FERID VOKOPOLA : “SHQIPËRIA ASHT E JONA, E SHQIPTARËVE”

Shkruan : Eugen  SHEHU

Në peridhën e fundit të Rilindjes sonë Kombëtare dhe në mënyrë të veçantë në ag të shekullit të njëzetë,u ngjallën në mënyrë të dukshme shpresat për realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve,autonominë dhe pavarsinë e trojeve etnike.Një varg lëvizjesh me penë e armë, konverguan kësaj radhe në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të popullit tonë,i cili do të kishte më pas ndikimin e vetë të fuqishëm në ngjarjet kulmore.Në këto momente kruciale të historisë së kombit tonë,janë shfaqur një varg burasg të ndritshëm të Shqipërisë,të cilët anipse mund të ngjisnin shkallë të larta kariere në administratën osmane,i përbuzën grada e ofiqe vetëm  e vetëm për t’i shërbyer atdheut të tyre.Ferid Vokopola ka qënë një prej tyre.

Lindi në qytetin e lashtë të Beratit,në gushtin e vitit 1887.Familja e tij  e madhe njihej sa për zotërimet dhe pasuritë aq edhe për shqiptarizmin.Babai i tij Mustafa Vokopola ndonëse mbante detyra të rëndësishme në administratën osmane të asaj kohe, e ushqen të birin me vetitë dhe virtytet më të vyera shqiptare dhe së pari me dëshirën për ta parë Shqipërinë sa më paranë qytetërimeve moderne.Është kjo një ndër arsyet që pasi Feridi merr mësimet e para në Mejtepin dhe Ruzhdijen e qytetit të Beratit,ndërsa në vitin 1901 merr rrugën drejt Stambollit.Kështu do të vazhdonte mësimet fillimisht në gjimnaz e mandej studimet e larta në degën e admnistrimit.Jeta studenteske në Stamboll do ta njihte pos të tjerave Feridin edhe me veprimtarinë e shumanshme të atdhetarëve shqiptarë për mësimin e gjuhës shqipe dhe çeljen e shkollave në vilajetet shqiptare.Ai vetë në disa raste do të merrte përsipër të shpërndante libra shqip ndër miq të tij të beratit apo Fierit,të cilët do të udhëtonin nëpër atdhe.Ndërsa,vetë kur udhëonte në qytetin e lindjes në Berat,duke përfituar edhe nga pozita e lartë e të  jatit,nuk nguronte aspak të shndrronte dhomën e tij në klasë për mësimin  e gjuhës shqipe.Miqësia e pandarshme me atdhetarin tjetër të asaj treve Bab Dud Karbunarën,do të linte gjurmë të thella në veprën e mëvonshme të Ferid Vokopolës.Në fillim të vitit 1907,Ferid Vokopola pasi pati mbaruar studimet e larta kthehet në Shqipëri.20 vjeçar,trup lartë,në njohuri të thella në rrafsh të administratës publike,ai do të shfaqte afeksion edhe ndaj mistikës.Si njeri i emancipuar dhe plotësisht i përkushtuar për ardhmërinë e kombit të vet,Ferid Vokopola do të parapëlqente së tepërmi harmoninë dhe dashurinë midis njerëzve.Në qytetin mijëvjeçar të Beratit,të dy besimet kryesore,myslimanizmi dhe ortodoksizmi bashkëjetonin si një model i rallë për atë kohë.Por sidoqoftë në të dyja besimet,shiheshin qartë gjurmët e primitivitetit ndaj megjithëse Feridi kishte nisur punë