Frymezim !

ida-nurceNga : Ida  NURCE

E nisa kete shkrim per te shfletuar ketu nje histori. Pishtarin e rruges sime.Dikur ne nje fshat te Shqiperise na paskerka lindur nje vajze e dobet, e shemtuar. Ishte vajza e pare ne familjen e saj. I ati, nje jetim i rritur mes vuajtjeve, vendosi t’i linte emrin e se emes. Teksa rritej e te tjeret e shikonin me percmim, ajo po vidhte nga jeta. Per te atin ishte pika e dobet e zemres. Shpesh i thoshte:”une ty te kam nene, te kam moter, djale dhe gjithcka. Ti je e vetmja ime edhe po te kem 20 femije”. Ajo qante nga fjalet e te atit dhe kur flinte gjithmone thoshte: “Babi, do te te bej te behesh krenar per mua.” 
Ishte kjo fjale qe e udhehiqte gjithmone. Ishte ky “premtim” qe e terhiqte drejt jetes e te mos dorezohej kurre. Gjithandej e shkruante emrin e babit. Nuk uante me shoqet, sepse per ta nuk ishte nje shoqe e bukur. E linin gjithmone te vecuar, nuk e pranonin kurre ne rrethin e tyre. Por ajo rritej cdo dite me nje enderr te cmuar ne gji. Ishte ndryshe nga moshataret e saj. Por ajo gjithmone ndjehej mire me veten, sepse e dinte qe kishte dicka ndryshe. Kur shkolla e mesme e thirri, nisj te shfaqte pasionin tjeter te saj vec sportit. Ne kohe te lire pikturonte. Po po, pikturonte c’ti shikonte syri. Per nje kohe mendoi se ky ishte pasioni i saj i vertete,por jo, endrra e saj ishte dicka tjeter. Pasi “dogji” te mesmen, nisi universitetin pikerisht aty ku ajo donte. Luftoi me nje ambjent te ftohte dhe aspak te njohur per te. U perball me shume pengesa, u plagos disa here, derdhi lot ne lumin e jetes, por perseri u be e forte dhe u ngrit. “Babi do te te bej krenar”, mjaftonte ta kujtonte dhe merrte superfuqi. Nuk kishte gje qe e ndalonte. I ati ishte idhulli, drita, shpresa, dashuria, lumturia. Asnje njeri tjeter nuk i interesonte. Dhe ne fakt ashtu beri. Eci gjate ne rruge te shtruara me gozhde, u rrezua e u gjakos me mijera here. U besoi te pabeseve, por nga ata mesoi c’eshte besimi. U besoi te marreve, por nga ata mesoi c’eshte intelekti. Luajti me tradhtaret dhe nga ata e kuptoi c’eshte jeta, miqesi apo…? Ashtu e vetme kaloi nga nje qytet ne tjetrin, derisa kryeqendra u be streha e saj. Aty ngriti themelet e endrres. Aty nisi gjuthcka nga e para. Si ai djali, qe babi i thoshte shpesh. Aty ishte mesuar me jeten dhe i kishte ngelur vec te luante me te. Takonte njerez nga me te ndryshem, qe kishin vetem nje qellim “ta perdornin”. Si gjithmone ishte ndryshe nga te tjerat. E nuhaste qellimin ne ajer. I lexonte syte e njerezve. E dinte se c’bluhej ne mendjen e tyre dhe vazhdonte te njejten loje. I bente te tjeret te besonin qe ia kishin arritur qellimit, por kurre nuk e leshonte veten. Luante me ata qe luanin me te! Vuante ne shpirt nga e gjithe kjo bote e eger, qante gjithe naten ne vetmi, por kur dilte nga shtepia, cdo dhimbje e linte pas dere dhe vishte vetem buzeqeshjen. Fundja askujt nuk i plaste per dhimbjet e saj. Dhe ashtu vazhdoi cdo dite, derisa nje dite te bukur dikuah e kuptoi energjine dhe potencialin qe ajo kishte te strehuar ne mendjen e saj. E pyesnin gjithmone sa vjec ishte, sepse pjekuria e saj i bente gjithmone te dyshonin per moshen qe kishte, por ajo mbetej nje 21-vjecare. Iu hap nje dere. Futi kembet dhe belbezoi “Babi, rruga e ndritshme sapo nisi”. Punoi fort, me mish e me shpirt. Shpalosi te gjitha idete dhe mendimet. Botoi sukses ne endrren e saj, sepse dikush i zgjati doren dhe i hapi nje rruge. Pas 5-6 vjetesh ajo u be tema kryesore ne shtet. U be vajza e hekurt dhe me nje bazament te forte. Te gjuthe ata qe e tallnin e qe i thonin ‘ti nuk vlen asgje’, tashme e shikonin dhe e kerkonin. Ajo arriti atje piedestalin, me plot plage ne trup, e sakatuar nga cdo ane, por me zemren te mbushur plot dhe me fjaline e vetme: “Babi, e di qe tani je krenar per mua!” Dhe aty e gjithe vuajtja qe kish kaluar shpertheu ne lot. Te gjithe ato ecje rrugeve e deshperuar u kthyen ne njerez me duartrokitje, te gjithe ato nete pa gjum u kthyen ne dite te mbushura me kenge te bukura, te gjithe ato strese u kthyen ne sukses, fletet e ditarit te saj u kthyen ne librin me te shitur… e gjithe jeta nderoi kah nga e zeza ne te bardhe, sepse ajo e kishte ne qellim,nje objektiv, e kishte nje pishtar, e kishte “babushin e saj”. Ajo shijoi suksesin, u be ajo vajza e bukur qe te gjithe e enderronin, ndryshoi pamje, ndersa i ati shijoi krenarine per te vetmen e tij, per gjaloshin qe e kish rritur gjithmone me sakrifica. Lufta e saj perfundoi, me shume beteja te humbura, poe u finalizua me piedestal!
Nese ne jete keni nje qellim, nje enderr, apo nje objektiv, mjafton te keni piken e frymezimit dhe do motivoheni per me te miren tuaj. Te gjithe e kane nga nje te mire, mjafton ta njohesh e ta nxjerresh ne dukje!

Shkruani nje pergjigje