Deputetë të rinj, urdhra të vjetra

parlamenti_prishtineNga : Agim  POPOCI

Më 8 Qershor në Kosovë fitoi demokracia, por jo edhe produkti i saj. Liderët e të gjitha partive politike që kaluan pragun elektoral, e që ishin në garë për kryeministër të Kosovës, ishin të vetmit që konfirmuan mbështetjen e tyre në elektorat. Përkundër dështimit me programin dhe partitë e tyre që futën vendin në kolaps, për çudi, Hashim Thaçi është më i votuari në PDK, ashtu si edhe rivali i tij më i madh nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa. Lideri i Vetvendosjes vazhdon të jetë personi më i votuar, edhe pse nga 16 deputetët e kësaj lëvizjeje që kaluan, 10 ishin të rinj dhe shumica nga FER-i.

Goditje të madhe ka pësuar AAK, ku shefi i grupit parlamentar dhe njeriu më racional në jetën parlamentare, Ardian Gjini nuk kalon. Nëse kësaj i shtojmë edhe pësimin e Burim Ramadanit ose edhe njeriut më parimor në parti, Ahmet Isufi, atëherë demokracia në këtë rast na jep një tabllo të përçudnuar. Ata që nuk pëlqyen drejtimin e partisë së tyre dhe në këto zgjedhje ndërruan strehën politike, përveçse u etiketuan si dezertorë, në shumicën e rasteve dështuan. Kështu, Hidajet Hyseni dhe Lumnije Morina braktisën PDK-në dhe iu bashkuan lëvizjes Vetvendosje, por aty humbën me sukses. E njëjta gjë ndodhi edhe me fytyrat e njohura të AAK-së, Bajram Kosumi dhe Naim Maloku, të cilët as nën siglën e AKR-së nuk bënë hajër. Hajër në këtë parti nuk bëri as Dardan Gashi, i cili si ministër i Mjedisit kishte kaluar nga lista “Ibrahim Rugova”. E Muhamet Shabani që kishte “bërë namin” në AAK, dështoi me sukses në PDK.Dhe të vetmit “dezertorë” kryelartë ngelen Alma Lama, Ramiz Kelmendi dhe Muhamet Mustafa që vazhdojnë jetën e tyre parlamentare, në një Parlament ku tashmë janë 40 deputetë të rinj.

40 deputetë të rinj

Përkundër faktit se në hartimin e listave për deputetë, nga të gjitha partitë trumbetohet se kanë funksionuar strukturat partiake, roli i liderit ishte i padiskutueshëm. Nëse nuk do të merret për bazë numri i votave të fituara të liderëve, por analiza e kandidatëve që kaluan garën elektorale, rifreskimi i parlamentit me 40 deputetë, përveç se është ogur i mirë dëshmon se sa të gabueshëm janë këta liderë kur zgjedhin ose përzgjedhin diçka. Sipas numrit të dështimeve nga lista e deputetëve të propozuar, padyshim se lideri i AAK-së kryeson me 99 kandidatë për deputetë që ngelin jashtë parlamentit. Por, nëse si kriter bazë merret cilësia ose kreditet e kandidatëve, atëherë gjërat ndryshojnë. Hashim Thaçi vërtet është lideri më i votuar në PDK dhe Kosovë, por nga lista e kësaj partie përveç se kanë dështuar 74 kandidatë për deputetë dhe kanë kaluar vetëm 36, në kështjellën e ligjeve nuk do të futen tre deputetë të përbërjes së fundit qeveritare: Bajram Rexhepi, Blerand Stavileci dhe Fehmi Mujota. Dhe jo vetëm kaq! Të gjithë deputetët dhe aktivistët më të denjë të PDK-së të ikur tek NISMA janë fitues ose deputetë të kësaj lëvizjeje, që dhunshëm u krijua për shkak të sjelljes së liderit, i cili arriti të fusë edhe 10 deputetë të rinj.

