ROLI I AHMET ZOGUT NË SHKATËRIMIN E “REPUBLIKËS SË MIRDITËS“ NË VITIN 1921

Shkruan: Eugen  SHEHU

Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë,më 28 nëndor 1912,nuk mund t’u jape fund njëherë e mirë, politikave shovene të fqinjëve të saj.Njihet tanimë historikisht,se ndërsa Ismail Qemali,në krye të patriotëve shqiptarë,ngrinte flamurin në Vlorë,përveç kufijve  të tyre,pjesa tjetër ishte dhunuar dhe dhunohej çdo ditë.Sërbët,malazezët,bullgarët dhe grekët,me fallangat e tyre militare marshonin drejt qendrës së Shqipërisë,duke synuar gjithsekush copën më të madhe për veten.Edhe coptimi i kufijve në Konferencën e Ambasadorëve në Londër,duket se nuk e mbylli dot përfundimisht çështjen e kufijve të Shqipërisë.Lufta ballkanike,interesat e fqinjëve tanë por edhe ato të Fuqive të Mëdha,predominuan ngjarje politike e ushtarake me ç’rast legjitimiteti i tokave shqiptare të coptuara padrejtësisht,ende virej në dyshim.Në favor të kësaj ideje,flasin tërë ajo punë,mund,luftë diplomatike dhe me armë në dorë,që shqiptarët ndërmuarën në vitin 1919,ndërsa në Paris,diskutohej sërish ndarrja e territoreve në kurriz të saj.Kjo luftë,sidomos prej qeverive të Beogradit dhe Athinës u ashpërsuan në vitin 1920,atëherë kur shqiptarët,me shpirtin e tyre luftarak,me heroizmin e pashembullt popullor,rrëmbyen armët kundër pushtuesit italian.Nëse kjo luftë epokale,nuk është ndriçuar ende sa duhet rrënjët e indiferencës duhet parë tek politizimi i skajshëm i historisë.Sidoqoftë,trimëria e shqiptarëve që me „pushkë me gjalmë“ luftuan dhe hodhën në det mijëra ushtarë italian të armatosur deri në dhëmbë,bëri që Evropa të kthejë sytë në jugun  e saj,tek ai popull që nuk kish besuar aq shumë lidhur me aftësitë e tij luftarake.Por nëse për shqiptarët,epopeja e Vlorës do të përbënte një shkallë më lart në realizimin e aspiratave të tyre,për Beogradin situata u parapa si e favorshme për të ushtruar synimet e tyre aneksioniste.Pashiçi,pat arritur me krijimin e një grupi intelektualësh,të cilët i pati shpërndarë nëpër Europë duke mbjellur andej-këndej,teori gjithfarësh me anë të cilave donin të „provonin“ se shqiptarët nuk mund të vetqeverisnin,se vetëm coptimi i tyre midis Serbisë e Greqisë,mund të sjellin paqën ballkanike.Lidhur me diskutimin e kufijve në Konferencën e Paqës në Paris këta idhtarë të zhdukjes së racës shqiptare,në mënyrë tejet megalomane i ishin deklaruar se :“Kufijtë e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë,i interesojnë më parë Jugosllavisë.Vendimi për këtë çështje duhet marrë në prani të përfaqsuesve jugosllav“.(Arkivi Qendror i shtetit Tiranë . Fondi 35, dosja 115, fleta 1-2 ).Mbretëria SKS,(Serbo-Kroato-Sllovene),ndërkaq i pati zhvendosur ndërhyrjet e saj politike antishqiptare,edhe në territoret e shtetit amë.Në shqipërinë e vitit 1920,të ngërthyer nga varfëria,mjerimi,vëllavrasja e turbullirat e brendshme politike,nuk ishte e vështirë të gjeje njerëz të cilët për pesë pare të punonin për çdo lloj armiku të vendit shqiptar.Zaten këta njerëz ishin gjetur prej kohësh dhe