Historianet:”E kemi sajuar Greqinë e lashtë”

Një grup historianësh të njohur mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.
“Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është ofruar që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgetown. “Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjithë llojet e kolonave – gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra nga sa do të kishte qenë në gjendje të krijonte një qytetërim i vetëm”. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustruar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat dhe duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve që në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia, kartrografia dhe demokracia.Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë, dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjithë këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet mëparë”, tha Haddlebury. “Kështu rodhën gjërat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë ne mbërritëm tek gjithçka, që nga përpjestimi i drejtë e deri tek Iliada”. “Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të Perëndimit. “Por gjithësesi, na eci”. Përreth të njëjtës kohë, një kurator në institutin Smithsonian kërkoi ndihmën e Haddleuryt: Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozitë mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me shpejtësi prova të një qytetërimi që – i plotësuar me poetët dhe filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë – do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollorë, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore.
Emily Nguyen-Whiteman, një prej akademikeve të reja, shpjegoi se e gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Uashignton, duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera si këto”.

“Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje dhe të kontrollonte”, tha ajo. “E keni parë ndonjëherë atë vend? Është si një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra ‘të lashta’ dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”. Nguyen-Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra që të ndryshonte dokumentet që varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë.Historianët u thanë gazetarëve se dise prej ideve të ashtuquajtura greke ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por për të tjerat ata thanë se ishin ide që i kishin sajuar vetë. “Gjeometria? Ishte gjithçka ide e Kevin”, tha Haddlebury, duke iu referuar ish-studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh sot mësojnë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”. Në një deklaratë ku shprehen se kërkojnë falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetojë për meritë të vet. “Do të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm për shkak të origjinës së tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”.

6 komente

  1. njuton says:

    Frederik Ndoci, te ’100 kenget e shekullit’, e TV Klan sapo e krahasoi kulturen e kengeve Shkodra ne cilesorin ‘helene’. Pa i hequr ndonje cilesi kengeve shkodrane, ato nuk kane nevje te quhen helene.

  2. Albert Vataj says:

    Nje material shokues. Me ka lene pa fjale. Por eshte guxim po kaq i tejskajshem per te besuar nje varjant te tille te asaj te vertete qe nuk e di se nga duhet ta marrim, ose kush duhet te na jape. Te hedhesh poshte nje histori te tille kaq te jashtezakonshme, nje titan qe ka hyre ne cdo qelize te formimit tone intelektual, me duket gjeja me latente qe kam degjuar derimtash. Une nuk e besoj dhe kam te drejte te jem skeptik per kete. Keto zoterinje nese kan bere nje gje te tille per te lartesuar nje vend si Greqi me pretendimin e vetem se nuk do te shonte askush per ta pare nga afer kete, me duket qesharake. Me nje ndjese nuk mund te kurosh vetedijen intelektuale te nje realiteti kaq te permasshem dhe ne kaq shume vite dhe gjenerata. Ata jane kriminele, gjithnje nese ka dicka te vertete nga ky triller, dhe per kete ata duhet te ndeshkohen.
    Gjithepoaq une vijoj te mos besoj dhe ta konsideroj si argetuese sajesen e kesaj “sajese”. Me shume se te zgjuar dhe “gjeniale”, keto “akademike” me ngjajne me nje tufe sorrash te vetmuara ne nje nate te gjate dhe te pafund spekullimi dhe deshtimi. Menyra se si ata kane vendosur te behen te famshem, me duket e turpshme dhe kriminale, si vete menyra qe zgjodhi vrasesi i Xhon Lenonit, i cili i mori jeten nje gjeniu te muzikes, per tu bere i njohur.

  3. Arbër says:

    Nuk me habit fakti per kete sajese, pasi nga ajo qe kam lexuar per greket dhe Greqine e lashte gjithcka eshte e besueshme. sa per ilustrim, para 2000 vitesh kur faraonet nga nje skandal qe shkakton Mojsiu(Minister ne Qeverine e shtetit te Faraoneve) me ç’rast pasoi debimi masiv i hebrenjeve, ne krye me Mojsiun, ne te njejten kohe i debuan greket qe qeveria e faraoneve i njihte si romë te Egjyptit dhe qe i takonin rangut me te ulet social-etnik te ketij shteti asokohe…

  4. ilir says:

    E cuditshme dhe shokuese, nese eshte e vertete.Keta kane sajuar, kurse ne e kemi tonen gjithe kete toke shqiptare dhe nuk perpiqemi ta mbrojme dhe ta bashkojme, duke cuar ne vend amanetin e zotit dhe te te pareve tane

  5. Eni Kondi says:

    me duket me shume si spekullim sesa si rrefim.Veprat e Homerit ,te Eskilit e etj,jane vepra qe kane dale min prej dy shek.,dhe nuk ka si keta historiane te jene gjalle per tu rrefyer .Pervec kesaj eshte per te ardhur keq sesi quajne Greqine vendin me te lashte dhe bazat e qyteterimit,nderkohe qe pellazget kane qene populli me i lashte dhe paraardhesit e Ilirve.Te pakten ne lidhje me Pellazget shprehet qarte qe ishte popull vecmas dhe me i lashte ,nga vete Homeri ne vepren e tij :”Iljaden”.
    E mos te vazhdojme me spekullime te tjera per Skenderbeun dhe origjinen e tij apo per librin e Ben Blushit qe eshte nje turp per Kombin Shqiptar.

  6. gjon kosova says:

    e cuditshme dhe nese per keto qe lexuam ka fakte atehere e gjithe bota duhet te rishikoje historine e saj ,perveq se nese duam te jetojme nje perralle krejt fantastike dhe njerezimi paska frike tashme zyrtarisht nga e verteta, por do me vinte mire nese dikush do i tregonte keto te bazuara qe keta greket ta ulin pak koken pasi plasen duke u spitullosur se na qenken ata qe dhane qyteterim tek bota , megjithese per vete smbajten fare qytetrim se edhe sot jane si mesjetare ne mentalitetin e tyre te panderrueshem.

Shkruani nje pergjigje