Isa Mustafa ka një hall më specifik! Edhe pse ruajti xhaketën e vjetër të LDK-së, që tashmë ishte grisur dukshëm, u fut në dasëm me një listë të përçudnuar e cila nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Isa vërtet kryeson listën si më i votuari në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por përveç dështimit të partisë së tij, 80 kandidatëve nga lista prej 110 aktivistëve më të denjë të partisë, ai pëson humbje me tre personalitetet më të rëndësishme të LDK-së dhe që vijnë nga zona e Llapit: Sabri Hamiti, Skënder Hyseni e Hashim Deshishku janë humbësit më të mëdhenj të partisë së Rugovës, e Hamiti që në vitin 2010 kishte plot 33 mijë vota, sot bëhet deputet me vetëm 9 mijë. Ndërkohë Skënder Hyseni që përqafoi idenë e Isa Mustafës, sot është jashtë parlamentit me vetëm 4 mijë vota edhe pse në vitin 2010 kishte 10 mijë. Shkaku i këtij rezultati padyshim se është shkelja me të dyja këmbët e “rugovizmit”, ndërkohë do të reflektohet tek ata që më shumë e kanë për zemër dhe e shprehin atë. Kështu kemi rastin e Vjosa Osmanit që mori 30 mijë vota ashtu si e bija e Dr.Rugovës, Teuta e cila edhe pse për herë të parë futet në një garë të tillë, arrin të marrë plot 28 mijë vota. E ata që nuk i përmend njeri dhe kanë futur kokën edhe në këtë përbërje parlamentare si, Ali Sadria, Sadri Ferati, Ismet Beqiri, Anton Quni e Adem Salihaj, personazhe që duhen analizuar për të vetmin fakt se i qëndruan besnik rugovizmit.

Dhe në fund fare është AAK! Mungesa e Ardian Gjinit, Burim Ramadanit dhe Ahmet Isufit në parlament do të jetë një humbje e madhe jo vetëm për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës por edhe parlamentarizmin kosovar. Njëri ndër deputetët më aktivë në legjislacionin e kaluar dhe kontribues i veçantë i zgjidhjes së shumë kontesteve si me rastin e miratimit të ligjeve ashtu edhe amendimit të tyre, sot në mënyrë të çuditshme është jashtë këtij tempulli.

Ndërkohë performanca e shkëlqyer e Burim Ramadanit nuk dihet pse “dënohet” në këtë mënyrë ashtu si edhe besnikëria e skajshme e Ahmeti Isufit ndaj liderit të parties, që është edhe më i votuari në AAK. Por anomalia nuk shfaqet vetëm tek kasat e vjetra të kësaj partie. Biznesmeni i njohur Gazmend Abrashi ka pak më shumë se 3 mijë vota, edhe pse ato vota ai me shumë lehtësi, në çdo kohë mund t’i marrë vetëm në Prishtinë, duke mos llogaritur dyqanet e kompanisë së tij që ka nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. Pa llogaritur këtu autoritetin e babait të tij, ekonomistit të njohur dhe drejtorit të fundit të gjigantit të madh të Jugosllavisë, Kombinatit “Trepça”, Aziz Abrashi.

Çfarë qeverie mund të lindë?!

Po çfarë qeverie mund të lindë nga një parlament i tillë. Sa do të ndikojnë 40 deputetët e rinj që të dezinfektojnë 60 deputetët e tjerë që nën hijen e liderit të partisë do të punojnë për mandatin e rradhës dhe jo për ndonjë program zhvillimor për të cilin do të përgjigjet lideri ashtu sikur edhe për të ardhmen e tyre? 10 deputetët e rinj të PDK-së edhe mund të jenë të shqetësuar për programin qeverisës të Hashim Thaçit, por për të ardhmen e këtij të fundit mendon vetëm njëzetshja e vjetër që nuk shqetësohet se si do të punësohen 200 mijë qytetarë të Kosovës, por sa do të arrijë lideri i tyre të fusë në qeveri listën “Srpska” dhe Bexhet Pacollin që është i bindur se është më i vjedhuri nga të vjedhurit. Nëse ndodh çudia, dhe ushtari Enver Hasani shpëton shefin e tij Hashim Thaçi, fati i qeverisë “Thaçi 3” mund të përfundojë sikur barrikada e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Thaçi mund t’i largojë të gjitha barrierat që i kanë dalë në rrugë, por do të varet nga Ambasadorët e fuqive të mëdha nëse qeveria e re “do të mbjellë pisha ose do të mundësojë lëvizjen e lirë”.  Ndërkohë ajo që quhet qeveri e opozitës dhe është projektuar nga LDK-AAK-NISMA, është një foshnje që mund të jetojë vetëm në mitrën e këtij parlamenti të përçudnuar. Ujërat nuk kanë se nga plasin, ajo është e destinuar të dështojë…

