Jetë e shuar por kujtesë e pa mbaruar

Para disa ditëve mora një ftesë për të qen prezent,dhe duke i dhënë lamtumirën e fundit,Profesorit,edukatorit nacionalist dhe burrit të nderuar dhe të respektuar,anetarit të Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar dhe anetarit të Komitetit Kombëtar Demokrat « Shqipëria e Lirë »,por nuk arrita dot shkaku i sëmundjes sime me të cilën po kacafytem tash e tre vjet rresht,pesë ditë në javë gjendem në klinikê dy ditë  pranë familjes.Por ky lajm zie më goditi rëndë ku skishte një muaj që veç kishim kontaktuar.U ndjeva tepër  i rënduar dhe thellë i dëshpruar,jetët e njerëzve janë në duart e Zotit,por veprat e atyre që shëndrisin në memorien e kombit dhe dashurisë për Atdheut,përcillen nga gjeneratat në gjeberatë, tek nacionalizmi shqiptar,ata kalojnë nga shpirti në shpirt,edukata,kultura dhe sakrifikimi jetsor i tyre për Komb e Atdhe padyshim që len gjurmë për të ardhme e brezave të rinj të nacionalizmit shqiptar.Jemi njohur që nga viti 1987,kam qenë nxëns i tij në mbrendësinë e Ballit Kombëtar,ashtu siç ishin edhe prof. Vasil Andoni,prof,Abaz Ermenji,Dr.Mentor Qoku,Dr.Rexhep Krasniqi,Dr,Fuad Myftija i Legalitetit.Këta Burra e profesor të nderuar më formuan intelektualisht dhe kta Burra më këshilluan dhe frymëzuan me vlerat të ma çmuarat të Nacionalizmit Shqiptar.I ndjeri Dr.R.Turdiu,gjithmonë thoshte, pranoje Nacionalizmin si vlerë si kulturë si domosdoshmëri jetike,pamvarsisht vështirësive që mund të hasësh në jetë,se nacionalistët ma shumë kan kundërshtarë se simpatizantë apo dhe anetarë kur shëndrohen në Parti politike,Nacionalizmi mbart në veti kulturë të gjërë,Intelektual të devotshëm,patriotë të përkushtuar,dhe së fundi mbetet gjithmonë vetëm « Shërbestar i Shqipërisë »,kështu na edukoi i Madhi Mi’hat Frashëri,kështu edukou ti dhe kështu edukoi shokët e tu ».

Pof.Dr.Ramazan Turdiu do të mbetet gjithmonë në memorien time dhe mbarë Nacionalizmi shqiptar,njëri nga figurat e saja të mëdhaja në emigracionin politk shqiptar .Mbarë familjes Turdiu si në ShBA ashtu dhe në Tiranë i shprehi ngushllimet e mija më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me ta,por edhe krenarinë që për dy decenie me rradhë bashkëpunimi,Ngushllimi dhe mbarë antarsisë së Ballit Kombëtar.Qoftë i lehtë dhe mbi te,zoti i faltë xhenetin.Ne nuk ndahemi kurrë në jetë nga mësimet e tijaDhashtë Zoti dhe ne nacionalistët shqiptar,mbyllim jetën si burra të tillë siç ishte Prof.Dr.Ramazan Turdiu.Balli Kombëtar krenohet me figura të tilla,që jo vetëm sakrifikuanfamiljet por edhe jetët në shërbom të Kombit dhe Atdheut.

Eugen Shehu

Koordinator i Ballit Kombëtar

Shkruani nje pergjigje