Eminenca gri e selise roze

Nga: Alqi  KOCIKO

Permendja e emrit te tij ne sallen e Kuvendit nga kryeministri Berisha, gjate nje prej shume seancave te ndezura parlamentare nentorin e vitit te kaluar, ndoshta kaloi pa shume vemendje. “Ju dridheni nga frika”, u thosh pak a shume Berisha deputeteve socialiste me nje ton perqeshes, “sepse ju ve noten Fuga dhe ju raporton tek Edvini (Rama) pastaj. E di mire une, e ka gati Fuga listen e notave per ju”. Sigurisht, qe vete kryekundershtari i socialisteve te zere ne goje nje emer te pervecem ne punimet parlamentare te transmetuara live, dicka duhet ta kete ngacmuar, dicka duhet te kete ditur. Por shume kohe perpara kryeministrit, emri i Endri Fuges perflitej vazhdimisht (ashtu si dhe sot) ne cdo mjedis politike-ndjekes te Tiranes; nje perfolje ku misteri perzihej me habine dhe dyshimin. Arsyeja? Ky Fuga, thoshin kuriozet, qenkesh keshilltari me i ngushte i Edi Rames; Rama degjon vetem ate, nje djalosh me syze, gjithe e gjithe 30 vjecar, qameti 32, dhe per cdo levizje mediatiko-politike, per cdo qendrim, slogan, formulim te ri etj, etj, fjalen e fundit e ka Endri Fuga. Performanca e pothuajse cdo deputeti e funksionari partiak vezhgohet ne heshtje e qetesi nga Fuga dhe opinioni qe ky i fundit i jep Rames, eshte shume i rendesishem per avenirin e metejme. Po cfare dhe kush eshte ne fakt “Fuga i Rames”? Zyrtarisht, ne strukturat e selise roze ai permendet here si koordinator per mediat e here si shef i kabinetit te kryetarit. Por emertimi ka pak rendesi; sepse konkretisht Endri Fuga eshte njeriu qe “i ben marketingun” entit politik me emrin Partia Socialiste dhe sidomos, njeriut politik Edi Rama. Historia e kesaj marredhenieje i ka rrenjet qe ne themelimin e levizjes Mjaft, ne kapercyellin e viteve 2002-2003, kur Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga e te tjere njezet e pak vjecare ndertuan dhe vune ne funksionim kete organizate rinore sa te suksesshme dje, aq edhe te shumeperfolur sot per synimet dhe qellimet e saj te verteta. Te cilat, per shume vezhgues te arenes politike shqiptare, paskeshin qene: Ngritja e nje levizjeje te aksionit rinor e qytetar ne funksion te betejes (me rezultat fundor rrezimin) kunder qeverise Nano brenda formatit te shoqerise civile, cka do te prodhonte paralelisht hapjen e rruges per kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama drejt Partise Socialiste, dhe promovimin e figurave te reja per skenen politike te se nesermes, figura te cilat sigurisht do te rriteshin bashke me kryetarin e ri te selise roze. Tashme dihet financimi i fuqishem i levizjes Mjaft ne kete funksion dhe harmonia e plote e aksioneve te saj me politiken e Rames. Por kjo nuk eshte teme e ketij shkrimi: Fakti eshte qe parate nuk mjaftojne asnjehere, as per Mjaft-in, nese ato nuk do menaxhoheshin nga individe te talentuar.Dhe talenti i Endri Fuges si drejtor komunikimi i levizjes Mjaft, ra ne sy menjehere. Duhet thene se megjithe miqesine e ngushte qe kane, Fuga eshte nje anti-Veliaj. Ndoshta edhe per ceshtje tipi, rolet ishin ndare: Veliaj ishte fytyra publike e organizates, megafoni dhe oratori i saj, ndersa Fuga ishte mendimtari. Ai qe gjeneronte vazhdimisht idete, qe formatonte shumicen e aksioneve dhe motot perkatese, qe rrinte ne prapaskene dhe organizonte, duke dale gjithnje e me pak para kamerave. Njerez shume te aferm me levizjen ne ato vite, pohojne se cilesite e vecanta te Fuges rane shume shpejt edhe ne sy te kryebashkiakut te kryeqytetit, qe ende vetecilesohej si “mik i socialisteve”.Shume shpejt do te vinte koha kur miku jo vetem do te hynte ne shtepine e socialisteve, por do te zinte edhe