100 deputetët e rinj

(emri, votat)

PDK

HASHIM THAÇI 125,509

KADRI VESELI 41,500

ENVER HOXHAJ 17,117

ELMI REÇICA 14,671

HAJREDIN KUÇI 12,990

AGIM ALIU 12,395

MEMLI KRASNIQI 12,056

ARSIM BAJRAMI 11,937

RAIF QELA 11,448

RAFET RAMA 10,740

XHAVIT HALITI 9,786

RAMIZ KELMENDI 9,686

BEKIM HAXHIU 9,453

FADIL BEKA 9,178

ZENUN PAJAZITI 9,128

ADEM GRABOVCI 8,710

AZEM SYLA 8,584

NEZIR ÇOÇAJ 8,408

LATIF GASHI 8,390

AGIM ÇEKU 8,208

BESIM BEQAJ 7,821

GËZIM KELMENDI 7,412

NAIT HASANI 7,290

FERID AGANI 6,827

LABINOTË DEMI 11,014

SALA BERISHA 10,741

MEXHIDE MJAKU 6,410

FLORA BROVINA 5,750

EDITA TAHIRI 5,704

MARGARITA KADRIU 5,167

SELVIJE HALIMI 5,096

BLERTA DELIU F ,869

LULJETA VESELAJ F 4,653

VLORA ÇITAKU 4,585

XHEVAHIRE IZMAKU 4,174

SALIHE MUSTAFA 4,064

LDK

ISA MUSTAFA 94,031

ANTON QUNI 19,341

ISMET BEQIRI 13,158

HAKI DEMOLLI 11,661

NUREDIN IBISHI 11,322

KUJTIM SHALA 10,559

ARBEN GASHI 10,922

SABRI HAMITI 9,643

AVDULLAH HOTI 8,775

ARMEND ZEMAJ 8,643

NASER OSMANI 7,599

FATMIR REXHEPI 7,071

HATIM BAXHAKU 7,179

ADEM SALIHAJ 6,952

BLERIM GRAINCA 6,794

ALI SADRIU 6,706

AGIM ADEMAJ 6,507

MURAT HOXHA 6,360

SADRI FERATI 6,484

MILAZIM HALITI 6,407

VJOSA OSMANI 30,431

TEUTA RUGOVA 28,363

LIRIJE KAJTAZI 7,779

NJOMZA EMINI 7,559

HYKMETE BAJRAMI 7,439

SYNAVERE RYSHA 5,941

ALMA LAMA 5,855

TEUTA SAHATQIJA 5,523

BESA GAXHERRI 5,402

MIRJETA KALLUDRA 4,900

Vetvendosja

ALBIN KURTI 47,940

VISAR YMERI 22,241

GLAUK KONJUFCA 12,298

ILIR DEDA 11,662

DARDAN SEJDIU 10,989

REXHEP SELIMI 9,193

LIBURN ALIU 7,691

BESNIK BISLIMI 7,631

ISMAJL KURTESHI 6,716

SALIH SALIHU 6,041

MYTAHER HASKUKA 5,993

PUHIE DEMAKU 11,327

AIDA DËRGUTI 7,341

ALBULENA HAXHIU 5,820

BESA BAFTIJA 3,341

SHQIPE PANTINA 3,085

AAK

RAMUSH HARADINAJ 39,357

DAUT HARADINAJ 9,095

PAL LEKAJ 6,991

BALI MUHARREMAJ 5,038

BLERIM SHALA 4,444

LAHI BRAHIMAJ 4,309

RRUSTEM BERISHA 4,188

DONIKA KADAJ 4,794

TIME KADRIJAJ 4,780

TEUTA HAXHIU 3,308

BORE BALAJ 2,208

Nisma për Kosovën

FATMIR LIMAJ 21,235

JAKUP KRASNIQI 14,596

HAXHI SHALA 5,915

SHUKRIJE BYTYQI 4,874

ZAFIR BERISHA 3,652

IMRI ILAZI 2,299

VALDETE BAJRAMI 2,927

Shkruani nje pergjigje