmang dje marrjes së përgjegjësisë për dekonspirimin nga këshilltari i tij Lorenc Vngjeli të çështjes së përgjimeve telefonike të politikaneve e zyrtarëve nga shërbimet e inteligjencës . Dokumenti, i konsideruar sekret, ishte i rezervuar vetëm për Kryetarin e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë te cilët e kane detyrim ligjor ruajtjen e sekretit shtetëror. Vërtet z. Meta nuk ka përgjegjësi për punën i gazetar të këshilltarit të tij por kur ai publikon një dokument sekret që e kanë në dorë pak njerëz mes tyre edhe shefi i tij , ai nuk mund ti shmanget dot përgjegjësisë . Janë të gjitha gjasat qe në mos ja ka dhënë vetë z. Meta , Vangjeli ta ketë parë këtë dokument në kabinetin e kreut të kuvendit pjesë e të cilit është edhe ai, por mund ta ketë marrë edhe në vend tjetër . Në këto kushte ka vetëm një rrugë që Meta të lajë veten nga një bashkëpunim, i aluduar ndaj tij, me këshilltarin në publikimin e materialeve sekret shtetëror qe është mundësia që Vangjeli të tregoj ku e gjeti dokumentin , në se vërtet e ka marrë diku tjetër . Më së shumti njerëz rreth Metës janë përfshirë më shumë se kushdo në debatin publik për përgjimet e zyrtarëve gjë që e shton edhe më shumë dyshimin se ai qëndron pas dekonspirimit dhe publikimit të tij. Përveç këshilltarit Vangjeli , Spartak Braho , deputet i LSI-së , ishte më agresivi ne deklaratat dhe kërcënimit publik ndaj zyrtareve të shërbimit sekret qe sipas tij kishin shkelur ligjin ndërkohë që një deputet tjetër i Metës , Luan Rama pjesë e ekipit të kontrollit nga parlamenti të ligjshmërisë së përgjimeve deklaroi se ato ishin të ligjshme pasi u njoh me mënyrat dhe materialet e përgjimit të SHISH . Ç’farë ndodhi ?! Çfarë pa z. Rama në kontrollin e SHISH që çoi në shuarjen si flakë kashte të një çështje, kaq madhore e delikate , siç janë përgjimet e politikaneve e zyrtarëve të lartë ?! Pikërisht kjo enigmë me çështjen e përgjimeve e bën të pa mundur për publikun, mbylljen e sajë, sikur të mos ketë ndodhur kurrë . Në përgjigjen e tij publike ndaj akuzave pas publikimit të përgjimeve drejtuesit e SHISH sqaruan se nuk kishin pasur si objektive përgjimi politikanet e zyrtaret e shtetit me imunitet , por njerëz të dyshuar për veprimtari kriminale të cilët kishin komunikime elektronike me këta politikane e zyrtare . Pyetjet që çdo qytetarë i këtij vendi ka te drejtën të bëjë janë. Kush janë politikanet e përgjuar ? Cilët ishin personat e inkriminuar me të cilat ata komunikonin ? Cila është natyra e lidhjeve dhe e komunikimeve të tyre ? E te tjera si këto, mos përgjigja e shtetit ndaj të cilave e kthen në skandal çështjen deri tani “të ligjshme” të përgjimeve . Qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë ta dinë me cilin person të inkriminuar , spiun i huaj apo objekt tjetër i përgjimeve të shërbimeve sekrete , prokurorisë apo institucioneve te tjera qe e kane ketë te drejtë kane komunikuar , Rama, Meta , Berisha, Basha e të tjerë politikanë e zyrtarë që paguhen me taksat e tyre. Zoti Meta tha dje me qetësi që ishte me i përgjuari ndër politikanet gjë që do të thotë se ai ka pasuar edhe më shumë kontakte e biseda me objektet reale të përgjimit, që sipas SHISH , janë persona të inkriminuar apo të dyshuar si të tillë. Mirëpo me sa po shohim ka përpjekje për ta mbyllur me kaq këtë çështje duke e kthyer vërtetë në një skandal te madh . Zbythja e atyre që u hodhën përpjetë më shumë në fillim të publikimit të kësaj çështje , deklarimi zyrtar i deputetëve që i kontrolluan procesin dhe materialet be përgjimit , se përgjimet ishin te ligjshme tregon qartë se politika, sidomos qeveria , është e interesuar ta mbyllë këtë hesap që duket se i ka dale keq. Çdo mendje normale dyshon në atë se çfarë kanë gjetur kontrollorët e parlamentit ne materialet e zbardhuar të bisedave të politikaneve e zyrtareve me objektet e inkriminuar apo të dyshuar të përgjimit. Mund të jetë edhe e kundërta , por ka vetëm një rrugë për ta vërtetuar këtë . Bërja publike e emrave të bashkëbiseduesve nën përgjim dhe bisedave e politikaneve e zyrtarëve , gazetarëve apo të përgjuarve të tjerë që kjo gjë të mos kthehet në skandal apo me keq , në një makth për qytetarët që kanë të gjithë të drejtën ta shohin me dyshim çdo politikan e zyrtarë te shtetit. Ky duhet të jetë një shqetësim e obligim edhe për politikanët e zyrtarët që e ndjejnë veten jashtë kësaj loje , te pastër e të ndershëm ne raport me ligjin e moralin , veçanërisht opozitës, gjithnjë ne se ajo është jashtë kësaj valleje. Opozita nuk mund të fshihet mbas gishtit apo te justifikohet me sekretin shtetëror . Në se kjo çështje mbyllet sikurse janë gjasat , e dyshuar , sa qeveria ,është edhe ajo .

Shkruani nje pergjigje