Pse nuk e fajësoj Janullatosin?!

largea_nebil-cika1379348108Nga : Nebil  ÇIKA

“I ka rënë tavolinës me grusht dhe e ka bere “për një lek” kryepeshkopin serb Irinej” . Kjo ishte gënjeshtra me të cilën media pro qeveritare u mundua të lante” mutin me shurrë” e të shfajësonte kryeministrin Ram nga skandali apo më mirë të themi skenari greko- serb i inaugurimit të katedrales ortodokse të Tiranës. Por si të gjitha gënjeshtrat edhe kjo u zhvleftësua shpejt pasi problem nuk ishte vetëm serbi Irinej por pothuaj të gjithë elementet kryesor te kësaja ceremonie që kishte gjithçka përveç, shqiptares dhe autoqefales .

Nga mesha greqisht tek prania zyrtare e një prej zërave me antishqiptar në botë Nikola Gaxojani , Nikola Geixh, një nga krerët e Lëvizjes Pan-epirote një organizatë ultra nacionaliste greke që kërkon aneksimin nga Greqia të Jugut të Shqipërisë. Shume media e autorë e politikane ,kryesisht pro qeveritarë , janë munduar ta konsiderojnë Shenjtërimin e Katedrales Ortodokse si ngjarje historike veçuar faktin se për një ditë Tirana ishte kryeqytet i ortodoksisë botërore. Por në fakt ky “kryeqytet i ortodoksisë” u përdor me shumë për interesa të të tjerëve se sa të shqiptarëve dhe kjo kryesisht për shkak te qasjes greke të kreut të KOASH Anasats Janullatos dhe hapësirave të krijuara për këtë qasje nga politika dhe veçanërisht qeveria shqiptare . Tirana u caktua në vitin 1920 kryeqytet i shqiptarëve jo i ortodoksisë botërore dhe çdo përdorim i sajë në kundërshtim me këtë mision është i pa pranueshëm përfshi edhe skandalin me ceremoninë e KOASH . Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare mund të mos jetë pjesë e shtetit shqiptar por ajo është pa dyshim pjesë e kombit shqiptar dhe si e tillë duhet të këtë si përparësi interesat tona kombëtare. Ka qenë pikërisht ky motiv që shtyu ortodoksët shqiptar të luftonin e të siguronin autoqefalinë e sajë që në vitin 1922 dhe për ta ruajtur e orientuar te drejt interesave kombëtare u përcaktuan edhe rregulla që garantonin në krye të sajë një ortodoks me gjak e shtetësi shqiptare ligj që u shkel me ardhjen e peshkopit grek Janullatos në vitin 1991. Por jo vetëm kaq. Statuti i 1922 përcakton në mënyrë te qartë edhe detyrimin për ty kryer meshat dhe shërbimet e tjera fetare në gjuhën shqipe gjë që u shkel serish dhe te gjithë e panë që edhe shenjtërimi u bë në gjuhen greke . Me pak fjalë ajo që tellallët e qeverisë e konsiderojnë si konsolidim të autoqefalisë se KOASH ishte ne fakt ligjërimi i shkeljeve te rregullave dhe ligjeve qe garantojnë pikërisht kokëmevetësinë e e sajë , elementët që e dallojnë nga kishat e tjera ,drejtimin nga një shqiptar dhe meshën në gjuhen shqipe. Ne fakt këto janë edhe të drejta kryesore që KOASH ka fituar me atoqefalinë e sajë. Ne këto kushte kokmëvetësia KOASH është vetëm një formalitet , një iluzion. Po ti shtosh kësaj edhe përjashtimin e dhunshëm nga shenjtërimi i elementeve shqiptar qe tentuan te marrin pjese në të si At Nikolla Marku apo një zonjë që guxoi të demonstronte me portretin e një prej figurave më të ndritura të ortodoksisë shqiptare imzot Noli tabloja bëhet edhe më trishtuese dhe turpi i përgjegjësve politik e fetarë edhe më i madh. KOASH është konsideruar si shtyllë kurrizore e kombit shqiptar dhe si e tillë cenimi i saj ka pasoja më shumë se fetare, më shumë se ortodokse. Prandaj të gjithë shqiptarët pa dallim feje janë të ndjeshëm ndaj cenimit të autoqefalisë së sajë gjë që z. Janullatos si grek që është o nuk e kupton o nuk e pranon dot.

