Kukësi hyn në histori, kalon edhe turin e tretë të Europa League

Kukesi-FK-300x168Ekipi i Kukësit ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar, duke kaluar edhe fazën e tretë të Europa League.Ky është një sukses i paprecedent në historinë e futbollit shqiptar.Kukësi u mund 1-0 në Ukrainë nga Metalurg Donjeck, por arriti të kalojë turin falë rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë në Tiranë.

Kukësi luajti pjesën më të madhe në mbrojtje, por ukrainasit nuk shënuan më shumë se një gol në pjesën e parë në minutën e 27-të nga Dimitrov.Nga minuta e 74-të e lojës, Kukësi luajti me 10 lojtarë, po sërish Metalurgu, një ekip dukshëm më i fortë, nuk arriti të shënojë. Arbitri i katërt dha pesë minuta shtesë, duke shtuar shpresat e ukrainasve për një gol të dytë, që do çonte ndeshjen në shtesë.Por edhe pse realisht u bënë shtatë minuta shtesë, ukrainasit nuk arritën synimin. Tani Kukësi do të luajë në play- off të Ligës së Europës.Presidenti i klubit, Safet Gjici ka deklaruar se do japë 200 mijë euro premio në rast të kualifikimit. Por edhe klubi i Kukësit do të fitojë nga ky kualifikim. Disa media shkruajnë se UEFA do të japë 1.2 milion euro për klubin, që në fazën e ardhshme do përballet me gjigandët e futbollit europian.Ëndrra e verës e kuksianëve ka entuziazmuar shumë shqiptarët kudo që janë, duke shtuar shpresat se edhe kombëtarja do arrijë një sukses të madh, kualifikimin në botëror. Ndërkohë, pas ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka dhënë një premio prej 100 mijë eurosh për ekipin e Kukësit.

Shkruani nje pergjigje