Komunisti

komunizem_karikature_2_206680377Shkruan : Edison  YPI

S’është e lehtë të flasësh për komunistin. Të kesh takat të flasësh për komunistin duhet së pari të kesh mbushur barkun, të kesh ngrënë paraprakisht. Në mungesë të një pjate me fasule, të paktën një Myzeqe me bukë, një tomorr me djathë, dhe, që të mos i mbetet qefi veriut, të kesh rrëkëllyer një Drin me ujë.Megjithatë le ta provojmë. Se s’bëhet qameti edhe po s’ja numuruam dot të gjitha bastardit. Mund të thotë dikush se sot në Shqipëri s’ka komunista. Por atij dikushi që thotë se sot në Shqipëri komunista s’ka, është vet’ një komunist i zi. Prandaj le të vazhdojmë të qetë.Ka pasur dhe ka dembelë. Natyrisht që dembelizmi është gjë që s’na nderon. Por s’është aspak e thënë që dembelat, meqënëse qënkan dembela, janë të këqinj edhe në të gjitha të tjerat. Sepse dembeli, edhepse s’zë punë me dorë, mund të jetë, për shembull, i urtë, dhe, pse jo, edhe shpirtbutë.Ka edhe llafazanë. Por ka fjalëshumë që bëjnë edhe shumë punë.Ose tjetri, që mund të jetë mashtrues. Por nuk është as dembel as llafazan.Thonë që ka edhe hajdutë të cilët hajdutërinë e bëjnë për qef, për Hobby. Ama janë në rregull me të tjerat. Për shembull duan dhe kujdesen për fëmijët dhe gruan.E plot shembuj të tjerë njerëzish të cilët kanë nga një cilësi të keqe, por kanë të tjera të mira.Komunisti s’është prej të mësipërmëve.Komunisti është totalisht ndryshe.Komunisti nuk ngjan me asnjë dhe me asgjë.Komunisti nuk ka asgjë të mirë.Komunisti i ka të gjitha të këqiat, të gjitha të zezat, të gjitha të palarat, të gjitha të fëlliqurat.Komunisti nuk është njeri.Komunisti është monstër, është shëmbëlltyrë.Komunisti është llapaqeni më i fëlliqur.Komunisti është dembeli më i madh.Komunisti është hipokriti më i neveritshëm.Komunisti është i pabesi më i rrezikshëm.Komunisti është hileqari më i poshtër.Komunisti është dredharaku më i paskrupull.Komunisti është krijesa më e degjeneruar që njeh bota.Zoti, mishërimin e të të gjitha deformimeve dhe patologjive psiqike, psikologjike, sociale, intelektuale, antropologjike, pra komunistin, nuk e krijoi sepse j’u duk i nevojshëm, por sepse j’u desh si shembull. Për tu thënë njerëzve; Këtë monstër e kam krijuar enkas. Që ta njihni, dhe prej tij të ruheni.Por Zoti nuk i thotë gjërat hapur. Mesazhet e Zotit janë të koduara. Gjë që e vështirëson pak punën. Dhe pyetja; Si ta njohi dhe si të ruhet shqiptari normal prej shqiptarit anormal që është shqiptari komunist ?! prapseprap mbetet.Për fat komunisti ka shenja.Ja shenjat e komunistit,Komunisti shqiptar i kohës së kurvit, njihej lehtë.Numuri më i madh i këtij lloj komunisti ishte pa tesër partie. Ky njihej së më së shpeshti nga disa shenja antropometrike. Kishte shumë tul në ballin e ngushtë, dhe shumë lesh në kokën si bunker. Punonte fare pak ose aspak. Fliste kudo ku ndodhej, sidomos në çdo mbledhje. Vigjëlonte dhe spiunonte dit’ e natë pa u ndalur dhe pa u lodhur. Të gjithë. Babain, nënën, vëllain, motrën, kushërinjtë. Madje ndonjëherë, në rrethana të veçanta, përmes asaj që quhej “autokritikë”, spiunonte edhe veten. Preja e tij më e dashur ishin “budallenjtë” që punonin, të cilët, sipas tij, ishin më të rrezikëshmit. Kaq për atë moot. Se s’meriton më tepër.Komunisti i sotëm shqiptar është më i larmishëm.Komunisti i sotëm politikan, për shembull, ndjek besnikërisht parimet e paparimta të atij me të cilin e lidhin një mijë fije dhe klysh i të cilit në një milionë mënyra është, kurvit. Domethënë bën sikur i dhimben fukarenjtë dhe ndërkohë majm veten. Hiqet si përparimtari më i madh, por është reaksionari më i ndyrë. Mbahet si popullor, por për karriken e vet, popullin e çon edhe në varr. Problemi me këtë është se kokën e ka aq të fortë sa s’ja thyen dot asnjë varre.Komunisti i sotëm shkrimtar është