kryet e sofres ne vjeshten e vitit 2005. Levizja rinore do ta vazhdonte edhe pak kohe aktivitetin, vecse jo me vitalitetin e meparshem. Nga ana e tij, Edi Rama si kryetari i ri i PS-se kishte te tjera urgjenca, dhe me kryesorja konfirmimi i tij si lider i besueshem e fitues me zgjedhjet lokale te shkurtit 2007. Per kete i duhej patjeter aleanca e bashkepunimi me LSI-ne e Ilir Metes. Pas lokaleve ku opozita fitoi bindshem ne qytetet kryesore, kishte nje shprese akoma me te madhe qe koha jashte pushtetit te shkurtohej drastikisht: Zgjedhja e veshtire e presidentit te Republikes ne veren e 2007-es, premtonte te shnderrohej ne krize parlamentare dhe rrjedhimisht ne zgjedhje te parakohshme.Por shpresat nuk do te materializoheshin. Skemat e PS-se post-Nano do t’i prishte vete ish kryetari Nano, kandidaturen presidenciale te te cilit Rama nuk e pranoi edhe pas nje takimi koke me koke; pastaj hyri ne loje edhe aleati i deriatehershem aleancist Neritan Ceka, qe vendosi kandidaturen ne Kuvend. Shkurt hesapi, qeveria mbetej ne fuqi megjithe denoncimin publik dhe deklarimin si “jolegjitim” qe seliza roze i beri kreut te ri te shtetit, Bamir Topi. Rama vendosi se bashkepunimi me LSI-ne nuk i hynte me ne pune.Pikerisht dy-tri jave me pas episodit presidencial, kater “klasiket” e Mjaft-it (Veliaj, Fuga, Mazniku e Marinela Lika) shpallen largimin nga kreu i organizates. Destinacioni i rradhes ishte politika e drejtperdrejte, e jo rrugicat qe te conin drejt saj. Nga shtatori 2007 e me pas, do te vihej re nje ftohje graduale por e pandalshme Rama-Meta, e nga ana tjeter, jo te gjithe eksponentet e Mjaft-it u angazhuan tek formati i ri politik qe po pergatitej, G99. Disa prej tyre, te parin Endri Fugen (dhe Olta Xhacken, me pas Elisa Spiropalin e te tjere), Rama i angazhoi direkt ne mjediset me te bollshme e te fisme te selise roze. Ishte koha per te pervijuar drejtimin e ri, qe duhej veshur me nje ideologji e filozofi te fresket e duhej prezantuar me dekorin dhe timing-un e duhur ne media. Nje operacion i tere ku marredheniet publike (Pi-aRi i famshem) dhe marketingu do te kishin rendesi te dores se pare.Ketu hynte ne loje Fuga; nip i filozofit Artan Fuga, (xhaxhai i Endrit) dhe bir i nje prej shkencetareve me te shquar shqiptare te fizikes berthamore, sado qe pak i njohur per publikun, Perparim Fuga.Gjimnazisti i “Sami Frasherit” nisi studimet e larta ne universitetin “La Sapienza” te Romes ne vitin 1998, por iu desh t’i transferonte ato ne universitetin “Webster” te Vjenes, pasi i ati Perparim Fuga u emerua ekspert i armeve berthamore ne Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike, agjencia famemadhe e Kombeve te Bashkuara qe drejtohej nga egjiptiani Mohamed el Baradei.Afermendsh, askush nuk mund te vere bast se prishja e Rames me Meten dhe metimi i nje pushteti te ardhshem 100% vetem per PS-ne ishte keshille e Fuges. Por ishte e dukshme qe sa me shume ngrinin ujrat e akullta PS-LSI, aq me teper rreth Rames po kristalizohej grupi i te rinjve qe ishin prurje personale vetem e tija dhe aspak produkt i nje karriere e kontributi gradual partiak. Nga ky grup, Endri Fuga ishte me i padukshmi dhe me i rendesishmi. Sa per Veliajn, ai duhej te perkthente ne vota permes G99-es, gjithe entuziazmin dhe simpatine qe supozohej te kishte akumuluar ne popull (kryesisht mes te rinjve) ne saje te operacionit “Mjaft”. Packa se, sic do te rezultonte me vone, shumica derrmuese e ketyre votave hipotetike do te humbisnin gjate “perkthimit”. Ne fund, edhe Veliaj vendosi se s’kishte pse ta kapte veshin mbrapsht permes G99-es, duke humbur kohe te cmuar, dhe u inkuadrua direkt ne Partine Socialiste.

