Dënimi i krimeve të komunizmit, guri në qafën e politikës në Shqipëri

komunizem_karikature_2_206680377Nga : Sejdi PEKA

Me datën 4-5 Shkurt 2013 në patronazhin e Arqipeshkvia Shkodër dhe Fondacioni Maximilan Kolbe, në Hotel Tirana Internacional u mbajt Konferenca me temën “Mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri”. E veçanta e këtij aktiviteti të rëndësishëm ishte një pjesëmarrje e gjerë e ish të burgosurve dhe të persekutuarve politik të Shqipërisë që kishin vuajtur torturat më mizore në burgjet e diktaturës komuniste. Dëshmitë e tyre rrënqethëse, si ikona të gjalla që flasin për një periudhë inkuizicioni mesjetar,ngjallën emocione tek të pranishmit. Prania e Deputetit të Parlamentit Gjerman Peter Weis dhe Monika Kleck, i bën shumë interesante punimet e konferencës. Në kumtesat e tyre ata në përgjithësi sollën përvojën e Gjermanisë për dënimin e krimeve të komunizmit në ish Gjermaninë Lindore të sunduar nga komunizmi stalinist.Menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë – theksuan oratorët – detyrë parësore e shtetit demokratik ishte dënimi i krimeve të komunizmit. Me një komision të posaçëm parlamentar u hapën pa asnjë përjashtim të gjitha dosjet e STASS-it të ish sigurimit komunist. Në këtë drejtim nuk u imponua për asnjë arsye ndonjë hapje selektive e dosjeve. Të gjithë qytetarët gjerman kishin të drejtën e tyre të shikonin këto dosje dhe të mësonin për të gjitha krimet e kryera kundër popullit nga diktatura komuniste, në mënyrë që e kaluara kurrë të mos përsëritej. Pa përjashtim të gjithë bashkëpunëtorët e STAS-it u larguan nga administrata shtetërore e të gjitha niveleve. Të gjithë hetuesit, gjykatësit dhe prokurorët që i kishin shërbyer regjimit komunist-tha ndër të tjera Peter Weis-u përjashtuan nga puna dhe u zëvendësuan me juristë të Landeve të tjera të ish-Gjermanisë Perëndimore. Juve nuk mundem të di se si mundet ta zgjidhni këtë problem akoma të pazgjidhur dhe shumë të rëndësishëm për një demokraci funksionale-.Deputeti Mark Marku, Pjetër Pepa, Dom Gjergj Simoni, Fatos Lubonja, Bardha Mulleti e shumë të tjerë mbajtën kumtesa me shumë vlerë për të ndriçuar krimet kundër popullit nga diktatura komuniste. Njerëz që ishin varur me ditë të tëra në ganxha të vendosura në muret e qelive të burgjeve, që kishin dhënë shpirt në pellgjet e gropave të zeza, që kishin pirë urinën e tyre nga etja, që ishin rrahur deri në vdekje,torturuar me hekur të skuqur dhe mishin e mbushur me kripë; ishte tabloja e zezë e një regjimi barbar pa asnjë shembull tjetër në botë. Një risi në këtë konferencë sollën nxënësit e Shkollës së Mesme Pjetër Mëshkalla. Ata shprehën dëshirën që të mësojnë sa më shumë nga e kaluara e popullit shqiptarë në diktaturën komuniste. Izabela Marku, nxënëse e kësaj shkolle, theksoi domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të pasqyrohet me vërtetësi ajo tragjedi që populli shqiptarë vuajti nga diktatura komuniste, që inkuizitorët komunistë të kërkonin falje dhe e kaluara kurrë të mos përsëritet më. Të njiheshin dhe të vendoseshin në vendin që u takon inkuizitorëve si vrasës, ashtu edhe martirëve që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe demokracinë që sot gëzojmë. Nuk mundet të mbulohet me natë e kaluara e diktaturës më të egër në të gjitha vendet ish-komuniste. Shkolla jonë mban emrin e një njeriu që u sakrifikua ne emër të lirisë dhe kjo është krenaria jone-theksoj Izabela.Nuk do të isha munduar që të paraqes tek lexuesi ose opinion në Shqipëri me këtë shkrim modest, një paralelizëm të tillë ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë sikur disa pinjollë të diktaturës komuniste,të kishin mbyllur gojën përpara dëshmive