në admnistratën vendore,nuk kurseu ndihmën e vet intelektuale edhe në myftininë e qytetit.Një varg traktatesh filozofike u përkthyen prej tij në gjuhën shqipe dhe u shpërndanë pothuajse në të gjitha viset shqiptare.Sidoqoftë nën petkun e myslimanit intelektual,Ferid Vokopola nuk mungoi të punonte për shkrimin e gjuhës shqipe,si edhe përhapjen e ideve autonomiste ndër qytetarët e tij.Kur bie në sy të autoriteteve turke largohet për disa kohë nga Berati dhe shkon në Fier dhe Lushnjë.Këtu,në kontaktet me atdhetarë të tjerë të shquar si Azis Pashë Vrioni,Hajredin Cakrani,Syrja bej Vlora etj,nuk i rresht për asnjë çast përpjekjet për ndërgjegjsimin e kombit të vet.Nëpërmjet korrespondencës që mbante me atdhetarin Ibrahim Temo,mëson se Mid’hat Frashëri boton në Selanik gazetën “Liria” në gjuhën shqipe.Nuk nguron të përshëndesë Mid’hatin madje të dërgojë aty dhe shkrimet e tij të para.Emri i Ferid Vokopolës tanimë përcillet me respekt në krejt Shqipërinë e Mesme,madje deri në jug të shtetit amë.Ndërsa në vitin 1912,atëherë kur lufta midis forcave kryengritëse shqiptare dhe atyre të pernadorisë osmane ishte në kulmet e saja,Ferid Vokopola luftoi me çdo mjet administratën turke,duke i bërë thirrje edhe bashkëkombasve të vet që të përkrahnin një orë e më parë lëvizjet autonomiste në Kosovë.Ka qënë pikërisht kjo veprimtari e gjërë e tij në shërbim të kombit,që në tubimin e parisë së Lushnjës në nëndorin e vitit 1912,Ferid Vokopola ( ndonëse 25 vjeçar) zgjidhet përfaqsues i kësaj treve në Kuvendin Historik të Vlorës.Vite më pas,në kujtimet e tij,Ferid Vokopola do t’i kujtonte kështu këto ngjarje ; “Më 23 nëndor,më vjen miku im Nebi Sefa para se të nisesh për Kavajë e më lajmëron se komanda otomane ka burgosur në hotel të Shqir Beut,delegatët Bedri Pejanin dhe Rexhep Mitrovicën.Menjëherë biseduam me shokët dhe muarëm urdhër të vemi,unë,Nebi Sefa e Taulla Sinani me një patrullë pesë vetësh për t’i liruar.Duke qenë neve në zënie e sipër me patrullën otomane që kishte ndaluar delegatët dhe gati të përlesheshin me këta,ja mbriti kapiten Pertefi,i cili kishte marrë lajmin e dorëzimit të prefekturës.Kështu i liruam dy delegatët të cilët i nisëm për në Vlorë.Pastaj u nisëm përmes myzeqesë në ato kohra të këqija nga dimri i fortë dhe arritëm në Fier ku takuam edhe ismail Qemal Beun me shokë në zyrën telegrafike.Aty më vjen një telegram mua nga nëna ime që ishte me plevit të rëndë.Ismail Beu më thotë ;”Shko biri im në Berat,hallosu me mëmën t’i marrësh uratën e pastaj hajde në Vlorë me delegatët e Beratit !”.Duke dëgjuar që unë iu përgjigja se jam nisur për mëmën Shqipëri dhe uratën kam me ja marrë kësaj ,më përgëzoi me një bravo, e cila i buroi nga zemra… Ivura re sytë i kishte të lotueshëm”.(F.Vokopola “Ngritja e Flamurit Kombëtar” revista “Njeriu” –Tiranë 1942, nr.5,fq 7 ).