Por cili eshte ne thelb roli i Endri Fuges? Ata qe e njohin, bien dakord se djaloshi me syze qe nuk eshte pare asnjehere me kostum e kollare, luan rolin e nje spin doctor. Dikur ishte i tille shefi i propagandes, ose agit-propit, por sigurisht qe ky etiketim do te ishte shume i thjeshtuar. Ne korridoret e politikes perendimore, spin doctor-i eshte zakonisht njeriu me i besuar i shefit te partise, i cili ka per detyre te organizoje reagimin dhe artikulimin publik te partise (dhe/ose qeverise ne rastin kur eshte ne pushtet), sa me shpejt, me sa me efikasitet dhe ne funksion te orientimit te vemendjes se publikut tek mesazhi konkret. Teknikat e “spinning-ut” meritojne nje shkrim me vete, por eshte e njohur se me teper sesa ndjekje germe per germe e manualit, kjo fushe qe eshte shnderruar ne profesion me vete, eshte ceshtje talenti. Ne ndihme sot vijne sigurisht, mjetet e shumta te informacionit dhe sofistikimi cdo dite e me shume i teknologjise se komunikimit, duke filluar nga sms-te e telefonat celulare, rrjetet sociale te internetit e duke perfunduar tek i madherishmi ekran televiziv.Nuk eshte cudi qe nder “shoket” e Fuges ne facebook figuron Alister Kampbell. Per shumekend, sot ky emer mund te mos thote asgje, por Kampbell mbahet si nje nga mbreterit e pakurorezuar te fushes, njeriu qe ngriti dhe mbajti lart politikisht per nje kohe te gjate, figuren e nje emri te politikes globale si Toni Bler; ashtu si amerikani Dejvid Akselrod eshte hija e kudondodhur e Barak Obames, apo sic Karl Rouv (Rove) ishte “krijuesi” i presidentit Xhorxh W.Bush dhe kryestrateg i republikaneve amerikane. Ka zera te sigurte se Fuga eshte takuar dhe keshilluar me Kampbellin ne Londer. Ne fakt, edhe pse fillimisht Partia Socialiste e Rames deklaroi se po shnderrohej ne nje parti post-ideologjike, pra nje parti elektorale, kjo nuk ngjiti shume tek socialistet e bazes, qe dyshuan menjehere se PS-se nuk po i vinte me era e majte. Sigurisht qe ideologjia e re ishte gati ne Perendim, dhe ishte vene ne zbatim prej kohesh: Rruga e Trete e Toni Blerit dhe Bill Klintonit, nje shartim politik qe pajton politikat e se majtes dhe te djathtes tradicionale, duke martuar ne nje te vetme disa politika ekonomike te djathta, me programe sociale tipike te se majtes dhe me ne pergjithesi, duke reaguar sipas nevojave dhe emergjencave te kohes. Por ashtu si cdo gje e mire apo e keqe qe mberrin me vonese ne cepin shqiptar, edhe “Rruga e Trete” u advokua ca me vone ne Shqiperi; ne kohen kur suksesi i saj po perendonte ne Perendim.Per vite me rradhe, keshilltari kryesor i Edi Rames ishte hebreo-amerikani Arthur Finkejshtajn. Nuk dihet per sa kohe dhe ne c’mase njerezit e rinj e Rames bashkepunuan me Finkelshtajnin, por profili i toneve te uleta per tragjedine e Gerdecit, bashkepunimi okult me PD-ne per te ndryshuar brenda nates Kushtetuten dhe pergjithesisht, qendrimet bashkepunuese e “konstruktive” me partine qeverisese deri ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishin produkt i ketij lloj keshillimi. Por rezultati nuk e justifikoi metoden: PS-ja humbi zgjedhjet ndersa G99-ta nuk arriti as te linde. Ne fund te atij viti, pasi u duk qarte se kreu i PS-se ja doli te mbetej ne krye te partise megjithe shkelmat qe hidhnin “disa mistrece”, doli lajmi se keshilltari Finkelshtajn nuk ishte me pjese e stafit te ngushte te Rames. Shume shpejt do merrej vesh edhe kursi i ri i PS-se: Agresivitet, protesta deri ne greva urie dhe bojkotim i parlamentit.Ne aspektin e marredhenieve publike dhe marketingut, kjo nenkuptonte shumefishim te punes dhe perpjekjeve: Kontakt non