Lajmi Shqip » Blog Archive » O Baton, o djal i babs - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

O Baton, o djal i babs

batonNga : Alban  ÇULI

Baton Haxhiu nuk e paska aq e lehte te largohet nga “Edukata Morale dhe Politike“, qe na e mesonin neve te pjeses zyrtare te Shqiperise, si formim i njeriut modern, ai social-ateist aka. enverist, me te cilin indoktrinoheshin pioneret dhe rinia revolucionare se “feja eshte opium per popullin“.

Batoni, djali i msusit, i afeksionuar pas kinematografise se “Kinostudjo Shqiperia e Re“, qe ne fakt ishte laboratori i shplarjes se trurit te shqiptareve, ku nje nder batutat e kohes ishte “Kan vra msusin oheeeej”.Teper melankolik ne paraqitjen e nje revolucioni “Titist” te viteve 60 dhe teper fshataresk ose me mire e thene provincialisht e shprehur ne nje media, si per te treguar se “nuk e kam fajin une, fajin e ka baba”.Aq me keq, e folur dhe e perfolur, per popullin e tij ne menyren me te bezashme te tipit autoritar dhe perjashtues.Ky dhe baba i vet e askush nuk mund t’u dale ne krye!!! Per te mos u marre me melankoline e trashe qe nuk i hyn askujt ne pune pervec “Batonit te babs” se cfare ka bere i ati “trimerisht” si cub, sigurisht i mbeshtetur nga titistet e Jugosllavise se s’kishte nga ta gjente ate “trimeri” idiote po nuk pate strukturat shteterore nga pas, ne te kundert populli yne thote: “Trimi vdes i pari“, si rrjedhoje “do ta kishin zdrukthuar” ne emer te vellazerimit jugosllav.

Tre momentet e Aides“, nuk eshte gje tjeter pervecse nje pacavure pa piken e referimit intelektual, aq me teper te gafave te leshuara edhe ne dem te kombit shqiptar.”Djali i Babs”, Baton Haxhiu, konstaton ne shprehjen e tij: “I drejtë konstatimi sikur shtytja për ferexhe të mos ishte krejt politike“.Ketu ka dy pika ku te paren “ferexheja si pikepamje politike”, fillimisht bie ndesh me konstatimet sociale te te atit i cili i paska thene te birit se “I qëndroja larg fesë se nuk besoja se mund të bëhesha përparimtar me të“, nese do te ishte politike, atehere te atit te Batonit “i vjen era” jugosllav. Pastaj, “Ferexheja per te bere politike” vetem Batoni i babs arrin ta definoje, edhe francezet ne debatin e famshem ne fillimin e viteve 2000 rreth shamise nuk e kane konstatuar.

Megjithate Batoni i babs, duke hasur veshtiresi nga konstatimet e Aides terhiqet ndjeshem kur tregon se shteti e ruan me ligj virgjerine deri ne moshen 16 vjecare, por harron ose qellimisht nuk permend se permes kesaj ligjevenesi laik e ka paramenduar se pas moshes 16 vejcare femra eshte e gatshme per te njohur dhe perjetuar jeten e saj seksuale.Cfare do te thote kjo? Kjo do te thote se ashtu sikurse eshte e gatshme te njohe dhe te perjetoje jeten seksuale, po ashtu ajo eshte e gatshme te njohe dhe te perjetoje te drejtat e saja sociale si femer, ku ne te perfshihet edhe “shamia” si zgjedhje personale.Pjesa sentimentale e femres qe konstaton Batoni eshte nje tjeter budallik i rradhes si konkluzion. Pasi ai shprehet se: “jam i bindur se një vajzë e cila e sheh të mbuluarit si urdhër të zotit dhe e kthen atë në flamur të islamit, më vonë e ka të vështirë të futet në shoqëri kokëzbuluar. Sepse pastaj e përftyronë veten të turpëruar“.

Separi, askush nuk e kthen shamine ne flamur te Islamit, sepse edhe ashtu bukfalisht nuk shkon, sepse nuk ka femra qe ta heqe shamine e ta valvise si flaur te republikes, nga ana tjeter ceshtja e shamise ngrehet si “flamur” duke mos qene “flamur” per shkak te tendences ultra-laiciste te tipit batonist-ateist, qe kerkon ta ktheje sistemin liberal demokrat ne nje sistem majtist-anarkist. Ky eshte reaksion i ngacmimeve dashakeqe mbi te drejtat e njeriut dhe lirise se besimit.Kurse “hyrja ne shoqeri kokezbuluar” eshte konkluzioni me paintelekt i nje intelektuali, ku femra ne te drejten e saje e ka te drejte te hyje si te doje ajo ne shoqeri, mjafton qe ajo shoqeri ti garantoje respektin qe meriton, te cilen nuk e gjen ne “shoqerine” totalitare-majtiste-batoniste-anarkiste, ish-jugosllave.Tani le te vime ne nje pike delikate ku Baton Haxhiu na vjen me kersherine e shembujve te bollshem duke e permendur shembullin e Frances.Por ketu ka nje gafe te papranueshme per kombin shqiptar. Problemi qendron se, pertej analizes jurisprudenciale te bere nga francezet, analizat dhe komentet e intelektualeve te cilet ishin pro-heqejes se shamive nga shkollat, nuk erdhi per shkak te tezave batoniste per prapambetje, periferiancalizem, apo katunarizem, etj. Por te gjithe keta analiste dhe opinioniste, te cileve u referohet sot Batoni, jane shprehur per vendosjen e ndalimit te shamise, si ndalese e ekspasioni te kultures se te ardhurve. Por shqiptaret ne Kosove nuk jane te ardhur, ata jane autoktone. Nese une do te kisha qene nje opinionist serb ose pro-serb, Batonin do ta kisha marre per reference ne pretendimet serbe se shqiptaret jane te ardhur ne Kosove, ne baze te krahasimit qe Baton Haxhiu i ben ceshtjes shqiptare te shamise dhe ceshtjes franceze te shamise. Para se ta perfundoj, duke dashur t’i kujtoj Batonit qe ben predikim lumturie se lumturia nuk perftohet nga ndalesa por nga lejesat, duke dashur ne respekt te te gjithe bashkeatdhetareve te mi pertej Tiranes, do te me duhet t’i them Baton Haxhise se ti per nje tiranc je teper periferik, nuk mund te ndysh gojen me nje popull si ai i Drenices o fshatar pa toke!

Shkruani nje pergjigje