Vonë në muzgun e 26 nëndorit 1912,delegatët e Lushnjës do të mbërinin në Vlorën heroike.Populli kish dalë në hyrje të qytetit dhe priste delegatët me brohorima e këngë.Feridi,25 vjeçar do të mallëngjehej prej kësaj pritjeje.Por ai do të mallëngjente më së shumti të jatin,Mustafanë,i cili asaj kohe shërbente si prefekt i Vlorës.Babë e bir përfaqsoheshin të lumtur që ishin kaq pranë në ditën e lume të krejt kombit shqiptar.Të nesërmen,delegati i Kosovës,Rexhep Mitrovica,do të falenderonte në mënyrë të veçantë Mustafan,i cili kishte rritur dhe edukuar një djalë intelektual dhe trim. 28 nëndori i vitit 1912 do të shënonte ngadhnjimin përfundimtar të shqiptarëve mbi errësirën pesë shekullore.Pas ngritjes së Flamurit të Skenderbeut në Vlorë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë,i erdhi radha formimit të shtetit të parë të pavarur shqiptarNë një prej dokumentave të atyre ditëve do të lexojmë ; “Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar të përgjithshëm.Kuvendi Kombëtar i përmbledhur prej delegatëve të të gjitha viseve të Shqipërisë këtu në Vlorë,u hap sotn’orën katër pasdreke në shtëpi të z.Xhemil Beut. Z.Ismail Qemal Beu si nisjator i parë i mbledhjes mori fjalën e i tregoi delegatëve qëllimin e Kuvendit,domethënë që të përpiqen së bashku e të marrin masat e nevojshme për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh ku ndodhet sot.Si i kërkon rregulla e zakoni u nis pastaj vërtetimi kartavet të delegatëve,emrat e të cilëve janë këto ; … Nga Lushnja , zotërinjtë Qemal Beu,Ferid bej Vokopola dhe Nebi Efendi Sefa”.(gazeta “Përlindja e Shqypnis” viti II , nr. 6-7 , datë 31 janar – 4 shkurt 1914 ).

Në ditë që rrodhën më pas,Ferid Vokopola u ngarkua nga Ismail Qemali që të bashkëpunonte me ministrin e parë shqiptar të luftës ,Mehmet pashë Derallën për organizimin,funksionimin si edhe furnizimin me mjete luftarake të ushtrisë kombëtare,në mënyrë të veçantë në zonën e Myzeqesë dhe Elbasanit.Falë reputacionit që gëzonte në këto treva,Ferid Vokopola mundi të organizojë dhe fusë në radhët e ushtrisë kombëtare mjaft shqiptarë të cilët ndonëse pa pagesë ishin të gatshëm të luftonin ku  e lypte nevoja e atdheut.Së bashku me mehmet Pashë Derallën,Aqif Pashë Elabasanin, Shefqet Shkupin etj,brenda pranverës 1913,Ferid Vokopola mundi të mbajë të ndezur luftërat kundër serbëve në trevën e Dibrës.Më tej kur në verën e vitit 1913,Fuqitë e Mëdha pas copëtimit që i bënë trojeve shqiptare,detyruan Beogradin të tërhiqte trupat e tij nga territori i shtetit amë,burrat e Shqipërisë nuk mund ta quanin detyrën e tyre të mbaruar.Në shtatorin e po këtij viti,serbët u ndeshën me qëndresën e ashp¨üer të kryengritësve dibranë.Mehmet pashë Deralla,ky atdhetar i shquar nga Maqedonia Shqiptare,ngarkon pikërisht Ferid Vokopolën në krye të disa qindra ushtarëve të ushtrisë kombëtare që t’u vijnë në dnihmë sa më parë forcave kryengritëse në Dibër.Së bashku edhe me trimin tjetër beratas Azis Pashë Vrionin ( si pas dokumentave të kohës) Ferid Vokopola ndërmerr inkursione të rëndësishme veçanërisht në trevën e Starovës,duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë luftimeve të bashkëkombasve të tyre në Strugë e Ohër.Kështu më 21 shtator të vitit 1913,prefekti i qarkut të Manastirit,njoftonte urgjentisht policinë e Shkupit se banorët  e fshatrave këndej dhe andej kufirit në mënyrë të veçantë në Strugë e Ohër,po u bashkangjiten çetave të kryengritësve të cilat kërkojnë bashkimin  etrojeve amtare.Më poshtë,sipas këtij telegrami urgjent mësojmë se deri në mbrëmje Struga do të jetë në duart e shqiptarëve,pasi kryengritësit shqiptarë ndodheshin dy orë larg Ohrit.”Marshimi i kryengritësve shqiptarë drejt Strugës dhe Ohrit tani rrezikonte drejtpoërdrejt edhe Resnjën,prandaj administrata serbe me vigjilencë e përcillte situatën”.(G.Todoroski “Srpski izvori za istorijata na makedonskiot narod 1913-1917,fq.68).

