“Gërdeci”, familjarët e viktimave ankimojnë vendimin ndaj Mediut

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, aktualisht kreu i Mjedisit, familjarët e viktimave të Gërdecit i janë drejtuar këtij organi me një ankimim. Sot në mesditë, përfaqësuesit ligjor të Familjeve te Viktimave te Gerdecit kanë depozituar prane Gjykates se Larte ankimin per vendimin e marre nga kjo gjykate per mos fillimin e ceshtjes ndaj Fatmir Mediut.

Ne fillim te ketij muaji, Gjykata e Lartë shpëtoi për të dytën herë Fatmir Mediun, paditur nga të dëmtuarit e Gërdecit.Pas një seance të gjatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arsyetoi se dosja me 400 faqe e dy personave nga Gërdeci që fajësojnë Mediun për dëmin që iu shkaktua nga shpërthimi i 15 Marsit nuk ka asnjë provë që fajëson Fatmir Mediun dhe si rrjedhim nuk është me vend kërkesa për heqjen e imunitetit.Pas kësaj, kanë reaguar ashpër familjarët e viktimave, duke e cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës. Zamira Durda, nena e djalit te vogel qe humbi jeten si pasoje e shperthimit ka deklaruar se me kete vendim te padrejte nuk mbyllet beteja e tyre.

“Ne nuk dorezohemi, do te vazhdojme betejen tone, deri sa te vendoset drejtesia. Ne ate tragjedi u plagosën 300 vetë, ndaj do te kete kerkesa te tjera ne gjykate. Do vazhdojmë pafundësisht të kërkojmë drejtësi, në të gjitha mënyrat”- ka thene ajo, pas mbylljes se seances se sotme.

Me heret, avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se po nxit banorët e Gërdecit të padisin ministrin. Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Lartë, Visha u përball me banorët e Gërdecit të cilët akuzojnë Mediun për plagosje në rëndë shkaktuar nga pakujdesia. Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht minister i Mjedisit nuk mori pjesë në gjyq. Ndër të tjera avokati tha se kjo është një çështje juridike, por politike.Avokati kundërshtoi dosjen me 69 prova që fajësojnë Mediun si përgjegjës për ngjarjen e rëndë në Gërdec më 15 Mars të viti 2008. “Kjo dosje është brumë i gatuar keq nga Prokuroria e Përgjithshme që ua servir familjarëve për të bërë petulla sipas dëshirës”, u shpreh avokat Visha.Kaq ka mjaftuar për të ngjallur debatin në sallën e gjyqit. Banorja Zamira Durda, u shpreh se kjo s’është e vertetë. “Është djali im i vdekur nga vendimet dhe urdhërat e Mediut”, tha ajo.Avokatët e banorëve paraqiten një dosje voluminoze të format DVD me fakte që ndodhen edhe në dosjen e parë të pushuar nga Gjykata e Lartë për shkak se Mediu fitoi imunitetin më 2 shtator.

Avokati i Mediut tha se “Gjykata e Lartë nuk mund të disponohet dy herë mbi të njëjtat prova”.Ndërkohë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka marrë në dorëzim provat dhe pritet që rreth orës 12:30 të dalë me një vendim nëse do të nisë shqyrtimin e kësaj padie apo jo.Seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet tashmë për plagosje të rëndë,shkaktuar nga pakujdesia ka nisur rreth orës 10:00.Pala akuzuese që ka paditur ish-ministrin e Mbrojtjes, pretendon se Mediu është fajtor për dëmin fizik që iu është shkaktuar atyre.Në seancën e datës 15 shkurt nuk u arrit marrëveshja e pajtimit mes të dëmtuares Alketa Hazizaj dhe ish-ministrit Mediu. “Nuk e fal Fatmir Mediun”. Kështu ka deklaruar në Gjykatën e Lartë një nga të plagosurat e tragjedisë së Gërdecit. Ky është rasti i dytë kur tentativat e gjykatës për të pajtuar Mediun me banorët dështojne. Seanca pajtimore pason atë të 25 janarit, kur babai i 12 vjecarit Roxhers Durda nuk pranoi ta falë Mediun.

Shkruani nje pergjigje