Kosova si ”Zulu-landi”!

Nga : Faik  KRASNIQI

Thaçi hyri në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2007 me premtime të mëdha, dhe me ato premtime edhe i fitoi zgjedhjet atëkohë. Po filloi me disa gjëra të thjeshta. Hyri me qëndrim të zvogëlimit të veturave dhe përdorimit të telefonave zyrtarë.A e bëri këtë? Vetëm ndezja e mbi 1000 veturave zyrtare, nga institucionet qendrore, një herë në ditë, kushton shumë. Po lëvizja e tyre jo vetëm gjatë orarit të punës por 24 orë. Kjo shkakton shpenzime marramendëse për buxhetin e varfër të vendit. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat zyrtarë. Lufta ndaj korrupsionit!!! Sa është luftuar korrupsioni gjatë qeverisjes së Thaçit?
Mund të thuhet lirisht se nuk është luftuar fare, por korrupsioni vetëm sa është shumëfishuar. Pse po vazhdon shitja e pasurisë shtetërore pa kritere dhe pa analiza të mirëfillta. E kam fjalën për disa pasuri që janë vitale, fitimprurëse dhe mund të them të domosdoshme që të ngelin prona shtetërore. Në çfarë gjendje janë institucionet shëndetësore dhe ato të arsimit? Në gjendje të mjeruar. Është e vërtetë se fëmijët marrin librat falas, dhe kjo është për t’u lavdëruar. Gjesti është për t’u lavdëruar, jo edhe përmbajtja e librave! Jo vetëm ndërtimi i shkollave e ngritë nivelin e arsimit në vend.Reforma të mirëfillta në sistemin e arsimit, trajnimi i mësimdhënësve dhe pasurimi i shkollave me materiale të domosdoshme si kabinete të lëndëve dhe atyre teknologjike (dhoma kompjuteri). Për shërbimet shëndetësorë, nuk e di ku të ia ngjes problemit. Po përpiqem të mendoj për të gjithë qytetarët e Kosovës. Tani mund të përmendim edhe disa gjëra të tjera: Dështimi i qeverisë për të vënë reciprocitet të plotë me Serbinë. Plani i dështuar i qeverisë për të vënë rendin dhe ligjin në Veriun e Kosovës, ku akoma në atë pjesë të Kosovës rrugët vazhdojnë të mbesin të barrikaduara nga kriminelët serbë etj, etj.

Këto gabime të cilat do të na lënë pasoja për shumë kohë në të ardhmen. Nuk ka fuqi në botë që mund ta ndalë vullnetin e popullit! Pse nuk e shfrytëzon këtë politika shqiptare në Kosovë? Ndërkombëtarët nuk mund të vendosin kufi, flamuj, korniza kushtetuese, decentralizime po që se nuk i pranon populli. Kush e pyeti popullin e Kosovës?. Aftësia për manipulime është trashëguar që nga koha e komunizmit nga politikanët në Kosovë. Edhe Thaçi nën të njëjtat kondita po vepron për fat të keq. Populli nuk po pyetet: Kjo është e pafalshme! Prapë po e theksoi, se populli nuk u pyet!Populli nuk u pyet për flamur, hymn e as kushtetutë. Nuk u pyet as për decentralizim. Populli nuk u pyet as për negociatat me Serbinë dhe as për marrëveshjen e javës së kaluar. Këto gjëra, në shtetet demokratike bëhen me referendume. Ku është referendumi në Kosovë? A thua ekziston ky term në kokat e politikanëve tanë?Të gjitha këto punë që po ndodhin në Kosovë siç i përmenda më lartë: kushtetuta, flamuri, hymni, decentralizimi, korrupsioni, keqmenagjimi, shkatërrimi i pasurisë shtetërore, fusnota, rezoluta 1244, heqja e emërtimit Republikë, në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe shumë të këqija të tjera nuk ishin dashur të ndodhin gjatë qeverisjes së Thaçit. Ju lutem, të jemi realist. Shikoni se çfarë diplomacie ka Kosova : si Hasa me Hysën.Ku mbetën premtimet e Thaçit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës se brenda 2008 Kosovën do ta njohin si shtet të pavarur 100 shtete, dhe brenda një viti do të anëtarësohemi në OKB? Hasa (Hashim Thaçi) ta kujton këngën “edhe i bukur edhe tradhtarë”. Hysa (Enver Hoxhaj) njëri më pat lënë një asociacion të mirë për të “Ai që e ka pjell dhia”. Natyrisht se bashkësia ndërkombëtare luan me ”Hasën dhe Hysën” si të donë. Ku kanë këta njerëz kapacitete diplomatike në krahasim me diplomatë evropianë e amerikanë, madje as me diplomatë rajonalë. A nuk ia kujton kohën e Konicës ky staf diplomatik ? A nuk po e shihni se jemi bërë sikur ”Zulu-landi”?

Shkruani nje pergjigje