Pacolli dhe prova e zjarrit

Nga: Behar  GJOKA

Zgjedhjet e fundit parlamentare, realizuar me jo pak probleme si dhe me një shtrirje kohore të përfillshme, nxorën si President të Republikës së Kosovës z. Bexhet Pacolli, një biznesmen i njohur dhe shqiptari më i pasur, të paktën siç është deklaruar deri më tani në media. Pavarësisht mendimeve të shpallura, personale dhe qeverisëse, qysh në ditën e parë të fillimit të detyrës, se do të jetë figurë e unitetit të popullit dhe të shtetit të Kosovës, Pacolli jo vetëm e ka marrë këtë detyrë në një situatë të tejzgjatur të mungesës së qeverisjes, jo vetëm është kontestuar nga një pjesë e madhe e faktorit politik të Kosovës, por si figura numër një e shtetit më të ri të Evropës, qysh në fillim do të përballet me disa sprova jo të lehta për t’u tejkaluar në rrethanat në të cilat u ngjit në majën e pushtetit të Kosovës. Së pari: Në kushtet e kontestimit dhe refuzimit të pranimit si president i të gjithë popullit, Pacolli dhe koalicioni që e vendosi në krye, do të përballet sidomos me faktorin e brendshëm, qoftë atë politik, qoftë të natyrës ekonomike dhe më gjerë se sa kaq, dhe në vijim e sipër ky faktor vetëm do të vijë duke e thelluar kundërvënien ndaj tij, për shkaqe politike dhe jashtëpolitike, madje kjo ngjet në kushtet kur shteti Kosovës do të duhet të shmangë sa të jetë e mundur problematikat dhe mosmarrëveshjet e brendshme, në mënyrë që të vihet në rrugën e integrimit rajonal dhe më gjerë se kaq.

Së dyti: Po kaq dhe në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundshme, Pacolli si president do të duhet që të bind dhe garantojë edhe faktorin ndërkombëtar se është figura më përfaqësuese e aspiratës së shqiptarëve të Kosovës, si dhe se arritjet e deritanishme nuk do të kenë kthim në situata të paqarta. Faktori ndërkombëtar, të kuptohemi se është edhe i larmishëm në qëllime, por edhe në marrëdhënie me Kosovën dhe të drejtën e saj për të qenë pjesë e barabartë në kontinent, pa harruar se treshja Moskë-Beograd-Athinë, për shkaqe politike, bënë lojën e vonesës së pranimit të pavarësisë së Kosovës, që në fakt përbën edhe një provë të madhe për ta mbajtur mbi shpatulla dhe mbi të gjitha për të rihyrë, tashmë pa qenë nevoja, në një tunel tjetër dhe pa shtegdalje.

Së treti: Deklarimi nga ana e z. Pacolli, se Serbia është nëna e keqe e Kosovës, së paku në kuptimin politik, patjetër që ka shkaktuar një pështjellim të ligjshëm. Gjithnjë dhe vetëm sipas asaj shprehjeje, nëse Serbia është nëna e keqe, po Shqipëria që për shumicën e shqiptarëve të Kosovës është shteti amë, vetvetiu lind pyetja se çfarë është për numrin një të shtetit të Kosovës ana tjetër e kufirit, ku jetojnë bashkëkombasit e një gjuhë dhe të një gjaku? Ky qëndrim si dhe vijimi i një procesi ndryshues, siç e shpalos deklarata për atë se Serbia na qenka nëna e keqe, të kahjeve të politikëbërjes, janë në fushën e betejës, të cilat do të duhet të përballen dhe të tejkalohen në një kohë të shkurtër prej institucionit të Presidentit të Kosovës, që tanimë përfaqësohet nga z. Pacolli.

