LDK-ja subjekti më i goditur nga vrasjet politike

Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti politik më i prekur sa i përket vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë.Çka është më e keqja se askush deri më tani nuk është nxjerrë para organeve të drejtësisë dhe askush nuk është dënuar deri më tani për këto vrasje. Por veprimet e fundit të organeve të drejtësisë për dënimin e disa autorëve të vrasjeve pasluftës, është një dritë në fund të tunelit në këtë çështje.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj, djalit të tij, Enisit dhe kushëririt Hasan Zemajt, për të cilët u tha se janë vrarë për shkak se ishin bashkëpunëtorë të presidentit Ibrahim Rugova, puna e të cilëve u bë halë në sy për të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka çmuar lart veprimtarinë e Tahir Zemajt prej një koloneli dhe një intelektuali të shquar të kombit shqiptar.Mustafa ka thënë se LDK-ja është subjekti politik më i prekuri për vrasjet politike pasluftës në Kosovë, por që ende askush nuk është dënuar për këto vrasje.Sipas tij, kolonel Zemaj me të birin e tij dhe kushëririn, u vranë veç se ishin bashkëpunëtorët e presidentit Rugova, ku puna e tyre u bë halë në sy për të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Ndonëse Lidhja Demokratike është subjekti më i goditur nga vrasjet politike në Kosovën e pasluftës, ne konsiderojmë se këto akte të liga nuk e kanë goditur vetëm LDK-në, por e kanë goditur gjithë Kosovën, sepse e kanë stërzgjatur procesin e vështirë të shërimit të plagëve të luftës, procesin e vështirë të normalizimit të jetës institucionale dhe të qytetarëve në vendin tonë. Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpall për trimërinë dhe veprën patriotike të çlirimit të Kosovës… Sidomos fakti se ai bashkëpunonte me presidentin Rugova, u bën hallë në sy të atyre që nuk e deshën paqen, nuk e deshën dhe nuk e duan lirinë, por që jetojnë në terr, vepruan dhe vranë në terr, ata të cilët akoma nuk janë zbuluar dhe dënuar dhe prapë mund të vrasin në terr”, ka thënë ai.

Shkruani nje pergjigje