Shqiperia jone e mjere
45 vjet komunizem shkaterrues ne te gjitha drejtimet apo pikpamjet….20 vjet demokraci,dhuruar nga ata qe duheshin denuar dhe te drejtuar nga te emeruarit e tyre,po asfiksojne cdo shprese per nje te ardhme ndryshe,per nje demokraci jashte klonimit katovician.Jashte klaneve byroiste qe bejne sikur grinden per te bindur vetem te marret sepse te tjeret jane te traumatizuar per kete gallatokraci qe e quajne politike te re properendimore.Kolapsi eshte ulur kembkryq ne Shqiperine e lodhur nga gjymtimet gjeografike,fizike dhe ideologjike,shpetimi duket larg,aq larg sa po humb shpresa per zgjidhje.Politikanet e sotem jane zgjatime te se keqes qe donim te linim pas,ata pengojne dhe kaotizojne realitetin tone.Zgjidhja perfundimtare mbetet qe ti thuhet ndal kesaj maskarade 20 vjecare per te prere njehere e mire lidhjet me famekeqin komunizem dhe pjellat mizore te tij.
Shqiperia jone e mjere
Shqiperi te ka rene zjarri,
po drejtohesh nga i marri.
Ana tjeter po njesoj,
mbeten te kuq njelloj.
Marrezia ben politike,
te mencurve u thote ike.
Na mbyten delenxhinjte,
jane shtuar porsi minjte.
Hej,Shqiperi e mjere,
ti e di ku e ke ndere.
Se e keqja ka nje fund,
vjen e mira dhe i tund.
Se keta politikane,
duan veten jo vatane.
Duan te hane shume,
ti te mbytesh ne lume.
Keshtu te tere s’jane,
ka duan qe shume vatane.
Duan meme edhe ate,
duan Atdhene e begate.
Prandaj mos u hidhero,
ne e keqja ty s’te do.
Te duan zemer medhenjte,
ske nevoje per maskarenjte.
Shqiperia me halle shume,
politika te ka vene drune.
Nuk cajne per ty koke,
duan te te lene troke.
Se harbutet s’kane c’te japin,
vec per xhepin cajne trapin.
Per ty mendon fisnikeria,
qe e di ku te pikon catia.
65 vjet,kusaret sunduan,
gjithe te mirat i shkaterruan.
Sakatuan meme e ate,
per poste dhuruan grate.
Nga ky soj moj Shqiperi,
vec te zeza ke pare ti.
Prandaj koken mos e ul,
se e liga s’do te perkul.
Drejtesia do te fitoje,
nderin ty te te shpetoje.
Se ka burra vendi yne,
te nderojne,te ndritin syne.