Pati shumë debate e komente mbi këtë ngjarje por problemi me i evidentuar ishte vetë kreu i KOASH Janullatos. Ai po mundohet ta mbajë kishën jashtë trendit e orientimit kombëtar shqiptar për mos thënë kundër tij . Jo me kot, baballarët e autoqefalisë , kanë vendosur që kreu i KOASH të jetë me gjak shqiptari. Kjo ka qenë e kushtëzuar nga detyrimi që kreu i kishës të ketë qasje shqiptare ne veprimtarinë e tij dhe besimit që drejton . Dhe ja ku jemi përballë faktit të kryer dhe shembullit qe na bind se themeluesit e KOASH kishin të drejtë. Janollatos në asnjë moment nuk ka pasur qasje shqiptare por greke ashtu siç është edhe gjaku i tij. Ka disa momente të theksuara ku kreu i kishës ka demonstruar qasjen e tij greke në veprimtarinë e tij dhe të kishës përfshi edhe shenjtërimin e katedrales . Nga injorimi i statutit dhe figurave themeluese si Xhuvani, Kisi, Noli. Kirka e të tjerë ,tek skandali i shenjtërimit mund të përmendim disa momente të qasjes greke te kryepeshkopit Janullatos. Një nga skandalet më të mëdha ku është përshirë kisha e drejtuar nga Janullatos janë varrezat e ushtarëve grek të vrarë gjatë luftës italo- greke në Jug të Shqipërisë . Sigurisht që vet ndërtimi i varrezave nga qeveria shqiptare është një akt antikombëtar, por përfshirja në të e kishës është jo vetëm antikombëtare por edhe e pa ligjshme . Besoj se ju kujtohet skandali i Kosinës në Përmet ku prifti ortodoks i fshatit ,një farë Themollari, ishte në krye të një veprimtarie kriminale ku skelete e eshtra të banorëve shqiptar të zonës nxirreshin nga varret në varrezën e fshatit e shiteshin si eshtra ushtarësh grekë të luftës së dytë botërore për të mbushur varrezat fiktive të tyre ne Përmet të ndërtuara me lejen e qeverise e nën kujdesin e kishës . Se ç’lidhje ka KOASH me varret e ushtarëve grek dhe sidomos falsifikimin eshtrave të tyre një dreq e di . Kjo mund të shpjegohet vetëm me qasjen greke të kryepeshkopit Janullatos. Ai mendon e ndjen si grek dhe ushtarët e renë ne luftën italo- greke i konsideron si “heronj të çlirimit të vorioepirit”, siç i njeh edhe historia zyrtare greke. Shteti grek këmbëngul ti varros këtu dhe nuk i merr në Greqi pasi e vetmja lidhje e “historike” që Greqia ka kanë me territorin që e konsiderojnë si “vorioepiri” anë ata , kockat “greke” të Kosinës . Pra përfshirja e KOASH në këtë aksion antishqiptar është pasojë e drejtpërdrejtë e qasjes greke të z. Janullatos . Po ashtu kisha u bë protagoniste e prishjes se varrezave shqiptare ne Boboshticë ku në bashkuam me organizatën politike të minoritetit grek “Omonia” vendosen një kryq gjigant mbi varret historike te fshatit. Nuk besoj se është detyre e Ominia-s vendosja e kryqeve dhe shenjave te tjera fetare por ajo u përzije në këtë punë e lejuar nga Janullatos i cili si grek ndjehet më shume afër Omonia-s se sa kishës shqiptare . Një tjetër skandal i z. Janullatos që deri tani nuk është bere publik është vete ndërtimi me simbole e gjurme te falsifikuar greke të vete katedrales se Tiranës . jo vetëm kubeja me ngjyrat dhe simbolet e flamurit kombëtar greke por qe nga themelet kjo kishe është ndërtuar e tillë. Punëtorët shqiptar që ndërtuan kishën raportuan se në themelet e sajë u vendosën ne gurë me mbishkrime të vjetar greke të sjella nga Greqia , veprim që mendohet se lidhet me pretendime të më vonshme për origjinën greke të sajë. Guri i themelit me mbishkrime greke ne mes te Tiranës ashtu si edhe varrezat e sajuar te ushtarëve ne Jug janë një përpjekje për të sajuar prova të historike greke ne Shqipëri dhe kishën e sajë .
Por qasja greke e z. Janollutos u shpreh më shumë se kurrë në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales së Tiranës. Dukej sikur ftesat e krerëve të kishave te tjera i kishte bere kish greke dhe ajo shqiptare . Shpërndarja e ftesave ngjante e anonte shumë nga politika e jashtme e interesat kombëtare të Greqisë se sa politik e jashtme e interesat e kombit shqiptar . Greqia vazhdon të mos njohe Kosovën si aleate e vjetër e Serbisë ndërkohë që të njëjtën gjë bëjnë edhe kishat e të dy vendeve. Për kishën e shtetin grek është me se normale madje nder i madh të ftohet e të nderohet kryepeshkopi serb por për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk është kështu përkundrazi . Kosova dhe gjenocidi serb mbi popullin shqiptar atje, ishin normale për kishën greke e cila si shumica e Greqisë mori hapur anën serbe gjatë konfliktit që fatin e keq të tyre solli pavarësinë. Por për shqiptaret ortodoksë Kosova ishte dhe është gjysma e kombit të tyre të gjakut . Ndryshe nga ata , kisha “e tyre” mbajti e po mban një qëndrim me afër interesave të Greqisë se sa të besimtareve të vet. Nuk di që z. Janulltos apo drejtues te tjerë te KOASH tu kenë kërkuar “vëllezërve” të tyre te besimit ,serbë e grekë, të njohin Kosovën e pavarur . Nuk di që KOASH dhe z. Janullatos ti kenë kërkuar kishës serbe dhe peshkopit Irinej të ndalojë deklaratat antishqiptare apo te paktën të tregojë varret masive të shqiptarëve në Serbi një detyrë humane e çdo kishe për më tepër kur bëhet fjalë për pjesëtarë te një kombi . Un nuk pretendoj që KOASH të marrë eshtrat e serbeve të vdekur e ti prit si shqiptarë të vrarë siç beri në Kosinë e gjetkë me ushtarët greke , por të beje thirrje për të na treguar varrezat e civileve të masakruar nga Millosheviçi besoj se është një detyrim . Jam i bindur qe Xhuvani. Kisi e Noli do ta kishin bërë me zell po të kishte ndodhur në kohën e tyre. Ata kishin gjak shqiptari !

