ME AMERIKEN JEMI TE BASHKUAR EDHE NE HENE




Shkruan:Ramiz LUSHAJ



1.

Me 10 qershor 2007, kur Presidenti i Amerikes, Xhorxh W.Bush e Kryeministri i Shqiperise, Dr. Berisha, jepnin konferencen per shtyp ne seline e Kryeministrise ne Tirane, veshtroja ne sfond, pas tyre, flamujt shqiptar e amerikane teksa rrinin prane njeri-tjetrit.
Kjo ishte vetem nje pamje e ceremonialit shteteror, por, kudo, rruget e Tiranes e te Fushe-Krujes dhe te gjithe Republikes se Shqiperise ishin mbushur me flamuj shqiptar e amerikan, kjo ishte dicka me madhore; ishte krejtesisht shpirterore.

Po nje pamje te tille te mrekullueshme e shihje edhe ne Kosove, edhe ne trevat shqiptare ne Maqedoni,…edhe ne Amerike, Kanada, Belgjike,..,ndaj kjo merrte permasa hyjnore.

Kjo tregon se shqiptaret jane nje popull me te vertete proamerikane, qe e duan Ameriken si vetveten, qe jane te bashkuar ne perjetesi dhe te lumturuar ne kete unitet zenrash nder kohera.




2.

Nuk duhet harruar se Flamuri Kombetar Shqiptar, per here te pare, ne menyre zyrtare, eshte ngritur ne Amerike, ne vitin 1907, atehere kur Perandoria Otomane e ndalonte valvitjen e tij ne trevat shqiptare ne Ballkan.
Ne token amerikane Flamuri Kombetar Shqiptar eshte perdorur edhe para vitit 1900 e me pas,si ne familjet shqiptaro-amerikane, ne dasmat e tyre, ne wikendet e tyre, por eshte shume e rendesishme per t’u theksuar se pikerisht ne vitin 1907 Shteti Amerikan dha te drejten qe ky Flamuj te perdorej ne nje tubim te shqiptareve, me lejen e autoriteteve amerikane.
Ky tubim i Shqiptareve te Amerikes organizohej per te kerkuar Lirine dhe Pavaresine e Shqiperise ne Ballkan, per te fituar te drejtat si komb ne zemer te Europes, ashtu si disa nga fqinjet e saj.
Pra, Amerika ishte e para ne Bote, qe e njohu zyrtarisht Flamurin Kombetar Shqiptar, ende pa u ngritur ne tokat shqiptare.


3.

Po Flamuri Kombetar Shqiptar, perkrah Flamurit Kombetar Amerikan, nuk eshte valvitur vetem ne tokat shqiptare e ne token amerikane, por edhe deri ne Hene.

I pari, qe ngriti Flamurin Kombetar Shqiptar ne Hene, nga 31 janari deri me 9 shkurt 1971, eshte shqiptaro-amerikani Alan B. Shepard Jr.,Zevendes Admiral i Flotes se Shtetetve te Bashkuara dhe delegat ne Sesionin e 26-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. I pari kozmonaut amerikan qe ka fluturuar ne kozmos dhe i pesti qe shkeli ne Hene. Ne rast se me 1961, rusi Juri Gargarin, ishte i pari qe fluturonte ne Hapesire si pasagjer, 48 vjecari Alan Shepard, 10 vjet me vone, do te drejtonte vet anijen kozmike amerikane Apollo 4, ne trupin e se ciles mabertej edhe Flamuri Kombetar Shqiptar. Antares,pjesa e anijes kozmike qe zbriti ne Hene, ne vendin e quajtur Fra Mauro, i dha historise shqiptare nje kujtim miqesie te perjetshme ne mes te Amerikes dhe Shqiperise.
Shqiptaro-amerikani Alan Shepard, i lindur ne Nju Hampshire te SHBA, para daljes ne pension gradohet Admiral i Flotes Amerikane dhe ndrroi jete ne moshen 75 vjecare, me 21 korrik 1998.Ai e ka deshmuar me foto,me gojen e shkrimin e tij kete fakt te udhetimit e valvitjes se Flamurit Kombetar Shqiptar deri ne Hene ne vitin 1971. Kjo deshmi eshte e ruajtur ne arkivat shqiptare,ku , ne nje flete kartoni katerkendeshe,Flamuri Kombetar Shqiptar ndodhet prane nje fotografie me ngjyra te anijes kozmike Apollo 14 bere ne siperfaqen e Henes dhe ka, pervec te tjerave, edhe nenshkrimin, me dore e me boje te zeze, “ With the compliments of the astronauts of the United States.Alan Shepard.02.10.1971”,qe e shqiperuar dio te thote: “Me fjalet me te mira te austronauteve te Shteteve te Bashkuara.Alan Shepard. 2 Tetor 1971.




4.
Nje tjeter shqiptaro-amerikan, astronauti William G. Gregory, ne fluturimin e tij te pare ne Hapesire Shuttle STS-67 e ndermori nga Qendra Kenedi nga 2 deri me 18 mars 1995 dhe ne kete udhetim,si drejtues I anijes kozmike, e mbante me vete edhe Flamurin Kombetar Shqiptar, krahasa atij Amerikan, para nisjes do te shkruante: “Besoj se shqiptaret do te ndihen krenare me sukseset qe do te arrij ne hapesirat e largeta”

Shqiptaro-amerikani William G. Gregory, nga Korca,qe paraardhesit e tij shkelen ne token amerikane ne fillim te shek. XX, ka hyre ne enciklopedite e Kozmosit. I lindur ne Nju York me 14 maj 1957, arriti te diplomohej per shkenca inxhinierike ne Akademine e Forcave Ajrore te Shteteve te Bashkuara dhe fitoi graden Doktorr per inxhinier mekanik dhe per drejtues, ndersa me 1990 u zgjodh nga NASA dhe ne korrik 1991 u shpall astronaut.Ka vendosur record ne fluturimet ne hapesirat kozmike me 16 dite e 15 ore duke plotesuar 262 rrotullime drejt Tokes. Ka fluturuar mbi 11milione km ne Kozmos, ka mbi 400 ore fluturime ne hapesirat kozmike,krahas 5.000 oreve si pilot.
Para 12 vitesh e vendosi Flamurin Kombetar Shqiptar ne Hene.


5.

Keto fakte, nder mijera te tjera, flasin per nje realitet bashkekohor, se Amerika dhe Shqiptaret ne trevat e tyre ne Ballkan, jemi te bashkuar jo vetem ne Toke, por edhe ne Hene.
Kete e tregojne dhe lidhjet tona te zemrave, edhe flamujt tane kombetare.
Kete e deshmori edhe vizita historike e Presidentit Amerikan Xhorxh W. Bush ne Tirane ne kete qershor te paharruar edhe per brezat e ardhshem

Shkruani nje pergjigje