SIKUR TË ISHA

Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë. Me profesion është publicist, poet dhe politikolog. Ka mbaruar shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë në Gjermani. Gjatë qëndrimit në mërgim, në Suedi dhe në Gjermani, ka qenë publicist për disa gazeta suedeze dhe gjermane, si; ”Zweibrucker Zeitung”, ”Pfalzischer Merkur” dhe” Rheinische Post” etj, etj. Për gazetat shqipe prej vitit 1997-2000 ka qenë publicist pranë gazetës së përditshme ”Bota Sot”. Një kohë ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës elektronike”TAKENEWS.INFO”. Momentalisht është publicist dhe redaktor pranë gazetës elektronike”Nacional Albania”, si dhe publicist pranë gazetave ditore në shqip ”Infopress” (Kosovë), ” Tribuna Shqiptare” (Kosovë), dhe kohë pas kohe edhe në gazetat tjera në shqip, gazeta”Sot” (Shqipëri), gazeta”55”, gazeta”Shekulli”, ”Koha e Re” (Maqedoni), ”Lajmpress”(Maqedoni), ”Kosova Sot” (Kosovë), ”Bota Sot” (Kosovë), ”PrishtinaPost”(Kosovë) si dhe kontribues në shumë gazeta elektronike.Është publicist, poet dhe shkrimtar i njohur në të gjitha viset shqiptare por edhe jashtë saj. Është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”. Në gusht të 2010 në shtëpinë botuese ”ADA” në Tiranë ka botuar librin romantik me poezi ”Ëndrrat për ty”, si dhe të njëjtin libër e ka botuar në dhjetor të 2010 në anglisht në SHBA me titullin ”THE DREAMS FOR YOU”. Së shpejti do të boton edhe dy libra të tjerë, një libër me poezi romantike dhe një me fjalë të arta.

 

SIKUR TË ISHA

Të isha këngë
Për ty do të këndoja
Dhe tingujt më të bukur
Ty do t’i dedikoja

Sikur të isha diell
Dhe botën ta ndriçoja
Aty tek ty do të vija
Dhe shpirtin do ta ngrohja

NUK KAM PËR TË HARRUAR

Nga ti pres
buzën të ma afrosh,
nga ti pres
zemrën të ma dhurosh,
nga ti pres
fjalën shumë të dua,
atëherë je e imja
dhe kurrë nuk kam për të harruar…

JETO NË MUA DASHURI

Se dija, por ishe ti,
ëndrra e syve të mi.
Që ishe ti se dija,
pasion i shkrirë,
në buzët e mija.
Fllad i lehtë, ëmbëlsi,
jeto në mua, Dashuri

SYTË E TU TË BUKUR

I ulur dhe i ngrirë jam,
rri në një cep të trotuarit,
gjithçka kalon dhe ikë para meje,
por më mbeten sytë e tu
të bukur si ari

NDJENJA PËR TY

Mos më shiko në heshtje,
sepse heshtja të vret
Mos më lë të qaj
dhe të derdh lot
si shiu që pikon
në tokën e vet.
Eja tek unë,
më fol e më përqafo,
sepse të dua dhe ndjenja
që kam për ty,
kurrë s’do të ndryshojë

TË DUA SHUMË

Hije do të bëhem e tek ti do të vijë,
do të puth në buzë e do rri me ty,
të kam në zemër e të dua shumë,
ti je gjëja më e shtrenjtë për mua në këtë botë,
prandaj mos harro kurrë se të dua shumë

TË DASHUROJ

Kjo natë e errët
nuk paska mbarim,
më mungon shumë
ti o shpirti im

Çdo orë e minutë
veç ty të kujtoj,
një Zot e dinë sa shumë të dua
dhe të dashuroj

TË DUA O SHPIRT

Nëse trëndafilat natën qajnë
dhe më thyejnë zemrën me hidhërim
Unë do të vijë tek ti në ëndërr,
dhe do të them TË DUA o shpirt

VETËM MUA DO TË MË DONTE

Dhe sikur qielli të kishte fund ,
atëherë fundi do të isha unë ,
nëse dielli s’do të perëndonte,
atëherë hëna nuk do të ekzistonte

Do ishte vetëm një botë
tjetra s’do jetonte,
dhe zemra jote,
vetëm mua do të më donte

EDHE NJËHERË

Sa do të doja
që edhe një mëngjes,
ne trupin tim të ngrohtë
edhe njëherë të të pres

Të të puth shumë
e të përqafoj,
dhe mallin e krijuar
ta shkrijmë mes nesh.

2 komente

  1. Nina L says:

    Me pelqejne shkrimet e poezite e tua.. Je shume pozitiv, realist, dhe shkruan shume embel e bukur ndjenjes se dashurise.. Vertet bukur!
    Te uroj shume suskes ne vazhdimin e krijimeve te ardhshme:)

  2. Merita Likaj says:

    Me nje poet si Ju, te gjithe do beheshin frekuentues te librit. Shume bukur. Suksese ne cdo fushe ku ju angazhoheni

Shkruani nje pergjigje