Maqedonia është një vend ku jetojnë pothuaj ¼ e kobit shqiptar . Për këtë arsye marrëdhëniet tona me Maqedoninë jo vetëm me shtetin por edhe me organizimin fetar të këtij vendi janë të veçanta . Ne do ta respektojmë Kishën Maqedonase ashtu siç kërkojmë prej tyre të respektojnë besimin fetar të shqiptarëve atje. Peshkopi i Maqedonisë nuk ishte i ftuar pasi kisha greke nuk e njeh as shtetin e as kishën e këtij vendi. Kjo është një tjetër qasje greke e Z. Janullatos . Kjo qasje vërtetohet edhe nga shkresat e botimet zyrtare të KOASH ku ndryshe nga shteti shqiptar që e njeh Maqedoninë me emrin kushtetues “Maqedoni” , përdoret emri FYROM ose Shkupi si në Greqi e cila kundërshton fort këtë emër . E njëjta sjellje e politike aplikohet edhe me Malin e Zi . Në ceremoni ishte ftuar “peshkopi serb” i Malit te Zi i emëruar nga Beogradi pasi kish serbe e kundërshton autoqefalin e kishës malazeze dhe nuk ftohet peshkopi i zgjedhur nga e i njohur nga shteti malazez. Ky qëndrim i z. Janullatos sigurisht që vë në vështirësi edhe shtetin shqiptar garant të funksionimit normal te kishës por rrezikon edhe raportet midis besimeve shqiptare me besimet maqedonase e malazeze në këto vende. Çdo zyrtar e besimtar ortodoks në Maqedoni e Mal te Zi( ka edhe shqiptar të tillë ne këto vende) ka të drejte të zemërohet me injorimin që i bën KOASH e kjo mund te ndikoje ne sjelljen e tij me besimet e tjera shqiptare atje . Ata nuk e dinë e as duan ta dine që kryepeshkopi ynë është grek. Ata e njohin KOASH si kish shqiptare dhe çdo qëndrim te saje si qëndrim shqiptar . Ka edhe shumë argumente prova e fakte që vërtetojnë qasjen greke të Janullatosit në veprimtarinë dhe politiken e tij në krye të KOASH por besoj se deri tani kemi thënë mjaft për të kuptuar realitetin, atë që ka ndodhur e po ndodh këto ditë. Unë vazhdoj të këmbëngul se skandali me Irinej , flamurin serb , meshën greqisht , praninë e qarqeve shoviniste vorio-epirote e të tjera janë vetëm pasoja te ndërgjegjes dhe qasjes greke të kryepeshkopit. Un nuk besoj se fajin për këtë e ka Kryepeshkopi Janullatos dhe të gjithë ata që bëjnë atë përgjegjës apo drejtojnë gishtin tek ai besoj se kanë shumë gabim . Ai është grek dhe si grek do ketë pa tjetër ndërgjegje , qasje e interesa greke. Të njëjtën gjë do bënte edhe një kryepeshkop shqiptar ne se do të mund të emërohej ne krye të Kishës Greke, do kishte qasje e interesa shqiptare. Po kisha e shteti grek nuk janë kaq pa dinjitet kombëtar e njerëzor , sa ta pranojnë apo edhe ta mendojnë një gjë të tillë . Besoj se fajtoret dhe përgjegjësit janë ata qe prunë e mundësuan ligjërisht emërimin e një greku ne krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare . Ata që e sanksionuan me ligj detyrimin qe kryepeshkopi te kishte gjak shqiptar nuk ishin budallenj e as ekstremiste nacionalistë. Ata e dinin nga përvoja se vetëm kështu mund të ruhej autoqefalia që kishte marrë kaq sakrifica e jetë njerëzish . E dinin dhe e kishin provuar se kërcënimi më i madh i sajë vinte e vjen nga Greqia. Prandaj them që Janullatos nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai vepron e sillet si një patriot i vërtet grek dhe për ketë e kam vlerësuar dhe admiruar gjithnjë. Ashtu si nuk mund të më kërkojë mua dikush të mos kem qasje shqiptare kudo që të jem, ashtu edhe un nuk mund t’ia kërkoj Hirësisë së Tij të mos ketë ndërgjegje e qasje greke kudo që të jetë, përfshi edhe kreun e KOASH.

Shkruani nje pergjigje