Kosova feston 4-vjetorin e Pavarsise

Me intonimin e himnit shtetëror dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka nisur në kryeqytet manifestimi me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin “Nëna Terezë” për të shënuar këtë ditë.Para të pranishmëve parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, e vlerësuan këtë ditë si fryt të shumë brezave.Presidentja Atifete Jahjaga, tha se pavarësia e Kosovës është angazhim dhe përpjekje njëshekullore, që sot populli i Kosovës të jetë i lirë, i barabartë dhe i dinjitetshëm me popujt tjerë të botës. Presidentja tha se integriteti dhe subjektiviteti i Kosovës është i garantuar.

“Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, e ka integritetin e vet territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, e ka subjektivitetin e plotë të përfaqësimit ndërkombëtar, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera, në mënyrë të barabartë dhe në reciprocitet të plotë. Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegociueshëm, është një realitet tashmë i pranuar, që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme”, tha Jahjaga.

Ndërkaq Kryeministri Hashim Thaçi, kujtoi me këtë rast se pikërisht kur Shqipëria mbush 100 vjet të pavarësisë, për fat të keq, Kosova shënon 100 vjetorin e pushtimit nga Serbia. Por, për të arritur deri te dita e pavarësisë, Thaçi tha se është dashur të përpjekje njëshekullore.

“Shteti i Kosovës është një përpjekje njëshekullore e brezave të qytetarëve dhe veprimtarëve të Kosovës. Ata veprimtarë që në asnjë rrethanë nuk u ndalën dhe nuk u pajtuan me robërinë dhe pushtimin nga Sebisë në Kosovë”, deklaroi Thaçi.Ai theksoi se 17 shkurti bashkon në një sakrificën e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.Për pavarësinë e Kosovës, ai tha se një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, ndërkaq po ashtu nuk ka harruar të çmojë lart edhe kontributin e diasporës. Jahjaga e Thaçi, thanë se FSK-ja sot është plotësisht e gatshme për të kaluar në fazën tjetër që kërkon vendi ynë. Kjo forcë, sipas tyre, e ka respektin më të madh të popullit të Kosovës, për angazhimet e saj.

Kosova shënon katër-vjetorin e pavarësisë

Kosova shënon sot katër-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, çfarë paraqet edhe njërën nga datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të vendit. Me këtë rast, personalitet e larta të shtetit kanë paralajmëruar një mori aktivitetesh.Presidentja e vendit Atifete Jahjaga gjatë ditës sotme pritet të vendos kurora lulesh para varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Më pastaj, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe para shtatores së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti. Jahjaga do ta vizitojë edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, ndërsa më pas edhe Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në GllogjanNdërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.Gjithashtu, për ndër të festës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të parakalojë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Deri më tani, me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, presidenten Jahjaga e kanë uruar: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Presidenti i Republikës së Francës, Nikolas Sarkozy, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songyl Ozan.

Shkruani nje pergjigje