të Dom Gjergj Simonit, të kërkonin falje. A kemi mundësinë neve o njerëz të falim Edi Ramën, që hap gojën sa një kamare dhe jep leksione për demokracinë kur Babai i tij Kristaqi i vuri litarin në grykë poetit Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988? A mundet Partia Socialiste ish-komuniste, të kërkojë votën e shqiptarëve kur aspak nuk është distancuar nga e kaluara e sajë kriminale me krime kundër popullit, kur në krye të saj janë zgjedhur të drejtojnë pinjollët e brezit të dytë të bllokmenëve dhe të kastës së kuqe enveriste. Janë monstra të tilla të edukuara nga baballarët e tyre shpirtzinj dhe kriminelë që e kërkojnë pushtetin jo për të qeverisur por për t6ë sunduar popullin. Një hordhi e tërë gënjeshtarësh dhe mashtruesish, rrugaçër ordinerë që për të hyrë në listën e kandidatëve për deputetë që harton Edi Rama, janë të gatshëm që të mos lënë gënjeshtër pa thënë dhe mashtrim pa bërë, anipse populli i shikon bëmat e tyre në dritën e diellit. Ne i falim – tha Dom Simoni – po kërrkush nuk na kërkon falje. Unë – vazhdoi në fjalën e tij Dom Gjergji – kam qenë i dënuar me vdekje dhe nuk mundet të tregohen torturat mbi trupin tim dhe të klerikëve të tjerë që i kam parë me sytë e mi. Sot kemi mbetur vetëm dy klerikë që akoma jetojmë si dëshmitarë të gjallë të krimeve të komunizmit,dhe kam frikë të madhe shumë se krimi komunist po mbetet pa u ndëshkuar. Kjo nuk duhet të ndodhë o njerëz – përfundoi fjalën e tij kleriku i nderuar, duke u përkulur ngadalë me bastunin e tij. Partia Socialiste ish-komuniste ka paturpësinë që të kërkojë votën e shqiptarëve dhe Edi Rama i biri i një ish-krimineli, as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet, por kërkon zoti na ruajt të bëhet Kryeministër i Shqipërisë. Vetiu lind arsyetimi se i biri nuk mundet të përgjigjet për krimet e Babait të tij, por vallë ishte foshnjë Edi Rama kur Babai i tij i vuri litarin në grykë Havzi Nelës? Jo, jo. Edi Rama ishte një burrë i martuar dhe me mustaqe, një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-sigurimit komunist në revistën famëkeqe “Në shërbim të popullit”. Ishte një aligator që notonte në ujin e ndotur të diktaturës të përzier me gjakun e njerëzve që kërkonin liri dhe demokraci. Kjo nuk ka ndodhur dikund në mesjetë që t’u hedhë hi syve njerëzve, por vetëm pak më shumë se dy dekada më parë.Në epilogun e kësaj konference ishin disa pyetje që mbetën pa përgjigje. Përse vetëm Shqipëria, vendi që ka vuajtur më tepër se askush tjetër diktaturën komuniste, nuk ka vullnetin politik për të dënuar krimet e komunizmit në zbatim të rezolutave të Asamblesë Parlamentare të KE? Pse vetëm Shqipëria nuk ka hapur dosjet e ish sigurimit komunist?Pse akoma Kryekrimineli më i tmerrshëm që ka parë bota,Enver Hoxha, mban akoma titullin e Heroit të Popullit? Pse krimineli Aranit Çela dhe qindra kriminelë të tjerë të diktaturës komuniste marrin pensione të posaçme, ndërkohë kur vendet e tjera ish komuniste u kanë hequr me kohë këto privilegje kriminelëve të përmasave shumë më minimale në vendet e tyre? A mundet të ndërtohet demokracia në Shqipëri me një opozitë të tillë destruktive me ide marksiste që nuk është distancuar nga e kaluara e saj kriminale siç është në të vërtetë Partia Socialiste? A mundet të pranojmë që Shqipëria të mbetet peng i një skizofreni të tillë si Edi Rama dhe të mos marrë statusin e vendit kandidat për në BE?Të gjitha këto pyetje presin përgjigje. Por një gjë është e qartë si drita e diellit. Pa dënimin e krimeve të komunizmit dhe pa hapjen e dosjeve të ish sigurimit komunist, demokracia në Shqipëri është seriozisht e kërcënuar, është guri në qafën e politikës në Shqipëri.

Shkruani nje pergjigje