KONGRESI I PËRMETIT – KUVEND TURPI

Nga: Eugen  SHEHU

Në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944,fatet e shqiptarëve ndodheshin të rrezikuar në disa drejtime.Por ndër rreziqet më të mëdha të shfaqura,ishin shpërbërja etnike prej parrullave demagogjike të komunizmit,i cili,po „promovonte“ diktaturën e vet,si edhe vëllavrasjen e inicuar prej udhëheqësve të klikës bollshevike shqiptare në bashkëpunim me Dushan Mugoshën dhe kompani sllavokomuniste.Kuvendi Kombëtar,i mbledhur në Tiranë më 16 tetor 1943 i dha lëvizjes nacionaliste impulse të reja,por edhe kjo lëvizje,që në momentet e para të rritjes së saj,në kohë dhe në hapsirë,u gjend e qëlluar pas shpine prej komunistëve shqiptaro-jugosllave.Dislokimi i ushtrisë gjermane në territorin e Shqipërisë etnike,u duk se shuajti për një farë kohe mëritë etnike,të cilat vite më parë sihin shfaqur dhunshëm.Duke patur të qartë qëndrimin e forcave gjermane në Shqipëri,ishin nacionalistët të parët,të cilët ndërmuarën një varg bisedimesh me shtabin ushtarak të RAIHUT TË TRETË,për ballkanin,në paramendim për të mos shkaktuar dramë fizike she shpirtërore kombit shqiptar.Dhe rrezulltatet e këtyre bisedimeve ishin të dukshme.Qeveria shqiptare,e dalë prej kuvendit historik të tetor-nëndorit 1943,në Tiranë,formoi modelin e parë të Shqipërisë Etnike si në pikpamje politike ashtu edhe administrative.Është e trishtueshme të mendojë logjika e njeriut të shëndoshë,se si këta burra me ndjenja të kulluara shqiptare u quajtën për decenie me radhë „kollaboracionistë“,ndërkohë që ata ngritën shkollat shqipe,administratë,vendosën rregull e qetësi,deri siguruan me ushtri kombëtare të armatosur,kufijtë etnike të Shqipërisë.Dhe duhet të mos harrojmë,këta nacionalistë u quajtën „tradhëtarë“,vetëm e  vetëm pse i vunë kufirin tek duhej,malazezëve,serbosllavëve,sllavomaqedonasve e bullgarëve,pa përmendur këtu edhe në vise të Çamërisë po lulzonte gjuha shqipe,derisa komunistët shqiptarë bënin flirt dhe pazare me sllavokomunistët për marrje pushteti e ndarje të trojeve shqiptare,duke shkaktuar dhe luftëm civile.Në janarin e vitit 1944,shefi i ushtrisë së RAIHUT për Ballkanin,Nojbaher,zhvilloi disa biseda me kryetarin e regjencës së asaj kohe,Mehdi Frashërin,lidhur me probleme e vështirësi që dilnin përpara administratës shqiptare.Mendimi i Nojbaherit dhe përgjithsisht i komandës gjermane për ballaknin,ishte që në krye të qeverisë shqiptare,të ishin atdhetarë sa ma të shquar,dhe mundësisht të pa mpleksur në grupime të veçanta politike,ngase në këtë mënyrë edhe vendimmarrja e tyre do të ishte e drejtë dh e paanshme,në ato situata delikate.I mirëinformuar për tri kahjet e lëvizjes çlirimtare,Balli Kombëtar,Lëvizja e legalitetit dhe Partia Komuniste,Nojbaheri,në një telegram dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane,duke folur mbi luftërat dhe idetë e Ballit Kombëtar do të shprehej pos të tjerave :“Ndonëse në grupime të shumta,ata dallohen gjithmonë për vendosmërinë,në luftën e përbashkët kundër partizanëve të kuq“.( Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë.Dokumente Diplomatike gjermane,Telegram i Nojbaherit më 29 janar 1944,T.120/340) Nga ana tjetër edhe grupimi politik Lëvizja e legalitetit,kishte filluar të konsolidohej.Në fillim në Tiranë,Krujë e Mat,por më pas edhe në Lezhë,Shkodër,Lurë e Dibër,formacionet legaliste që inspironin për monarkinë kishin filluar të organizohen e të drejtohen prej ish kuadrove të ushtrisë kombëtare shqiptare.Këto formacione komandoheshin në tërësi prej trimit dhe udhëheqësit të mençur kolonel Abaz Kupit,i njohur në krejt Shqipërinë e mesme për rezistencën e shkëlqyer antiitaliane.Nga kjo pikpamje,formacionet legaliste në disa raste kishin manifestuar një unitet më të madh veprimi,karshi atyre të Ballit Kombëtar.Edhe qeveria atdhetare e Rexhep Mitrovicës,si edhe ajo e Fiqri Dines,duke njohur shpirtin e vendosur të legalistëve kundër komunizmit të importuar nga stepat ruse,thirrën mjaft nga personalitetet politike.Ata ishin të bindur se vetëm një bashkëpunim i ngushtë i Ballit Kombëtar me Legalitetin mund të çonte në ruajtjen e ekuilibrave aq të brishtë politike,të fillim vitit 1944,në ballkan.Natyrisht ky  bashkëpunim i ngushtë i dy krahëve të nacionalizmit shqiptar,nuk mund të kalonte pa u vënë re prej klikës komuniste të Tiranës.Në një prej telegrameve sekrete të komunistëve të qarkorit të Tiranës,pos të tjerave,i bëhej me dije Komitetit Qendror të PKSH-së se ;“Ditët e fundit po vemë re,se gjithë kuadrot e vjetër,at që kanë shërbyer në një mënyrë ose në mënyrë tjetër në administratën e Zogut,tanë janë thirrur të punojnë në administratën „tradhëtare“.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 14,dosja 15, fleta 10 ).Ndërkaq për klikën Komuniste të Tiranës ( tashmë e provuar katërcipërisht se çdo udhëzim e merrte prej Beogradit) kishin lindur dyshime të mëdha mbi lidhjet që Balli Kombëtar dhe legaliteti kishin me Anglinë dhe Amerikën,shtete të cilat,ndonëse të rreshtur në barikadë të kundër me Gjermaninë,simpatizonin lëvizjen nacionale shqiptare.Madje në rakivat e ministrive të jashtme të këtyre dy shteteve,ndodhen një varg korespondencash lidhur me kufijtë etnike shqiptare të diplomatëve angloamerikane me udhëheqës nacionalistë shqiptar.Mendoj se nuk mund të jetë e rastësishme,që,në nëndorin e vitit 1943,në vendin e quajtur Karaburun,në afërsi të Vlorës,zbarkuan disa misionarë të OSS amerikane ( office of Strategic Services – Zyra e shërbimeve strategjike). Me të mbërritur në tokë,misioni amerikan lidhet përnjëherë me komandën e Ballit Kombëtar,pra një ndikim tejet të padiskutueshëm në jetën politike të kohës.Veçanërisht është i njohur bashkëpunimi i misionarëve amerikanë me heroin e Ballit Kombëtar,avokatin e shquar Skender Muço,i cili i spiunuar prej komunistëve,në verën e vitit 1944 do të pushkatohej prej gjermanëve.Nëpërmjet Skënder Muços dhe bashkëpuntorëve të ngushtë të tij,misionarët amerikanë mbanin lidhje të vazhdueshme me krerët udhëheqës të Ballit Kombëtar e sidomos me Mid’hat Frashërin.Gjithashtu,po nëpërmjet këtij misioni Balli Kombëtar,bënte të qartë qëndrimin e vet poltik,për Shqipërinë Etnike dhe zhdukjen e sëmundjes komuniste,si edhe veprimet ushtarake të ndërmarra pas prishjes së marrveshjes së Mukjes.Nga ana tjetër,në marsin e vitit 1944,qeveria angleze,duke paraparë ndikimin e fuqishëm në popull të Lëvizjes Legaliste,dërgoi pranë udhëheqësit të kësaj lëvizjeje,Abaz Kupit,një mision ushtarak,i cili do të ndihmonte sa të mundete nacionalistët monarhist.Misioni ushtarak përbëhej prej nënkolonelit Bill Maklin,majorit Xhulian Emeri,kapiteni Devid Smajli dhe ushtarak të tjerë të gradave të ulta.Sipas dëshmive të vetë këtyre oficerëve madhorë,ata shpresonin tek nacionalistët shqiptarë se këta do të mund t’i kundërviheshin me të gjitha forcat