Fitoi paraja

paraja-mbyll-gojeShkruan : Edlira  GJONI

A fitoi vërtet e majta në Shqipëri? PS ka vetëm një mandat më shumë se në 2009-ën, kurse LSI nuk dihet më c’identitet ka. Ndaj,qeveria që do dalë nga këto zgjedhje, zor se mund të quhet e majtë. Qeveri votash pragmatiste po. Mund të quhet dhe me plot gojën madje. Pyetja që shqetëson moralistët dhe idealistët shqiptarë është: Si ka mundësi që rreth 200 mijë shqiptarë votuan korrupsionin, dështimin e drejtësisë, shpërdorimin e administratës, kërdinë, d.m.th. LSI-në?Përgjigjia është e thjeshtë: LSI-në e votuan shqiptarët e djathtë që nuk duan të humbasin vendin e punës. Po. Vota është pjekur e djegurfare madje, teksa qytetarët janë bërë kaq pragmatistë sa mendojnë për efektin e menjëhershëm të saj. 80 mijë votuesit e saj besnikë, LSI-së i mbetën të sistemuar, të papërzënë e papërzier nga buzëqeshja e pas 1 Prillit, teksa IlirMeta dilte nga zyra e kryeministrit. E bukura është se atë buzëqeshje e kapën,kuptuan e përkthyen në votë edhe 120 mijë të djathtë, të lëkundur, gri apo pa ngjyrim politik fare që janë në punë, e duan të ngelen aty, edhe me ndërrimin e pushtetit. E që të ndodhte kjo, barka e shpëtimit është ajo që vetë nuk u mbyt kure hodhën në dallgët e kodit të cuditshëm elektoral: LSI. Analiza për këto zgjedhje ka shumë. Hamendësime gjithashtu. Befasi për Ramën që më në fund do e plotësojë ëndrrën e tij sa një dekadë. Befasi edhe për Ilir Metën që nga grevist i dëshpëruar, koalicionist i betuar, zv.kryeministër i dorëhequr e publikisht i parë, por kurrë i dorëzuar si protagonsit filmash amatorë me dallavere e para, shndërrohet në heroin që rikthen të majtën në pushtet, e e sheh veten në krye të një shpure prej 14 LSI-stësh që i vijnë nga pas në rrugën drejt rikthimit në parlament.

Simpatizantët dhe miqtë e majtë nuk do e pëlqejnë këtë konstatim, por kështu është. Shqiptarët votuan kundër keq-manaxhimit të pushtetit nga ushtarët që Berisha dhe Meta mbollën në sektorin publik.  Por ama, votuan pro qëndrimit në vendin e tyre të punës, dhe ata që kanë bërë diferencën në përcaktimin e pushtetit të ardhshëm, janë pikërisht ata që nuk duan të largohen prej tij. Zgjedhjet nuk i ka fituar as PS, as LSI. Zgjedhjet i ka fituar pragmatizmi shqiptar i lidhur drejtpërdrejt me nevojat imediate të votueseve, të cilët, duke qenë se nuk besojnë më në përrallat e majta e të djathta, që janë të gjitha njëlloj, zgjodhën të ruajnë vendin e punës, e të ndryshojnë për këtë partinë.Në raste të vecanta në numërimit të votave, kur komisionerëve iu thahej goja duke përsëritur vetëm 29, të krijohej përshtypja se shqiptarët e kishin kthyer përfundimisht partinë në fe, i luten, besojnë e lartësojnë vetëm atë, pavarësisht mungesës totale të provave nëse partia e tyrefe ekziston dhe i përgjigjet ndonjë lutjeje me raste festash. Por, sa herë që dëgjohej numri 26 e në sallë kishte psherëtima lehtësimi nga grupe që njihen si mbështetës të së djathtës, paradoksi për lidhjen votues-parti në Shqipëri bëhej edhe më i madh.

Shqiptarët ishin vërtet të lodhur nga arroganca e Berishës dhe njerëzve që shërbenin e abuzonin në emër të tij.Por, shuplaka mund të ishte e njëjtë, në mos edhe më e rëndë për protagonistin evideo-skandalit e pazareve të publikuara. E jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por grupimi i emërtuar si partia e korrupsionit, minimit të drejtësisë, SHPK, agjensi punësimi, 20 përqindshi, e me radhë, katërfishoi numrin e përfaqësuesve të saj në parlament. Analizën për cilësinë e kandidatëve dhe deputetëve që kjo partina sjell në foltoren vendimmarrëse po ia lë njohësve të mirë të labirinteve nënujore të politikës. Por votën me të cilën i cuam me duart tona në parlament këta përfaqësues,nuk mundet askush të mos kërkojë ta kuptojë.Ajo është vota e qëndrimit në punë, e bezdisjes nga përpjekjet për t’u sistemuar, e frikës nga përjashtimi prej komoditetit të zyrave e pozicioneve ku nuk ndodh asgjë, e dëshirës për të cimentosur emrin në borderonë zyrtare, e moskokëcarjes për bindjen politike, e shërbimit më të paktë që mundt’i bëjnë vetes 120 mijë votuesit që krejt papritur, u gdhinë LSI-stë.

Politikën kanë filluar ta kuptojnë tashmë fare mirë edhe mbështetësit dhe qytetarët. Ashtu si edhe analistët madje, me 4 ditë përparësi, votuesit nuhatën ku po frynte era e pushtetit dhe zgjodhën atë, pa asnjë emocion partiak, sic bëjnë në mënyrë të përsëritur udhëheqësit e partive që ata bëjnë sikur besojnë apo i përkasin.Qytetarët bënë pazar me votën. Njëlloj si pushtetarët. Këta nënshkruajnë marrëveshje bashkëqeverisje, para apo pas zgjedhore “në të mirë të Shqipërisë”, e tashmë, edhe qytetari vërtetoi se është në të njëjtënlinjë, ndaj votoi LSI-në “për hir të punësimit, mirëqënies dhe integrimit personal”. Në 23 Qershor shqiptarët votuan për dy arsye: të largoninBerishën dhe të ruanin vendin e punës. Më zgjuar se kaq, nuk kishin si të silleshin. Zgjedhjet e vërteta, sikundër janë parashikuar nga orakujt e huaj e shqiptarë që pëlqejnë të merren me treguesit e cilësisë e të standarteve, do të fillojnë të ndodhin në 2021. Edhe dy legjislatura. Pastaj parlamenti do të jetë pastruar nga këta që po hyjnë dhe qytetari do votojë për atë që i siguron jetën e familjes së tij më të madhe nesër, e jo thjesht vendin e  punës sot. Deri atëherë, është mirë të mos thellohemi në detajet e atyre që do marrin vendime për ne. Sepse mund të mallkojmë votën.

Shkruani nje pergjigje