Fjale te Lirise

Shkruan: Entela  SAFETI – KASI

Të shkruash do të thotë të jetosh ndryshe, brenda një bote  ideale, pasi shkrimtarët janë mendimtarë  të shoqërisë ideale, e kështu janë të mërguarit e mëdhenj shoqërisë reale. Koha e artit dhe koha aktuale  fërkohen, përplasen me njëra tjetrën në ndërgjegjien e shkrimtarit, përplasja e madhe sjell krijimin e veprës.Në antikitet Homeri do të këndonte Iliadën, ndërgjegjien e tronditur të një kohe dhe verbëria fizike do të sfidonte aktualitetin e do të iluminonte të gjitha kohët.Ende edhe sot pas qindra e mijëra vjetësh, shkrimtari mbetet rikrijuesi i kohës dhe prijësi i ardhëmrive historike. Ky i mërguar i madh, i cili përgjithmonë rebel, krijon mrekullisht në vetminë e përsosur veprën, atë që mbetet testamenti i tij në tejkohësi.Të shkruarit është akti më i vetmuar në botë, e aty shkrihen, treten, zhbëhen, kufijtë, vetë kohët tejkalohen dhe mrekullisht krijohet bota dhe ideali i tij.Shkrimtari ka aftësinë të tronditë regjimet, kështu ka ndodhur në të gjitha kohët dhe shembujt e jashtëzakonshëm  vijnë nga veriu dhe jugu i botës, nga lindja dhe perëndimi i saj.Megjithëse pas 20 vitesh të rënies së murit të Berlinit, shoqëria dhe ndërgjegjia ende tronditen nga persekucioni që u është bërë shkrimtarëve.Që në kohët e Homerit, shkrimtarët janë të ndëshkuarit e mëdhenj, janë internuar, psh si Ovidi, u janë shkatërruar veprat, psh si Eskilit, janë burgosur, si Saramango, janë ekzekutuar, si Vilson Bloshmi, Genc Leka, apo Havzi Nela. Janë përndjekur, mohuar harruar, mënjanuar, shkatërruar, si Musine Kokalari, janë mbajtur në burgjet e ferrit të minierave si Visar Zhiti, janë dërguar në barkun e nëtokës si Sadik Bejko, janë ndaluar të botohen, e më e keqja u janë asgjesuar veprat.Ende edhe sot shkrimtarët janë përballë rezikut të ndëshkimit, pasi në cdo cep të ndritur a të harruar të botës gjendet përgjithmonë një “Zeus” që ndëshkon Prometeun për shkak të iluminimt që ai i sjell shoqërisë dhe njerëzimit.Shkrimtarit kinez, Liu Xiaobo, president i PEN-it iu akordua çmimi Nobel për Paqen,ndërsa ai gjendet në burg. Herta Myller, e PEN-it gjerman, edhe kjo laureate e Nobelit në letërsi tronditi botën me dëshmtë e saj për krimet e diktarurave dhe përfshirjen e shkrimtarëve në shërbim të sigurimit të përdorour për të shkatëruar shkrimtarët e tjerë , disidentët.Mario Vargas Llosa,  president i International PEN, laureat i Nobelit të këtij viti, ka provuar sprovën e të jetuarit nën censurë, ashtu si shkrimtari ynë gjenial Ismail Kadare, i cili ka mundur të krijojë letërsinë e mrekullueshme në kohën e absurdit, në shtetin që vriste shkrimtarët, dhe shkatërronte veprat e tyre.Ndërsa në Itali, në qytetin e e bukur të Bellagios në liqenin  e Comos, mbahej konfernca ndërkomëbtare e shkrimtarëve të burgosur, me shkrimtarë nga të katër cepat e globit, në mendimet e mia vinte një thënie biblike:“Ti po vret poetët, shtëpitë e tua do të boshatisen”