mortajës komuniste.Me dhjetra telegrame të Maklinit,për ministrin e jashtëm britanik Antoni Iden,dëshmojnë pikërisht këtë shpresë.Por dalëngadalë,ata filluan të gjykojnë se lufta vëllavrasëse e nxitur nga Beogradi do të përfundonte tragjikisht në favor të komunistëve shqiptar,për të vetmin fakt se,si Balli Kombëtar edhe Lëvizja e Legalitetit,në këtë drejtim tregoheshin të matur,duke u shmangur se më shumë kësaj lufte.Vetëm dy muaj pas ardhjes së misionit ushtarak britanik në Shqipëri,u vu re një afrim i madh i parisë së Dibrës,Shkodrës dhe Mirditës,rreth Abaz Kupit.Këtu nuk është fjala tek ndonjë armatim i lehtë apo veshmbathje dhuruar tek misionarët britanik,se sa tek ajo shtjellë nacionalsite që po konfigurohej në ujërat e turbullta politike të pranverës së vitit 1944.Klika Komuniste e Tiranës, nëpërmjet të dërguarve të Beogradit,bëri çmos të tërhiqte vëmendjen e Fuqive Aleate,lidhur me këto misione pranë Ballit dhe Legalitetit,nggase ajo nuk dëshironte bashkim me këto rryma nacionaliste por synonte vetëm vëllavrasjen, e projetuar,në qendrat sllavoortodokse.Por zëri i nacionalçlirimtarëve,pak dëgjohej në ato momente,kur ende fati i luftës midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik,nuk qe vendosur.Dhe pikërisht në këto momente,kur Balli dhe Legaliteti gëzonin reputacion në popull,kur njësitë luftarake të tyre e patën thënë fjalën sidomos në luftën kundër okupatorit italian,kur kishin përkrahjen e angloamerikanëve,disa nacionalistë me peshë në jetën politike shqiptare menduan për një qeveri shqiptare në mërgim, e cila pa dyshim të udhëhiqte vendin drejt botës së civilizuar,duke prerë me thikë,marëdhëniet „vëllezërore“ me sllavët,armistë tanë të përjetshëm.Kanë qenë këta nacionalistë,të cilët,menduan se kjo barrë mund ti ngarkohej vetëm Ahmet Zogut,mbretit të shqiptarëve,i cili e pat lënë atdheun më 7 prill 1939,duke dashur të kursejë gjakun e bashkëkombasve të vet.Në këtë mënyrë,pas disa veprimeve energjike të nacionalsitëve shqiptarë,Ahmet Zogu,në 5 maj të vitit 1944,u takua me ish ministrin britanik në Shqipëri,A.Rajen.Në këtë takim duke u ndalur në ardhmërinë e kombit tonë,Mbreti i Shqiptarëve i propozoi Rajenit,çështjen e krijimit të një qeverie shqiptare në Londër.Sipas dokumentave angleze,Rajen i dha shpresë Mbretit Ahmet Zogut se kjo nismë do të zgjidhej shpejt.Por Mbreti i Shqiptarëve pati gjetur përkrahje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Edhe këtu,ish ambasadori amerikan në Tiranë,C.Hortz,i cili e njihte mirë atdhetarin dhe antikomunizmin Ahmet Zogu,mblodhi rreth vetes mjaft nacionalistë shqiptarë dhe krijoi „Komitetin Shqiptar të Çlirimit“.Ky komitet,me anë të disa telegrameve e memorandumeve iu drejtua në majin e vitit 1944,qeverive të Fuqive Aleate,me kërkesën për „një qevri shqiptare në mërgim me kryetar Ahmet Zogun“.(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë, Dokumente të Diplomacisë Angleze.Fo 371 / 43559.PRO ). Ishin pra të gjitha këto lëvizje politike të nacionalizmit shqiptar,të cilat,i frikësuan komunistët e Tiranës e Beogradit,ata i frikësonte ideja e përfshirjes së vendeve të tyre në gjirin e perëndimorë,për faktin se do t’u ikte pushteti nga duart,ku komunistëve shqiptarë mundej tua siguronte vetëm Beogradi e Moska,pasi që kishin dhënë peshqes sllavëve më se gjysmën e Shqipërisë në këmbim me pushtetin e përgjakur që e morën më pas,dhe që të mos ndodhte kjo,pra