Shpetimi i hebrenjve nga shqiptarët në ekspozitën dokumentare

Në Muzeun Holokaust në Çikago do të hapet Ekspozita Dokuemtare "Hebrejtë në Arkivin Shqiptar" të Prof.dr.Nevila Nika,ndërsa në Universitetin Northwestern do të fillojë mësimi i historisë Shqiptaro-Hebreje me Prof.dr.Harold Shpiro.
  
Ditë më parë,në Çikago u mbajt një takim pune në mes Shoqatës Shqiptare-Amerikane dhe asaj të Grave Hebreje për shtetin e Ilinoisit,me përfaqësuesit Prof.Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv dhe Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së me Prof.Sharon Merel,kryetare e këtij asociacioni të gruas hebreje.
Me këtë rast u bë fjalë lidhur me bashkëpunimin në të gjitha fushat e jetës e sidomos për afirmimin e jetës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë,që ka të bëjë me shpetimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore(1940-1945).Do theksuar se SHSHA-ja në bashkëpunim me Redaktorin e gazetës,,Chicago Tribune,,z.Ron Grosman për shpalimin e ngjarjeve shqiptare dhe shpetimi i hebrenjve nga asgjësimi nazi-fashist dhe hyzmetqarët e tyre që e bëri Shqipëria dhe Kosova,i dorëzuan një matrial modest me shënime,fotografi,botime të veçanta historike,intervista me përsonalitete të njohura shqiptare që do të pasuronin periodikun arkivor të Muzeut Holokaust në Çikago.Në këtë takim,Prof.Sharon Merel ka shprehur interesim për ndihmën që ka dhënë populli shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore,kur populli hebrejë ishte afër shfarosjes së tij deri në substancën kombëtare.Për ndriçimin e kësaj periudhe,thanë përfaqësuesit e të dyja shoqatave Shqiptaro-Hebreje,doli nisma që në bashkëpunim me institucionet shkencore në Tiranë dhe Prishtinë,të fillojnë përgatitjet për hapjen e Ekspozitës Dokumentare nga periudha e Luftës së Dytë Botërore(1940-1945)në Muzeun më modern në botë Holokaust në Skokie të Çikagos.Për këtë nismë,në kërkesë të SHSHA-së Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë me drejtoreshën Prof.dr.Nevila Nika ka nisur dhjetra ekzemplarë të botimit,,Ebrejtë në Arkivin Shqiptar,,që hedhin dritë nga shpetimi i hebrenjve në vitet 30-40 të shekullit të kaluar në Shqipëri dhe në trojet etnike shqiptare.Ndërkaq,në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe me drejtorin Prof.dr.Luan Maltezi,kemi propozuar që Ekspozita e hapur kohë më parë në Tiranë madje edhe në prani të Ambasadorit të ri nga Izraeli z.David Cohen të vjen për të prezentuar historinë e shpetimit hebrejë që e bëri me bujari populli shqiptarë në Muzeun Holokaust në Skokie.Shoqatat Shqiptaro-Hebreje do të begatojnë aktivitetin e vet me nismën që e bëri Prof.Sharon Merel me përfaqësuesit e SHSHA-së që në Universitetin Northwestern në Çikago të fillojë mësimi i hisotorisë Shqiptaro-Hebreje me Prof.dr.Harold Shpiro,Ligjërues në këtë Tempull të dijes.Me rastin e hapjes së Ekspozitës në Muzeun Holokaust do të ftohen përsonalitetet e njohura të dyja shteteve Shqipërisë dhe Kosovës si dhe pjesëve etnike në Maqedoni,Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Shkruani nje pergjigje