stop me mediat, slogane, parrulla, tema, ceshtje, sfonde te reja per kamerat, rregullim i perpikte i daljeve ne konferenca shtypi, telekomandim i teksteve qe do artikuloheshin e deri zgjedhje e tonit, kadences dhe ritmit ne te folur. Nga ana tjeter, duheshin perzgjedhur njerezit e duhur dhe secili eksponent socialist duhet te merrej me nje detyre te caktuar. Nuk kane munguar udhetimet e perbashketa te Fuges me Ramen per t’u perballur me nderkombetaret, si ai i fundmajit 2010 ne Strasburg, per te negociuar tek restorant “Krokodili” me Berishen. Nuk do ishte hata e madhe edhe nese batuta folklorike e ketij te fundit se deputetet socialiste perpiqeshin te binin per mire ne sy te Fuges, do te kishte grimca te vertetash. Eshte fakt se Alister Kampbell jo rralle udhezonte dhe madje urdheronte ministrat per ceshtje te caktuara, edhe pa u konsultuar me kryeministrin Bler, qofte edhe per arsye operativiteti e mungese kohe. Ndersa vete Berisha , duket se e gjen gjithsesi kohen te “spin-doktoroje” edhe keshilltaret e tij, edhe veten.Ne gjithe kete histori, interesante eshte pikerisht lindja e fenomenit te eminences gri te nje figure te larte politike, qe ka per detyre te konturoje (ose forcoje ne rastin tone) imazhin publik te nje lideri shqiptar. Cdo shembull i te kaluares eshte i zbehte dhe kalimtar, krahasuar me rastin Rama-Fuga. Nga ana tjeter, te befason mosha vec 30 vjecare e ketij spin doctor-i, per te cilin thone se ka nje inteligjence natyrale dhe lexon shume. Nuk ka nje interes te drejtperdrejte per karrieren politike si qellim ne vetvete, dhe fakti qe nuk shfaqet e artikulohet publikisht (me perjashtim te ketyre fotove gjate kryerjes se detyres), e deshmon kete. Me sa duket, profesioni qe ka zgjedhur eshte ndertimi i karrieres se te tjereve, dhe ai e ka marre seriozisht: Ne gati cdo shfaqje te Rames ne publik, Endri Fuga do te jete diku anash turmes duke bere gjeste udhezuese per kryetarin; te afrohet apo largohet nga mikrofoni, ta ngreje apo ule zerin, doren, vetullen… Lidhur me kete pushtet misterioz te ketij te riu “te cuditshem”, megjithate duhet saktesuar se ana ekonomike qendron jashte. Thene me shkoqur, burime te mireinformuara pohojne se alfa dhe omega e veprimit te Endri Fuges permblidhet tek krijimi dhe menaxhimi i imazhit; sa i perket anes tjeter te medaljes se kryetarit socialist, asaj te kryetarit te bashkise dhe lejeve te ndertimit, marredhenieve me biznesin dhe qindra akuzave qe bertasin kundershtaret etj, etj, Fuga qendron dorejashte.Por nga ana tjeter, as shnderrimi i marredhenieve publike dhe marketingut politik ne art me vete, nuk eshte e thene te mjaftoje per te dhene suksesin. Sepse kjo eshte fusha qe pergatit ambalazhin, mbeshtjelljen dhe paketimin, nderkohe qe pakoja duhet te kete dicka brenda. Partia Socialiste megjithe perqafimin e “Rruges se Trete” dhe deshiren e ethshme per te gjetur pika kontakti me fenomenin Obama ne SHBA, ende nuk ka ofruar nje alternative te qarte e te detajuar sesi mendon te qeverise dhe c’politika do zbatoje ne ekonomi, arsim, kulture, shendetesi, drejtesi, sport. Per kete duhen angazhuar seriozisht njerezit e potencialeve perkatese qe duhet te prodhojne dhe te mbledhin produktin e tyre. Te cilin pastaj Endri Fuga do ta mbeshtjelle me paketimin e duhur dhe do t’i beje publicitetin e pershtatshem. Ne te kundert, nje 30 vjecar sado i talentuar dhe i lexuar, nuk mund te beje tjeter vecse te ofroje papushim “punch lines”, slogane e batuta te gjetura e te shijshme qe mund t’i hynin shume ne pune levizjes Mjaft-i. Por jo partise qe meton te qeverise vendin.

Shkruani nje pergjigje