humbja e pushtetit të pamerituar,patjetër duhej vendosur diktatura komuniste.Arsyet pse u mbajt Kongresi i Përmetit,tek  embramja,janë spjeguar fare qartë dhe në mënyrë cinike prej historiografisë komuniste shqiptare andej e këndej trojeve etnike,nga pseudo historian që i kanë shërbyer ideologjive envero-titiste.Ja çfar thuhet në një botim të Institutit të Studimeve marksiste leniniste të Tiranës së kuqe,pikërisht në vitin 1989,atëhrë kur në Evropën Lindore komunizmi po kryqëzohej ; „Synimi kryesor i angloamerikanëve ishte të pengonin me çdo kusht krijimin në Shqipëri të shtetit të demokracisë popullore,“shtetin komunist“,siç e quanin ata,çastet që kalonte vendi ynë në pranverën e vitit 1944,Partia Komuniste i vlersoi si vendimtare për fatin e revullucionit popullor në Shqipëri… Në kushtet konkrete,Komiteti Qendror,përcaktoi si hallkë kryesore forcimin e mëtejshëm dhe ligjësimin e plotë të pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare,si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar..“(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar“1939-1944,vëll.IV.fq30) Më 15 maj të vitit 1944,me porosi direkte të të dërguarit jugosllav në Shqipëri,u mbajt një plenum i jashtëzakonshëm i Partisë Komuniste Shqiptare.Plenumi u mbajt në fshehtësi të plotë,në malësitë e Skraparit,në jug të Shqipërisë,kinse për të miratuar mbajtjen e Kongresit të Përmetit.Por në plenum,nuk ka patur shumë diskutime rreth këtij kongresi,ngase siç është thënë prej krerëve komunist,aty do të vendoseshin themelet e bollshevizmit,i cili,do t’u sillte shqiptarëve„luturinë“.Për më tej,kreu i komunistëve E.Hoxha nuk mungoi të deklaronte pas pallavrave të tjera edhe atë se :„Nga ana tjetër formimi i qeverisë provizore,do të jetë një grusht kundër çdo tentative të reaksionit të jashtëm dhe të mbrendshëm për formimin e një qeverie reaksionare,qoftë nën Zogun,qoftë ndonjë qeveri tjetër pseudodemokrate“.(E.Hoxha,Vepra-Vëllimi 2, Tiranë 1984 , faqe 279 ). Në këtë plenum famëkeq,nuk munguan të hidhnin baltë edhe mbi lëvizjen nacionaliste.Klika komuniste e Tiranës,kishte hartuar faqe të tëra kundër veprimtarisë së Ballit Kombëtar dhe Legalitetit,duke mohuar plotësisht luftën e tyre kundër okupatorit dhe duke i quajtur vegla të verbërta në duart e angloamerikanëve.Për më tej,vlen të thuhet se E.Hoxha,goditi në këtë plenum edhe vetë Sadik Premten,një prej komunistëve me potencial shqiptar i cili,po ndërrmerte nismën për krijimin e Partisë Komuniste të Vërtetë,duke dashur të fraksionojë lëvizjen komuniste, e cila ishte lidhur pas çeres sllave.Tërbimi me të cilën krerët komunistë,ju vërsulën në këtë plenum,mikut të vjetër të tyre,tregonte qartë se ata nuk mund të toleronin askend që i ndante ata me sllavët e „vëllezëruar“ por dhe ata që ëndërronin të ndanin pushtetin e diktaturës së proletariatit.Ndaj  qershori i vitit 1944,sipas metodave staliniste,u kthye në muaj sulmi për të zgjedhur përfaqsuesit për në Kongresin e Përmetit,merrej vesh lehtë se çfar mund të ishin këto përfaqsues kur ballistët dhe legalistët dhe tjerë shqiptarë të cilët në bindjet e tyre politike nuk mund të rreshtoheshin së bashku me „nacionalçlirimtarët“,përkundrazi  ishin shpallur armiq,merrej vesh lehtë se në fund të fundit,këta mjeranë,mund të përfaqsonin vetëm pjesën e gënjyer të popullit shqiptar e cila ëndëronte parajsën komuniste,pushtetin dhe privilegjet që do ti „gëzonin“ më pas.