Ky mendim  i trishtë brenda meje rëshkiste e tretej me mjegullën e alpeve dhe liqenin, me vjeshtën e kuqremtë si gjaku i të vrarëve  në Shqipërinë e acartë të diktaturës, ku edhe Zoti ishte dënuar me vdekje.Në tetarin e Comos, ndërtuar  me stilin e rilindjes Eurpiane, vargjet e Ismail Kadaresë, Saramangos, Adonisit, Clancier, ishin shndruar në romnaca nën zërin e këngetares lirike, shoqëruar nga Shubert, Shtraus, Moxart, e në atë magji të artit, mu kujtuan të gjitha aktekspertzat  që u bëheshin vargjeve të poetëve shqiptarë, dënimet që në Shqipëri u bëheshin poetëvë. “Saharaja”- dhe aktekspertiza që e shpalli poetin Vilson Blloshmi të rezikshëm për shtetin diktatorial. Shtëpia e vjetër e Genc Lekës, aktekspertiza e së cilës e shpalli atë fajtor dhe armik të dktaturës. Trëndafilat e Visar Zhitit, etj .Ismail Kadare me letrën e tij tronditëse në shtypin shqiptar, drejtuar Bedri Blloshmit, shkruan se “ Vezët e gjarprit janë shpërndarë gjithëandej”. Në parathënien e librit prej balade të Sadik Bejkos” Vilsoni dhe Grenci”, Kadare shkruan:POETET U VRANE NGA SHTETI!Mediat italiane, Corriere dela sera, Il Republica e Messangiero, kishin botuar disa herë këtë shkrim të Kadaresë” Kur vriteshin poetët”.“Fjalë të Lirisë” ishte botimi special i PEN qëndrës të Italisë, presidenti i së cilës, Poeti, përkthyesi dhe gazetari i kulturës në Coriere dela Sera, Sebastiano Grasso kishte ideuar së bashku me PEN Qendrën e Italisë.Umberto Eko, Saramango, Kadare, dhe Adonis, kishin shkruar parathëniet, ndërsa autorët, shkrimtarë të burgosur politikë, nga të katër cepat e globit kishin shkruar rrëfimet e tyre tronditëse për letërsinë që kishin krijuar brenda dhe jashtë burgut.Të arrish të krijosh në kushtet e izolimit total, kur as letra as lapsi nuk gjenden do të thotë ti drejtohesh ajrit, kujtesës, memories, të fshehësh në pamundësi poezinë tënde, dhe përmes të krijuarit të artit tënd të arrish të rikrijosh një botë tjetër krejt të ndryshme nga ajo e e burgut, një botë të lirisë të cilën e ke, e gjen dhe e shpik brenda teje. Të jetosh si në dykohësinë e Borgesit.Visar Zhiti, kryetar i Komitetit të shkrimtarëve të burgosur në PEN Qendrën e Shqipërisë dhe njëkohësisht, antar i PEN Qendrës të Italisë do të trondiste audiencën me rrëfimin e tij për Atin, dhe Artin. Kjo do të thotë të lindësh i dënuar.Por nëse ne  i referohemi Shqipërisë, mund të numurojmë raste të pafundme, shkrimtarësh, përkthyesish, artistësh të mohuar, me vepra të asgjësuara, dhe jetë të asgjësuara. C’ndodhi me Petro Markon, Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin, Musine Kokalarin, At.Zef Pllumin, e shumë të tjerë?C’po ndodh sot me ata që kanë mundur të mbijetojnë burgut?Shkrimtarë, poetë të dënuar dhe të lënë në harresë dhe mjerim tërësor. C’ndodhi me JamArbër Markon? Cpo ndodh me Pano Taçin?A nuk paska mundësinë shteti shqiptar të rehabilitojë këta njerëz të shpallur fajtorë për Lirinë e fjalës, disidencën, dhe librin e ndaluar, apo shoqëria shqiptare ende nuk është gati të përballet me të vërtetën ë saj.E vërteta e shoqërisë Shqiptare është historia e saj e deformuar, prodhimi i dsidentëve të remë, dhe lartësimi i persekutorëve.PEN Qendra e Shqipërisë, e cila përveç promovimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare sheh si prioritet të saj, rivlerësimin dhe dëmshpërblimin jo vetëm moral por edhe financiar të të gjithë atyre autorëve shqiptarë që u ndëshkuan për poezitë ë tyre, për veprat e tyre në diktaturë.PEN Qendra e Shqipërisë do tu drejtohet Institucioneve të Shtetit shqiptar për ndërtimin e një kambane me gëzhoja plumbash, e cila duhet të vendoset në një vend të dukshëm pranë ish Lidhjes së Shkrimtarëve, sot MTKRS, me emrat e gdhendur të të gjithë artistëve shqiptarë të mohuar, ndaluar, internuar, burgosur dhe ekzekutuar, për veprat e tyre.Mbase kjo kambanë, do të na kujtojë faktin që ne shqiptarët kemi ende nevojë për kujtesën historike, që shkrimtarët të mos jenë më preh e dhunës për shkak të Lirisë.

Shkruani nje pergjigje