”Vatra” përkujton në Nju-Jork disidenten Musine Kokalari

Nga: Beqir  SINA

Me rastin e përvjetorit të 93-të të lindjes së disidentes shqiptare Musine Kokalari dhe në përkujtim e nderim të jetës e veprës të të gjitha grave shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe nga të gjitha trojet etnike, të cilat, kanë vuajtur dhe janë presekutuar nga regjime të ndryshme politike e sllavo komuniste, Federerata PanShqiptare e Amerikës VATRA, javën e kaluar zhvilloi një aktivitet përkujtimor. Në këtë veprimtari simbolike, studiues, drejtues shoqatash, veprimtarë e aktivistë të komunitetit, ish-gra të persekuturara gjatë regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, dhe nga ato që e përjetuan gjenocidin serb, në Kosovë, është folur dhe diskutuar edhe lidhur me rolin e gruas në shoqëri dje dhe sot, dhe në veçanti lidhur me dhunën e ushtruar ndaj femrës në vitet e kaluara. Ky ishte aktiviteti i parë i kësaj natyre në komunitet, dhe u zhvillua në lokalin e njohur në Bronks – Nju Jork, “Restorantin East WoodManor” – “qendër”, kjo e njohur tashmë në komunitet, për tubime, festime dhe aktivitet e tjera. Aktiviteti, u zhvillua nën përkujdesjen e shoqatës Vatra. Në këtë tubim gratë shqiptaro-amerikaneë patën rastin për të përkujtuar Musine Kokalarin, gruan e shquar të letrave dhe të politikës së kohës (anëtarët e familjes së saj në SHBA-së kanë qenë gjithashtu, bashkëthemeluesit e shoqatës patriotike Vatra), shoqatë kjo në Amerikë, e cila ia kushtoi gjithë veprimtarinë e saj në mërgim – pavarësisë dhe përparimit të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike. Kjo veprimtari u mbajt pasi përkonte edhe me 10 shkurtin, që do të shënonte 93-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit. Qasja nëpërmjet këtij aktiviteti përkujtimor i “gërshetuar” edhe me rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, dje dhe sot, u zhvillua në një kohë që “fatkeqësisht” edhe askush nga institucionet e kulturës, shoqata e organizata në atdhe, nuk u kujtuan për të përkujtuar, të parën shkrimtare dhe politikane shqiptare, të parën femër me titull Doktore Shkencash në letërsi. Pikërisht, në një kohë kur në një luginë në rrëzë të malit të Dajtit, në veri rreth 15 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë – Tirana”, janë gjetur mbetjet e të burgosurve politikë të ekzekutuar me nga një plumb pas koke, gjatë regjimit komunist, dhe të hedhur anë disa gropa të futur në thasë plasmasi. Oratorët falenderuan Federatën Pan Shqiptare Vatra, për mundësinë që u ofroi në realizimin e kësaj veprimtarie si kryetarin e kësaj organizate Ing. Agim Karagjozi, dy nën/kryetarët; Dr. Gjon Buçaj e Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë zotërinjtë Zef Balaj e Zef Përndocaj, Editorin e gazetës Dielli, z Dalip Greca, Dr. Nexhat Kaliçi, regjisorin Nuhi Destani, Zonjat Merita Shkupi, Rita Saliu, Merita Bajraktari McCormack, Mjafturie Daci, Aida Dismondy, Xhemile Greca e Lena Kataliç, si edhe gazetat “Dielli”, “Iliria” e “Bota Sot”, të cilat i dhanë jehonë falas kësaj veprimtarie. Në fillim të kësaj veprimtarie është shfaqur edhe një film dokumentar i realizuar nga regjisori Nuhi Destani Dr. Nexhat Kaliçi dhe i sponsorizuar nga shoqata Vatra. Në këtë dokumentar flitej mbi represionin serb mbi gruan shqiptare në Kosovë, gjatë sundimit serb. Njëheresh ky tubim sipas organizatorve ishte edhe një reagim proteste ndaj Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, e cila pak ditë më parë rrëzoi ligjin e Lustracionit, për krimet e komunizmit në Shqipëri, aq më tepër kur atje sapo u zbulua në malin e Dajtit, një varrez masive me mbetjet e të 19 personave të pushkatuar nga rregjimi komunist, gjatë peruidhës 1944-1990.Në diskutime folën gra e vajza që kanë kryer studimet univesitare në Shqipëri apo në SHBA, studiues, e personalitete të njohura të komunitetit, çka do të krijonte edhe përshtypejn e zhvillimit të një “simpoziumi të vogël”. Fjala përshëndetëse u mbajt nga nën/kryetari i shoqatës Vatra, dr. Gjon Buçaj. Zonja Merita Shkupi mbajti një kumtesë të gjatë kushtuar jetës dhe veprës së Musine Kokalarit. Ndërsa, zonja Rita Saliu mbajti kumtesën “Gjenocidi serb në Kosovë”, shikuar në fokusin mbi gjenocidin ndaj femrës shqiptare në Kosovë, gjatë sundimit serbo-sllav. Aktiviteti u tha se është zhvilluar duke marrë shkas nga seanca dëgjimore që Kongresi Amerikan zhvilluar disa ditë më parë me protagonistët kundra dhunës ndaj grave, dhe vendimeve serioze që u parashtruan aty për masat e parandalimit të saj. Të pranishme në seancën e Uashingtonit, ishin gjithashtu Ambasadorja për çështjet Globale të Grave në Departamentin e Shtetit Melanie Verner, si dhe aktorja amerikane Nicole Kidman.Ndërsa në fund të aktivitetit me rastin e përvjetorit të 93-të lindjes së disidentes shqiptare Musine Kokalari dhe në përkujtim e nderim të jetës e veprës të, të gjitha grave shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe nga të gjitha trojet etnike, të cilat, kanë vuajtur dhe janë persekutuar nga regjime të ndryshme politike e sllavo-komuniste, organizuar nga Federerata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dhe shoqatat e grave, kishte edhe diskutime të hapura nga gra ish-të persekutuara politike, apo regjime të ndryshme në trevat shqiptare. Pati edhe recitime poezish kushtuar femrës shqiptare nga poezi të artistes Justina Aliaj si dhe u kënduan këngë popullore nga të gjitha trevat prej kengëtares së mirënjohur Merita Halili, nën drejtimin e mjeshtrit të firzamonikës Raif Hyseni.

Shkruani nje pergjigje