Përgaditjeve për në Përmet,Partia Komuniste Shqiptare,sipas modeleve jugosllave,u shtoi edhe një dozë propagande, e cila të kujton ende sot sentencën e vjetër ku „ prej shum gënjeshtrave diçka ngel“.Propagandistët bollshevik,sidomos në Përmet e rrethina,u flisnin në fshehtësi fshatarëve për të ardhmen e „lavdishme“ të këshillave nacionalçlirimtare,si themele të diktaturës së proletariatit.Ndërsa në një prej traktateve të shpërndara prej komunistëve të qytetit të Korçës,pos lavdatave që i thurrej PKSH-së,shkruhej tekstualisht ; „Popull,burra,gra,të rinj e të reja. Mblidhuni në mitingjet e gjëra,të organizuara në këshillat nacionalçlirimtare,për të zgjedhur delegatët për në Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar.Ky kongres ka për të na dhënë Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe qeverinë tonë provizore, e cila do të na çojë nga fitorja në fitore“.( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë, Fondi 240 , dosja 18 , fleta 10 ).Kongresi në fjalë filloi punimet në qytetin e Përmetit , më 24 maj 1944.Masat e marra nga shtabi i ushtrisë nacionalçlirimtare shqiptare ishin  tejet të mëdha.Gati pesë brigada sulmuese luftarake,ishin vënë në ruajtje të kongresit,nga frika e ndonjë sulmi gjerman të mundshëm.Është qesharake të lexosh në historikun e luftës nacionalçlirimtare shqiptare se pushtuesit gjerman,gjoja qenkan munduar shumë por se paskën gjetur dot vendin ku mbahej kongresi !!!.Madje nuk paskën zbuluar gjë as aeroplanët zbulues gjerman ( me një teknologji dhe eksperiencë aq të madhe),ndërsa se ku mblidhej kongresi e dinin me mijëra nacionalçlirimtarë shqiptarë,ku 95 përqindi i tyre ishin analfabetë.Pa dashur të analizoj në përgjithsi vendimet “historike” të këtij kuvend turpi,nga një lexim nxitimthi të tyre,bindesh për demagogjinë comuniste.Që në fillim të diskutimeve të para,u goditën fort Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit,kinse kishin bashkëpunuar vazhdimisht,me të gjithë okupatorët.Mandej sulmi vazhdoi edhe kundër angloamerikanëve,të cilët,në çdo moment deri atëherë ishin në krah të nacionalistëve shqiptarë.Mirëpo e vërteta është se,në prag të kongresit të Përmetit,shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë nacionalçlirimtare i ka patur kërkuar Anglisë,që të dërgonte përfaqsuesin e saj në këtë kongres,por qeveria Britanike i ishte përgjigjur negativisht,madje i kish quajtur këtë kuvend të paligjshëm.Një ftesë të klikës së Tiranës së kuqe e injoruan edhe SHBA-të,ndërsa Bashkimi Sovjetik,ndonëse  e pranoi ftesën,vetëm në muajin gusht 1944,dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare,një mision të vetin ushtarak.Dhe një ndër vendimet më të turpshme të Kongresit të Përmetit,ishte padyshim,ai që vendoste kinse me vullnetin e popullit,që mbreti Zog,të mos kthehej në Shqipëri.Në këtë mënyrë,nacionalçlirimtarët shqiptarë,sanksiononin në mënyrë krejt arbitrare një të drejtë legjitime të Mbretit të Shqiptarëve,por edhe të mijëra përkrahësve tij,anekend viseve Etnike të Shqipërisë.Ky vendim,shoqërohej nga një propagandë tejet bollshevike,e cila,shpërfillte të vërtetat e mëdha historike,duke dashur të hedhë baltë mbi tiparet atdhetare të burrit të Matit, e të kombit shqiptar.Së bashku me moslejimin e kthimit të Mbretit Zog,në Atdhe,kongresi i Përmetit vendosi :”Të mos njihet asnjë qeveri tjetër,që mund të formohet brenda ose jashtë Shqipërisë,kundër vullnetit të lirë të popullit shqiptar,të cilin e përfaqson vetëm këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar”.(Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar,nacionalçlirimtar.1942-1944-Tiranë 1962,fq.157).Sipas këtij paragrafi,nënkuptohet lehtë se populli shqiptar mund të shpaloste idealet e veta,vetëm nëse kishte për idhull,këshillin nacionalçlirimtar.Në të kundërt,ballistët,legalistët,apo çdo lloj përkrahësish të grupimeve të tjera politike,nuk kishin asnjë të drejtë.Në emër kinse të demokracisë popullore,dhë më shumë se gjysmës së popullit shqiptar,në këtë mënyrë,u mohoheshin të drejtat themelore të tyre.Anipse,në ditët e Kongresit,përmendeshin shumë documenta siç ishin edhe ajo e Kartës së Atllantikut ( ku shumica e nacionalçlirimtarëve analfabet,as që e kuptonin thelbin e saj), në mënyrë tejet barbare kuvendi në fjalë shkelte të drejtat e shqiptarë.Kjo sepse Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar,si organ i dalë nga kongresi,kishte jo vetëm legjitimitetin,por edhe të drejta të pakufizuara juridike,me ç’rast ligjësohej jo vetëm bollshevizmi si ideologi por edhe dhuna që do të përdorej për ta rrënjosur ate,më saktë kundërvënia e gjysmës bollshevike të shqiptarëve ndaj gjysmës tjetër me binde nazionaliste.Me këto vendime varrosej përfundimisht demokracia e vërtetë,perëndimore,në shtetin amë,dhe njëherit aprovohej hapur strategjija antishqiptare sllavoortodokse që imponohej,për vazhdim dhe ashpërsim të një lufte vëllavrasëse mes shqiptarëve.Regjimi politik i ardhshëm,ishte i përcaktuar prej klikës së kuqe të Tiranës dhe çdo kundërshtim ndaj këtij regjimi do të ishte me pasoja të rënda për ata që do të shfaqnin ide antibollshevike.Konstituimi i diktarurës comuniste,niste kësisoj faqet e asaj strategie të madhe shqiptare,që pat nisur një vit më parë,pas shpalljes së “tradhëtisë” së Mukjes.Tërësia e normale të së drejtës,që kinse buronin nga vendimet e kongresit të Përmetit,parashihnin si kusht të domosdoshëm,unitetin legjislativ me ate egzekutiv të pushtetit,ose e thënë më thjesht,modelonin egzaktësisht pushtetin e sovjetëve.Ndonëse shumë prej nacionalçlirimtarëve,(përfaqsues të popullit në këtë kuvend) nuk i kanë njohur fare të zezat e pushtetit të sovjetëve,përsëri ata kanë votuar këtë terror të kuq dhe turpi rëndon ende mbi ta.Në kuvendin në fjalë,regjimi monarkik,ndonëse i kishte ende të freskëta gjurmët e veta fisnike,u anatema me lloj lloj shpifjesh,ç’ka nënkuptonte frikën e nacionalçlirimtarëve ndaj epërsisë së atij regjimi kundrejt pushtetit të sovjetëve.Madje në mënyrë të dukshme,pos të tjerave,në deklaratën përfundimtare të Kongresit,thuhej tekstualisht ; “Me anën e delegatëve të tij,populli shqiptar,shfaqi në Kongresin e Parë Antifashist Nacionalçlirimtar,dëshirën dhe vullnetin që të krijohet një rregull i ri,që të jetë garancia e shëndoshë për të nesërmen,ku të triumfojë demokracia dhe ku të mos ketë mundësi të përsëritet regjimi i Zogut”.(“dokumente të organeve të larta të pushtetit revullucionar nacionaçlirimtar 1942-1944,Tiranë 1962,faqe 155).Do të duhej të kalonin shum vjet që shqiptarët të mësonin në të vërtetë çfar ishte monarkia dhe çfar “demokracia popullore” komuniste.Faktet janë kokëforta.Në monarkinë e Mbretit Zog,kishte disa parti,kishte liberalizëm idesh,kundërshtarët politik të Zogut ishin deri ministra,ndërsa në parllament edhe deputati më i fundit i kërkonte llogari Mbretit.Ndërsa “demokracia popullore” komuniste alla sovjete,nuk lejonte dy parti.Vetëm një parti do të udhëhiqte shqiptarët,ajo