ato luanin politikën e Beogradit të dirigjuar sigurisht prej Esat Pashë Toptanit.Por vrasja e tij prej Avni Rustemit,duket se i shuajti për pak kohë,synimet e Beogradit.Më tej ishte Kongresi i Lushnjës i cili jo vetëm u udhëhoq plotësisht prej ideve kombëtare,por anulloi krejt ato trakte të fshehta të qeverisë së Durrësit.Nga tribuna e këtij kuvendi,atdhetarët shqiptarë deklaruan se ato do të mbronin qoftë edhe me jetën e tyre,çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë,duke patur këtu parasysh,territoret e okupuara nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene,në dimërin e viteve 1918-1919.Pas përcaktimit përfundimtar të kufijve shqiptarë,në fillim të vitit 1921,si edhe pas trimërisë musive të tyre në epopenë e Vlorës,në qershorin e vitit 1920,nga diplomacia perëndimore u panë me një interes çështja shqiptare.Mandej diplomatë evropian,menduan se pas kësaj,faktori shqiptar do të kishte një rol të vetin në Ballkan. J.S.Barnes,shkon edhe më tej kur thotë ; “do të ishte në interes të serbisë që ajo të ketë një siguri,se në rast të një lufte me Italinë,Shqipëria do të qëndrojë neutrale,pra për të evituar që irredentismi t’i nxise shqiptarët që të shfrytëzojnë këtë rast për të hapur luftë,unë besoj se ajo (serbia – e.sh)do të jetë e gatshme për të bërë koncesione të mëdha”.( Ariki Qendror i shtetit – Tiranë , fondi 35 , dosja 36/1 , fleta 228 ).Por Pashiçi,i përkrahur nga idhtarët e shumtë të “Stara Serbisë” të cilët donin të vinin jetë elaboratet antinjerzore,kundër shqiptarëve,nuk i përfilli fort këto situata.Për më tej,ai nuk i përfilli fare kërkesat e delegacionit shqiptar në Beograd (prill 1921) të cilat kishin të bënin me tërheqjen e trupave jugoslave nga tokat e pushtuara shqiptare brenda kufijve të vitit 1913,si edhe ruajtjen e asnjëansisë nga ana e qeverisë shqiptare.Pashiçi ndërkaq nuk përfilli edhe planin e  detyjuar të qeverisë shqiptare të asaj kohe lidhur me bashkëpunimin tregtar dhe doganor.Pikërisht në këto momente,u gjet mjeti me anë të cilit,do t’i thuhej Evropes se shqiptarët nuk dijnë të vetqeverisen e për më tej,ata janë të ndarë në fise me ç’rast duhet të kenë autonominë e tyre.U krijua kështu ideja e “Republikës së Mirditës” e cila në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një traktat i fshehtë,personal i Marka Gjonit ( i njohur si derë e parë e Mirditës) me emisarë të Pashiçit në Beograd.Nëse shtypi jugosllav i atyre muajve (qershor – dhjetor 1921 ) u dha vend me rëndësi ngjarjeve të Mirditës,madje duke i komentuar ato në rrafshe të religjioneve fetare,kjo shpreh dukshëm interesin e Beogradit për të sjellë trazira në Shqipëri.Burime të historiografisë jugoslave,kanë pranuar se Marka Gjoni është financuar prej Beogradit,madje është furnizuar edhe me armë dhe të holla.Mandej,duke i futur këto përmes reparteve serbe deri në Mirditë,Marka Gjoni ka shfrytëzuar emrin e derës dhe fisit të tij,me ç’rast ka bërë për vete edhe bajraktarët e tjerë të Mirditës.Në thelb, nisma e tij për të ngritur “Republikën e Mirditës” nuk ishte gjë