Krahas veprimtarive atdhetare,Ferid Vokopola tërheq vëmendjen jo vetëm të qarqeve ushtarake por edhe të masave të gjëra të popullit,duke bashkëpunuar me shtypin shqiptar të kohës.Në mënyrë të veçantë ai bashkëpunon me gazetën “Përlindja e Shqypnis” e cila asaj kohe dilte në Vlorë dhe ishte padyshim zëdhënëse e aspiratave të Qeverisë së Përkohshme dhe popullit shqiptar.Në publiçistikën e atyre viteve,spikatën pos të tjerave idetë moderne të Ferid Vokopolës për zhvillimin në Shqipëri të transporteve,bujqësisë dhe tregëtisë.Falë formimit të tij intelektual ai u përpoq të krijonte mendësi të reja për shqiptarët në këto rrafshe,duke dashur t’i largojë at sa më parë prej mentaliteteve të vjetruara.Por nuk mungoi në këtë publiçistikë edhe fryma e autokritikës, e cila do të nxiste bashkëkombasit e vet,të ndjenin përgjegjësinë morale për zhvillimet e kombit të vet.Kështu në njërin prej artikujve të titulluar “Ku jemi”Vokopola shpreh qartë mesazhin ”Lipset të dihet sheshazi se Shqipëria asht e jona e shqiptarëve”(Gazeta “Përlindja e Shqypnies”28 vjesht e tretë 1913).

Në vitin 1914 edhe pse Shqipëria po shndrrohej në shesh luftërash e turbullirash nga të gjitha anaët,Ferid Vokopola nuk do të ndërpriste për asnjë çast veprimtarinë e vet politike,përkundrazi do ta vazhdonte atë me intensitet akoma më të lartë.Në qeverisjen e Princ Vidit,ai do të punonte në detyrën e kryesekretarit të Ministrisë së Industrisë dhe Minierave ku do të jepte ndihmesë të çmuar,ndërsa në vitet që rodhën më pas do t’i kushtohej organizimit të komunitetit fetar mysliman,përkthimeve të ndryshme apo botimeve të këtij karakteri.Ngjarjet e dhimbshme për Shqipërinë në vitet e luftës së Parë Botërore do të linin mbresa të pazakonshme tek intelektuali Ferid Vokopola.Këto impresione ai i ruan të freskëta për t’i transmetuar më tej në art,në librin që mban titullin “Fluturimet e shpirtit” me vlera të mëdha historiko- fetare,libri la gjurmë të thella në intelegjencën shqiptare të kohës.Në mbarim të Luftës së Parë Botërore,Ferid Vokopola ndjente se Shqipërisë i kërcënoheshin rreziqe të reja,akoma më të mëdha që kishin të bënin deri në zhdukjen krejt të trojeve shqiptare prej hartës së Ballkanit.Për këtë qëllim ai do të forconte kontaktet me atdhetarë të tillë të shquar si Hafëz Ali Korçën,Vehbi Dibrën,Hixhë Kadrinë,Aqif Pashë Elbasanin etj,në mënyrë të veçantë së bashku me Hoxhë Kadrinë ( i cili asaj kohe ishte në krye të Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Kosovës) ata do të denonconin Marrveshjen Titon-Veneziellos e cila parashihte copëtimin e Shqipërisë midis Greqisë dhe Italisë.Krahas këtij denoncimi Ferid Vokopola nuk mungoi në këtë periudhë që me anë të shkrimeve të ndryshëm në shtypin  ekohës t’u bënte thirrje shqiptarëve për të larguar meritë nga njëri-tjetri dhe për t’u bashkuar në luftë ndaj armiqve të jashtëm.”Në janar të vitit 1920,Ferid Vokopola ishte ndër organbizatorët e Kongresit të Lushnjës,së bashku me Aqif Pashë Elbasanin,Hoxhë Kadrinë e atdhetarë të tjerë shqiptarë”(B.Gaçe”Ata që shpallën pavarsinë kombëtare” – Tiranë 1997 , faqe 152 ).