bollshevike.Të tjerët,ata që kanë bërë plane për parti të tjera kan qenë pushkatuar,janë varur me litar,apo janë dënuar të vuajnë nëpër golgotën e urryer,nëpër burgjet e kampet e përqëndrimit,shumica edhe tërë jetën e kanë kaluar në te,ndërsa mes të burgosurve tashmë dihet se ka pasur që kanë vuajtur dënimin edhe nga 40 vjet burg e internim.Tashmë dihet se po të kishe bëlbëzuar nëpër dhëmbë emrin e diktatorit, e jo më ti kërkoje llogari apo të kritikoje,është ditur se çfar dreqi të gjente.Makina e verbër e diktaturës së proletariat në shtetin amë,rrëmben me dhjetra mijëra jetë njerëzish,ndërkohë që në kohën e Mbreti Zog, i dërgonte kundërshtarët e tij në Amerikë apo Francë,që të mbronin nderin e kombit të tyre,pamvarsisht se çfar bluanin në kokë për Mbretin e Shqiptarëve.Duke atakuar dretëpërsëdrejti Anglinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,Kongresi i Përmetit,vuloste përfundimisht prirjen e klikës komuniste të Tiranës  për të vendosur sovranitetin e popullit të vet si peng i marrëveshjeve të fshehta me sllavët dhe midis sllavëve.Këtë e vërtetoi më së miri,konferenca e Jalltës më 1945.Paradoksalisht,shqiptarët,të cilët u gjendën në gjirin  e Evropës gjatë monarkisë,tashmë të dhunuar prej udhëheqësve të vet,i largoheshin këtij qytetërimi duke përqafuar demokracitë esperimentale aziatike,ose më saktë,ecnin symbyllurazi drejt zvetnimit shpirtëror të tyre.”Politika e jashtme e përpunuar nga PKSH,gjatë luftës nacionaölçlirimtare,që u afirmua si politika zyrtare e shtetit të ri shqiptar,në vendimet historike të Kongresit të Përmetit,shprehte në mënyrë më të plotë vullnetin e popullit shqiptar,për të mos lejuar asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”. ( Historia e Luftës Antifashiste   Nacionalçlirimtare e Popullit shqiptar 1939-1944”,Tiranë 1988 , faqe 65 ).Mos ndërhyrja në punët e mbrendshme,(imperialistët Amerikan,Anglez e Gjerman,që i konsideronte diktatura enveriste bollshevike)në të vërtetë i shkaktoi shtetit amë një izolim dhe mjerim fatal,por në fakt ishte  elejuar politica ruso-serbe.Madje teli me gjëmba i vënë mbrenda territorit dhe kombit shqiptar,në mbi pesë decenie me radhë,u shkaktoi shqiptarëve,tragjedinë më të madhe.Sot,vërtetë ky tel gradualisht po zhduket fizikisht,por ai do ti rrethojë shqiptarët e shtetit amë edhe decenie të tëra.Këtë e kanë dëshmuar edhe vrasjet në kufi me sllavomaqedonasit kriminel gjtë periudhës 1995-1997,krimet të tilla kanë bërë edhe serbët e grekët sa herë atyre iu mtekej,por edhe qindra e mijëra të mbajtur pranë birgjeve italiane e të fundosur në ujërat e Adriatikut,duke tentuar të kapin një copë qilelli lirie,apo një mundësi për sigurimin e një kafshate buke të gojës.Në këtë kontekst,Kongresi i Përmetit mbetet një turp i botës shqiptare,ky turp kombëtar,do të jetojë për aq kohë,sa shqiptarët të mblidhen njëzëri e të flakin tutje ato vendime famëkeqe,duke flakur përgjithmonë reminishencat e urryera bollshevike evero-titiste.Ne shqiptarët jashtë gjirit të shtetit amë mbrenda pak kohe tri herë u përgjakëm,por edhe do të përgjakemi.Në një pjesë të Shqipërisë (Kosovë) hoqëm qafet pushtuesit serb,pjesën tjetër sllave filluam ta edukojmë të na respektojë,por e keqja është se,në Tiranë janë prezent ende demonët e sllavizmit dhe kjo deri sa kokëfortsia politike shqiptare vazhdon,të mos shkunde nga  shpatullat e veta turpet që na i ka lënë trashigimi,e një turp i tillë si shumë të tjera është edhe ky i Përmetit.

Shkruani nje pergjigje