tjetër,pos “hakmarrjes” ndaj qeverisë së dalë prej Kuvendit të Lushnjës, e cila nuk i pat dhënë karrigen e ndonjë ministrie.Kështu që, pasi armatosi bajraktarët e mirditës dhe çetat e tyre të kaçakëve,pasi mori prej tyre besën se do të luftonin deri në fund,Marak Gjoni nisi të shkatërrojë edhe ate pak pushtet të qeverisë së Tiranës i cili egzistonte në ato treva.”Kjo lëvizje u organizza në kohën e përvjetorit të vrasjes së Esat Pashës, të cilin shtypi i Mbretërisë serbo-kroate-sllovene ende e vajtonte.Njëherit kishte për qëllim të diskreditonte qeverinë shqiptare para arenës ndërkombëtare,gjoja se elementi katolik po vuan nga myslimanët që ishin me shumicë dhe për ta dekoncentruar në kërkesat e saja,për kufijtë të 1913-ës që diskutohej në ate kohë”.( Xh. Shala, “Ndërhyrja e Mbretërisë serbo-kroate-sllovene… në “Gjurmime historike “ – 1987 , faqe 154 ). E vërteta është se në ditët e para të qershorit 1921,edhe qeveria shqiptare pat marrë masat e saj.Ahmet Zogu,i cili në ate kohë,drejtonte Ministrinë e Punëve të Mbrendshme si edhe repartet vratëse të kësaj Ministrie,raportonte me 15 qershor lidhur me njoftimet që dispononte prej territorit të Mirditës,sasinë e kaçakëve të drejtuar prej Marak Gjonit,armatimin e tyre si edhe vendndodhjen. Në intuitën e tij prej ushtaraku,duke ditur se pas Marak Gjonit qendronte Beogradi,Ahmet Zogu dëshmonte në mbledhjen e qeverisë më 15 qershor 1921,se duheshin përballuar luftime jo vetëm në mirditë.Është kjo arsyeja që në momentet e para,në Mirditë u dërguan vetëm 200-250 forca të armatosura të xhandarmërisë shqiptare si edhe u kërkua mobilizimi i ushtarëve rezervë në rrethet fqinje me Mirditën.Edhe disponimi i vazhdueshëm antishqiptar i qarqeve të Athinës,duke bashkëpunuar ngusht me Beogradin,bëri që në qershor të vitit 1921,në jug të Shqipërisë të luftonin kundër forcate qeveritare shqiptare,rreth 400 andartë greke të armatosur deri në dhëmbë. Pretendimet e tyre vorioepirote,kishin gjetur rezonancën e politikës slovene serbe pikërisht në kohën kur në Mirditë nisën luftimet midis forcate të xhandarmërisë shqiptare dhe atyre të komanduara nga Marka Gjoni.Nga ana e saj,Mbretëria serbo-kroate-sllovene,ndërmori një prej luftimesh në territoret e shtetit amë,posaçërisht në Malësinë e Gjakovës,luftime të cilat kishin për qëllim që të formonin një lidhje sa më të shpejtë me forcat e Marak Gjonit.Në ditët e para të korrikut 1921,atëherë kur kaçakët e Mirditës menduan plotësisht se e patën fituar davano,Ahmet Zogu dërgoi atje,sipas një plani të veçantë 700 ushtarë të suhtrisë së rregullt shqiptarë dhe xhandarë të cilët u porositën të mos bënin reprezalje në popull por vetëm të luftohej tundra kaçakëve kur fjala nuk hynte më në punë.Në krye të këtyre reparteve të ushtrisë kombëtare,Ahmet Zogu vendosi oficerë me reputacion në popull,të cilët i karakterizonte para së gjithash,sopirti atdhetar.Njëri prej tyre,Ali Riza Kosova,mundi të hyje në bisedë me disa prej bajraktarëve,duke shmangur kështu luftimet sidomos në Kthellë e Orosh.Përballë taktikave dhe sulmeve