Në mënyrë të veçantë,në ditët e zhvillimit të Kongresit të Lushnjës,Ferid Vokopolës do t’i binte në sy zgjuarsia dhe guximi i burrit të Matit,Ahmet Zogu,i cili mundi të shpëtojë këtë kuvend madhorë prej ndërhyrjeve gjithfarësh të vendit apo të huaja,ç’prej atij momenti intelektuali i spikatur Ferid Vokopola do të kuptonte se atdheut të vet i duhej një prijës i tillë,i cili do të mund të mbante halle të mëdha në shpinë.Sapo qeveria e dalë prej Kongresit të Lushnjës,shkon në Tiranë, në kryeqytetin e saposhpallur,kryeministri Sulejman Delvina thërret në zyrë Ferid Vokopolën dhe e amban ate si sekretar për punë administrative.Edhe kur në vitin 1922,kryeministër të Shqipërisë zgjidhet Ahmet Zogu,Ferid Vokopola i ofron miqësinë dhe intelektin e tij për ristrukturimin e admnistratës shqiptare të kohës.Mandej për shumë vite me radhë 1924-1939,Ferid Vokopola ndonëe ka qenë zgjehdur si deputet i qytetit të Lushnjës,askurrë nuk  e ka kursyer ndihmesën e vet në forcimin e shtetit shqiptar,në mënyrë të veçantë në pikpamje admnistrative.Si këshilltar i Mbretit Zog,në fillim të viteve 30 të të shekullit që lamë pas,Ferid Vokopola do të ndikonte ndjeshëm sidomos në rrafsh të vlerave kombëtare që duhej të përhapte shqteti shqiptar.Ai ishte për respektimin deri në komunën më të largët të Shqipëris¨üe të ligjeve të shtetit,të valvitjes së flamurit tonë kuqezi,të këndimit në shkolla të hymnit kombëtar.Ai do të luftonte çiltazi prirjet e ndonjë ushtaraku të lartë shqiptar për t’iu bindur në mënyrë të verbër urdhërave të italianëve që luanin rolin e specilaistëve të ndryshëm,ashtu sikundër dinte të respektonte çdo mendim të ekspertëve perëndimorë të cilët ndihmuan në hartimin e Kushtetutës së Monarkisë Shqiptare.Mbreti Zog jo rrallë e thërriste Ferid Vokopolën në zyrën  evet,i bindur për intelegjencën dhe sinqeritetin e tij.Janë një varg urdhërash dhe udhëzimesh të firmosura prej Mbretit,pikërisht pasi këta urdhëra ishin paraparë,konceptuar dhe përshtatur prej Ferid Vokopolës.Në verën e vitit 1938,atëherë kur shumë pak shqiptarë e dinin se ç’po ndodhte midis Romës dhe Tiranës,Mbreti Zog e thërret në takim të veçantë Ferid Vokopolën,duke i dhënë detyrë të inspektojë disa prej veprave që Italia duhej t’i kishte mbaruar. Ferdi Vokopola,në funksionin e deputetit,falë intelegjencës që e karakterizonte ndjek nga afër disa ndërmarrje italiane dhe pas vërejtjeve të imtësishme mundet të dalë në konkluzione tejet të sakta,sipas të cilave,italianët duke humbur besimin, që Mbreti Zog mund të shndrrohej në vasal të bindur të tyre,po krijonin një lloj amullie në investimet e parshikuara e për më tepër ushtronin presion në hierarkinë shtetërore shqiptare.”Më tepër se dobësi adminitrative,këto shfaqje janë të pakënaqësive politike”,i shkruante ai Mbretit Zog,në fund të misionit të tij.Ndërsa si deputet i parlamentit shqiptar,Ferid Vokopola do të sihte kurdoherë në anën e shqetsimeve të popullit të vet.Janë me dhjetra e qindra fjalë të tij,ku spikat respekti