Këto përbëjnë sprova të mjafta për të kuptuar momentin kur e ka marrë në dorë fatin e shtetit të Kosovës, si në vështirësitë e mëdha, brenda faktorit politik, por po kaq edhe të faktorit të jashtëm që në marrëdhënie me pavarësinë e Kosovës, është e njohur botërisht se jo vetëm që nuk është i njëjtë, por madje në segmente të caktuara është edhe i përkundërt me të. Megjithatë prova e zjarrit mbetet qëndrimi ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse për hir të pavarësisë së Kosovës është hequr dorë nga flamuri dhe himni, pra në një kuptim është bërë kompromisi i mundshëm dhe në fakt nuk ka hapësirë për lëshime të tjera, qoftë edhe nën rrogozin e demokratizimit dhe stabilitetit të gadishullit, vetëm nëse do të bisedohet për të shënuar sërish kthime mbrapa.Zgjedhjet e fundit parlamentare, realizuar me jo pak probleme si dhe me një shtrirje kohore të përfillshme, nxorën si President të Republikës së Kosovës z. Bexhet Pacolli, një biznesmen i njohur dhe shqiptari më i pasur, të paktën siç është deklaruar deri më tani në media. Pavarësisht mendimeve të shpallura, personale dhe qeverisëse, qysh në ditën e parë të fillimit të detyrës, se do të jetë figurë e unitetit të popullit dhe të shtetit të Kosovës, Pacolli jo vetëm e ka marrë këtë detyrë në një situatë të tejzgjatur të mungesës së qeverisjes, jo vetëm është kontestuar nga një pjesë e madhe e faktorit politik të Kosovës, por si figura numër një e shtetit më të ri të Evropës, qysh në fillim do të përballet me disa sprova jo të lehta për t’u tejkaluar në rrethanat në të cilat u ngjit në majën e pushtetit të Kosovës.

Së pari: Në kushtet e kontestimit dhe refuzimit të pranimit si president i të gjithë popullit, Pacolli dhe koalicioni që e vendosi në krye, do të përballet sidomos me faktorin e brendshëm, qoftë atë politik, qoftë të natyrës ekonomike dhe më gjerë se sa kaq, dhe në vijim e sipër ky faktor vetëm do të vijë duke e thelluar kundërvënien ndaj tij, për shkaqe politike dhe jashtëpolitike, madje kjo ngjet në kushtet kur shteti Kosovës do të duhet të shmangë sa të jetë e mundur problematikat dhe mosmarrëveshjet e brendshme, në mënyrë që të vihet në rrugën e integrimit rajonal dhe më gjerë se kaq.

Së dyti: Po kaq dhe në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundshme, Pacolli si president do të duhet që të bind dhe garantojë edhe faktorin ndërkombëtar se është figura më përfaqësuese e aspiratës së shqiptarëve të Kosovës, si dhe se arritjet e deritanishme nuk do të kenë kthim në situata të paqarta. Faktori ndërkombëtar, të kuptohemi se është edhe i larmishëm në qëllime, por edhe në marrëdhënie me Kosovën dhe të drejtën e saj për të qenë pjesë e barabartë në kontinent, pa harruar se treshja Moskë-Beograd-Athinë, për shkaqe politike, bënë lojën e vonesës së pranimit të pavarësisë së Kosovës, që në fakt përbën edhe një provë të madhe për ta mbajtur mbi shpatulla dhe mbi të gjitha për të rihyrë, tashmë pa qenë nevoja, në një tunel tjetër dhe pa shtegdalje.

Së treti: Deklarimi nga ana e z. Pacolli, se Serbia është nëna e keqe e Kosovës, së paku në kuptimin politik, patjetër që ka shkaktuar një pështjellim të ligjshëm. Gjithnjë dhe vetëm sipas asaj shprehjeje, nëse Serbia është nëna e keqe, po Shqipëria që për shumicën e shqiptarëve të Kosovës është shteti amë, vetvetiu lind pyetja se çfarë është për numrin një të shtetit të Kosovës ana tjetër e kufirit, ku jetojnë bashkëkombasit e një gjuhë dhe të një gjaku? Ky qëndrim si dhe vijimi i një procesi ndryshues, siç e shpalos deklarata për atë se Serbia na qenka nëna e keqe, të kahjeve të politikëbërjes, janë në fushën e betejës, të cilat do të duhet të përballen dhe të tejkalohen në një kohë të shkurtër prej institucionit të Presidentit të Kosovës, që tanimë përfaqësohet nga z. Pacolli.

Këto përbëjnë sprova të mjafta për të kuptuar momentin kur e ka marrë në dorë fatin e shtetit të Kosovës, si në vështirësitë e mëdha, brenda faktorit politik, por po kaq edhe të faktorit të jashtëm që në marrëdhënie me pavarësinë e Kosovës, është e njohur botërisht se jo vetëm që nuk është i njëjtë, por madje në segmente të caktuara është edhe i përkundërt me të. Megjithatë prova e zjarrit mbetet qëndrimi ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse për hir të pavarësisë së Kosovës është hequr dorë nga flamuri dhe himni, pra në një kuptim është bërë kompromisi i mundshëm dhe në fakt nuk ka hapësirë për lëshime të tjera, qoftë edhe nën rrogozin e demokratizimit dhe stabilitetit të gadishullit, vetëm nëse do të bisedohet për të shënuar sërish kthime mbrapa.

Shkruani nje pergjigje