të orientuara mirë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,forcat e organizuara keq të Marka Gjonit nuk bënë dot rezistencë.Pas një jave luftimesh,ata u tërhoqën në bjeshkët e thella të Mirditës,duke iu afruar sa më shumë formacioneve serbe.Marak Gjoni nga ana e tij,ndonëse e kishte të qartë aventurën që pat ndërmarrë,nuk u ndal nga rruga e nisur.Kur e pa se çetat e tij po lëshonin territor pas territori,në lidhje të vazhdueshme me Beogradin,ai u largua nga mirdita për në Prizëren.Sigurisht me porosinë e Pashiçit,ai spalli atje më 17 korrik 1921,”Republikën e Mirditës” me ç’rast edhe i kërkoi Romës,Athinës dhe Beogradit,që kjo “Republikë” të legjitimohej.Dhe ndërsa Athina e Beogradi nxituan ta njohin këtë republikë-fantazmë,nga Roma s’pati asnjë përgjigje. Qëndrimi i Marka Gjonit në Prizëren,i vlejti atij pos të tjerave,edhe për të bërë një riorganizim të forcate të tij.Ai sërish mori armë dhe para nga Beogradi,por ky i fundit po shihte se misioni i “mirditorit” të tyre po përfundonte turpshëm.”Prandaj jugosllavët vunë në dispozicion të Marka Gjonit në territorin e shtetit MSKS,mbeturinat e bandave esaudiste,ushtarë dhe oficerë jugosllav të paisur me artieri dhe bjellogardistë rusë të strehuar në Jugoslavi”. ( “ Histori e popullit shqiptar ” – faqe 493 ).Pas këtij riorganizimi,në datat 22-23 korrik,forcat e Marka Gjonit marshuan sërish drejtim Mirditës. Por tanimë,ata kishin rrugën të hapur prej formacioneve luftarake serbe që kishin okupuar Gjakovën,Shkodrën dhe Dibrën,Njëherit edhe pas tyre,shkonin formacione të rregullta të armatës serbe.Përballë kësaj gjendjeje,qeveria e Tiranës vendosi të marrë masa sa ma efektive.Ahmet Zogu në bashkëpunim të ngushtë me Selaudin Shkozën (asaj kohe ministër lufte) kryejnë një bashlkërendim tjetër të forcave të xhandarmërisë me ato të kufirit dhe ushtrisë së rregullt.Në rrafshin ushtarak ky riorganizim kërkonte të dilte jashtë territorit të Mirditës,për të mos i lënë rast Maraka Gjonit,serbëve dhe bjellogardistëve eusë që të hynin në mirditë e të merrnin situatën në duar.Kështu që me  porosi të Selaudin Shkozës dhe Ahmet Zogut, ishin Bajarm Curri,Elez Ndreu,Sufë Xhelili,Preng Jaku etj, të ciöët kryen disa luftime të njëpasnjëshme kundër formacioneve serbe duke bërë të mundur shkëputjen e tyre prej çetave të Marka Gjonit dhe dëmtimeve të mëdha në njerëz.Në këto luftime përgjatë muajve gusht shtator 1921,forcat e xhandarmërisë shqiptare të komanduara nga Ali Riza Kosova,arritën rezulltate të dukshme duke vënë nën kontroll zona mjaft të m¨dha,të cilat më parë ishin nën influencën e Marak Gjonit.Për operacionet e këtyre forcave,por edhe të ushtrisë kombëtare,kanë qenë të padiskutueshme urdhërat e Ahmet Zogut,i cili ndiqte me vëmendje situatën në krejt kufijtë tokësor të Shqipërisë. » Ju urdhëroj me krye çarmatimin e mbështetësve të Marka Gjonit,tue eleminue gjakderdhjen « porosiste Ministri i Mbrendshëm shqiptar Ahmet Zogu,në urdhërin datë 24 shtator 1921,duke dëshmuar veç aftësive ushtarake edhe shqiptarizmin e tij të flaktë.