i tij jo vetëm për viset e Myzeqesë, por krejt trojet etnike.Ai i bashkohet Musa Jukës,Rauf Ficos,Iliaz Vrionit,Koço Kotës dhe disa deputetëve të tjerë që patën ngritur zërin lartë kurdohreë në mbrojtje të Kosovës martire,Çamërisë dhe Maqedonisë shqiptare.Shqipëria etnike ishte ëndrra e lume e atij burri dhe për të cilën ai nuk kurseu asgjë.Në vitin 1942 kur në Tiranë u formua Komisariati i Lartë Civil për Tokat e Lirueme,Ferid Vokopola do të jepte ndihmesë të jashtëzakonshme me urdhëra,udhëzime e porosi të drejtpërdrejta,të cilat sendërtoheshin në admnistratë civile shqiptare si në Kosovë,ashtu edhe në Tetovë,Gostivar,Dibër,Manastir,Strugë.E pandarë prej funksioneve të admnistratorit korrekt dhe deputetit,gjatë këtyre viteve ka qenë edhe ndihmesa e tij në organizimin dhe funskionimin sa më të mirë të komunistetit mysliman.Në krah të Vehbi Dibrës dhe Hafiz Ali Korçës,Ferid Vokopola ka ndikuar në hedhjen e themeleve për zhvillimin  e pavarur të fesë dhe kulturës islame në Shqipëri.Ai pati këmbëngulur në idetë,fjalët dhe krejt veprimtarinë e tij që feja islame të shkëputej prej mentaliteteve të mbrapshta nëpërmjet një reforme të thellë që do të përfshinte të gjitha strukturat e saj.Dihet së në mënyrë të ve4antë,për kulturën islame,në atë periudhë kishte rëndësi jo vetëm kudri nacional por edhe ai ndërkombëtar,për më tej duhej kryer sa më parë sinkronizimi i kulturës islame me mentalitetin e kohërave moderne.Shqipëria nuk mund të shkonte drejt Evropës së qytetëruar me një kulturë të pa shpërthyer.Më këmbënguljen e drejtëpërdrejti të Ferid Vokopolës,u vendos që Medresja e ngritur në Tiranë të organizohej e funksiononte mbi bazën e metodave bashkëkohore,larg frymës së vjetër të importuar.”Përveç gjuhës arabishte e gjuhës amtare shqipe,do të mësoheshin edhe gjuhë të huaja perëndimore duke i dhënë rëndësi literaturës historike kombëtare.Nxënësit që do të mbaronin mësimet në Medrese duhej të kishin fituar të gjitha dijet dhë lëndët që mësoheshin në shkollat shtetërore”.(Arkivi Qendror i Shtetit –Tiranë,fondi 882,dosja 1 fleta 3 ).Njëherazi shkrimet e Ferid Vokopolës në revistat “Zani i Naltë” dhe “Njeriu” janë leksione të zjerrta atdhetarie për klasat politike të çdo kohe.”Nuk ka pse derdhet gjak shqiptari,kumton intelektuali Vokopola,për interesa të ngushta të çdokujt.Jemi shumë pak,përballë armiqve të shumtë”.

 “Fitorja” e komunistëve shqiptarë në nëndorin e vitit 1944,do të shënonte edhe fundin e veprimtarisë atdhetare të Ferid Vokopolës.Tanimë ai thirret disa herë në hetuesi të dëshmojë për lidhjet  etij me Mbretin Zog.Për mungesë provash ligjore,natyrisht edhe prej moshës,duke  ndjekur më pas si hije,burrin që gjithë jetën mendoi dhe veproi  në dobi të kombit të vet,Vdes i harruar në rrethinat e Durrësit,në vititn 1969.Megjithë frikën nga regjimi i urryer u gjendën disa shokë e miq t’i hidhnin një grusht dheu,atij burri që pat luftuar kurdoherë me idenë e madhe se Shqipëria është vetëm e shqiptarëve.

Shkruani nje pergjigje