një lloj budallai që s’e ka shokun në tërë botën. Nuk di të shkruaj ndryshe veçse sipas soc-parimeve. Mirpo ngaqë shqiptarët s’janë edhe ata budallenj si ai, librat s’ja zënë me dorë. Prandaj komunisti shkrimtar vërtitet poshtë e lartë duke u qarë; se sot shqiptarët e marrosur pas konsumizmit kanë harruar të lëxojnë, se shijet janë në rënie, se sot arti nuk ndihmohet nga shteti dhe të tjera broçkulla. C’na ka gjet me këtë matuf grindavec me tru prej balte ku kazma ngulet por s’bën asnjë efekt.Komunisti i sotëm gazetar është një ngatrresaxhi i paparë. Është, ta zemë, nga Berati. Ka ngrënë bythë turtulli. E ka nisur karrierën në një me nder gazetë të kurvit. Nuk rresht së dërdëllituri. Mbahet i ditur. Ngaqë vet’ është bosh përbrenda, për të provuar gjojë fqinjërinë intelektuale me ta, citon parreshtur dijetarë të botës. Ka gjetur mënyrën se si paret t’i marri nga të huajt. Hyn e del gjithë ditën nëpër zyrat e politikës, sidomos të opozitës, dhe hiqet për “i pavarur”. Pffffff çfarë fëlliqësire. Dhe çfarë halli me këtë pis që fyti s’i pritet dot me thikë buke se e ka prej llamarine.Komunisti “artist”. S’ka absolutisht asnjë talent. Të gjitha, ç’di e ç’nuk di i ka nga koha e kurvit. Meqënëse nuk ka pasur kurrë ndonjë lidhje sado të vogël me shpirtin e shqiptarëve, fryn e çfryn në të gjitha anët. S’lë ekran pa dalë. Flet gjoja si me stil, i shan të gjithë, me përjashtim të tyre që i quan “kolegë”. Do duhej që normalisht ta lëvdonin të tjerët, publiku, por meqënëse publiku i këtij komunisti është inekzistent, ky se nga gjen ca si vetja dhe mblidhet me ta nëpër ca si qoka ku bëjnë komplimenta reciproke me ta shpif. Obobo mjerë ne që këtij mooti s’kemi ç’i bëjmë se s’i afrohemi dot nga era.Komunisti i sotëm shqiptar i çfardoshëm, ai që nuk merr pjesë direkt as në art as në politikë dhe në asnjë fushë tjetër të aktivitetit publik, është më interesanti. Ky frikacak i keq me shokë shumë, është deridiku i moshuar. Kapitalizmi e gjeti në moment kritik, në zgrip të moshës dhe të energjisë. Nuk i kishte kushtuar ndonjë rëndësi profesionit, shkollës, kulturës, sepse nuk j’a kishte marrë mendja se kohës së kurvit si kohë parazitizmi do t’i vinte fundi edhe pasi kurvi ngordhi. Ka shtëpi të re, makinë të mirë, etj. etj. Pra jeton me qindra herë më mirë se në kohën e kurvit. Megjithatë, i përunjuri i dikurshëm deri në turp, tani ankohet për shtetin, për korrupsionin, merr në telefon televizionet, sikur nuk i del pensioni, sikur s’ka pare të paguajë korentin, ujin, ilaçet, se po e rrjepin nëpunësit e shtetit me ryshfete, etj. etj. Dhe kush e bën këtë ?! Ai që është aq hajdut sa është gati të vjedhi edhe veten. Ai i cili edhe në ëndërr nuk guxonte ta shihte Shqipërinë as edhe një grimë më ndryshe si e kishte katandisur kurvi. Këtë hije me kohën e kurvit e lidh edhe diçka tjetër; Parimi kriminal “Klasa puntore, klasë në fuqi” i ka hyrë aq thellë, sa vazhdon të urrejë intelektualët. Për këtë arësye, politikanët dhe qeveritarët, i do apo i ëndërron, si vetja, halabakë, pa përgatitje, pa shkollë, pa kulturë. Sot ky idiot, të cilit s’ke ç’i bën se janë shumë, ka dhe një hall tjetër; Me kalimin e kohës, për shkak të moshës, e ka kapur paniku i vdekjes. Pra, ngaqë thellë-thellë e ndjen se kurvi j’a rrëshqiti jetën nëpër shalë, ka frikë nga vdekja, nuk do të vdesi. Me fjalë të tjera pretendon pavdekësinë. U pika që s’i bie. Pavdekësinë që nuk e pretendoj unë, e ëndërron ky ndyrësirë.Ah, s’më doli gjë portreti i komunistit. Sa duket, para se të flasësh për flliqsirin, s’mjaftojnë të hash ato që thashë në krye. Për ta bërë të plotë portretin e komunistit tonë u dashkan ngrënë, hiç më pak se një Rusi’ me bukë, një himalajë me djathë, dhe, për të pirë, që të mos i mbetur qefi Amerikës, një Atlantik me ujë.

Shkruani nje pergjigje