Ndërkaq qeveria shqiptare e pa të udhës të ndërmerrte edhe veprime diplomatike.Përfaqsuesit e saj, në Lidhjen e kombeve në Gjenevë, e panë ngjarjen e “Republikës së Mirditës”,të lidhur ngushtë me veprimin ushtarak të Beogradit çka përbënte shkelje flagrante të të drejtave të shtetit shqiptar.Delegatët shqiptarë aty,i bënë të qartë evropës,qëllimet e mbrapshta të shtetit SKS,të cilat në mënyrë konstante dhe fare të hapur donin destabilizimin e gjendjes në Shqipëri.Këta demaskuan qeverinë e Beogradit e cila e quante lëvizjen e Mirditës si një “luftë  e drejtë e katolikëve dhe myslimanëve”dhe për serbët,këta myslimanë që duheshin zhdukur,ishin:Selaudin Shkoza,Ahmet Zogu dhe Hoxhë Kadria. Aq ashpër ishte fjala e përfaqsuesve shqiptarë në Lidhjen e Kombëve,saqë vet shtypi serb pohonte : “Në afatin prej dy muajsh,shqiptarët po duan të na paraqesin në Këshillin e Lidhjes së Kombeve,si para bangës së të akuzuarve”.(Gazeta “Trgovinski Gllasnik”10.07.1921)Ndërkaq po kjo gazetë,nuk ka patur kurrfarë etike,duke i dalë në krah jo vetëm Marka Gjonit,por edhe tradhëtarit të urryer të kombit shqiptar Esat Pashë Toptanit.Në ditët e para të nëndorit 1921,Ahmet Zogu ndërmerr personalisht një udhëtim në jug të Shqipërisë.Ai vendos në gadishmëri disa reparte kufitare atje dhe më pas inspekton trevën e Starovës dhe Elbasanit.Mbas këtij inkursioni personal,ai shkon në Mat,ku falë reputacionit që gëzonte,mbledh rreth vehtes mbi 300 burra.Pasi i armatos ata,organizon për disa ditë,disa instruktazhe sidomos lidhur me luftimet natën.Qeveria shqiptare,në datën 17 nëndor  1921,dëgjon me vëmendje raportin e situatës ushtarake të paraqitur nga Ministri i Mbrendshëm,Ahmet Zogu dhe përgjithësisht “përkrah planin e tij për një sulm vendimtar në Mirditë”.Të nesërmen e asaj dite,në fshehtësi të plotë , në shoqërinë e 4-5 oficerëve madhor të xhandarmërisë,Ahmet Zogu i drejtohet Matit dhe duke u vënë në krye të forcave që e prisnin aty, shkon për në Mirditë.Qeveria shqiptare,me 20 nëndor vendosi të bënte një operacion të përgjithshëm kundër lëvizjes në Mirditë,duke vënë në krye të këtij operacioni Ahmet Zogun dhe Bajram currin.E vërteta është se të dy këta ishin emëruar si komandantë të operacioneve ushtarake “me dekretin qeveritar datë 4 nëndor 1921”.( “Studime historike”-nr 1 , Tiranë, 1974, faqe 51 ).Ndonëse burime arkivore për luftimet e zhvilluara në Mirditë,20 nëndor – 5 dhjetor 1921,ende nuk janë zbuluar,këto luftime janë konfirmuar nga dëshmitarë të atyre viteve si edhe shtypit të kohës.Ahmet Zogu,ndonëse kryente funksionin e Ministrit të Mbrendshëm,nuk ndenji të jepte “urdhëra e leksione” nga Tirana,por ai veshi uniformën ushtarake,u armatos dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bajram Currin ndërmori operacione të sukseshme luftarake.E vërteta është se Ahmet Zogu,dispononte një rrjet mjaft serioz të bashkëpuntorëve të fshehtë,me ç’rast u informua për vendqëndrimet dhe lëvizjet,sidomos të forcave serbe apo trupave ruse të Vrangelit.Ndonëse i ri në moshë dhe pa ndonjë përvojë ushtarake,Ahmet Zogu shpalosi në Mirditë pjekurinë e luftëtarit dhe komandantit,thjeshtësinë por edhe tonet e rrepta prej komanduesi.Qëllimi i tij,ka qenë përleshja ballë-përballë me trupat ruso-serbe kur vireshin në provë aftësitë e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Sa për ndeshjet me kaçakët mirditorë përkrahës të Marka Gjonit,Ahmet Zogu,vlen të thuhet se i shmangu sa më shumë ato,pakashumë se ishin shqiptarë,ani se të shitur.Për më tej,pas këtij qëndrimi,u gjendën plot nga këta mirditas të gënjyer,të cilët u bashkuan me forcat qeveritare shqiptare.Në kufirin kohorë të dy javëve,Ushtria Kombëtare Shqiptare e udhëhequr prej Ahmet Zogut dhe Bajram Currit zhvilluan luftime të egra,sidomos në zonat e quajtur,Shëmri,Rubik dhe në rrjedha të lumit Fan.Me këtë rast,prej forcave të Marka Gjonit si edhe ato ruso-serbe,mbetën më shumë se 400 të vrarë e qindra të tjerë të palgosur,përkundër disa të vrarëve nga radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.Me datë 7 dhjetor 1921,Tirana njoftohej se “gjendja në Mirditë asht plotësisht e qetë dhe nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare.Njoftohet se Marka Gjoni asht nisur për në Prizëren”.( Arkivi  Qendror i shtetit – Tiranë . Fondi  MPB , dokumenti  dt. 7-12-1921 ).Pos vlerave ushtarake,në shtypjen e kryngritjes së Mirditës,Ahmet Zogu shfaqi edhe vlera morale,me ç’rast figura e tij do të lartohej.Kështu me sugjerimin e tij,më 1 dhjetor 1921,qeveria shqiptare shpalli amnistinë e përgjithshme ndaj kryengritësve të gënjyer kinse prej “rrezikut mysliman”.Fill pas këtij urdhëri,asnjë pushkë e formacioneve qeveritare nuk shtiu kundër mirditorëve.Edhe në rastet kur kaçakët dorëzoheshin paranë këtyre formacioneve ushtarake qeveritare,ata gjenin ngrohtësi e shpresë në radhët e bashkëkombasve të tyre.Ndërkaq,po me urdhër direkt të Ahmet Zogut,ata ruso-serb,që detyroheshin me forcë nga Beogradi,për të shkelur n¨tokat shqiptare,grumbulloheshin në gazermat prej xhandarëve shqiptarë të kufirit dhe ktheheshin sërish për  në Beograd.Vlerat e këtij morali rriten,kur mendon faktin që këta kaçakë të gënjyer u bashkuan me forcat serbo-ruse të Pashiçit për muaj me radhë,në luftime shumë të ashpra ku nuk munguan as artileri por as edhe aviacioni jugosllav.”Nga qendra e aviacionit të Shkupit,është dërguar edhe një skuadrilje e aeroplanëve për të bombarduar pozicionet e ushtrisë qeveritare”(Gazeta”Politika” – Beograd më 27 tetor 1921).Nga ana tjetër Ahmet Zogu u tregua i matur edhe me idhtarët e vet.Ata askurrë nuk i shfaqi si “trima” të Matit por duke u dhënë uniforma dhe duke i bashkuar e përizier me forcat e tjera të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,nuk donte që midis mirditorëve dhe matjanëve të niste gjakmarrja.Pas luftimveve tejet të ashpra dhe humbjeve të mëdha të forcave të Marka Gjonit,por edhe pas përpjekjeve serioze të atdhetarëve shqiptarë në Lidhjen e Kombeve,më në fund Pashiçi u detyrua të firmoste tërheqjen e armatës serbo-ruse,prej Mirditës.Por kjo tërheqje do të ishte në vazhdën e psikologjisë serbe për të djegur e shkatërruar gjithshka që len pas.Sipas dëshmive të përfaqsuesve shqiptarë në Lidhjen e Kombeve,më shumë se 200 fshatra ishin djegur e rrafshuar e mijëra shqiptarë po kalonin dimrin përjashtë.Edhe pas këtij largimi të turpshëm,serbët nuk u ndalën përfundimisht përpjekjet e tyre aneksioniste ndaj kufijve shqiptar.Në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme,ata kanë ndërmarrë operacione luftarake por kurdoherë kanë ndeshur në rezistencën shqiptare.”Herë-herë bëheshin përpjekje të vogla mbi Drinin ku ushtarët dhe vullnetarët tanë,qofshin të lavdëruar,mbahen burrërisht,çështja e Mirditës e kaptoi periudhën e saj të rrezikshme,por nuk është krejt e shuar”.(Arkivi Qendror i shtetit Tiranë.Fondi 35,dosja 36/6, fleta 1268-1269 ).Nëse pati një fund të tillë ushtria serbo-ruse e Pashiçit,nëse Marka Gjoni mori arratinë dhe nëse  në Mirditë u vendos qetësia e plotë,kjo padyshim është meritë e Ushtrisë sonë Kombëtare Shqiptare, e cila asaj periudhe u drejtua nga burri,trimi,patrioti dhe atdhetari Ahmet Zogu.

Shkruani nje pergjigje